BREAKING NEWS

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama

Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga
x

Opinion / Editorial

Rama duhet të jap llogari edhe kur flet me heshtjen e tij për Kosovën!

Rama duhet të jap llogari edhe kur flet me heshtjen e tij për

Është bërë pothuaj normë që Edi Rama të vihet përballë kritikave të faktorëve kosovarë, si kur jep një gjykim apo shfaq një mendim për politikat kosovare edhe kur fletë me heshtjen e tij. Është vërtetë për të çuditur si është e mundur që politikanë kosovarë të mbajnë të njëjtat qëndrime edhe kur Kryeministri i Shqipërisë mbanë një qëndrim të caktuar për  zhvillime që ndodhin në Kosovë për pozicionimin e tyre anti “Shengen ballkanik”, refuzimin për ta marrë pjesë në tavolinën e shteteve që i thanë po, nismës për venien në zbatim  të strategisë së miratuar nga Berlini  për përafrim të shteteve ballkanike  për katër liritë themelore, duke përfshitë ,lëvizjen e mallrave, teknologjisë, teknologjive si dhe  qytetarëve. Refuzimi për të marrë pjesë në këtë tavolinë , u shoqërua  me zhurmë të madhe të politikës së Kosovës ,duke e akuzuar Ramën si  shtetari shqiptarë që punon kundër interesave të Kosovës. U arrit deri atje se e shiti Kosovën. Është  për shkëmbim teritoresh. Zbaton strategjinë për Jugosllavinë e madhe e të tjera akuza pa asnjë bazë. Në realitet, ky qëndim, është i pavend dhe në kundërshtim me  politikat e përafrimit të dy vedneve tona  me vende fqinje në kuadër të integrimit europian. Luhatejt e politikës kosovare  dhe qëndrimet refrektare dhe në përgjithësi  kontradiktore, kanë bërë që mes politikanëve të Shqipërisë dhe Kosopvës në jo pak raste të ketë një fushë me ngarkesa, jo në pak raste negative. E njëjta frymë edhe kur faktori politik i Shqipërisë është aktiv dhe shfaq opinionet e veta në lidhje me politikën që ndiqet në Kosovë edhe kur mbanë një qëndrim të  moderuar dhe në përgjiëtjësi  të matur, pa hyrë në polemika me politikanët e Kosovës, duke ruajtur pavarësinë  e qëndrimeve të tyre. Kjo politikë nuk është frikë  se mos dikujt i ngelet hatri ose akuzohen se mbajnë qëndrime të njëanëshme. Sido që të sillet politika shqiptare, përsëri  nga ana e  politikanëve dhe opinionibërsve, veçanërishtë  analistëve dhe opinionistëve të Kosovës,  nisin sulmet e paprecedenta dhe pa asnjë arsye veçanërisht kur  prononcimet I përkasin  politikaëve që përfaqësojnë mazhorancën në Shqipëri.  Përse kaq ndieshsmëri negative dhe  orientim tedencioz ndaj mendimeve dhe qëndrimeve të liderëve të mazhorancës si nga opozita edhe nga pushteti në Kosovë? A nuk është ky qëndrim subjektiv dhe fare I pavend  dhe cila është arsyeja për një gjykim  të tillë? Kjo mbetet për tu anlizuar. Po sidoqoftë, ajo që është  evidente është  fakti  se ka një subjektivizëm të kritikueshëm dhe fare të pavend. Kur kryeministri, Edia Rama, merrë përsipër të kumentojë një ide apo iniciativë  të re në harmonizim me politikat  europiane, menjëherë ngrihen në kupë të qiellit  zërat kundërshtues. Kur ai jep një gjykim individual mbi situtën në Kosovë, ndaj tij lëshohen tërë silurat e sulmeve dhe bien daullet e  kundërshtive për ta paraqitur, si  individ që kërkon të bëjë komandë në Kosovë. Një qëndrimi tillë,i ka bërë politikanët në Shqipëri veçanërishtë ata në mazhorancë, të jenë shumë të kujdeshsëm për të qënë të baraslarguar dhe për mos t `u bërë palë në qëndrimet që sot mbahen  nga politika kosovare. Mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka asgjë që t`i ndaj popujt  tanë dhe politikanët, pasi janë  të gjithë njëlloj të interesuar për zgjidhje positive,si në Shqpëri edhe në Kosovë. Të dy vendet i gëzohen sukseseve aq si u hidhërohen edhe dështimeve.Kushtetuta jonë e detyron shtetin shqiptarë të mbështet popullin kosovarë dhe të luftojë në arenën ndërkombëtare për  të zgjidhur  kërkesat e bashkombësve tanë. Këtë e urdhëron kushtetuta jonë. Dhe Shqipëria gjatë tërë historisë e ka bërë këtë detyrë dhe vijon ta bëjë edhe sot. Në këtë kuptim është për të ardhur keq që përfqësuesi i Vetëvednosjes i cili është zëri I partisë mëmë në Kosovë  i kundërvihet Ramës pse ai nuk prononcohet ndaj grushtit të shetit që ka ndodhur në Kosovë me rrëzimin e qeverië së Kryemistrit Kurti?! Dhe përfasqëuesi I Vetëvendosjes, shtron shumë pyetje dhe bën shumë aludime, sikur rrëzimin e qeverisë së Kosovës dhe kryemsitrit të saj ta ketë inicuar Rama! Kësaj I thonë të kërkosh qiqra ne hellë ose të merrsh me  kërkimin e gjëlpërës në kashtë, siç po vepron sot ky përfqësues I Vetëvendosjes  instaluar në  Tiranë. Që Vetëvendosja të ketë një mendim ndryshe dhe të mbajë qëndime të tilla është në të drejtën e çdo politikani kosovarë. Po që ta akuzosh kryeministrn e Shqipërisë pse hesht  dhe nuk dënon ata që rrëzuan qeevrinë e Kurtit  do të thotë se ke një gjykim jo vetëm empirik, por edhe keqdashës dhe pargjykues. Kryeministri Rama nuk është politikan I skutave dhe kurrë nuk ka bërë tutorin e Kosovës. Ai respekton pavarësinë e qeverisë kosovare dhe njeh autoritetin e politkanëve të këtij shteti. Kështu që pyetjet e përfaqsuesit të Vetëvedosjes,  janë pargjykim I hapur dhe qëndrim politikë i njënashëm. Si mundet të akuzosh kryeministrin e Shqipërisë pse ai nuk mbanë qëndrim për rrëzimin e qeverisë në Kosovë? Pse ai duket sikur është I gëzuar që ra Kurti e të tjera qëndrime që nga çdo anë të shikosh  janë gjykime të cilat është pak ti konsiderssh të paarsyeshme dhe në kundërshtim me intersat e politikës së dy vendeve tona që na lidh qënia një komb , një gjak, një popull dhe historia fatkqësisht na ka ndarë padrejtësishtë?! Duke dëgjuar përfqësuesin e Vetëvendosjes në Tiranë, pyetjet akuzaa të tij, tregojnë sa delkate janë këto marrëdhënie mes shteteve tona. Interesant është fakti  se mes dy vendeve tona aq sa janë të lidhur  mes tyre dhe sa marëdhënie I bashkojnë aq edhe e elekrizuar është situata mes tyre dhe mjafton një zë I paarsyeshëm që të ndezi flakët e ndasive dhe urrejtes. Të tilla qëndrime janë edhe  kur ftohen  shtetet e Ballkanit për Minishengenin  të iniciuar   nga perëndimi edhe kur mbahet një qëndrim heshtës dhe nuk prononcohet Rama, jo se ai nuk ka një mendim e gjykim të tij për atë që ndodh në shtetin e Kosovës në politikat e saj, por edhe kur vendos të heshti dhe të mbajë një qëndrim asnjënaës njëlloj silurohet. Në se vihet re, politika shqiptare në përgjithësi mbi problemet më të fundit në Kosovë, ka qënë gati e baraslarguar dhe asnjëri nga politikanët e mazhorncës së paku nuk është prononcuar për  lëvizjet më të fundit  në Kospvë ku në mes të pandemisë globale dhe pas pesëdhjetë ditë në qeverisje të vendit , mocioni I besimit ndaj kryesmitrit Albin Kurti  u diskutua në  një debat maratonë në Kuvendin e Kosovës. Ne shqiptarëve të Shqipërsië kur ka  dhimbje koke Kosova, Shqipërisë i dhemb i gjithë  trupi. Mes politikës së Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të thotë se gjithëçka duhet të shkojë vaj. Ky do të ishte një pretendim subjektiv dhe I pavërtetë. Po njëherësh nuk ka pse të pranohet politika e ndasive dhe fajësimeve ta pa venda, vetëm se kështu do dikush, qoftë ai edhe përfqësuesi I Vetëvednosjes. Kryemnsitri I Kosovës është I zgjedhur nga populli Kosovar. I mandatuar nga Kuvedni I Kosovës. Është në tagrin e Kosovës të miratojë kryministrin apo ta  rrëzojë atë. Kjo është e drejta legjitime e Kosovës dhe nuk përligj askënd këtu në Shqpëri apo edhe në Kosovë e kudo tjetër të pargjykojë apo të fajësojë qeveriinë e Shqipërisë apo kryeminitrin Edi Rama, si atherë kur flet edhe kur hesht. Edhe kur fiton një forcë poitke edhe kur rrëzohet një kryeministër. Kjo politikë është e parpanueshme. Dhe jo vetëm kaq. Është edhe keqdashëse dhe paragjykuese.Nuk I shërben forcimit të mardhënieve tona. Ndaj nuk zë vend në opinionin mbarë qytetarë shqiptarë, këtu dhe atje në Kosovë. Sjellja e përfaqësuesit të Vetëvendosjes  ndaj Ramës është fiks sipas logjikës së setencës, “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Po kjo në politik, është më shumë se vrasje. Dhe Vetëvendosja është për jetën dhe jo për vetvrasrjet politike!