BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Opinion / Editorial

Rama e fton për bashkëpunim, Basha i ofron bunkerizim!

Rama e fton për bashkëpunim, Basha i ofron bunkerizim!

Ka një raport të përmbysur, kontravers, mes ftesës së kahershme të kryeministrit Edi Rama, drejtuar opozitës kryesore për bashkëpunim mes dy palëve të sistemit demokratik, pozitë-opozitë. Në realitet ftesa, është bërë shumë kohë para zgjedhjeve të 25 prillit. Atëherë nga lideri i opozitës së bashkuar, kjo ftesë u konsiderua si lutje, frikë, përulje, bile qurravitje e kryeministrit në ikje ndaj kryeministrit në ardhje, Lulzim Basha, post që as e vinte në dyshim. Entuziazmi dhe fantazia ekstreme, joshja nga mbështetësit në terren të cilët nuk e njihnin fare opinionin qytetarë, nuk i dinin prirjet dhe qëndrimin që do mbanin në zgjedhje, grumbull i stërmadh i opinionistëve e analistëve të medias së shkruar e asaj vizive, pothuaj gjithë militantët nga skaji më i largët i Shqipërisë deri në selinë qëndrore të PD-së, besimi i verbër për fitore të thellë, ishte i padiskutueshëm, bile mes aleatëve kishte filluar të ndahej torta e qeverisë dhe kishin nisur përçarjet që do thelloheshin sapo të ndahej pushteti sepse oreksi i të vegjëlve ua kalonte shumëfish të mëdhenjve. Uria për t`u ulur në tavolinën e qeverisë ishte ulëritëse, e papërmbajtur, gërryese. Pikërisht në këtë ekstazë dhe entuziazëm që kapërcente çdo pritshmëri, pothuaj fitorja ishte noterizuar e vulosur ende pa u bërë zgjedhjet, kryeministri Rama i drejtoi PD-së, ftesën për të ecur së bashku në rrugën e integrimit europian të vendit për të përballuar detyrat e mëdha që burojnë nga plani strategjik i zhvillimit të ekonomisë, mbrojtjes dhe tërë sektorëve jetikë të shoqërisë shqiptare në dekadat që vijnë. Shkurt ftesa përkthehet reflektim e paqe sociale. Ftesa vinte pas analizës së bërë për tri dekada, ku mes palëve politike, pozitës dhe opozitës, janë konsumuar shumë energji, janë zhvilluar aq sherre, sa janë të mjaftueshme për tërë jetën. Nuk ka shqiptar që të mos kujtojë vitet e protestave pa ndërprerje apo çadrën e opozitës para godinës së Kryeministrisë, ku hidhte themelet “Republika e Re”. Kthimin e Parlamentit në sallë ku dukej se luftonin gladiatorët dhe jo të zgjedhurit e popullit, burrat e zonjat e urta, të dëgjueshme dhe mbështetëse të qytetarëve që duhet të reflektojnë urtësi e besim, dashamirësi e bashkëpunim, debate të qytetëruara dhe jo beteja pa fund sikur gjenden përballë armiqsh që njëra palë të mos ekzistojë të shqyejnë njëri-tjetrin. Kujtesa e qytetarëve tanë, është e ngopur me skena të llahtarshme, si ato të pushtimit të godinës qeveritare dhe asaj të Parlamentit, tempullit që cilësohet i shenjtë, simbol i unitetit të popullit. Vendi ku prodhohet demokraci dhe miratohen ligjet aq të nevojshme për t`u përafruar me BE, destinacionin ku prej tridhjetë viteve luftojmë të arrijmë si shqiptarë. Nuk mund të harrohet fodullëku dhe intoleranca ekstreme e braktisjes së Parlamentit dhe zgjedhjeve vendore, duke e kthyer opozitën nga opozitë parlamentare në parapolitike dhe paramilitare.

Është fjala për fashën opozitare që ishte armatosur me të gjithë mjetet dhe ushtronte dhunë mbi institucionet. Për vite radhazi, shqiptarët, janë traumatizuar me skena lufte dhe shkatërrim të demokracisë. Sabotim të institucioneve dhe pengesa pafund të veprave të mëdha, duke nisur nga kopshtet për fëmijë, deri tek “Unaza e Madhe” e Tiranës apo sheshi qendror, Pazari i Ri dhe çdo vepër publike për të cilën opozita gjykonte, jo sa do fitonte populli, po sa do rriteshin kredencialet e mazhorancës, sa do humbiste opozita nga ky përparim, duke e shndërruar vendin në shesh beteje, ku njëra palë kërkon t`i bëjë varrin tjetrës. Sa larg demokracisë, janë të tilla sjellje dhe shfaqje pa fund, të cilat e acarojnë situatën politike, demoralizojnë qytetarët dhe pengojnë reformat e thella, duke i kthyer ato në fushë betejash, ku në vend të zhvillimit i paraprihet sabotimit të ecjes përpara! Shqiptarët nuk kanë kohë as luksin të durojnë dhe të mbajnë mbi supe këtë lloj lufte të pakuptimtë. Ata nuk meritojnë sjellje të tilla të cilat e largojnë nga objektivi madhor për t`u integruar në familjen europiane. Veç të gjithave, kjo luftë e pakuptimtë që ka në themel pushtetin dhe padurimin për të ardhur në qeveri, të gjitha energjitë i pikëzon në një kulm. Atë të pengesës së kundërshtarit për të realizuar programin politik dhe sabotuar arritje e objektivave që i ka vënë vetes mazhoranca, e cila është atje me votën dhe besimin e popullit. Është sovrani që i ndan pushtetet. Që përcakton pozitën dhe opozitën. Janë zgjedhjet e përgjithshme që të japin pushtetin dhe asnjë manovër tjetër apo mjet dhune aq më pak revolucionet alla opozitë shqiptare apo sipas praktikës Basha me kompani nuk sigurojnë asnjë gram pushtet. Përkundrazi të largojnë prej tij me shpejtësinë e dritës. Pikërisht nisur nga gjykimi se atdheu është i të gjithë shqiptarëve. Se para tij janë të barabartë, ata në pushtet edhe ata në opozitë. Se për zhvillimin e vendit, vërtet pushteti ka detyrën kryesore. Se përballimi i fatkeqësive natyrore është detyrë e shtetit dhe qeveria udhëheq tërë proceset. Se është detyrë e qeverisë të luftojë për të përballuar shkatërrimin që la pas tërmeti i nëntorit 2019 apo pandemia Covid-19 që kërkon angazhim tërësor dhe masa emergjente dhe të shumëanshme, është pushteti që ka pjesën e luanit të përgjegjësisë në përballimin e sfidave. Po kjo nuk përjashton opozitën nga detyrimet për të bërë bashkë Shqipërinë. Nuk ka punë vetëm të qeverisë. Dhe opozitës t`i mbetet vetëm si të sabotojë apo të pengojë. Nuk ka kuptim sistemi demokratik kur pushteti mbanë mbi supe gjithçka ndërsa opozita vë pengesa për të shtuar dështimet dhe penguar zhvillimin e ekonomisë, shëndetësisë, kulturës dhe tërë fushave të jetës së vendit. Pikërisht një analizë e thelluar dhe përvoja shumëvjeçare në politikë e detyruan Edi Ramën të ftojë opozitën, të thërrasë Lulzim Bashën të shikojnë me syrin e bashkëpunimit marrëdhëniet e tyre në vitet që vijnë. Është e pafalshme kur opozita bëhet kategorikisht mohuese e progresit. Kur nuk pranon asnjë lloj bashkëpunimi. Kur pengon me të gjitha mjetet çdo ndryshim në ekonomi apo në politikën e jashtme, të veprimtarive të qeverisë. Ftesa për bashkëpunim nuk është një thirrje që bëhet për të joshur kundërshtarët politikë. Nuk është lutje apo përulje. Është ftesë që buron nga logjika, si shqiptarë, banorë të të njëjtit vend qytetarët të Shqipërisë që na kanë lënë amanet të parët dhe brezi i sotëm duhet t`ua lërë atyre që vijnë Shqipërinë e së ardhmes. Tallja me ftesën e sinqertë të Ramës. Përbuzja dhe përpjekja për ta paraqitur atë si hipokrizi dhe përpjekje për të penguar aksionin opozitar. Frika se mos shpallet lidershipi në opozitë nëse i përgjigjet po ftesës si kapitullim përpara Ramës dhe largim nga beteja për të ardhur në pushtet. Ftesa nuk ka asnjë synim denigrues. Nuk i bëhet armikut, po bashkëkombësve. Është ftesë e shqiptarit ndaj shqiptarit për t’u bashkuar në përballimin e sfidave të mëdha. Është ftesa për të gjetur rrugën si të arrijmë sa më shpejt në destinacion, në Europë. Është ftesa për të përqëndruar energjitë, jo për të bërë sherre pa fund, po për t`u marrë vesh me njëri-tjetrin. Edhe kombet që luftuan dhe derdhën gjakun e miliona njerëzve në luftrat botërore erdhi një moment që e gjetën nordin. U bënë bashkë përballë fatkeqësive që u kanë dalë përballë. Atëherë, a është normale që palët në Shqipëri të ngujohen secila në llogoren e vet në pritje të asgjësojnë njëri-tjetrin? Sigurisht që jo. Ftesa për bashkëpunim, është emancipim.

Nuk është ndarje përgjegjësi as joshje për të urtësuar palën kundërshtare. As për pacifizëm dhe heshtje përballë korrupsionit dhe vjedhjeve. Përballë harxhimit të buxhetit dhe mungesën e menaxhimit të burimeve financiare e njerëzore. Ftesa është qëndrim demokratik. E hapur. Emancipim. Është thirrje për transparencë maksimale. Është ftesë për balancim të pushteteve dhe zgjidhje të mëdha. Është lutje për t`u bërë bashkë në përballimin e objektivave të rëndësishme që dikton shekulli që jetojmë. Po përbuzje dhe delegjitimim i ftesës për bashkëpunim dhe jo si kapitullim dhe jargavitje apo si përulje dhe pafuqi e qeverisë si një pushtet që nuk ka takat për të ecur në rrugën e zhvillimit është jo vetëm e pavend, por edhe fatkeqësi për palën që e trajton të tillë. Ftesës për bashkëpunim, Lulzim Basha, para se të rizgjidhej kryetar pas humbjes së thellë, iu turr me gjithë fuqinë. E anatemoi shumë rëndë. Sulmoi kryeministrin. E etiketoi lypës që kërkon të kopjojë programin progresiv të kryeministrit pretendent për të qeverisur. Shumë zhurmë e etiketime u dëgjuan. U gjykua se fliste kështu, se ishte para zgjedhjeve. Se do reflektonte sapo të arrinte të rizgjidhej. Po koha kaloi edhe pse u rizgjodh nuk ndryshoi. Përkundrazi mburret se shtatori do jetë revolucioni që do përmbysë Edi Ramën. Se do ta shikojnë në shtator mazhoranca si do ta përmbysi qeverinë Basha?! E të tjera slogane e mburrje që vrasin shpresën e tkurrin qytetarët, të cilët kërkojnë paqe e qetësi, zhvillim e progres në të gjitha fushat e jetës. Duket se qëllimi i Bashës dhe mbështetësve të tij në opozitë, tërë atyre që qëndrojnë krah tij, gjithnjë e më shumë, fatkeqësisht në vend të bashkëpunimit dhe hapjes, në vend të mbështetjes dhe marrëdhënieve normale, pozitë-opozitë, i përgjigjen me bunkerizim, sulme pa fre e thirrje për rrëzim të pushtetit të fituar me votë në fillim vjeshtën që afron. Skena politike në këtë prag fillim të legjislaturës së ardhshme, të mandatit të tretë qeverisës të Edi Ramës, përballë thirrjes për bashkëpunim e afrim për marrëdhënie transparente dhe bashkim të energjive për të zhvilluar Shqipërinë, Lulzim Basha dhe opozita në tërësi i përgjigjet me hermetizim dhe bunkerizim. Ftesës për paqe e marrëdhënie, institucionale, transparente e në interes të qytetarëve, lidershipi i opozitës, Basha në radhë të parë, i kundërvihet me distancim dhe urrejtje, delegjitimim, kërcënim, akuza dhe betimin për përballje deri në asgjësim. Ftesa për bashkëpunim e Ramës merr çdo ditë përgjigje me hermetizim, bunkerizim, largim e distancim nga Lulzim Basha që i duket ftesa e Ramës si thirrje për dyluftim ndaj ai i ofron, përmbysje dhe asgjësim!