BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Opinion / Editorial

Rama “bonapartisti i qartë” për Bashën!

Rama “bonapartisti i qartë” për Bashën!

“Mos e ndërprit kurrë armikun tënd, kur po bën një gabim”, Napoleon Bonaparti

Tashmë i duhet thënë qartë dhe pastër demokratëve të mbetur në PD, pikërisht fatkeqësia, pse po pakësohen çdo ditë e më shumë, në saj të një “morboziteti bashkëpolitik” mes Berishës dhe Bashës. Partia Demokratike ka mbetur pa demokratë dhe është shndërruar në eksperimentin më të frikshëm të thjeshtë, jo mbajtjes peng të një partie (PD) nga një grup i shëmtuar përfituesish dhe mediokër të politikës dhe filozofisë, por tashmë po mbajnë peng demokracinë, duke sunduar pikërisht opozitën me anën e marrëzisë politike në PD. Tashmë loja politike si teatri më “perfid dhe grotesk” njëkohësisht i aktruar nga Basha dhe tipat si ai në lidership dhe “trimat politikë” rreth Berishës, po kalon caqet e filozofisë politike normale. Po, ka hyrë në kufirin e imoralitetit dhe anti demokracisë pa kthim, në sy të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Tashmë po na turpërojnë të gjithëve me marrëzinë e tyre në çdo orë e minutë. Premtojnë zgjedhje të mbrojtura dhe të mira dhe pastaj deklarojnë blerjen e grabitjen e tyre kur humbin. Tashmë sa herë hapin gojën Dumat me “burrash dhe flasim ndryshe” apo Marqet me “do t’i nxjerrim me forcë” nuk bëjnë asgjë tjetër, përveç se shtojnë neverinë për një lidership idiotësh dhe skizofrenësh politikë që sa më shumë hanë dru në zgjedhje aq më shumë bëhen “trima patologjikë” të humbjes. Pikërisht i tillë është vetë njeriu më i dobët si karakter dhe më mediokër si intelektual politik në filozofi që është Lulzim Basha. Njeriu që këput orë e minutë marrëzi dhe i di për mrekulli fjalimesh. Tashmë ky njeri ka bërë të mundur ngritjen e një shtatoreje më të madhe se sa “Sfinksi në Giza” të Edi Ramës dhe Rilindjes. I lartësuari më mediokër dhe më i paaftë si i zgjedhuri pikërisht për këto veti i Berishës, ka marrë përsipër shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri duke mbajtur pa të drejtë dhe me forcë jo PD-në, por frymën e demokracisë në Shqipëri. Po mban peng duke mashtruar si bolshevik i vogël që është dhe të djathtën në Shqipëri nën shembullin e mjeshtrit të tij ish-komunistit doktor Berisha. Tashmë një pjesë e madhe e të djathtës shqiptare qesh dhe qan me të tillë bubuzhelë të filozofisë “djathtas” në Shqipëri. Por unë, po kthehem te Rama. Ai nuk do, sepse ka disa “arsye të vetat”, por po të bëhej e mundur kryevepra e një palë zgjedhjeve të tjera, partia e tij që ka zënë si djathtas dhe majtas vend në Shqipëri, merr mbi 80% të pushtetit vendor që e ka mbi 90% kur hyri vetëm. Por Rama sigurisht është shumë më i lexuar se sa Lulzim Basha dhe për pasojë më i artikuluar filozofikisht e si ta dijë si mos ta dijë idenë e Bonapartit - ai vepron si ai. Mundohet ta bëjë këtë (Bonapartin) dhe pse Spiropali i thotë Skënderbeu. Edi Rama është “Bonapartisi i qartë” për Lulzim Bashën. Ne dhe po të duam nuk e mbrojmë dot Bashën nga paaftësitë dhe mediokriteti i tij tragjik në politikë. Sigurisht unë (edhe shumë si unë) ia kam thënë me kohë, por problemi është se atij sa më të qartë t’ia bësh idenë tënde mbi marrëzinë e tij politike, aq më në skaj të marrëzisë shkon. Për të, humbjet janë margaritarë që i japin “vlera të mëdha” politike. Por pse është Rama “Bonapartisti i qartë” për Lulzimin e doktor Berishës. Jo nuk është “bonapartist i qartë” pse thotë – ai fle gjumë. As se “nuk është politikan i fortë si Berisha”. Jo unë e kam fjalën te mendimi bonapartist që Rama instinktivisht ka për armikun politik dhe armikun në përgjithësi. Në fakt Rama nuk e ka “armik” Bashën, por filozofikisht ai është “bonapartist” sepse kështu është dhe natyra e tij. Napoleon Bonaparti thotë kështu: Mos e ndërprit kurrë armikun tënd, kur po bën një gabim. Ramës i vlen kjo shprehje në lidhje me Berishën dhe Bashën. Nuk e ka përdorur këtë “lemë politike” nga 2006 deri në 2011. Por pastaj e kuptoi se nuk mund të bëhesh i madh politikisht dhe sundimtar filozofikisht, po korrigjove kundërshtarin politik kur je në luftë me të. Tashmë Edi Rama është “Bonapartisti i qartë” për Lulzim Bashën. Mund ti thotë bashkëpunojmë, por as që ka ndërmend ta korrigjojë nga mediokriteti i tij profetik në fraza të tilla. As që ka ndërmend ta korrigjojë, as ta ndërpresë kur aktron të fortin dhe “zë lartin”. Nuk do ta ndërpresë kur bën sikur është i gjithëpërkrahur në Shqipëri. Rama nuk do ta korrigjojë Bashën kur bën si njeriu i premtimeve të mbajtura, sepse sigurisht është më në leverdi politike për Ramën ta lërë të besojë dhe vetë Bashën – se është burrë premtimesh që mbahen. Kë? Njeriun që nuk mban asnjë premtim. Jo jo, Rama nuk e ndërpret më Bashën për groteskun e “zgjedhjeve të blera dhe të grabitura” ndërkohë që kjo farsë është “teatër shëtitës” për njeriun që Berisha “përzgjodhi të drejtojë partinë e tij”. Pse duhet të “ndërpresë Rama marrëzinë e Bashës me njerëzit e shumtë që shesin votën, të cilët teorikisht duhet të jenë demokratë”. Pse të ndërpresë Rama marrëzinë e Bashës me akuzat që iu bën të vetëve që nuk i binden dhe që pastaj i akuzon “si të Ramës”. Rama është pikërisht një “Bonapartist” super i ditur në raport me gabimet dhe fajet e Bashës. Ai nuk ka pse e ndërpret së bëri gabime dhe nuk do ta ndërpresë kurrë, kur është duke bërë një gabim “armikun e tij politik” ose Lulzim Basha. E gjithë kjo është një farsë e keqe, por që tanimë nuk është përgjegjës më “Bonapartisti Rama”. Jo, ai sigurisht ka plot kusure të mëdha qeverisëse, por nuk ka më asnjë faj, pse nuk do të korrigjojë, as të ndërpresë Bashën, kur është në gabim, ose vepron në faj. Do të ishte sikur të mos respektonte Bonapartin, ose krijuesin e “Europës Moderne”. E kjo do të ishte faj nga ana e tij. Basha duhet ta çojë deri në fund marrëzinë e tij politike, sepse ai ka sërish kushtet në atë parti, për të bërë jo gabime, por faje të një madhësie fantastike. Po për fat të keq të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për fatin e keq të demokracisë.