BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Rama nuk u rrëzua, por u konsolidua...!

Rama nuk u rrëzua, por u konsolidua...!

...Sepse kauza e “revolucionit” Mona-Bashist”, nuk na paskësh qenë Rama dhe “Qeveria e tij e krimit, por një ...kërpudhë! Nuk ishin serioze as “ultimatumet” e Bashës, që i dha Ramës afat për t’u menduar deri më15 Shkurt dhe as ata të Monës, “që po të mos iki Rama, do të iki unë bashkë me Bashën”! Më duhet të theksoj qysh në fillim, bindjen e patundur të shumicës së qytetarëve shqiptarë, që Rama duhet të iki një orë e më parë për paaftësinë e qeverisë së tij, duke filluar qysh nga premtimet e bujshme para fillimit të mandatit e deri tek zhgënjimi i atyre që e votuan. Ai duhet të iki për varfërinë, për taksat e larta, për përmasat e mëdha të krimit, të korrupsionit, të vjedhjes. Por, kjo është ana tjetër e “medaljes” dhe të vijmë tek “revolucioni”. “Protesta më e madhe”, apo “revolucioni” siç e quajtën Mona Bashistët, tregoi që jo vetëm nuk e rrëzuan Ramën dhe qeverinë e tij, por e konsoliduan edhe më shumë. Ky ishte “revolucioni” më i dështuar i “jeniçerëve” opozitarë prej të cilit mijërat e qytetarëve an e mbanë Shqipërisë kanë nxjerrë edhe shumë mësime që deri dje, kanë qenë të dyzuar. Së pari, ata mësuan që Rama nuk rrëzohet me veprime populiste alla Bashiste, por rrëzohet me votë, me “qetësi e dashuri” atje, në kutinë e votimit. Kanë qejf “mamlukët” bashistë që këtë protestë ta quajnë “më të madhen në histori”! Tashmë llafet e tyre janë bërë si pordhët e ujkut”, por ata nuk shohin atë më kryesoren. Më kryesorja është ajo, që gjithë bota e pa me sy dhe e dëgjoi me veshë, që populli shqiptar, është popull me kulturë. Këta mijëra pjesëmarrës as nuk prekën, as nuk shkatërruan, as nuk prishën, por protestuan në të drejtën e tyre si i ka hije një qytetari të kulturuar. Po ku “fshati” i protestuesve dhe ku Bagdati” i krerëve të “celulave” politike. Nëntëdhjetë përqind e tyre ishin protestues europianë të mirëfilltë të themi dhe dy përqind prej tyre, ishin falangat e krerëve të “jeniçerëve” që djegin, që shkatërrojnë, që janë të mbushur me mllef dhe këtë mllef ja nxjerrin xhamave, dritareve, pllakave të trotuareve etj., ashtu si ka bërë thirrje Basha! Edhe pjesëmarrja, për të mos më dalë nga mendja, thonë që ishin10 apo 20 mijë. Unë do të them që ishin 100 mijë, por shtatëqind mijë që e kanë votuar këtë qeveri nuk ishin, prandaj edhe Basha i bën llogaritë sipas aritmetikës së tij, sipas të cilit dhjetë mijë herë dhjetë bëjnë tetëqind mijë! Ky është mësimi i parë që nxjerrim ne, të gjithë.

Mësimi i dytë është ajo që, këtë protestë e panë dhe e ndoqën qindra mijëra qytetarë anë e mbanë Shqipërisë dhe në botë, dhe me thënë të vërtetën më shumë se nga fukarallëku, kanë ndier neveri për këtë opozitë, për këta krerë të dhunës, të përçartjes, të populizmit. Për ta thënë qysh në fillim, me të tilla protesta, sa herë që të protestojnë këta “hunveibinë” gjithmonë do të dështojnë. Çfarë mësuan qindra mijëra qytetarët që e ndoqën këtë “revolucion” bashist? Ata panë dhe e fiksuan mirë se kush është qytetërimi dhe ku fshihet krimi, kush e nxit krimin e kush e nxit dhunën. Qytetërimi ishin mijërat e protestuesve, dhe në krye të tyre njerëzit e dhunës e të krimit. “Koka” e “celulave” të krimit e dhunës ishin në ballë, por në “bisht” të “revolucionit”! Një “gërdallë” flet papushim dhe pret nga momenti në moment që të shohi Shqipërinë në “flakë”dhe si një bishë e tërbuar pret që të shohi “kërmë” e nuk largohet prej andej bashkë me “këlyshin” e tij. Ky “gërdallë” na jep konferenca shtypi në protestë, që nuk kanë ndodhur ndonjëherë në botë që të stimulohen njerëz të tillë të rënë nga “fiku” e të marrin mësime prej tyre në një kohë që i madh e i vogël e dinë mirë se çfarë “malli” janë! “Populli dhe qytetarët, thotë ai, kërkojnë zgjedhje të lira dhe demokratike, përndryshe cunami do ta fshijë Edi Ramën”! Përse vallë qytetarët erdhën në protestë? Për zgjedhjet e lira që vetë ky është inisiatori i vjedhjes dhe i përgjakjes së tyre? Pse nuk duron ky edhe tre muaj të shohi se si do të votohet? Turma e madhe e protestuesve u kthyen të zhgënjyer, sepse: “Ku ishe? Hiçgjëkundi! Varfëria mbeti në kasollet e tyre, fatura e dritave dhe ujit e rritur, rruga po ajo me baltë... Kush u kthye entuziast? Vetëm ata” të hurit e të litarit”që nxorën dufin me xhamat e dyert dhe kryetarët e “celulave” të krimit! Ky është përfaqësuesi më në zë i forcave të errëta, ky që thotë “asnjë protestues nuk kishte armë zjarri dhe thika” por e vërteta është ndryshe... Kur ky sheh që disa protestues me një urrejtja patologjike kërkojnë të thyejnë xhamat dhe dyert e ndërtesës qeveritare, ngërdheshet... Është po kjo “markë, që fill pas 21 janarit të vitit 2011 deklaronte: “Sikur edhe një hap të kishin guxuar (protestuesit) të kalonin gardhin, duhej të mendoheshin mirë...”! Shkurt, ky do t’i vinte mitralozin sepse automatikët përdori për ata që ishin jashtë gardhit të ndërtesës qeveritare, që e quajnë Kryeministri, dhe i vrau në mes të bulevardit! Ky është ndryshimi, që sot askush nuk u prek, askush nuk derdhi gjak siç prisnin “bishat” e kësaj Shqipërie hallemadhe!

Të gjithë i mbajnë mënd “kokëpalarët” e 21 Janarit dhe bëjnë krahasimin me “kokëlarët” e 16 Shkurtit! “Policia provokoi protestuesit, thotë një tjetër “kone” pëdëiste. Edi Rama urdhëroi çarjen e kordonit të policisë që qytetarët të sulmonin ndërtesën...”. Por nejse, duhen edhe “gazmendët” dhe “gaztorët” për të qeshur pak. “Policia përdori dhunën, thotë një LSI-ste, sepse përdori pompat e ujit dhe gazin lotsjellës”! “Hapu o dhe e na “përpi”! Kthehemi pak në kohë, në kohën e “qoftëlargut”, i cili përdori autoblindat dhe gazin lotsjellës jashtë rrethimit të ndërtesës qeveritare, e përsëris jashtë gardhit! Kurse policia e sotme, e cila meriton një falenderim të madh, për atë që nuk përdorën as dhunë, as forcë dhe për këtë u bindën të gjithë ata që ndoqën këtë “revolucion” të tipit spektakël! Gazin lotsjellës, Policia apo Garda nuk e përdorën as në ambientet e oborrit për të mos dëmtuar protestuesit, por vetëm përpara dyerve, atje ku “bashasalistët” trima, nxirrnin mllefin! Cila na qenka dhuna vallë, ajo që Policia dhe Garda e kanë me ligj për të mbrojtur institucionet?

Nuk më rrihet pa i dërguar një falenderim vajzës së të ndjerit Azem Hajdari, Rudinës, e cila u shpreh: “Qytetarët e Shqipërisë kanë shumë të drejtë dhe arsye të protestojnë kundër keqqeverisjes, kriminalitetit... por mënyra se si protestojnë dhe qëndrimet që ne mbajmë janë shumë të rëndësishme. Çdo akt dhune i ndërmarrë është i papranueshëm dhe jo legjitim. Heronjtë e vërtetë qëndrojnë larg dhunës...”. Shumë mirë e keni Rudina, por nuk ju dëgjojnë ata “kërmat” që keni aty pranë, sepse ata duan vetëm gjak! “Cunami” i vërtetë, po të flasim me gjuhën e “Tërmetit” që nxit cunamet, do të vijë vetëm kur drejtësia e vërtetë të thotë fjalën e saj. “Cuname” të tillë si ky i fundit, përveçse e konsolidojnë Ramën dhe zhgënjejnë protestuesit, nuk bëjnë gjë tjetër. Mos u bëni gazi i botës, ju krerë “cunamistë”. Një gjë është e vërtetë si drita e diellit, që krerë opozitarë të tipit Basha, kurrë nuk vijnë në pushtet! 

Nga Pandeli BARDHI