BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Raportin e DASH për korrupsionin e “firmos” edhe unë

Raportin e DASH për korrupsionin e “firmos” edhe unë

J etojmë prej 28 vitesh në sistemin demokratik. Për t`ia mbërritur kësaj dite u përmbys diktatura. Ishte diktatura që motor të zhvillimit ekonomik kishte pronën shtetërore mbi atë private dhe forcë lëvizëse të shoqërisë, luftën e klasave e cila u shoqërua me ndarje të thella klasore dhe krijimin e shtresave të privilegjuara në njërën anë e gjithë të tjerët në krahun tjetër. Ishte sistemi i barazisë imagjinare, po jo reale. Mungonte konkurenca e ndershme në çdo fushë. Bëmat e para 1990-ës nuk mund të numërohen. Ndaj sistemi ra. Po ky që jetojmë? Është vetëm shkëlqim? Pa të meta. Le të ndalemi në këtë analizë pas vitit 1990. Nuk ka qytetarë të mos bëj diferencën mes dy kohëve. Të djeshmes dhe të sotmes. Sistemi shoqëror i sotëm ndryshon në thelb nga ai i djeshëm. Diferencën e përcakton: Demokracia. Fjala e lirë. Zgjedhjet demokratike. Ekonomia e tregut. Konkurenca. Media e pavarur. Ndryshimi i psikologjisë shoqërore. Liria e fesë. Liria e lëvizjes. Ritmet e zhvillimit. Hapja me botën... Po nuk është bardhë e zi. Nëse në tërë këto drejtime, ka arritje që i përjetojmë, ka një plagë të rëndë tek e cila duam të ndalemi. Është plaga më e keqe që mund të ketë binjake vetëm kancerin. Korrupsioni. Që pas vendosjes së sistemit të ri demokratik, kjo sëmundje e rëndë e shoqërisë tonë, u shtri në mënyrë kapilare në shumë hallka nga ndërmarrja më e vogël,e zyra më e thjeshtë deri lartë. Gjeti terren, jo vetëm në administratë, po edhe në organet e drejtësisë. Në gjykata e prokurori. Tek partitë politike. Nga baza, u ngjit deri në majën e piramidës. Dhe prej andej zbriti poshtë. U shtri në gjithë qeveritë shqiptare. Secila prej tyre në këto 28 vjet ka “kontributin” e vet në trashjen e përhapjen e korrupsionit. Fenomeni fitoi “qytetarinë”. U bë si ajri. Si “lubrifikant” u emërtua nga hallkat e administratës. Në se i referohesh asaj që shikon, vrojton e dëgjon vet në kontaktet personale, me zyrtarët e shtetit, me administratorët e personat që kanë një vulë e detyrë për të zgjidhur, një problem apo për të dhënë një shërbim, pagesa nën dorë është mekanizmi brilant që të mbaron punë. Korrupsioni në shoqërinë tonë, është shndërruar në “personin magjik” të zgjidhjes së çdo halli. Çelësi për hapjen e çdo porte. Në ZRPP në ALUIZ-m, në bashki, në gjykatë, në prokurori, ndërmarrje, doganë, drejtori arsimore, spitale, në shkolla, në universitete, përballesh me veprime korruptive. Nuk ka mbetur në këto vite një institucion njëqind përqind i pastër. Nuk kemi një model a shembull pa njollë. Një zyrtar që të mos jetë lakuar për korrupsion. Plagës së korrupsionit nuk i ka shpëtuar askush. Ky fenomen është i hershëm dhe i sotëm. Ka të shkuar dhe të tashme. Ka një rrugëtim të gjatë. Nis në 1991. Ka kulmet e veta. Piramidat. Privatizimet strategjike. Vjedhjen e zgjedhjeve. Gërdecin. 21 janarin. Rrugën e Kombit. Tiranë – Elbasan. Koncesionet e mëdha. Korrupsioni është sofistikuar. Maskuar. Ka ndryshuar formë e ngjyrë. Ka qenë agresiv. Është bërë më elokuent. Ishte brutal. Është bërë më “paqësor”. Po në thelb ka ndjekur të njejtën trajektore. Ka qenë i pranishëm në të tërë këto vite. Fenomenit të korrupsionit nuk i kanë shpëtuar qeveritë e 28 viteve. As qeverisja e të majtëve. Aktualja dhe ajo e katër viteve, 2013-2017, koalicioni PS-LSI. Në sytë e shqiptarëve janë të freskëta denoncimet e shumta. Nga brenda e jashtë. Përmes deklaratave. Denoncimeve. Ballafaqimeve. Individëve. Dhjetra emisione investigative, ku pa pikë turpi, drejtorë institucionesh, shefa policie, mjekë, drejtorë të burgjeve, administratorë të rrugëve, deri tek zyrtarë të lartë, para se të të kryejnë një punë, kanë siguruar fitimin në miliona lekë e miliona euro. Dhe për këtë, gjahu kanë qenë tenderat, ankandet, zhdoganimet, tatimet, privatizimet e mëdha, pasuritë shtetërore, ndarja e tokave, trojeve, lejet e ndërtimit. Me një firmë janë përvetësuar qindra ha plazhe. Dhe organet e shtetit kanë heshtur. Kanë mbyllur sytë. Kanë bërë zhurmuesin. Korrupsioni nuk është anonim as abstrakt. Edhe në rastet kur veprimet kryhen në errësirë, larg syrit të qytetarëve. Për të deklaruar korrupsionin, populli nuk ka nevojë të kapi të korruptuarit në flagrancë. T`i zërë me “presh në dorë”. I mjaftojnë pak indikatorë. I nevojiten vetëm pak sekonda për të verifikuar atë që e ka bërë baltë me korrupsionin. Dhe në këtë aspekt zor të gjesh të “virgjër”. Engjëj. Të papërlyer. Të pastër. Edhe ata që tundin raportin e DASH sot,vetëm sa bëjnë propagandë. Ai që bërtet më shumë është më i përlyeri. Historia e tyre me korrupsionin është legjendë. Vetëm shkalla e korruptimit ndryshon. Edhe pse aq herë sa flitet për korrupsioni, disa marrin në duar flamurin në emër të shpartallimit të kësaj sëmundje të rëndë që na shoqëron në tërë këto vite. Korrupsionin nuk mund ta luftojnë “profesorët” e korrupsionit. Ai nuk është në qiell. Ndodhet midis nesh. Me objekt dhe subjekt, zyrtarë të shtetit tonë. Atë e ushqejmë vetë ne. Me të drejtë, Raporti i DASH, vë theksin tek korrupsioni, me shtrirje të gjerë në gjithë hallkat e qeverisë. Dhe kur thuhet qeveria, nënkuptohet nga maja në bazë. Dhe këtu nuk përjashtohen agjensitë shtetërore. Drejtoritë e Përgjithshme sektoriale, me shtrirje horizontale e vertikale. Nuk mund të pretendosh luftë efikase kundër korrupsionit nëse masat për parandalimin e tij do i kufizosh me largimin e një drejtori apo kreun e një agjensie. Kjo është vetëm si ta gudulisësh korrupsionin. Të lësh “ustallarët” nëpër zyrat e institucionit, t`i promovosh, t`u japësh akses, baraz, t`i nxish vetes jetën. Zyrtarët nuk janë të imunizuar nga korrupsioni. Nuk kanë imunitet. Vjen e ikën drejtori, marifetçinjtë e përjetshëm, ata që i rezistojnë çdo kohe, mbeten. Dhe fillon loja. Më jep. Të jap. E bëj. Dua këtë “nder”. Po si do veprohet? Cila është terapia shpëtimtare? Do ndërtojmë një administratë pa njerëz? Do merren nga laboratori klinikisht të pastër? Kjo është praktikisht e pamundur. Atëherë duhet të merren organet kompetente me njerëzit. Jo vetëm me kupolën, po gjithë trupën. Ilaçi është kontrolli. Ligji i rreptë. Edukimi. Largimi nga puna i të korruptuarve. Dhe në fund ndëshkimi. Nëse në Sarandë do kishte shembuj ndëshkimi për ata që shkelnin ligjin në krye të bashkisë që në vitin e parë, sot do kishim një qytet ndryshe. Më shumë hapësira të lira. Do kishim trotuare. Jo vija të shtrembra. Lulishte. Kurorën e qytetit do ta gëzonim tërë jetën. Po mungoi kontrolli. Nuk u ndëshkua askush me forcën e ligjit. Tek e fundit “frika i ruan vreshtat”. Ligji. Ilaçi për të shpëtuar nga korrupsioni nuk është një i vetëm. Sëmundja e korrupsionit kërkon terapi agresive. Profilaksi. Kontroll. Monitorim. Zbatim të ligjit. Morali nuk e lufton korrupsionin se ai ngrihet mbi moralin e kapërcen çdo etikë. Fiton imunitet dhe gjënë shtigjet për të depërtuar kudo. Pa zbatim të rreptë të ligjit, pa drejtësi efikase, pa ndëshkim shembullor, pa i “prerë” dorën e kokën atij që e mban tërë ditën të shtrirë, duke kërkuar para në emër të postit, asgjë nuk do ndryshoj. Masat që po ndërmerren përmes instalimit të teknologjisë, shmangia e kontakteve të qytetarëve me sportelet, ku kërkojnë shërbime, heqja e qindra shkresave për të cilat duhet të trokasësh në shumë dyer. Dixhitalizimi, ballafaqimi, funksionimi i portaleve të bashkëqeverisjes, takimet e hapura, janë disa nga mekanizmat që mund të zbusin fenomenin e korrupsionit. U larguan nga puna, pasi nuk kishin zbatuar ligjin 80 punonjës të ZRPP-së. Po edhe 800 të largohen nga ky institucion, përsëri janë pak. Ajo që vendos është kontrolli. I befasishëm. Zyrtari duhet të mendoj mirë. Vodha, do shkoj në burg! Abuzova do jap llogari! Dhe prej këtej dilet në një përfundim. Nga arsyet e shtrirjes së korrupsionit i cili me të drejtë është vënë në qendër të Raportit të DASH, është përzgjedhja e administratës. Kur punësohen mediokër. Të paaftë. Që diplomë kanë teserën e partisë. Me diploma të blera. Nga ata që të përlajnë tepsinë, kusinë, kuzhinën, shtëpinë, mos prisni të mbrojnë Shqipërinë. Lufta kundër korrupsionit nuk është një moment. Nuk përfundon sot. Nuk ka objektiv një vit apo një periudhë të caktuar kohore. Ndaj tij kërkohet angazhim dhe luftë pa mëshirë për t`iu nxirë jetën atyre që grabisin. Në se zhvillimi i ekonomisë,matet në përqindje rritje dhe është i kontrollueshëm po kaq i verifikueshëm është edhe lufta kundër korrupsionit. Po për luftë të suksesshme kundër korrupsionit, kërkohet të veprojnë në sinkron tërë hallkat e organizmave shtetërore. Korrupsioni nuk ka ngjyrë. Nuk ka fytyrë. Nuk ka moshë. Nuk ka ideologji. Nuk ka ditëlindje. Nuk ka ditëvdekje. Dhe nuk e ka “shtëpinë” këtu në Shqipëri. Që pulsi i shoqërisë të rrahi pa shtypje e shtrëngim. Që ekonomia të jetë e çliruar. Është detyra e shtetit, dhe e gjithë shoqërisë të shpëtojnë këtë vend nga korrupsioni. Dhe për ta bërë këtë le të shihen në pasqyrën e raportit të DASH. Ta lexojnë ftohtë. Pa emocione. Pa paragjykime. Jo se vjen nga Amerika dhe nuk njihet. Po është DASH që na dha reformën në drejtësi dhe tani na thotë: “Një Shqipëri pa korrupsion”. Kështu e duam të gjithë. Edhe BE. Është raporti që e lexojmë përditë, të gjithë, cep më cep të vendit tonë. I shtrirë në shumë hallka, që shkatërron qelizat e zhvillimit. Pa fituar këtë luftë nuk ka liri, përparim, demokraci. Për të gjitha këto, këtë raport e nënshkruaj edhe unë. Pa pendesë. Menjëherë!/Nga Bardhyl BEJKO