BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Raportimi financiar në Njësitë e Qeverisjes Vendore

Raportimi financiar në Njësitë e Qeverisjes Vendore

Raportimi financiar i Njësive Vartëse Buxhetore për organet eprore ose për organet e tjera

shtetërore sipas detyrimeve të përcaktuara me ligj, është veprimtari e domosdoshme për

monitorimin periodik të treguesve të buxhetit dhe jo vetëm. Sigurisht, evidencat e raportimeve periodike mujore, përfshijnë treguesit kryesorë të shpenzimeve, të ardhurat, tregues të detyrimeve kreditorë ose të drejta mbi debitorët etj. Por treguesit e plotë mbi aktivitetin ekonomiko-financiar të njësisë shpenzuese, raportohen në fund të periudhës ushtrimore nëpërmjet “Pasqyrave Financiare Vjetore” ose siç thuhet ndryshe “Bilanci financiar”.

Duam të theksojmë për lexuesin e zakonshëm, se pasqyrat financiare tregojnë gjendjen

ekonomiko financiare të njësisë shpenzuese në një moment të caktuar që është data 31 dhjetor

e vitit ushtrimor. Raportimi nëpërmjet Pasqyrave Financiare, jep të dhëna mbi Aktivet, Pasivet, Fondet, të dhëna mbi fluksin monetare (Caush-Flou), Investimet dhe burimet e financimit etj.

Rëndësia e Raportimit Financiar është veçanërisht për ato subjekte që i përdorin ato të dhëna

të cilat në këtë rast janë Ministritë e Linjës, Ministria e Financave, Instituti Statistikave e

subjekte të tjera sipas përcaktimeve ligjore. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), gjatë vitit 2019, i ka kushtuar vëmendje të veçantë auditimit të pasqyrave financiare, me synim dhënien e një opinioni mbi shkallën e besueshmërisë së tyre. Formulimi i opinioneve mbi shkallën e besueshmërisë së pasqyrave financiare, është bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit Financiar (ITOSAI) dhe kërkesave të manualit të Auditimit Financiar. Duam të tërheqim vëmendjen mbi disa problematika të konstatuara nga auditimet financiare të

kryera gjatë vitit 2019 në Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore. Për shkak të kompleksitetit të aktivitetit ekonomiko-social dhe financiar të këtyre Njësive edhe Pasqyrat Financiare, bartin disa probleme dhe veçori përsa i përket mënyrës së raportimit. Më konkretisht, këto veçori, janë të lidhura me: 1-Mënyrën e financimit. Aktiviteti i Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, financohet nga disa burime që janë: -të ardhurat e veta nga tatim taksat lokale, tarifat e shërbimeve, dhënie me qera të aseteve dhe aktivitete të tjera të karakterit ekonomik e social; -të ardhura nga grandet buxhetore; -grande të kushtëzuara me destinacion dhe grande të pa kushtëzuar; -donatorë të ndryshëm; -kredi bankare, etj.

2-Llojet e seteve që kanë në përdorim përfshijnë iventarë qarkullues, të cilët përgjithësisht janë inventarë në përdorim të personelit, aktive të tjera të qëndrueshme si toka, pyje e kullota, rezervuare, troje, objekte ndërtimore të karakterit ekonomik e social etj.

3-Misionin e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore. Misioni i Strukturave të Vetëqeverisjes

Vendore, i cili sipas përcaktimeve në nenin 3 të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen

Vendore”, është të sigurojë qeverisjen e efektshme, efikase dhe në nivel sa më afër qytetarëve

nëpërmjet realizimit të shërbimeve në formë të përshtatshme, bazuar në nevojat e anëtarëve të

bashkisë dhe në parimin e autonomisë vendore. Gjatë vitit 2019, KLSH ka audituar gjithsej 27 subjekte, ku 17 subjekte të audituara janë të llojit auditim financiar “Mbi dhënien e opinionit të pasqyrave financiare të aktivitetit të vitit 2018”. Në 17 subjektet ku është kryer auditimi financiar mbi dhënien e opinionit të pasqyrave financiare të vitit 2018, ka rezultuar se në 13 subjekte është dhënë opinion i kualifikuar, në 2 subjekte është dhënë opinion i pakualifikuar pa rezervë, në 1 subjekt është dhënë opinion i pakualifikuar me reserve dhe në 1 subjekt është dhënë opinion i kundërt. KLSH në auditimet e kryera, dhënien e opinioneve të pasqyrave financiare të vitit 2018, e ka mbështetur në mangësitë e konstatuara, të cilat në mënyrë të përmbledhur duam të ilustrojmë disa raste si vijon:

A-Në të gjitha Njësitë e Qeverisjes Vendore të audituara, nuk është kryer inventarizime

mbi gjendjen fizike të aktiveve (të qëndrueshme) afat gjatë materiale (si toka, troje,

terrene, pyje, plantacione, ndërtesa e konstruksione etj.), pavarësisht nga burimi i

financimit (të ardhurat e veta ose nga kalimet në pronësi të tyre sipas miratimeve më VKM).

Ky konstatim vlen jo vetëm për vitet 2017, 2018, por edhe për vitet paraardhëse. Në këtë mënyrë, vlera e këtyre Aktiveve të Raportuara në Pasqyrat Financiare, nuk mund të

jetë e besueshme pasi në këto vite tranzicioni, prona publike “ka ardhur duke u tkurrur” nga

paaftësia e Strukturave Shtetërore për ta menaxhuar atë. Për ilustrim mund të përmendim si në rastin e Bashkisë Kurbin, ku është konstatuar se për vitin 2018, gjendja kontabël e llogarive: 210 “Toka Troje Terrene” është për vlerën historike 8, 652, 463 lekë; llogaria 211 “Pyje Plantacione” për vlerën historike 9, 414, 833 lekë; llogaria 212 “Ndërtesa e Konstruksione” për vlerën neto 1, 301, 665, 655 lekë dhe llogaria 213 “Rrugë, Rrjete, Vepra Ujorë” për vlerën neto 1, 233, 614, 513 lekë.

B- Po kështu në disa raste edhe llogaritë inventariale të Aktiveve Qarkulluese, nuk janë

verifikuar në fund të vitit ushtrimor me inventarizim të gjendjes fizike.

C-Nuk janë raportuar saktë detyrimet kreditore, përfshi këtu dhe detyrimet sipas

vendimeve të formës së prerë të gjykatave me kreditorë subjekte fizike ose juridike.

Në Bashkinë Shijak, nuk janë kontabilizuar dhe raportuar në pasqyrat financiare detyrimet për

vitit 2017 për 11 raste të faturuara në shumën 86, 627, 012 lekë. Në Bashkinë Sarandë për vitin 2018, nuk është kontabilizuar vlera e faturuar për investime të kryera në shumën 58, 774, 022 lekë. Në Bashkinë Librazhd, nuk janë përfshirë në bilancin e vitit 2017 detyrimet e palikuiduara

për vendimet gjyqësore të formës së prerë në vlerën 9, 094, 562 lekë, kurse vlera e detyrime për

vendimet gjyqësore të formës se prerë me datë 31. 12. 2018 është në shumën 22, 656, 907 lekë.

Në Bashkinë Mat për vitin 2017, nuk janë përfshirë në bilancin e vitit 2017 detyrimet e pa

likuiduara për vendimet gjyqësore në vlerën 30, 655, 159 lekë dhe për vitin 2018 për vlerën

17, 932, 960 lekë.

D-Në disa llogari të pasqyrave financiare, janë kryer veprime kontabël të gabuara duke

denatyruar përmbajtjen e tyre. Në Bashkinë Selenicë për vitin 2017, llogaria e aktiveve të qëndrueshme të patrupëzuara (AQPT) 202 “Studime e projektime” si rezultat i kontabilizimit të gabuar, paraqet më shumë vlerën 37, 054, 686 lekë, e cila duhet të paraqitet në zërat e aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara, pasi përfaqëson vlerën e 74 projekteve, investimet e të cilave kanë përfunduar. Në Bashkinë Sarandë, për dy vitet ushtrimore 2017-2018 llogaria 202 “Studime dhe

Kërkime” paraqitet me të njëjtën gjendje në vlerën 14, 433, 919 lekë. Kjo vlerë e cila i përket

112 projekt-studimeve nuk është shpërndarë sipas llojit të aktiveve materiale, ku janë kryer

investimet, pavarësisht se punimet kanë përfunduar në vitet e mëparshme. Në Bashkinë Patos, llogaria e aktiveve llogaria “Toka, troje, terrene” në pasqyrat financiare të vitit 2017, është për vlerën kontabël (historike) 36, 025, 029 lekë dhe në vitin 2018 për vlerën neto 4, 741, 703 lekë. Nga analiza kontabël e kësaj llogarie, është konstatuar se në këtë llogari janë kontabilizuar edhe vlera të trojeve të varrezave të qytetit si dhe të trojeve nën objekte ndërtimi, për të cilat mungojnë të dhënat e nevojshme për mënyrën se si janë vlerësuar me çmim sipërfaqet e trojeve, baza ligjore e këtij vlerësimi. Në këtë llogari, është kontabilizuar edhe vlera e 5 objekteve ndërtimore që janë qendra shëndetësore në vlerën 875, 553 lekë, të cilat nisur nga përmbajtja ekonomike, duhet të kontabilizohen në debi të llogarisë 212 “Ndërtesa e konstruksione”. Për vitet 2017 dhe 2018, nuk është mbajtur llogaria 231 “Shpenzimet në proces për rritjen e A. Qëndrueshme të trupëzuara”, megjithëse gjatë vitit ushtrimor është konstatuar se ka pasur investime të cilat në fund të periudhës kanë rezultuar të pambyllura. Konkretisht, në fund të periudhës ushtrimore të vitit 2017, nuk janë paraqitur si investime në proces 3 raste ne shumën totale 138, 339, 373 lekë, por janë paraqitur si aktive të përfunduara.

E-Llogari që duhen të sistemohen. Në Bashkinë Shijak, për vitin 2017, llogaria aktive e bilancit 230 “Shpenzime për rritjen e aktiveve të qëndrueshme të pa trupëzuara” për vlerën kontabël 42, 419, 840 lekë, duhet të sistemohet për të pasqyruar saktë përmbajtjen ekonomike të veprimeve kontabël pasi në këtë llogari janë kontabilizuar vlera të studimeve dhe projekteve për 13 objekte studimore dhe projekte, nga të cilat në dy raste për shumën 1, 566, 800 lekë, janë shpenzime supervizimi dhe kolaudimi dhe si të tilla, duhet të sistemohen në kosto të objekteve të investuara. Dhe për 11 objekte në shumën 40, 853, 040 lekë, përfaqësojnë shpenzime për financim të projekteve dhe studimeve, të cilat kanë përfunduar dhe janë marrë në dorëzim, si të tilla duhet të sistemohen në debit të llogarisë 202 “Studime e projektime”. Në Bashkinë Selenicë për vitin 2017, janë transferuar në fakte aktive në vlerën kontabël 526, 501, 279 lekë nga Bashkia Selenicë në shoqërinë “Ujësjellësi Selenicë” SHA, por nuk është kryer veprimi kontabël dhe nuk është hartuar dokumentacion për transferimin e tyre.

F-Mungesa dokumentacioni. Në Bashkinë Shijak për vitin 2017, llogaria 211 “Pyje, kullota plantacione” për vlerën kontabël 4, 830, 000 lekë, rezulton se zyra e financës nuk disponon të dhëna mbi përmbajtjen e saj si, dokumente kontabël, regjistra etj. dokumente justifikues. Në Bashkinë Kurbin, gjendja e debitorëve në fund të vitit 2018, llogaria “Debitorë të ndryshëm” është për vlerën kontabël 3, 678, 921 lekë. Lidhur me përmbajtjen e kësaj llogarie, Drejtoria e Financës, nuk disponon të dhëna, dokumente ligjorë e kontabël mbi subjektet debitorë, vlerën e debisë si dhe përmbajtjen e saj.

G-Mos regjistrim i aseteve. Në Bashkinë Selenicë për vitin 2017, nuk janë regjistruar në kontabilitet llogaria 210 “Toka, troje, terrene” dhe llogaria 211 “Pyje, Kullota Plantacione”. Pasqyrojnë vetëm asetet e ish-Bashkisë Selenicë, në vlerën 140, 307, 952 lekë, por nuk janë përfshirë në vlerat e aseteve të marrë nga ish-komunat sot njësi administrative të saj. -Nisur nga problematikat e konstatuara mbi auditimin e pasqyrave financiare dhe dhënien e opinionit mbi to, KLSH edhe në të ardhmen do të vazhdojë auditimin e pasqyrave financiare, me qëllim dhënien e garancisë mbi vërtetësinë e llogarive financiare.

*Auditues i Lartë në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm, KLSH