BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Rama “shkatërroi” sistemin TIMS të Shqipërisë në interes të bandave të qeverisë!

Rama “shkatërroi” sistemin TIMS  të Shqipërisë

Edhe në propagandën politike ekstreme ka disa kufij. Atje ku ndahet morali nga amoralja, destruktiviteti nga e vërteta, kërkohet një minimum ndershmërie. Kur shkelen këto kufij edhe për liderët më në zë të botës, nisin të lindin dyshime dhe oratorët shpallen të pabesueshëm. Më të irrituarit, qytetarët e zakonshëm, mbyllin televizorin, ndërrojnë kanal për t`i thënë stop mashtrimit dhe akuzave të pabaza dhe të shpëtojnë nga çmendja. Kështu ndodh sa herë kur kryetari i “Rithemelimit” kërkon të shes si të vërteta, akuzat ekstreme si ato që bëri në konferencën e shtypit, ku pasi anatemoi pa fund tërë veprimtarinë e qeverisë, u ndal edhe në aktin më të rëndë të akerimit, ndërmarrë kundër sistemit dixhital, platformës qeveritare dhe ndaj sistemit të kontrollit TIMS në të gjitha pikat e kalimit në doganat shqiptare, në pikat e kontrollit kufitar,ku bëhen verifikimet e shtetasve që hynë e dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë. Dihet roli i këtij sistemi në parandalimin dhe kontrollin e cilitdo që del apo hynë në territorin shqiptarë pasi sistemi në kohë rekord nxjerrë të dhënat dhe verifikohen të gjithë ata që kanë probleme me drejtësinë apo janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale apo civile. Nga ky verifikim i hollësishëm, në kohë reale, shmangen hyrjet apo daljet e elementeve me precedent penal,ndalohen apo arrestohen, ata që lideri I pjesëzës së PD-së, i  etiketon kriminelë dhe u shton edhe mbiemrin, pronësorë, banditë të qeverisë dhe Edi Ramës si të ishte kapo, padrino dhe jo kryeministri i Shqipërisë. Në një kohë kur e tërë bota demokratike,SHBA,Gjermani, BE, mbajti qëndrime të ashpra ndaj agresionit anti shtetit shqiptarë në një fushë shumë sensitive, atë të sulmit kibernetik, digjitalizimit, ku vendi ynë është në pararojë të Ballkanit dhe më gjerë dhe ndërmori masa kundër Iranit me ndërprerjen e marrëdhënieve se ka kryer ndërhyrjen  kriminale më rëndë kundër Shqipërisë. Lideri i “Rithemelimit” bëri të kundërtën. Paralizimin për javë të tëra të platformave dixhitale qeveritare,  si dhe ditë më vonë edhe sistemin TIMS në të gjitha pikat hyrëse,dalëse të Shqipërisë që nga Aeroporti i Rinasit deri tek porti i Durrësit dhe i Vlorës nga Hani Hotit deri në Qafë Botë në kufi me Greqinë i paraqiti si vepër të Edi Ramës. Shërbimet në pikat e kalimit u zëvendësuan me nxjerrjen e blloqeve  si vite më pare. kjo është goditja më e rëndë kibernetike nga Irani . Këtë ndërhyrje të hakerave të sponsorizuara nga Irani, aleatët tanë e dënuan me tërë fuqinë, jo vetëm përmes deklaratave, duke i dal në mbrojtje vendit tonë, po edhe me masa të veçanta, duke marrë përsipër të kontribuojnë në forcimin e sistemit dixhital, masa që kërkohen sot për të bërë të pamundur interferimin dhe ndërhyrjen armiqësore të hakerave, të  stimuluara, mbështetur e nxitura nga shtete jo mike të cilët kërkojnë të krijojnë kaos në Shqipëri, deri në shuarjen dhe vjedhjen e të dhënave sensitive  të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në  sigurinë tonë kombëtare dhe cenojnë edhe integritetin e shteteve partnere. Për ditë me radhë, si rrjedhojë e hakerimit të  sistemit TIMS, në pikat e kalimit të kufirit u krijuan vështirësi, u cenuan shërbimet e policisë kufitare deri në atë masë që jo pak raste u desh të kryhen shërbimet si që moti.  Pikërisht  ndërhyrjen në sistemin TIMS ,komentoi Sali Berisha me një pathos e agresivitet  të veçantë. Me kompetencë të plotë, sikur ta kishte miratuar vet veprimin kriminal të të akuzuarit, si të ishte bashkëpunëtori numër një i kryeministrit, deklaroi  se kjo ishte vepër e vet kryeministrit të qeverisë shqiptare. Arsyeja sipas Berishës, ishte   lehtësimi i bandave dhe kriminelëve të lidhur më qeverinë, të sponsorizuar prej saj për të hyrë dhe dal lehtësisht në vendin tone, duke shmangur kontrollin dhe  për t`i shpëtuar ata nga ndalimi apo moslejimi i daljes dhe hyrjes pasi i mbronte qeveria, duke mos i evidentuar. Në këtë mënyrë, Rama akuzohet për tradhti kombëtare dhe atentat, jo vetëm kundër  integritetit territorial, kushtetutës, betimit, po edhe sigurisë kombëtare,  kundër interesave të partnerëve tanë në NATO dhe BE. Kjo akuzë, kapërcen çdo vijë të kuqe. Këtë nuk guxojnë edhe vet ata që e kanë kryer ndërhyrjen në sistem dhe kanë synuar shkatërrimin e tij. Më e shumta nuk marrin përsipër përgjegjësinë  e hakërrimit. Po nuk guxojnë t`ia faturojnë të parit të qeverisë, një akt të tillë i cili është pak të quhet atentat kundër atdheut dhe kombit, popullit dhe vet rendit kushtetues. Pas një akuze të tillë, duke i bashkuar edhe atë se  hakërrimi të sistemit dixhital Kosovës,se është bërë nga qeveria shqiptare, kuptohet i nominuari numër një,  është Edi Rama. Pas kësaj akuze të përbindshme, SPAK, duhet urgjentisht ta merrte si indicie këtë akuzë për ta hetuar dhe dërguar para togave të zeza kryeministrin si i implikuar, tradhtar të  shtetit që drejton. Kjo deklaratë nuk është bërë nga  podiumi i sallës së Kuvendit të Shqipërisë, po nga një konferencë shtypi. Në këtë rast, Berisha nuk mund të fshihet pas mosmbajtjes përgjegjësi për ato që deklaron se është në të drejtën e tij si deputet, çuditërisht deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për mynxyrat që nxjerrin nga goja në sallën e kuvendit. Po deklaratën për tradhti të Edi Ramës, këtë herë, Berisha nuk e ka bërë nga salla që t`i falet gjithçka dhe të jetë i imunizuar nga përgjegjësia. Ai këtë herë, foli nga një tjetër tribunë dhe ligji nuk duhet ta toleroi. Shqiptarët,, vërtetë dëgjojnë shumë akuza dhe janë dhelur me broçkulla ekstreme, si kjo më e fundit e sabotimit të TIMS me qëllim lehtësimin e bandave dhe kriminelëve të qeverisë. Po këtu ka vetëm një zgjidhje. Ose Berisha të provoj vërtetësinë  e kësaj deklaratë dhe qytetarët ta falënderojnë për shërbimin atdhetar për shtetin shqiptar dhe mbrojtjen e sovranitetit tonë si shtet ose të dal para gjykatës  për t`u ndëshkuar për akuzat e paprovuara. Në të kundërt, Edi Rama edhe pse Kryeministër i Shqipërisë duhet të hetohet dhe në se është fajtor të dënohet. Të dy Berisha dhe Rama nuk mund të kenë të drejtë. Ose njëri ose tjetri  duhet të shkojnë në burg. Berisha për shpifje të rëndë dhe Edi rama në se ka dorë në hakërrimin e TIMS të largohet nga kreu I qeverisë dhe të dënohet për tradhti shtetërore?! Që Sali Berisha, ia fut me top dhe fare kotë, që bën diversion dhe akuzon pa asnjë fakt e provë, kjo është provuar me mijëra here në këto tri dekada demokraci. Kështu ka ndodhur me të gjithë kundërshtarët e tij politik. Kështu ka ngjarë me Fatos Nanon,i  cili u akuzua si aleat i Milosheviçit kur ishte në krye të qeverisë dhe u shpall miku më i mirë i Berishës kur ra nga pushteti. Kështu ka ngjarë edhe me beniaminin e tij në krye të PD, Lulzim Bashën të cilin e sponsorizoi, e motivoi, e bëri kryetar të PD-së, e mbrojti për të gjitha humbjet, po në fund e shpalli armikun më të madh të tij dhe të PD-së, duke e akuzuar për gjithçka deri tek bashkëpunimi me rusët. Kështu edhe me Edi Ramën i cili është shpallur nga Berisha me zë e figure, si kryeministri që kërkon t`i bëj varrin shtetit dhe vendit, duke shkatërruar sistemin e kontrollit kufitar në  mbrojtje dhe interes të banditëve dhe kriminelëve të qeverisë. Kësaj i thonë: Edi  Rama, kryeministri ynë që ka detyrë numër një sigurinë kombëtare, “shkatërron”  sistemin TIMS për interes të bandave të qeverisë!