BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Opinion / Editorial

Raskolnikovët e ekraneve...

Raskolnikovët e ekraneve...

Mbeta i shokuar. Ekrani i MCN-së, ishte ndezur nga debati , kur analisti Andi, i shtoi benzinën: "Unë do të preferoja më mirë një bandë hajdutësh, që të zhdukë këtë bandë hajdutësh qeveritarësh". Fjala ishte për xhaketat e vjetra që duhan të vijnë në pushtet , të cilat sipas analistit mbajnë pluhurin e korrupsionit , por për hir të ndryshimit... S'di pse, m'u suall Raskolnikovi ,personazhi i romanit "Krim e ndëshkim " i Dostojevskit . Ndoshta idetë e tij për të qënë i " vecantë " ( individë që kanë dhunti e talent, të thonë në ambjentet për rreth fjalën e vet, që ze vend ) një Napoleon potencial, ku fshihet egoizmi që i sjell kërcënim njerëzimit ( Raskolnikovi vret fajdexheshën dhe të motrën për t'i marrë paratë dhe shpërndarë fisit të varfër ) , ide që po e promovonte dhe analisti , jo duke kërkuar ndryshimin e gjëndjes së varfërisë , por duke ndryshuar ngjyrat e hajdutëve , nga të majtë, në të djathtë  dhe c'është më e keqja, prurjen e hajdutëve të sprovuar. Raskolnikovi i mbyllur në botën e ideve të veta, shkoi drejt krimit i mbushur nga urejtja për padrejtësitë e të pasurve ndaj të varfërve, ndërsa analistin tonë e shqetëson ndryshimi për ndryshim ,duke mos luajtur nga statukoja e shtresave të pasura . Me të vetëmin dallim nga trilogjia "Oresti " i Eskilit , ku krimi, lind krimin , tani korrupsionin pjell korrupsionin . Këta "Orakuj" që i kanë kthyer ekranet në tempuj , ku interpretojnë idetë e" shënjtorve" të preferuar , duke i shitur si të vërteta edhe atëhere, kur ato bëjnë " MU", duke i vënë minat sistemit . U canë e u ndanë ,duke u bërë zë dhënës të liderve, për mëkatin më të madh të bërë në këto 30 vite,( me dorëzimin e mandateve dhe mos futjen në zgjedhjet lokale nga opozita ), duke i shitur si vizionare qëndrimet e saj nëpër sheshe , edhe mbasi është provuar tashmë, se ku e degraduan sistemin, qëndrimet kontraverse të lidershipit, të cilin etja për pushtet e shtyu drejt akteve që s'është parë e dëgjuar në botë. E njëjta qasje, nga liderët sot, të cilëve me kohë e me vakt u ka marrë ferra uratën , por për të mbuluar hajnitë e tyre, analistët nuk rreshtin së faturuari gjëmën e madhe, pengbravës. Epo të tjetërsohet robi në këtë farë feje , kur deri dje e ngrinin në qiell , sot e shkelin me këmbë, vetëm me disa nga analistët tanë të kthyer në personazhe kafkianë, mund të ndodhë! Më e keqja e të këqiave është se, në se Raskolnikovi brehet nga ndërgjegjja për kryerjen e krimit, raskolnikovët tanë, as s'skuqen, e as s'zverdhen , për krimet e kryera përmes fjalës që ka vrarë një shoqëri të tërë , por qetësisht si " kriminelë ordinerë", i sheh të hedhin e presin, lloj, lloj idesh, njëra më luftënxitëse se tjetra, duke i yshtur njerzit drejt turbullirave, ku mund të fshihet si struci, xhaketa e korrupsionit e prerë nga SHBA , se për shtresën në nevojë, taksirate janë harxhime fryme më bosh nëpër sheshe ,se për të përfituar gjë, është provuar këtu e tridhjet vjet, për mundin e shkuar në interes të zullumqarve të pushtetit. Zullume të cilat më mirë se te kushdo tjetër, i pashë te fytyra e shfaqur në ekran e futbollistit shqiptar, shkuar në "Odesë "për të luajtur me klubin e saj, i cili si padashje më bëri pjesë të mendimit, që s'di nga i rrodhi ; "Këtu më duket më qetë, se sa lufta në Shqipëri ". Tingëllon paksa si paradoksale ,krahësimi me një vend si Ukrahina, të ndezur nga lufta, por që e vërteta është se në 30 -vjetët e demokracisë ,vecse kusureve të jetesës , shqiptarve u është vrarë edhe qetësia shpirtërore ,nga se klasës sonë politike dhe ekranet që e mbështesin s'i punon mëndja për tjetër gjë pervecse ,për mitingje ( aq sa liderët nga se nuk e kuptojnë veten pa pushtet ,tjerrin ëndrrat me protesta, kovid i shpërndarë ndërr analistë të cilve, nuk u hyn gjuha në gojë nëpërr ekrane, duke u thurur prelude mitingjeve, si shpëtimtarë të demokracisë) , duke i kthyer sheshet, në Vaterlora. Me siguri lufta për" qeverinë teknike" vjeshtës do t'i sjellë " pranverën arabe", sipas opozitarit , "shpirtit binjak" të revolucionit . Si mjaftuan 30- vjet "lidermëdhenjve" për t'u sjellë pranverën shqiptarve , por me siguri ngrohja globale, do të bjerë prurje për përmbysjen e stinve , vjeshtën do ta kthejë në pranverë. Ajo që ende mbetet enigmë është, pasojë e " ngrohjes globale" apo traumat e frikës nga " non grata" anglez i ka kapur brinjë më brinjë ,ndaj dhe thirjet ; liri , revolucin , referendum, sovranitet, qeveri teknike , inceneratorë , shpërndara në mjediset mediatike (më zi se citatët e Maos në revolucionin kulturor kinez ), do të jenë snajperat , që do ta shpëtojnë nga shënjestra e Spakut, "xhaketën e korrupsionit", shanse që si po vijen koha, është në kufirin e zerimit, për të shpëtuar pa u lagur!?. Gjithsesi në betejat politike ka fitues e humbës ,por ajo që bën cudinë e madhe është , Raskolnikovët të cilët edhe pse, të dështuar në idetë e tyre, ende vazhdojnë të shiten si mbartës vlerash ,duke mbajtur sytë nga " rrobat e vjetra" , të kthyer tashmë në debatikas- 80 vjecarë . Në se Raskolnikovin e Dostojevskit e coi drejt krimit, ideja për të ndryshuar të tashmen përmes mirësisë, raskolnikovët tanë kërkojnë ndryshimin e të tashmes, përmes së keqes, duke u bërë mbrojtës së moralit të kohës; ku të pasurit përbuzin dhe varfërojnë gjithnjë e më shumë të varfërit përmes korrupsionit. Se sa komodë ndihen, disa analistë në shpalosjen e ideve të tyre ,mjafton të ndiqje njërin prej syresh tek STV, ( i cili për t'i dalë në mbështetje të dy liderve , për korrupsionin e projektit të "Butrintit" apo atij të portit të" Durrësit") , për të motivuar idetë e hedhura , shtronte pyetjen retorike ; që si ka mundësi një i huaj, të hedhë miliona dollarë, në një vend të pa sigurtë si Shqipëria , duke reshtuar mundësira të arta, që ka bota për të afruar investitorë potencialë. Aq dritë shkurtër janë këta analistë, sa nxijnë realitetin , me qëllimin dashakeq për të mos afruar investitorët e huaj , njësoj si bëjnë dhe liderët e opozitës në luftën për pushtet. Boll, o raskolnikovë u kthuhet në vrrasës të shpresës së shqiptarve , duke i mbajtur varrur pas protestave, të cilat nuk bëjnë asgjë , vecse ujin e cojnë në mullirin e të korruptuarve, për t'u korruptuar edhe më shumë. Korrupsioni nuk ka ngjyrë .Duhen goditur të korruptuarit , dhe jo duke zvëndësuar ,ca të korruptuar, me ca të tjerrë sipas retorikave tuaja, që rahin ujë në hava. Xhaketat e vjetra, duhet të largohen nga skena politike një orë e më parë, e jo t'u jepni oksigjen nëpër ekrane , të promovohen të rinjtë e pa korruptuar që janë shpresa e fateve të demokracisë, të tjetërsuar nga "elita" e të korruptuarve. Raskolinikovi, jo vetëm u ndëshkua për krimin ,por dhe mbeti ndërgjegje vrarë deri në fund të jetës, ju as ndëshkoi, por për më keq , s'brehi nga ndërgjegja për sa shumë, kini dëmtuar shoqërinë, duke u bërë zëdhënës të të paudhëve , që e kanë cuar sistemin në këtë farë derexheje. Historia u ka ngarkuar me barrën e së vërtetës, për t'u vënë në shërbim të interesave publike, duke goditur veset e politikanëvet , dhe jo t'i shtyni drejt rrugve pa krye, sic po ndodh ,sot e gjithë ditën, me mitingjet që s'të cojnë askund ,vecse zgjatin ditët e xhaketës së korrupsionit. Gjithësesi xhaketa e korrupsionit, pritet të dalë vjeshtës në protestë . "Njerëz , mos harxhoni kohë, duke u bërë pjesë e pazarve të politikanëve, që s'u kanë lënë gjë pa iu vjedhur, por grykësia nuk ua ndal orekset. Në se do t'i shpëtojë dorës së Spakut edhe këtë vjeshtë xhaketa e korrupsionit, (pa u groposur së bashku me aferën e inceneratorëve dhe të tjera e të tjera marifete ta paudha), iu bie bara ju ,o njerëz të pafaj, të merrni fatet tuaja në dorë , duke luftuar realisht korrupsionin e jo sic tundin liderët kartat, kur vetë mbajnë veshur xhaketën e korrurpsionit të cilën tjetër kush, ia ka zbardhur , por ja që priten " ufot" sa të sjellin fakte. Sigurisht raskolnikovët e ekraneve, të cilët bëhen zëdhënësa të së keqes, dita e gjykimit s'do vonojë edhe për ata, sepse ky është krim edhe më i madh se ai i Raskolnikovit. Viktimizon një shoqëri të tërë, duke i hedhur hi syve, e degraduar një sistem të gjithin...