BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

Refleksion... paszgjedhor!

Refleksion... paszgjedhor!

Ja dhe zgjedhjet përfunduan dhe bashkë me përfundimin e tyre, liderët kryesorë të disa partive e mblodhën mendjen duke hequr dorë nga ëndrra për pushtet, ëndrra këto që i shikonin me të vërtetë gjatë natës, duke u përpjekur sa majtas e sa djathtas e sikur të mos mjaftonte dhe kjo e fillonin atë të nesërmen atje ku e lanë... veçse kësaj here me sy hapur. Por kjo do të ishte vetëm për disa teksa për të tjerët nuk do të mjaftonte sepse situata u ndërlikua keq që jo vetëm të mos shikonin ëndrra, por ti kapte makthi dhe bashkë me këtë makth dhe ethet se a do të ishin fitimtarë apo humbës?! Në tablonë e përfundimeve elektorale të përfunduara plotësisht si forcë e parë në zgjedhje rezultoi dhe u rendit Partia Socialiste e ndjekur nga Partia Demokratike dhe në fund nga e “sëmura me anemi akute”, LSI-ja. Një miku im përpara se të fillonin votimet, më pati pyetur që t’i jepja opinionin tim personal, se kush do të ishte ai subjekt politik që fitonte ato. Me bindjen time të plotë deklarova se zgjedhjet do t’i fitonte Partia Socialiste dhe kisha arsye për të mbërritur në përfundime të tilla. Pavarësisht se kupola e kësaj partie përbëhet nga borgjezë të mirëfilltë, i theksova se ata janë borgjezë liberalë në raport me ekstremin e djathtë të partisë berishiane. Por ka dhe një arsye tjetër sepse Partia Socialiste ka si bazë trashëgiminë e elektoratit të majtë elektorat ky që përbën shumicën dërrmuese të popullsisë së vendit tonë. Këtij fakti do t’i bashkëngjitej edhe ana e kundërt, e cila e favorizoi shumë PS-në, sepse Partia Demokratike për asnjëherë nuk u distancua nga krimi dhe kriminelët e brenda për brenda partisë, të cilët kanë qenë me shumicë dhe me aleatët e saj e që ende janë dhe aspirojnë për të qenë faktor “ton dhënës” në politikë. Kjo dukuri nuk mund të fshihet, sepse emrat e tyre kanë qenë dhe përsëri u shënuan në listat elektorale. Populli shqiptar e di shumë mirë dhe ende i ka të pashëruara plagët e tij nga diktatura berishiane, nga korrupsioni dhe vjedhjet galopante që iu bënë, nga hemorragjia e jetëve njerëzore duke marrë arratinë (hemorragji që vazhdon edhe sot). Edhe nëse Partia Demokratike aktualisht do të shënonte një lloj avantazhi në raport me zgjedhjet e kaluara, kjo do t’i dedikohej disi rolit të moderuar të Lul Bashës, por më tepër dhe elektoratit të LSI-së, nga ku një pjesë e mirë e tyre rikaluan te Partia Socialiste dhe pjesa tjetër te Partia Demokratike. Po çfarë ngeli nga LSI-ja? Kuptohet se ngeli ajo që i ngeli, simpatizantët e klithmave banale, agresive, e kërcënuese të Ilir Metës, i cili harroi se ishte president i vendit duke marrë pjesë intensivisht në fushatë në interes te forcave të caktuara politike. Është për të ardhur keq, sepse ai në fakt si dy pika uji foli me gjuhën e kumbarit të tij të “21 janarit” dhe për hir të së vërtetës populli u ngrit jo vetëm per qeverisjen e mbrapshtë, por dhe për korrupsionin e hapur të Ilirit i cili në fakt që prej asaj kohe ka simbolizuar vetëm unitetin e krimit ekonomik në Shqipëri, rrugë kjo që ai i qëndroi konseguent deri në fund, madje dhe një apo dy ditë para zgjedhjeve të cilat konkluduan me viktima dhe të plagosur. Del ky palo president, i cili deri dje deklaronte gatishmërinë për luftë të lëpijë atë që hodhi në përfundim të zgjedhjeve se u realizua dëshira e tij “për zgjedhje të qeta”. Të jetë e vërtetë kjo gjë kur ai bënte thirrje për luftë të armatosur dhe konfrontime sociale?! Po të ishte kështu populli i mrekullueshëm i Skraparit i takonte ta nxirrte të parin, por ja që shuplakën e parë e mori nga vendlindja e tij. Pse?! Sepse qytetarët e Skraparit nuk kanë ndryshim nga popullata tjetër e krahinave tona. Po tani o presidenti ynë i luftës... çdo të bëni?! Vallë do e jepni vallë dorëheqjen ashtu sikurse e patët deklaruar nëse do humbisnit apo do të vazhdoni në detyrë duke bërë pazarllëqe me PS-në që të bëri president... për të shpëtuar lëkurën?! (Mos e ça menderen fare se nuk të bëjnë gjë!)? Juve normalisht ju takon që së pari dorëhiqeni bashkë me bashkëshorten, nga partia juaj, të cilën e kini hipotekuar në Kadastër. Aq hipokrit u tregua Presidenti ynë saqë pa pikën e turpit dhe dinjitetit qytetar, tashmë (fiks më 27 prill në orët e mbasdites) e konsideron veten të qetë se u realizua dëshira e tij. Po si mund të ndiheni i qetë or presidenti ynë kur ju ishit shkaktari kryesor i tragjedisë së partisë tuaj, por dhe të asaj çka ndodhi në qytetin e Elbasanit? Tashmë moralisht keni ngelur vetëm “President” vetëm brenda katër mureve të shtëpisë tuaj. Kjo është e vërteta. Të mësoi keq baba Saliu, por por më e keqja është se mbas tij ndodhi që t’i verboi sytë dhe floriri. Ja pra si të firoi partia jote dhe ju pata paralajmëruar se nuk do fitonit me shume se 3 deputetë (në fakt morët 4) dhe kjo e gjithë si rezultat i prapësirave të tua në kurriz të shqiptarëve. E shikon si ju ndëshkon populli? Tashmë në arritjen e rezultateve disi të mira të PD-së (kjo në raport me 2017-tën) i takon dhe falë mass-medias shtypit radios dhe televizioneve private, të cilët gjatë gjithë kohës e në vazhdimësi konstantë, u bënë mbështetës të frymëzuar të sponsorizuar nga afaristët privatë, të cilët me ardhjen në pushtet të të djathtëve dhe aleatëve të tyre shikonin interesa të caktuara. Tani i vutë në hall të madh dhe disa gazetarucë bythëlëvizurit si puna jote, se ja po sikur tu falimentoje gazeta për qejfin tënd?!! Po kush fitoi? Mos vallë me të vërtetë jeta e shqiptarit do ndryshoje? Mos vallë deputetët e ardhshëm do ia ndërrojnë faqen Shqipërisë? Pse a nuk kemi 3 dekada që i dëgjojmë?! Diku Mark Tweni ka shkruar “Nëse partitë do të punonin për ndryshime të mëdha në interes të popullit, atëherë ato (partitë) kurrë nuk do të organizonin zgjedhje”. Vëreheni me kujdes entuziazmin e fituesit pse jo dhe të deputetëve se si u ndrijnë sytë. Vallë do të na e japin dhe ne sado pak nga ky shkëlqim i syve të tyre? Vallë a do ketë rritje të ekonomisë shqiptare, e cila të manifestohet me rritjen e nivelit të jetesës së popullit, apo do merren përsëri borxhe nga Europa? Vallë do e bëjnë Shqipërinë të tillë që bijtë e bijat tona të mos bëhen vegla pune të Europës, apo do i lutemi Europës me dorë të shtrirë?! Nëse vjen një kohë, që shqiptari do ta konsideronte fyerje marrjen e arratisë për interesa ekonomike, atëherë ajo qeveri që ka realizuar këtë objektiv, pavarësisht se është e ngelet borgjeze meriton një përgëzim. Nëse një pensionist, gëzon shumë se iu shtuan 200 lekë ajo parti që është në pushtet duhet të ulë kokën e turpëruar përpara popullit të vet dhe nuk e meriton të qeverisë. Faqja e Shqipërisë nuk i ndërrohet me betonizime, as me sistemim rrugësh, parqesh dhe paraqitje të jashtme estetike. Edhe pse këto duhen dhe janë të domosdoshme, nuk vlejnë aspak nëse mbizotëron në vend papunësia, nëse pasuritë e mëdha nuk shfrytëzohen nga shqiptarët, por u jepen të huajve me koncesion për fitime qesharake, nëse peshkatoret tona japin peshkun jashtë në këmbim të 1000 konservave, nëse ne blejmë naftën tonë nga të huajt me çmim më të lartë se sa të atyre nëse naftëtarët tanë dhe punëtorët e tjerë që punojnë në shoqëritë aksionere të huaja nuk i marrin pagat e tyre për muaj të tërë. Kurrë nuk do ta meritonte qeverisjen e vendit të vet ai kabinet që rininë e vet e ka të papunë dhe të ulur nëpër bar-bufetë. Jo rininë tonë as nuk e kemi, por as duhet ta kemi të tillë. Po qe se është e tillë nuk është faji i saj, por tërësisht i juaji. Unë ngelem skeptik sepse është natyra e zotit kapital që do pasurojë vetëm kastën dhe shtresën e pasur të atyre që janë në pushtet dhe në opozitë dhe na varfëron ne që ju japim votën me brohoritje. Ç’t’i bësh kjo është natyrë e sistemit, sistem ky, që do të bashkudhëtojë me shoqërinë shqiptare me ekstremitet ekonomike. Të pasurit duke u pasuruar çdo ditë e më shumë dhe ne, që vuajtjet dhe varfëria nuk do të na hiqet kurrë.