BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Opinion / Editorial

Rama, ky magjistar edhe Lulzim Bashën e bëri faktor dhe aktor mazhoritar?

Rama, ky magjistar edhe Lulzim Bashën e bëri faktor dhe aktor

Kryefjala e Sali Berishës në turin e quajtur “Foltorja” në bashkëbisedimet me masat sipas praktikës së njohur, gju më gju me popullin, si në një kopje simetrike me takimet e udhëheqësit të Partisë së Punës, Enver Hoxha, si kryeargument për ta goditur bukëshkalin, atëvrasësin, birin e tij shpirtëror që e mori për dore, e mbrojti, e sponsorizoi, e lartësoi, duke i veshur si rrallëkujt, kostumet grand që nga kryebashkiak i Tiranës me vota të vjedhura, faqe tërë botës si individ që ka qëlluar me thikë pas shpine partinë dhe vetë Saliun. Vepron kështu ai që e bëri ministër në ministritë, shtylla kurrizore të shtetit, atje ku merreshin vendime për alokim fondesh shumë miliona dollarëshe dhe më në fund i veshi mantelin e kryetarit të PD, argumentin më kryesor që përdor është se Basha punon si argat i Edi Ramës. Është bërë vegël e bindur e tij. Është në aleancë me të, për të vrarë Berishën PD?! Në fakt më shumë se provë dhe realitet, kjo është një akuzë për propagandë për të bindur demokratët dhe për t`i afruar rreth vetes me qëllimin e vetëm për të fituar kredo dhe për t`u bërë i besueshëm në betejën e tij, jo kundër Bashës e Ramës, po kundër SHBA pas shpalljes së tij non grata dhe moslejimin e hyrjes në Amerikë të atij edhe të familjes Berisha. Në filozofinë e Berishës, në mentalitetin e tij, patjetër Basha duhet t`i qëndronte besnik atit të tij shpirtëror, jo vetëm brenda vendit, po së pari përballë faktorit ndërkombëtar për ta mbrojtur nga sulmet e t`i kthyer borxhin. Për të mos harruar se ishte ai që e mbrojti pas çdo humbje, për veprimet ekstreme të dorëzimit të mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve të pushtetit vendor, atëherë kur faktori ndërkombëtar e vendosi në qendër të ciklonit. Në gjykimin e Berishës, kryetari i partisë duhet të ishte mbrojtësi më i zjarrtë i ish-liderit të partisë dhe duhet të ishte personi i fundit që të kërkonte përjashtimin nga grupi i demokratëve aq më tepër që nuk veproi në zbatim të statutit dhe traditës, po në kokë të vet, pa asnjë konsultim me forumet e partisë, grupin parlamentar, kryesinë, sekretariatin apo atë vetë. Përjashtimi i Berishës, është i paparafytyrueshëm dhe përtej çdo logjike për të, pasi siç argumenton ai, Basha është krijesa e tij, është investim i gjashtëmbëdhjetë viteve, pa të nuk do ishte askushi në parti. Dhe për hir të së vërtetës, ky është realiteti kokëfortë, e vërteta e njohur nga opinioni i gjerë shoqëror. Të gjitha postet thuajse ishin qyl nga ati Berisha. Kur një konkluzion dhe pohim të tillë e bënin faktorë të tjerë politik pas çdo dështimi spektakolar të Lulzimit, si humbës serial që mund të shpallet, fitues i librit guiness për numrin e lartë të humbjeve, e gjithë PD, posaçërisht frymëzuesi dhe mbrojtësi i shpallur i tij ishte Berisha që sot sapo iu cenua “sovraniteti” dhe u prek në interesat e veta dhe nuk i doli në krah krijesa e vet laboratorike, ka dhënë alarmin, duke e etiketuar dështak, humbës kronik, bile e etiketoi ish-kryetari. Po nëse me Bashën e ka inatin se nuk i doli burrë i besës dhe mbrojtës i hekurt që nuk sakrifikoi asgjë dhe nuk i doli në mbrojtje, handikapi, nonsensi është përpjekja për ta paraqitur Bashën si lodër e kryeministrit, aleat i tij për t`i futur thikën pas shpine partisë që themeloi tri dekada më parë. Berisha për t`u dukur origjinal dhe analist i pagabueshëm, lider me përvojë dhe njohës i labirinteve dhe të fshehtave të politikës, duke i gjykuar kundërshtarët e vjetër e të rinj si të bashkuar në një front të përbashkët anti Berishë në qendër të argumenteve vendos aleancën absurde dhe jo reale, Basha-Rama.

Duket se pas analizës që i bën situatës në të cilën ndodhet nga njëra anë akuzon për humbje të sovranitetit dhe marrje të vendimeve të imponuara që në realitet ia drejton shigjetat SHBA, duke fajësuar se bën presion në parti për t`u goditur Berisha dhe në anën tjetër me subjektivizëm ekstrem, pa as më të voglën provë, masat ndaj tij kërkon t`i shesë si një aleancë konspirative mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare në trekëndëshin, Rama-Soros-Lulzim Basha. Për këtë bëjnë zhurmuesin deputetët që e mbrojnë Noka, Paloka e Shehu, të cilët për gjithçka fajësojnë Bashën dhe natyrisht armikun Rama, i cili sipas tyre është i vetmi armik i partisë, Shqipërisë dhe demokracisë. Për një kohë të gjatë kryeministri është tabela e qitjes për gjithçka ndodh, jo vetëm në Shqipëri, po kudo që flitet shqip, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe pa dyshim në Kosovë. Sot përdorimi i Ramës i duhet për një strategji më të sofistikuar. Me emrin e tij, si kundërshtar politik i opozitës, së pari PD, kërkon të krijojë iluzionin e një aleance dhe koalicioni mbarë botëror, drejtuar kundër tij. Nëse akuzat do bëheshin vetëm ndaj kryetarit aktual dhe do thuhej se është ai që ka trazuar ujërat dhe ka përgatitur linçimin e tij, atëherë zor se do ngjisnin argumentat. Pikërisht për të qënë kredibël dhe më i besueshëm në betejën me mullinjtë e erës sikur t`i jetë shpallur luftë prej të gjithëve, Basha duhet të akuzohet se është bërë njësh me Ramën dhe ata janë në të njëjtin grup komando që kërkojnë asgjesimin politik të liderit të madh, Sali Berisha. Sa më shumë komenton dhe analizon këtë koalicion të së keqes aq më pak bëhet i besueshëm në popull. Është përpjekje e sforcuar, gati oshilante që të bësh bashkë Ramën me Bashën. Nëse ka sot një politikan më të hidhëruar me kryeministrin, nëse do të gjesh një individ në Shqipëri që e do Ramën kokë poshtë, jo mbi tokë, po nën të, padyshim është Basha. Urrejtja e tij është aq e thellë sa që edhe në pamjen e jashtme para kamerave e shpalos demonstrativisht.

Nuk është e mundur as ta parafytyrosh një koalicion mes dy armiqve për jetë a vdekje, të cilët janë në luftë të egër në emër të pushtetit. Nuk mund të imagjinosh një bashkim armiqsh. Trajtimi që i bën Berisha nga foltoret nëpër Shqipëri në përpjekje për të treguar se nuk mund të lihet mënjanë për ta paraqitur dyshen Rama-Basha si dy moskëtier që kanë dalë në ring për të mundur Saliun. Është as më shumë e as më pak, si të pranosh se Berisha sot lufton kryetarin e PD për t`i krijuar akses dhe lehtësi kryeministrit të fitoj deri në 2030 kur Berisha të mbushi nëntëdhjetë vjet! Ish-presidenti ndjen vetmi, rrethuar nga simpatizantë pa peshë dhe autoriteti i tij është zbehur dhe mpakur. Pikërisht këtë ai nuk mund t`ia lejojë vetes që e gjykon të pacenueshëm dhe për më tepër të pazëvendësueshëm. Është vërtet guxim i çmendur të deklarosh se Rama ka bërë ushtar të vetin Bashën në betejën për asgjesimin politik të Berishës. I pari që nuk e përtyp këtë, është iniciuesi dhe interpreti i kësaj ideje pasi ai e njeh shumë mirë këtë mekanizëm të fabrikuar në laboratorët e subkoshiencës së tij. Askush nuk bie pre e këtyre përrallave. Nëse Edi Rama do t`i thotë atë që mendon Berishës nuk ia kursen ashtu siç vepron me tërë faktorët politik brenda dhe jashtë vendit dhe nuk ka ndroje për t`i thënë të vërtetat në sy edhe Saliut. Akuzat për t`i vënë në një llogore dhe për t`i bërë bashkë, kryetarin e PD me atë të PS, është skenari më i dobët dhe kali i betejës i ngordhur. Zinxhirit të shpifjeve për bashkim të pretendentit për ta vënë Bashën si ushtar të Ramës me shpatulla për mur i janë këputur tërë hallkat. Të bësh aleat dhe ta cilësosh çift politik në një kahje dy kryetarët sepse i bashkon beteja për të mundur Berishën është njëlloj si të besosh se Edi Rama ky politikan prestidigjitator gjthçka e ka në mendje dhe e prek me dorë.

Ky magjistar ia arriti ta kthejë edhe Lulzimin nga kryeopozitar në aktor dhe faktor të rëndësishëm mazhoritar. Pra një kryetar opozitar e konvertoi sa hap e mbyll sytë nga njeriu që e do Ramën në fund të pusit, në vëlla binjak siamez, pa llogaritur që mes tyre është Himalaja dhe oqeanet e tërë botës se për këtë afrim do ishte me vend thënia, mali me malin mund të piqen, po kurrsesi Rama me Bashën të bëhen bashkëpunëtorë dhe të kenë të njëjtën strategji të luftojnë kundër ish-kryeministrit Sali. E pabesueshmja e kësaj teze është aq e vërtetë sa nuk ka nevojë për asnjë koment. Aq larg janë këta dy politikanë, sa mund të besonim të bëhen, një dielli me token Kjo po, po jo Basha me Ramën. Berisha me këtë tezë luan bllofin. Kërkon të transferojë emocionet tek ata që e persin me thirrjet frenetike, poshtë Lili, poshtë Edi, ne vetëm Sali Berishën kemi! Si në kohët e shkuara, e presin me karvanë makinash, ku këndohet në korr: O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do! Pikërisht për ta ndezur edhe më shumë këtë atmosferë që duket sikur është komedi shëtitëse që lëviz nga cepi në cep të Shqipërisë për të qënë sa më pranë masave. Kritikat e fokusuara vetëm tek Basha nuk ia mbushin syrin Berishës. I duken anemike, u mungon eksplozioni. Nuk kanë ngjyrim, janë bajate dhe duken pa shumë adrenalinë.

Pikërisht për t`i dhënë atmosferë dhe krijuar zhurmë tribunat dhe platetë duhen bombarduar me akuza që të trondisin dhe nxisin bazën demokrate për t’u bërë grushtbashkuar me ish-kryetarin në betejën e jetës që ai e cilëson për mbrojtjen e partisë, ruajtjen e sovranitetit nga ata që nuk ia duan të mirën Shqipërisë. Realisht, aleanca Soros-Rama-Basha më shumë është një shpikje propagandistike që fryhet si tullumbace për të shërbyer si kamerdare për të hedhur lumin ish-kryetari. Nëse ka një të pavërtetë ulëritëse në tërë këtë betejë pa sens, ku synohet për t’i dhënë përmasa kombëtare tërë shoqërisë, pjesë e debatit të Berishës bëhet ekonomia, çmimi i naftës, rrugëtimi për në BE, papunësia, pandemi dhe tërë problematikat që përjeton vendi ynë. Synimi është për t`i dhënë debatit përmasa mbarëkombëtare për të krijuar iluzionin se foltorja mbahet në emër dhe interesin e gjithë shoqërisë. Pra aksioni ose lëvizja të duket mbarë kombëtar. Realisht është një lëvizje dhe betejë në laborator, është eksperiment në epruvetë, të cilën protagonisti kërkon ta shesë si revolucioni i dytë post pluralizmit politik. Edhe pse përpjekjet e Berishës janë të ethshme edhe pse kujdesi është maksimal dhe kamerat që e shoqërojnë e bëjnë propagandën vizive dhe sallat e mbushura me qindra mbështetës, përsëri realiteti flet për një lëvizje që do shuhet si flaka e kashtës. Kjo jo se nuk ka mbështetës të Berishës, po se motivi dhe arsyeja e saj, janë në interes të një individi dhe jo të Shqipërisë. Dihet se mes Berishës dhe SHBA së edhe pas përpjekjeve të jashtëzakonshme të ish-udhëheqësit, në popull nuk ngjit ky lloj sulmi dhe kjo propagandë. Mes Berishës dhe SHBA, shqiptarët kanë zgjedhur Amerikën, aleatin strategjik që shumë vite më parë dhe në këto tri dekada i kanë dhënë shumë kombit tonë. Në fillim për mos t’u copëtuar dhe në këto vite për të zhvilluar demokracinë e ekonominë. Përpjekjet për të bërë bashkë si të barabartë Bashën me Ramën kundër demokracisë dhe Berishës sado që të përpiqet në foltoret nëpër Shqipëri, zoti Sali, askush nuk do pranonte se Edi Rama është aq magjistar sa të bënte Lulzim Bashën aktor e faktor mazhoritar. Kjo është thjesht demagogji që e ka frymëzues zotin Sali!