Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Raporti i auditimit, mjet komunikimi mes KLSH dhe qytetarëve

Postuar: 10/07/2019 - 08:29

Auditimi konsiderohet si aktiviteti parësor i një institucioni suprem auditimi, por ai nuk do të ishte i plotë, nëse nuk do të mbështetej nga faktorë të tjerë jo më pak të rëndësishëm, siç janë komunikimi i jashtëm me palët e interesit dhe përmirësimi i besueshmërisë në sektorin publik. INTOSAI 12 nën parimin “Të bësh një ndryshim në jetët e qytetarëve” ka përcaktuar rëndësinë e krijimit të vlerës së shtuar për publikun, e cila arrihet nëpërmjet rezultateve të auditimeve të kryera ky institucion.

Paraqitja vizuale e raportit të auditimit, gjuha e përdorur dhe përcjellja e tij sa më pranë qytetarit të thjeshtë, ishin disa nga temat kryesore të diskutuara gjatë workshop-it mbi auditimin financiar zhvilluar në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë, me pjesëmarrës Institucionet Supreme të Auditimit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim u prezantuan raporte konkrete të auditimeve financiare, të përgatitura nga këto institucione, ku u analizua përmbajtja e tyre dhe opinioni i dhënë i auditimit. Përfaqësuesit e SAI-ve theksuan rëndësinë e raportimit konciz të gjetjeve dhe rekomandimeve, duke pasur në vëmendje përdoruesit e këtyre raporteve, të cilët jo gjithmonë kanë eksperiencën dhe formimin në fushat e audituara nga institucionet supreme, por politikat e trajtuara në gjetjet e identifikuara kanë impakt tek ta. Në përfundim, të pranishmit ranë dakord se pavarësisht vlerësimeve pozitive për prezantimin e qartë të opinionit të auditimit, strukturës sistematike dhe mënyrës së të shkruarit të gjetjeve, ende ka vend për përmirësim në rrugën drejt raportimit reader friendly të materialeve të auditimit. Në këtë drejtim, u rekomandua përgatitja e raporteve më të shkurtra; prezantim më konciz i mesazhit kryesor të rezultatit të auditimit duke ruajtur konsistencën në të gjithë seksionet e materialit; shtimi i paraqitjeve grafike dhe tabelare, etj.

Rishikimi i rregullores së procedurave të brendshme të KLSH-së, pas përfundimit me sukses të projektit të binjakëzimit me SAI-n Polak, konkludoi në përgatitjen e formateve për raportimin e gjetjeve dhe dokumentacioneve standarde të auditimit. Aplikimi i tyre nga audituesit, ka bërë të mundur identifikimin e qartë për çdo gjetje të: situatës së konstatuar; kriterin apo bazën ligjore të thyer; shkakun i cili identifikon përgjegjësit; impaktin i cili sjell në vëmendje pasojat e veprimit apo mos veprimit, nivelin e rëndësisë dhe rekomandimin për përmirësimin e situatës. Megjithatë, formulimi i gjetjeve në një formë sa më të kuptueshme nga publiku i gjerë, mbetet një nga sfidat për institucionin e KLSH-së , pasi vetë dobishmëria dhe efektiviteti i një auditimi matet nëpërmjet impaktit që rekomandimet e lëna sjellin për publikun e gjerë dhe përmirësimin e situatës së identifikuar. Audituesit e KLSH-së kanë në vëmendjen e tyre të shkruarin e gjetjeve në mënyrë të thjeshtë, të lexueshme dhe të aksesueshme nga publiku i gjerë, duke konsideruar gjithmonë kërkesat e ISSAI 12 për përgatitjen e raporteve të auditimit, ku komunikimi interaktiv që mundësohet nga publikimi i raporteve dhe vendimeve të auditimit në faqen zyrtare të KLSH, apo kthimi i përgjigjeve të ankesave të ndryshme të qytetarëve, e lehtëson këtë proces.

Gjithashtu, Strategjia e Zhvillimit të KLSH për periudhën 2018-2022 me moton “KLSH shërbestar i qytetarit” ka si qëllim thelbësor informimin e publikut për përdorimin me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë të fondeve publike. Për përmbushjen e këtij objektivi, KLSH është e angazhuar për rritjen e bashkëveprimit me qytetarët me qëllim maksimizimin e vlerës së produkteve që ajo ofron, pra raporteve të auditimit. Kuptimi i duhur i rekomandimeve të institucionit suprem të auditimit është hapi i parë për garantimin e implementimit të tyre, dhe përmirësimin e procedurave/sistemeve. Në vijim, Kontrolli i Lartë i Shtetit është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet trajnimeve dhe grupeve të punës të ngritura për rishikimin e rregulloreve, për përmirësimin e cilësisë së raporteve të auditimit dhe opinioneve të dhëna mbi përputhshmërinë dhe rregullshmërinë financiare të subjekteve të audituar, duke synuar performimin bashkëveprues dhe gjithëpërfshirës me palët e interesit, nëpërmjet perceptimit të veprimtarisë së institucionit nga publiku i gjerë.

Raporti i auditimit, mbështetur edhe në Strategjisë së Komunikimit të KLSH-së për periudhën 2017-2019, Objektivi nr.1 : Rritja e profilit publik të KLSH-së dhe e të kuptuarit të misionit, vizionit dhe rolit të tij në shoqëri, për të forcuar besimin e qytetarëve tek institucioni, nuk konsiderohet nga KLSH si përfundim i punës së saj, por si pikënisje për identifikimin e problematikave në sektorin publik, me qëllim përdorimin e këtyre informacioneve nga qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve publike, për të ndikuar në administrimin më të mirë të politikave qeverisëse kundrejt përmirësimit të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve.

Joana Troqe, Audituese pranë KLSH

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:15

Kjo farë demokracie, që s’po hyn ende në brazdë, ka sjellë një çoroditje, që fjalën e lirë po e shpërdorojnë pa asnjë efekt,por as nuk po mjedisohemi me këto mendësi.

Postuar: 18/07/2019 - 07:13

Nuk do të rrinte pa bërë demagogji dhe llafollogji prej somnambuli politik dhe të pa afti të meri

Postuar: 18/07/2019 - 07:11

Lajmin se Monika Kryemadhi, ka një pallat në “Unazën e re” e kumtoi Presidenti Meta n

Postuar: 17/07/2019 - 07:15

Nëse i kthehemi retrospektivës për t'u ballafaquar me shprehjen epokale të bashkimit kombëtar

Postuar: 17/07/2019 - 07:14

- 422 mijë të punësuar nuk paguajnë kontributet!182 milionë euro deficit të skemës fundosin buxhe

Postuar: 17/07/2019 - 07:10

(Nuk di, pse mu kujtua kjo thënie e Shvejkut nga Bugjeovica)

Postuar: 17/07/2019 - 07:08

Ai socialisti i mirë aty në periferi, apo në qendër të Tiranës, ai që lexon i vetëm gazetat, ai q