Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Rajshtagu" që do të digjej dhe brohoritjet në mitingun e PD-së!

Postuar: 10/09/2019 - 07:20

A ju kujtohet kur u shpall anulimi i datës 30 qershor në mitingun e PD-së së datës tetë dhe brohoritjet e atij mitingu në aprovim dhe si fitore të tyre politike? Sigurisht që ju kujtohet! Mbas kaq kohësh Presidenti i Republikës i votuar si i tillë nga socialistët dhe rilindistët, por dhe LSI-ja dhe jo nga ata që brohoritën "fitore" me datën 8-të qershor - akuzon se po mos të vepronte kështu atë kohë do të digjej Kuvendi i Shqipërisë! Biles ai ka foluar në telefon me liderin e opozitës për të larguar njerëzit! Ilir Meta paska pasur të dhëna të klasifikuara sekret, të cilat mund dhe të bëhen të qarta për hetimin, se pikërisht Kuvendi i Shqipërisë do të digjej atë ditë proteste të PD-së! Tani kur thuhet vetëm kaq, njerëzit fillojnë dhe deduktojnë! Kuvendi do të digjej nga protestuesit e PD-së, që vazhdimisht kanë gjuajur me molotovat e famshëm apo nga dikush tjetër?! Mendja ta do se Ilir Meta ose Presidenti i Shqipërisë, akuzon Lulzim Bashën dhe aleaten e tij Monika Kryemadhi (në fakt në atë kohë, zonja në fjalë, ishte distancuar disi nga dhuna) si bashkë organizatorë protestash për qëllim apo mos ndalim djegie të Kuvendit, duke qënë se ditë më përpara në protestat e dhunshme, flakët drejt Kuvendit dhe Kryeministrisë kishin qenë të forta! Por në fakt ka dhe diçka interesante te përdorimi i shprehjes "Rajshtagu Shqiptar" dhe duke përdorur shprehjen e tillë së bashku me atë të “personave të veçantë” që do të shfrytëzonin protestën e opozitës, po kuptohej se kjo gjë mund të bëhej dhe nga pushteti! Po pra sipas modelit "Rajshtag"! Presidenti ja bënte nderin e mos djegies vetes dhe jo zotit Palmer, që ju kishte prerë drutë shkurt për dhunën si Bashës dhe kujdo afër tij por...! Por Presidenti i Shqipërisë kishte informacione tashmë të plota për qëllim djegie të Kuvendit dhe këtu mbyllet diskursi dhe nuk ka pse diskutohet më shumë se sa kaq! Aq më tepër se thotë bisedova me Bashën në telefon dhe i ka bërë thirrje publike që qytetarët të shpërndahen! Akuza për djegie të institucioneve të shtetit tashmë është e drejtpërdrejtë dhe e plotë! Tashmë një komision hetimor sipas meje, më konkret se ky ku Ilir Meta po fliste dhe që është ai, që duhet të hetojë se kush donte të digjte Kuvendin e Shqipërisë dhe pse! Sepse ne mbajmë mend vetëm gëzimin e madh të turmës kur dekreti i Metës u shpall në miting! Nuk dihet nëse "vërtetë dihej" më përpara ky dekret, por "plani për djegie" të Kuvendit ra, nga ulërima miratuese dhe e gëzuar e njerëzve demokratë, kur morën vesh dekretin e Metës! Kjo është dhe përgjigjja e rëndësishme që zoti Meta dha dhe tha! Ai nuk u përgjigj ligjërisht për dekretin dhe veprimin mbi dekretim zhdekretimin, por tha se u detyrova ngaqë kisha të dhëna se do të vdisnin njerëz nga dhuna dhe digjej Kuvendi i Shqipërisë! Ilir Meta nuk përligji apo sqaroi mbështjen kaq shumë ligjërisht të dekretit, se sa dha një model ultimatiumi rrezikut shtetëror dhe demokratik të qëllimit për djegie të Kuvendit të Shqipërisë!

Ai komision që ishte ngritur në hetim të Presidentit ishte jo i zoti për tu përballur profesionalisht me Ilir Metën dhe si qytetar! Si Presidenti i Shtetit apo Kryetar i Shtetit Shqiptar jo e jo! Komisioni nuk përballej dot as me veten! Nuk ishin të zot të qëllonin në shenjë me pyetje, që të përballin me ligjin dhe të frenojnë në shpjegime fiilozofike dhe historike qoftë dhe me fotografi! Aty nuk kishte profesionalistë të hetimit parlamentar, sepse ne nuk ndërtojmë dot të tillë individë dhe deputetë që bëjnë dhe anëtarin e komisionit "par exelance"! Nuk i do as partia, as politika as lidershipi të tillë individë! Sigurisht pa përdorur fyerje apo folklorizma si zakonisht bëhet Kuvendi i Shqipërisë, por qartësisht profesional dhe që vjen i studiuar mirë dhe bukur për të përballur një President Shteti me argumenta ligjore dhe duke i përdorur ato qartë e mirë, jo vetëm aty në aulën e komisionit, por dhe në publik! Tashmë është e kuptueshme se për këto çështje, komisionet tona hetimore janë me një profil shumë të ulët profesional dhe politik! Nuk mund të krahasohen askund në botë, për nga naviteti dhe mediokriteti profesional hetimor dhe kritik dhe për më tepër gjithmonë të bazuar në ligj! Akuzojnë dhe pastaj janë të pa zot të çojnë dhe mbrojnë akuza të plota e të rënda, që duhet të jenë në barazi me aktet e supozuara të kryera kundër Kushtetutës së Shqipërisë nga pikërisht Presidenti i Shqipërisë! Janë të dobët si profesionalisht dhe politikisht për të përballur komisione hetimore, që kanë stekën e hetimit dhe akuzës kaq lart! Shkurt janë dobët dhe pse gabime dhe fajet bashkë me faktet, shpesh herë bëjnë..... muuuuu! Por në vërtetë, sa më shumë të bëjnë kështu fajet dhe faktet, aq më shumë i shkohet hetimit anash dhe larg! Do të digjej Kuvendi! Kjo ishte e rëndësishmja që tha Presidenti dhe është shumë interesante pse duhej djegur me kaq mllef Kuvendi!? Kur armiku ishte Kryeministria! Megjithëse u tentua dhe ajo por...! Tashmë prokuroritë dhe organizmat e hetimit të reja dhe të vjetra, kanë fjalën e Presidentit të Shqipërisë që thotë - do të digjej Kuvendi i Shqipërisë! A do ta hetojnë? Apo do të mjaftohen me atë "gëzimin dhe brohoritjen e datës 8 qershor" kur u tha qartë anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti i Shqipërisë, në protestën e demokratëve shqiptarë?!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 07:43

Gjatë periudhës së pushimeve në qytetin e Vlorës, më ndodhi, ashtu sikurse i ndodh gjithkujt, që të takoja shumë shokë e miq.

Postuar: 15/09/2019 - 07:42

Bashkimi Evropian e zgjidhi qesen për reformën në drejtësi.

Postuar: 15/09/2019 - 07:40

Nuk është hera e parë që zonja Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI-së, sot bashkëkryetarja e opozit

Postuar: 15/09/2019 - 07:39

Shqipëria e një establishmenti politik tashmë fajtor, për zgjatjen në tranzicionin tonë pa fund,

Postuar: 15/09/2019 - 07:36

Me armë që këndonin në duar të 23 luftëtarëve, partizanë e territorialë.

Postuar: 14/09/2019 - 07:22

 Sherre bëhen gjithandej nëpër Shqipëri.

Postuar: 14/09/2019 - 07:18

 Në takimin e rastit më të rëndësishëm përpara tetorit të mundësisë së hapjes së negociatave