BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Rama, ky anteuropian që rrëzoi qeverinë e Bullgarisë për të sabotuar integrimin e Shqipërisë!

Rama, ky anteuropian që rrëzoi qeverinë e Bullgarisë

Një gjysëm lajmi pozitiv  nga kryeopozitari bullgar,Bojko Borossov, ngjalli shpresat tek qytetarët shqiptarë e maqedonas dhe u prit me entusiazëm nga kryesuesi i Komisionit të Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, i cili e cilësoi lajm historik.Ky cilësim  është korrekt në se marrim parasysh pengimin e dy vendeve antare të NATO-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga  vetoja e palëkundur bullgare e cila kërkon ndryshme në kushtetutën e shtetit fqinj  për rrënjët e kombësisë, prejardhjen, gjuhën dhe pranimin e minortitetit bullgar në Republikën  e Maqedonisë së Veriut. Sapo opozita bullgare i propozoi kryeministrit të hiqte veton kundër Maqedonisë së Veriut për të realizuar Konferencën e përbashkët me BE që shënon rrugëtimin zyrtar për ecjen drejt Europës, të dy shteve ballkanike, një veto tjetër, këtë herë, emërtuar, “mocion mosbesimi” ndaj qeverisë së kryeministrit Petkov, i cili kishte vetëm shtatë muaj në pushtet. Mocioni  rrëzoi këtë të fundit, duke i bërë refresh, jo vetëm politikave të mëdha, po edhe vet qeverisjes së vendit e cila shumë shpejt do shkoi në zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur qeverinë  e re. Këto janë punë të brendshme e Bullgarisë, si i zgjidh problematikat brenda shtetit të vet. Për ne nuk është ky qëllimi i kësaj analize. Për diçka tjetër duam të flasim. Në përpjekje për një vendimarrje edhe pse të sforcuar të Unionit Europian, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se nuk do merrte pjesë në Samitin e BE, ku janë ftuar tërë shtetet e Ballkanit, si një provë që nuk janë harruar, bile janë në qendër të vemendjes pasi shtete  lider të Europë, si Gjermania këmbngulin për zgjidhje sa më të shpejt të pranimit të Ballkanit në BE. Dhe CDU e mjaft organizma europiane, i kërkojnë BE të mbaj parasysh se Ballkani meriton të jetë në bashkësinë europiane aq më tepër sot në kushtet kur në Ukrainë, zhvillohet  luftë e cila kërcënon edhe shtetet e tjera deri në provokimin për t`u përfshirë e tërë bota në konflikt. Mos të harrojmë se lufta zhvillohet në kufi të Bullgarisë, antare e NATO-së  dhe BE-së dhe shtetet që lobojnë për heqjen e vetos, janë në mbrojtje të kufijve të saj, ku së fundi edhe Shqipëria do ketë një njësi të vetën inkuadruar në gjirin e të njëtës aleancë. Edi Rama pasi ka parë këmbënguljen e Bullgarisë dhe pafuqinë  bindëse BE-së nga shtetet antare të BE-së, deklaroi se nuk do merrte pjesë në këtë Samit. Propozimi i bërë nuk u mbajt, po ndryshoi njëqint e tëtëdhjetë grade. Pas disa orësh  shpalli pjesëmarrjen në samit. Shqipëria është pjesë integrale e Europës dhe nuk është lëkundur kurrë në strtategjinë e saj për t`u bërë pjesë e BE-së. Gjithë të tjerat, ato që deklarohen në nxitim dhe për përfitim nga faktorët politik në Shqipëri se Rama nuk e do integrimin, se kërkon t`i bashkangjitet Serbisë, i shërben Vuçiçit, Rusisë dhe Putinit i ktheu kurizin Europës, janë sa subjektive aq edhe qesharake, larg të vërtetave të reflektuara në politikat jashtme të vendit tonë në tërë këto vite. Edhe mund ta kishte kursyer këtë deklaratë, Rdia  Rama dhe mos t`iu jepte ushqim “partriotëve” dhe të dashuruarve pas Europës të cilët e shfrytëzuan për t`u paraqitur për pak minuta si supereuropian dhe as t`i jepte mundësinë nongratave, Berishës së pari që thirri me urgjencë konferencë shtypi për tu deklaruar si korife i integrimit dhe nga ku krjoi frontin e rezistencës kundër regjimit. Po kështu u dha shansin liderëve opozitar të mburreshin se janë europian të palkundur dhe betohen se sa të vijnë në pushtet ata do ndryshojnë kursin dhe do ta drejtojnë Shqipërinë nga Europa dhe jo nga lindja siç bëri Rama. Kjo është për të qeshur e për të qarë.  Rama është i pozicionuar plotësiht në krah të Europës dhe kurrë nuk mund të lëviz nga këto shinat. Dhe një mospajtim me qëndirmin e butë të BE-së që nuk i imponohet Bullgarisë apo vendeve të tjera që nxjerrin hiçkla dhe krjojnë alibi apo kleçka penguese për zgjerimin  për heqjen e vetos nuk është baraz me largim nga orientimi strategjik i Shqipërisë. Po lajmi për heqjen e vetos, ashtu siç u dëgjua edhe u shua optimizmi zgjati fare pak. Rrethana të jashtzakonshme e bënë ditën natë. Sa doli dielli nisi rrebeshe. Kurioziteti nuk zgjati as disa orë. Kjo ngjau si dy pika uji me veton kundër qeverisë, ku pas votimit të mocionit të besimit kundër kryeministrit shtatë mujor, Petkov, qeveria e tij ra. Kjo ishte e pritshme për delikatesën e qeverisë bullgare pasi kuoalicioni ishte i brisht, gjë që u provua në një votim disa minutësh, ku 123 vota pro mocionit, rezultuan fatale për kryeministrin, Kiri Petkov. Rëzimi i qevrisë bullgare, vështirson së tepërmi heqjen e vetos kundër Maqedonisë së Veriut ashtu siç u shpreh edhe vet kryemistri i rrëzuar nga mocioni se nuk eshte koha per heqje vetoje.  Pasi u krjua një alibi e re që do justifikoj veton bullgare dhe kryeministri i rrëzuar nuk besojmë të japi pëlqimin për propozimin e opozitës pasi bëhet fjalë për pushtetin e nesërm  dhe kjo mund ti shtoi aksionet opozitarëve. Vetua është për Maedoninë, po shtrihet edhe mbi Shqipërinë sespe trajtohemi si të ishim binjakët siamez dhe kur qan njëri duhet të qaj edhe tjetri. E nesmja mund të jetë fatlume për dy shtetet që enden poshtë dritareve të BE-së dhe bullgarëve tu ndrishoi mendimi. Po deri tani duket se antieuropiani, Edi Rama që kërkoi ti “largohet” Europës për interesat e Serbisë, duket si magjistar që në shërbim të misionit të tij të shkatrrimit për të ndalur integrimin në BE, ia arriti të përmbysi që nga Tirana qeverinë e Bullgarisë, duke mbetur në fuqi vetoja anti Maqedonisë. Kështu, Rama, ia arriti të frenoi Shqipërinë drejt BE-së, duke ia lënë këtë akt historik, mision strategjik, Berishës, Metës  dhe krejt opozitës në ditët e javët e muajt që që vijnë!