BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x
BREAKING NEWS

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e fundit të 35-vjeçares para se të vritej nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte…

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e
x

Opinion / Editorial

Rama, ky Rockfeller që nuk la pushtet dhe deputet opozitar pa blerë

Rama, ky Rockfeller që nuk la pushtet dhe deputet opozitar pa blerë

Kryeministri Edi Rama për lidershipin opozitar është Rockfelleri i kohëve moderne. I pasur deri në pafundësi,mashtrues deri në poshtërsi, hileqar pa kufi. Pas kësaj figure të njohur amerikane, kanë qenë të shumtë ata që e kanë kaluar atë për pasurinë që kanë fituar. Po ky emër ka mbetur si emblemë për gjithë njerëzimin për kohën në të cilën jetoi dhe famën që arriti. Falë gjenialitetin të tij, fitoi  pasuri marramendëse. Rocfelleri bleu, prodhoi dhe tregtoi gjithçka nga pajisjet moderne të industrisë deri tek ndërtimi apo produktet e përdorimit të përditshëm. Natyrisht, bleu edhe politikanë. Të gjitha si prodhimi edhe blerja kanë qenë monetare dhe fizike. Pra, ai ka qenë pasanik materialist siç janë shumica e miliarderëve në botë. Numri i tyre në kohën e sotme të teknologjisë të zhvilluar maksimalisht është me mijëra. Edhe pse çdo krahasim gjithmonë çalon  e kemi të drejtën të bëjmë një paralelizëm mes të madhit dhe të gjithëpushtetshmit, miliarderit Rocfeller në Amerikën e madhe dhe Rockefellerit më të ri në Shqipëri, nominuar nga Berisha dhe Meta se kryeministri Rama nuk po blen vetëm pasuri materiale, nuk vendos para kesh në banka, nuk kryen operacione të thella ndërkombëtare për të fituar para të thata apo pasuri fizike, po merret me një lloj tjetër tregtie. Në një fushë të panjohur më parë atë të blerjes së deputetëve të pushteteve, ambasadorëve, politikanëve,kancelarëve,mbretërve,presidentëve,gjyqtarëve, partive dhe kryetarëve të tyre. Këto blerje sipas akuzatorëve, Berisha dhe Meta, i bën për të influencuar në vendimmarrjet ndërkombëtare, po së pari për të përfituar drejtpërdrejt vota dhe influencë politike! Edi Rama, po bën vite në politikë. Është në të drejtën e opozitës të bëjë kritika, të skanojë tërë punën e qeverisë dhe secilit ministër. Është e drejtë e opozitës të kërkojë transparencë maksimale për investimet e mëdha strategjike. Edhe ato për Durrësin. Natyrisht, opozita nuk ka asnjë tagër dhe të drejtë që të akuzojë pa fakte, të ngrejë dallgët e urrejtjes në qiell sikur në portin tradicional të Shqipërisë, njohur historikisht si porta kryesore hyrëse nga perëndimi  të trajtohet sikur janë rreshtuar ruspat për ta rrafshuar dhe jo për ta shndërruar në portin më të madh  dhe më të bukur të Mesdheut. Po kjo është opozita jonë. Këta janë ata që kanë marrë përsipër të bindin qytetarët shqiptarë që të bëjnë rotacionin politik. Si armë kanë zgjedhur sherrnajë gjigande. Shpifjen deri në Zenith. Dhunën e fjalorin fyes. Po kulmin akuzat dhe shpifjet e liderëve të opozitës tonë, e cila nuk bëhet më interesante, përkundrazi zbret në aksionet politike,  është blerja apo shitja e deputetëve. Merkatoja e deputetëve nuk ka munguar tek ne. Po shitblerës ka qenë Berisha. Madje merkatoja prej tij  është kthyer si tregu i Baldushkut,  ku shiten e blihen gjelat e detit për të mos kujtuar pazarin e Roskovecit, kur shiteshin njëthundrakët veshgjatët. Për Kryetarin e “Rithemelimit”, Sali Berisha në hall me  Gjykatën për vendimin e pritshëm se kujt i takon sigla, logoja, statuti dhe a është  i ligjshëm Berisha apo Alibeaj, dilemë e cila shtyhet në kalendat greke prej frikës së Berishës nga gjykata, i cili kërcënon me jetë përfaqësuesit e PD se janë blerë nga Edi Rama. Për çdo hall që ka Berisha,çdo teshtitje,trishtim,ngacmim dhe mungesës së unifikimit të partisë, bashkimit të deputetëve qëndrestarë që ende nuk ka arritur t’i vërë nën thundër, i akuzon si të shitur tek Rockfelleri i Shqipërisë, kryeministri, Edi Rama. Sikur Rama të ishte magjistari më epik se David Koperfild dhe të kishte në zotërim tërë bankat e globit nuk do t’i dilnin paratë të blinte tërë pushtetet nga drejtësia te qeveria, bashkitë, ambasadorët, kancelaritë, televizionet më të mëdha ndërkombëtare cilindo që nuk fyen Ramën dhe është kritike me opozitën. Si mund të behet Enkelejd Alibeaj? Po Gazmend Bardhi a mund të shitet? Po zonja Tabaku që mbahet si truri ekonomik i partisë e shumë qëndrestarë të PD- me para xhepi? Cili është çmimi i tyre dhe kush e ka atë portofol të blejë dinjitetin dhe prestigjin e tyre? Dhe a mund të shiten kaq lehtë deputetët tek armiku i armikut? Po të ishin të shitshëm, ata shumë mirë mund t’i dorëzoheshin prurësit më të parë, Berishës apo kryetarit të PL, Ilir Meta se kështu do ndiheshin më të fuqishëm dhe të privilegjuar për të nesërmen e tyre politike nën ombrellën e “Koalicionit të Lirisë”. Akuzat e Berishës se Alibeaj është shitur tek Edi Rama, janë shpërthim i mllefit sepse e vlerëson si pengesë të vetme për ta nënshtruar, grupin rebel për ta rreshtuar si anti perëndimor nën drejtimin e non gratave për të mbrojtur familjen e Saliut dhe jo partinë e themeluar në dhjetor nëntëdhjetë. Kështu si akuzon Berisha, Ramën, si sheikun më i madh në botë që blenë tërë pushtetet dhe deputetët për interesa të qeverisë, i bie që Rama të ketë si pasuri tërë paratë e Rocfellerëve të gjithësisë. Dhe përsëri të mos i dilnin llogaritë për të blerë tërë kundërshtarët e “ Rithemelimit”.