BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Opinion / Editorial

"Ranë dakord, të mos merren vesh", siç thoshte profesor Moikomi!

"Ranë dakord, të mos merren vesh", siç thoshte

Sigurisht që fatkeqësisht u largua nga kjo botë fizikisht, një nga mendjet më brilante që ka pasur tranzicioni shqiptar. Jo vetëm këto tre dekada, por dhe disi ato përpara, prof. Moikom Zeqo ishte një nga ato lartësi njerëzore humaniste e filozofike, që nuk përsëriten kaq shpesh në historinë e një kombi! Duke nderuar kujtimin e tij, dua të tregoj një bisedë me fokus historinë për ta lidhur me të sotmen e shëmtuar që po jetojmë. Një ditë në Muzeun e Shkodrës në vitin 2013-të vjen prof Moikomi dhe më takon për të biseduar dhe për 100 vjetorin e "Internacionalit" e "Rrethimit të Shkodrës" për të parë ekspozitën time dhe sigurisht për të marrë pjesë në këtë përkujtim. Si zakonisht, biseda shkoi te faktet e historisë dhe kur po dialogonim mbi mbledhjet e "Ambasadorëve" (Konferencën) në Londër dhe pastaj dhe të Ministrave të Jashtëm të fuqive të mëdha përpara 22 marsit. Për një nga ato takime (mbledhje) prof Moikomi më thotë: Bektesh, ai takim, ajo mbledhje, u bë me filozofinë "të bien dakord, për të mos u marrë vesh"! E realisht unë kam shkruajtur shumë për këtë temë historike, e cila ndau keqas territorin shqiptar, por ndaloi nisjen e Luftës së Parë Botërore nga Shkodra dhe rrethimi i saj. E ndaloi përkohësisht, por pikërisht si për ne dhe më vonë fuqitë e mëdha, rënien dakord dhe "teknalitetet" e bisedave më vonë, të cilat rrënuan për ngjarjet historike dhe Ballkanin apo Europën të gjithën. Prof Moikomi kishte të drejtë! Kurse unë sot, mund të them se "ajo marrëveshja" që u bë në ambasadë me gjithë qëllimin e mirë të miqve tanë - është rënie dakord për të mos u marrë kurrë vesh! Mes të tillëve nopranë dhe kërcunj politikë, që tashmë s’kanë asnjë pikë uji dhe po ashtu asnjë farë bese - nuk mund të ketë marrëveshje burrash dhe politikanësh që kanë parime! Teknalitetet e tyre të komisioneve dhe të KQZ-ve, janë sigurisht litarë që duan të jenë jashtë kur të plasë dhe një herë marrëzia, apo histeria e zgjedhjeve dhe maskarallëqeve që ndodhin me të tillë dakordësi paburrnie politike të zakonshme në Shqipëri! Ashtu sikundër janë "paburrni" izolimet idiote me frikësim dhe pastaj hapjet po idiote me asnjë siguri dhe konkurrim protokolli apo dhe pa morali për të kërkuar llogari. Urdhërat dhe provokimet me rrëzimet e turpshme për grumbullime si te teatri apo dhe mitingjet e tjetrit, apo mënyrat për të bërë propaganda me njerëz, janë dukuri e atyre që janë njësoj dhe që nuk duan asnjëherë të merren vesh si burrat. Janë thjesht provokatorë të dy apo tre palët, dhe që nuk duan t’ia dinë as për ndershmëri firmash dhe kontratash politike të ndershme si dhe përgjegjësi e detyrim politik kombëtar që të merren realisht vesh. Sepse nuk duan të bëjnë gjënë e duhur që është realisht sistemi. Ai sistem (i përgatitur me hile dhe pa ndershmëri) që kanë degraduar dhe bërë të pabesueshëm vetë. Në të vërtetë zotërinjtë ambasadorë duhet të ishin bërë palë me shqiptarët që në shumicën e tyre nuk ju besojnë të tillë kopukëve që iu mungon "burrnia" ose nuk kanë lidhje me atë që në botën perëndimore e quajnë – gentelman. Nga njëra anë, është pozita e radhitur (inkorporuar) te pushtetet e sunduara marrisht dhe paturpësisht dhe që në demokraci askush nuk mund t’i bëjë mirë dhe bukur të gjitha, pa hyrë në telashe me ligjin dhe me atë që është bazë e demokracisë, kontrolli dhe balanca! Në anën tjetër, janë provokatorët dhe ata që nuk janë kurrë alternativë demokracie ose opozita e PD e LSI dhe që kanë dashur gjithmonë fitoren në tavolinë pa merita dhe pa asnjë sukses të dukshëm si personal dhe kolektiv! Për më tepër në dakordësinë perverse të lënies së vendit pa opozitë parlamentare zyrtare dhe ligjore, që të kthehet vendi në kohë reforme në një laborator eksperimentesh politike, zgjedhore, të drejtësisë, të arsimit dhe shëndetësisë, për faqe të zezë të gjitha në Shqipëri. Këta tipa të "bien dakord që të futen në rrugë të mbarë dhe të drejtë të demokracisë dhe ligjit". Duhet të jesh jo naiv, por "besimtar sy mbyllur" i madh, që të besosh se të tillë monstra të kenë parime dhe principe lirie e të shtetit ligjor që të bien dakord dhe të merren vesh! Jo, ata bien dakord dhe mashtrojnë si shqiptarët, por dhe të huajt, me pa burrninë e tyre dhe perversitetin e tyre korruptiv politik. Janë njësoj, sepse dikur janë "marrë me të mirë" nga i njëjti fondacion dhe nga e njëjta frymë "globaltiraniste", e cila nuk ka aspak parasysh kombin dhe drejtësinë. Janë njësoj sepse korifenjtë e dy partive të mëdha, kanë modelin e përbashkët të mendimit të ekstra trashëgimisë kombëtare dhe respektit ndaj çdo gjëje që ka parime dhe cilësi kombëtare. Një nga këto mungesa është "pa burrnia" e tyre, si pjesë kundër trashëgimisë sonë kombëtare. Ata bien dakord për të mos u marrë vesh, sepse vetëm kështu kanë mundësi të alternojnë pushtetin duke sunduar dhe refuzuar pluralizmin e demokracinë në parimet e shenjta të saj. Vetëm kështu mbushen me tendera, me projekte mafioze dhe me korrupsion masiv, në të gjitha kolonat e shtetit. Po po, pikërisht në drejtësi, në arsim, në shëndetësi dhe kudo ku ka lek apo fonde publike. Bien dakord që të mos bëjnë gjënë e duhur apo të merren vesh, për të bërë zgjedhje të lira dhe të drejta. Ja kjo është dhe dakordësia e tyre e për këtë do të sabotojnë çdo individ, çdo bashkim shqiptarësh, çdo ambasadë, çdo të tjerë që duan Shqipërinë dhe kanë krenari kombëtare! Për këtë gjë sigurisht, kanë rënë dakord dhe punojnë fort për të mbajtur fjalën! Për këtë gjë që është një "paburrni" e jashtëzakonshme, ata do të qëndrojnë si "burrat"! Ata bien dakord për të mos u marrë vesh kurrë dhe kjo tashmë është e qartë! Besoj se duhet të qartësohen dhe të huajt! Gjithsesi nëse duan apo nuk duan është sigurisht problem i tyri. I joni është t’i kuptojmë dhe refuzojmë për një të keqe të madhe që i bëjnë demokracisë dhe ne shqiptarëve me këtë mënyre qartësisht korruptive dhe mashtruese për të "rënë dakord" dhe për të mos u marrë vesh!