BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Rama korrupsionisti pushtetar, Basha i virgjëri opozitar!

Rama korrupsionisti pushtetar, Basha i virgjëri opozitar!

Basha bën detyrën sa herë qeveria ndërmerr reforma për thellimin e punës të strukturave shtetërore apo goditjen e korrupsionit, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit të administratës shtetërore në interes të qytetarëve. Sapo u iniciua ristrukturimi i Policisë së Shtetit dhe u kërkua me forcë ndryshimi për rritjen e besimit të qytetarëve te policia përmes zbatimit të rreptë të ligjit, beteja kundër trafiqeve të paligjshme, zaptimit të trojeve, luftën pa kompromis, krimit dhe korrupsionit me iniciativë të kryeministrit Edi Rama, nisi edhe propaganda e shfrenuar e ushtrisë së analistëve dhe opinionistëve pranë opozitës. U alarmuan portalet. U çanë ekranet nga zërat bas të liderëve të opozitës. Këtë herë, jo për mbulimin apo zbulimin e veprimtarisë së keqbërësve brenda apo jashtë administratës, po për vetë reformën thelbësore të iniciuar nga kryeministri Rama. Ultimatumi i Edi Ramës në emër të fuqizimit të veprimtarisë së policisë dhe rritjes së besimit të saj te masat e gjera të shoqërisë, i tronditur së fundi, ishte thelbi i kërkesave të kryeqeveritari, i cili këmbëngul për një fytyrë të re të strukturave të policisë në mendim, qëndrime, veprimtari, sjellje, marrëdhënie në komunitet, parandalimin e akteve kriminale, veçanërisht ato të trafiqeve, drogës, kultivimit të kanabisit, mungesës të profesionalizmit, përvojës dhe për më tepër pastrimin e saj nga elementë që diskreditojnë uniformën, e cila është e respektuar nga qytetarët dhe e admiruar prej tyre kur bëjnë punë të mira, ashtu sikundër tronditet kur dëgjojnë se ka individë brenda Policisë së Shtetit që bashkëpunojnë me grupet kriminale. Kur bëhen mburojë dhe bashkëpunëtorë të tyre për përfitime dhe pagesa ekstra nga paratë e krimit. Këto veprime kanë të vetmin qëllim: Mbrojtjen e tyre përballë ligjit nga ndëshkimi i drejtësisë. Për kultivimin e kanabisit, trafikimin e drogave të forta, heroinë, kokainë dhe veprimtari të dënueshme nga ligji. Ultimatumi i Ramës u reflektua menjëherë me ndryshime në kupolën drejtuese të policisë në rang qarqesh dhe komisariatesh, bashki, si dhe kërkesa taksative për largimin e personave të kriminializuar, brenda radhëve të policisë, e cila duket se ka rënie në performancën e saj në zbatimin e detyrave dhe efikasitetit të punës. Ka mosangazhim të strukturave të policisë në zbatim të ligjit, gjë që ndryshe nga më parë, si organi më i besueshëm nga shqiptarët, ka marrë reagime negative nga qytetarët. Veçanërisht ky gjashtëmujor, është shoqëruar nga një sërë ngjarjesh të rënda që kanë tronditur shqiptarët dhe ua kanë bërë jetën të pasigurtë. Krimet me armë në disa qytete të Shqipërisë, vjedhjet dhe zaptimi i plazheve e trojeve buzë detit, ndërtimet pa leje, konflikte që kanë çuar deri në nxjerrjen e armëve në mes të ditës apo mesnatë në humbje jete të pafajshme. Reagimi i vonuar i policisë, ka nxjerrë në pah problematika që kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes dhe qetësisë publike. Është cënuar kështu rendi dhe siguria, ndotur mjedisi shoqëror dhe tronditur besimi qytetar për garancinë e jetës. Pikërisht, këto fenomene e detyruan kryeministrin të kërkojë nga policia reagim të shpejtë e serioz. Në këtë kuadër, u ristrukturuan drejtoritë e policisë së qarqeve dhe u bënë ndryshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këto masa drastike të vlerësuara nga opinioni i gjerë shoqëror, patën vetëm një kundërshtar. Hasën në akuza dhe kritika të paargumentuara të Lulzim Bashës dhe drejtuesve të PD-së. Gjithçka e ndërmarrë nga qeveria, reforma dhe ndryshime strukturave të policisë, largimi i individëve me figurë të cënuar dhe kërkesat e Edi Ramës për ritme të larta, angazhim serioz të policisë, u cilësuan shou i radhës dhe u vlerësuan të vonuara, manovra politike për të justifikuar dështimin apo për të mbuluar mungesën e efikasitetit të strukturave të Policisë së Shtetit. Nga PD, policia është trajtuar si të ishte polici politike, në shërbim të interesave të klanit, shtojcë e qeverisë, shërbëtore e Ramës, bashkëpunëtore me krimin. Këto akuza nuk i shërbejnë forcimit të policisë, përkundrazi e demotivojnë policin e ndershëm pasi pas tyre është kërcënimi se sapo ne të vijmë në pushtet do shkoni pas hekurave. Etiketimet, Polici e parinovuar, shërbëtore e qeverisë, e inkriminuar e gjithfarë cilësime, si të jetë, jo policia e Shqipërisë, po organizatë që mbron ngjyrat e mazhorancës. Policia ka problematikat e veta. Ka shfaqur mungesa e dobësi. Nuk ka qenë gjatë kësaj periudhe në lartësinë e detyrës. I ka munguar suksesi në parandalimin e krimit, po kjo nuk do të thotë kapitullim as nuk i jep opozitës të drejtën ta denigrojë policinë, e cila është në zbatim të detyrimeve kushtetuese për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat e jetës dhe përballimin e akteve dhe veprimtarisë së individëve apo grupeve kriminale.

Krimi është sofistikuar, po kurrsesi nuk mund ta etiketosh sot policinë të rënë dhe të mundur. Policia e Shtetit mund të ketë pasur oscilacione dhe rënie të aktivitetit, po kurrsesi nuk mund të barazohet me vlerësimet negative opozitare. Tek e fundit, policia është struktura që lufton për mbrojtjen e interesave të të gjithë qytetarëve dhe nuk është palë me krimin dhe kriminelët. Çdo përpjekje për të vënë shenjë barazimi mes policisë dhe krimit, është akti më keqdashës dhe i rëndë që i bëhet punës vetëmohuese të pjesës më të madhe të policisë. Qeveria dhe kryeministri Edi Rama nuk mund të mos vlerësonin në një kënd tjetër fitoren për herë të tretë të pushtetit, duke u bazuar në praktikat e mëparshme dhe të drejtojë me të njëjtat skema me një metodologji as me të njëjtën filozofi. Po nuk është vetëm vëmendja te policia. Pushteti vendor është një nga shtyllat më të rëndësishme të sistemit politik. Në kushtet kur pushteti vendor pas braktisjes së zgjedhjeve nga opozita, mazhoranca e majtë u ngarkua me mbipeshë, e cila kërkonte menaxhim krejt ndryshe.  Në kushte kur në gjashtëdhjetë bashki me kryebashkiakë të PS-së, pesha e pushtetit u shëndrrua në bumerang për vetë mazhorancën. Barra e pushtetit nuk është e lehtë dhe menaxhimi i tij nuk bëhet pa strategji të mirëmenduara as me teori e propagandë. Një situatë e tillë është shoqëruar me raste të korrupsionit, ku fatkeqësisht, duke përfituar nga mungesa e oponencës opozitare, po edhe nga disa të përkëdhelur të pushtetit, shumë prej administratorëve në bashki ata që kanë dorë të lirë me tenderat në jo pak raste kanë përfituar, duke abuzuar me paratë publike. Prokurimet publike, kanë çeduar. Më shumë kanë përfituar prokuruesit se qytetarët. Tenderat në thelb synojnë të bëjnë shpërndarjen e të ardhurave të buxhetit tek ndërtimi i rrugëve, shtrim, asfaltimi, kullimi dhe ujitja. Tenderimet hanë miliona euro veçanërisht ato që bëhen për energjinë elektrike, ndërtimin e rrjetit si dhe ndërtimi i kabinave elektrike. Janë miliona që paguhen për këto tendera dhe jo pak prej tyre shfrytëzohen për përfitime nga specialistët që janë autorizuar të bëjnë prokurimet dhe në fund të përcaktojnë fituesit. Abuzimet me tenderat janë bërë pothuaj rutinë, po kështu edhe fitimet për ata që nënshkruajnë për fituesit. Ai që humbet është shteti dhe buxheti. Lushnja ishte maja e ajsbergut ku u zbulua korrupsioni në tendera. Po nuk është e vetmja. Rreth saj ka shumë simotra. Nuk është fjala për 24 milionë lekë për gërmimin e një kanali ujitës as për raste të tjera në bashki të tjera kryesore mbetet praktika negative dhe tradita e tenderimit abuziv ku përfaqësuesit vjedhin fondet e shtetit. Prokuruesit pasurohen në kurriz të qytetarëve, thjesht se kanë të drejtën e firmës dhe vulën e institucionit. Me këtë tagër janë të shumtë ata që kanë mbushur portofolat në kurriz të interesave të shqiptarëve. Këto abuzime janë goditur së fundi nga SPAK. Qëndrimi i Kryeministrit Edi Rama, ishte i menjëhershëm në mbështetje të drejtësisë dhe ndalimit të personave përgjegjës, të cilët kanë shkelur ligjin dhe abuzuar përmes mashtrimit. Menjëherë pas arrestimit të kupolës së Bashkisë së Lushnjes, Rama thirri në takim të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë, ku analizoi rastet dhe qëndrimet me prokurimet, duke u kërkuar reflektim të menjëhershëm dhe zbatim rigoroz të vendimeve dhe rregullat e miratuara. Rama u deklaroi kryetarëve të bashkive të mos luajnë me zjarrin se do digjen pasi zjarri do bëhet gjithnjë e më përvëlues. Goditja e korrupsionit, jo vetëm në bashki dhe institucionet shtetërore, po edhe në ministri, atje ku bëhen prokurime me miliona euro. Këto janë fonde publike dhe shpërdorimi dhe korrupsioni rëndon mbi gjithë shoqërinë. Në këtë frymë foli Rama para kryebashkiakëve të Shqipërisë. Këto qëndrime janë të mirëpritura në opinionin shoqëror. I vetmi që bën propagandë, është Lulzim Basha. Në vend të vlerësonte qëndrimin e kryeministrit Rama, të bashkonte vullnetin politik me qeverinë dhe analizën e tij ndaj tyre sulmon me të gjitha armët qeverinë dhe kryeministrin. Ndryshe nga Rama që lufton kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, Basha bën propagandë dhe godet qeverinë për betejën që është duke bërë kundër përpjekjeve kolosale për të luftuar abuzimin dhe korrupsionin. Sipas Bashës, përpjekjet e qeverisë, janë për statistikë dhe propagandë pasi sipas tij peshku qelbet nga koka, me fjalë të tjera abuzuesi është Rama. Është ai sipas tij, koka e korrupsionit si frymëzuesi i abuzimit. Ky qëndrim është i pafalshëm aspak korrekt dhe kundër vijës sjellëse të qeverisë dhe kryeministrit. Kundërvënia ndaj qeverisë dhe zerimi i përpjekjeve të saj për t’i ndërprerë rrënjët korrupsionit, këputur lidhjet mes individëve që përfitojnë në kundërshtim me ligjet. Po kjo nismë e qeverisë nuk i pëlqen Lulzim Bashës. Atij i intereson që qeveria të ngrejë duart përballë të korruptuarve, të dorëzohet para atyre që abuzojnë me fondet publike. Për Bashën, interesi është përulja para korrupsionit, thyerja para të korruptuarve, barazimi i pushtetit me krimin dhe abuzimin. Basha u kujtua sot të bëjë apologjinë e të inkriminuarve në një kohë kur nuk denjoi të bëjë opozitën dhe bojkotoi Parlamentin. Tani kujtohet të flasi si të ishte ndershmëria vetë, i virgjëri i “Rrugës së Kombit”, nënshkruesi i marrëveshjes së detit, komandanti i prokurimeve të bashkisë Tiranës. Influencuesi i fituesve të kompanive pranë tij si tek Unaza e Madhe e Tiranës. Basha flet si të ketë zbritur sot në tokë. Me të drejtë qytetarët shqiptarë pasi shikojnë zhonglerin Lulzim Basha që bën luftëtarin kundër korrupsionit, korrektin që harron se ai vetë ka qenë në majë të abuzimit dhe sot mbahet si kampion i antikorrupsionit. Korrupsioni ka rrënjë më të thella se tetë vite. Edhe Basha, Berisha, Iliri e kanë ujitur dhe e kanë lënë të harliset. Ndryshe nga sot kur shteti përballet me forcë për ta shkulur këtë farë të keqe. Dëgjon tërë logaren opozitare dhe thua: Rama korrupsionist pushtetar, Basha i virgjëri opozitar.