
“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

Reforma e re territoriale sipas dispozitave të Kartës Europiane

Shkruar nga Av. Eduard Mullaraj 14 Maj 2022

Nëse sot kryefjala e politikës shqiptare është zgjedhja e presidentit të ri të Republikës dhe përsosja e reformës në drejtësi, përmes veprimeve më të shpejta të institucioneve ligjzbatuese në procesin e hetimit dhe formulimit të akuzave, ato që po presin radhën janë dy reforma substanciale, reforma zgjedhore dhe reforma e ndarjes territoriale - administrative. Kur ligji për ndarjen territoriale i vitit 2014 e ndau Shqipërinë ka 61 zona administrative, Kuvendi kish përpara një sfidë tjetër aspak të lehtë; pasqyrimin e tij në ligje të tjera që lidhen ngushtë me të: në ligjin për decentralizimin e pushtetit vendor dhe në Kodin Zgjedhor, por kjo nuk ndodhi. Reforma territoriale, e njëanshme dhe pa kompromis mes palëve politike, u trumbetua si një domosdoshmëri për t'u shërbyer sa më mirë bashkësive të banorëve. Reforma territoriale e vitit 2014 nuk ka mundësuar realizimin e objektivave për rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, afrimin e tyre ndaj qytetarëve, zhvillimin dhe kontrollin e territorit si dhe rritjen e efiçiensës së funksionit të qeverisjes vendore. Kjo reformë nuk solli asgjë të re, madje thelloi varfërinë dhe e rëndoi mjaft gjendjen sociale, arsimore dhe shëndetësore të banorëve, pasi nuk u pasua me një reformë në qeverisjen vendore. Pabarazia dhe varfëria janë rritur në Shqipëri gjatë viteve të fundit pas ndarjes së re territoriale. “Shkalla e varfërisë në Shqipëri është një nga më të lartat në Ballkanin Perëndimor, ndërsa mbulimi i saj me mbrojtje sociale është ndër më të ulëtat”, thotë FMN, në një raport të kohëve të fundit. Ndërsa, sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore, në vitin 2023 parashikohet që treguesi i varfërisë relative në Shqipëri të arrijë në 16.9 për qind, me një ulje 2.5 pikë përqindje nga niveli i pritshëm i këtij viti. Gjendja në arsim është katastrofike. Në zonat rurale po mbyllen shkollat në masë. Familjet nuk kanë qasje në ambientet e kujdesit shëndetësor, komunitetet nuk po marrin rregullisht ujë të pastër dhe energji elektrike. Familjet nuk po ushqehen rregullisht. Këto janë disa nga faktorët që mund të ilustrojnë varfërinë shumëdimensionale, e cila shikon privimet e ndryshme që njerëzit përballen në të njëjtën kohë në aspekte të ndryshme të jetës së tyre, jo thjesht mungesën e të ardhurave. Dinamikat sociale në ndryshim dhe sfidat që vendi duhet të përmbushë në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, theksojnë nevojën për qasje e përkthim të politikave në mënyrë më të integruar duke siguruar aksesin e barabartë, cilësinë dhe kategoritë e nevojshme për shërbime sociale apo shëndetësore, si dhe ekonominë e shkallës. Reforma territoriale nuk ka ofruar një mundësi pozitive për planifikimin social lokal në një shkallë më të gjerë si dhe nuk ka përcaktuar qartë rolet dhe përgjegjësitë. Reforma duhej të artikulonte qartë misionin e saj në përgjithësi dhe rolin e tij social në veçanti. Përveç vlerësimit të nevojave dhe planifikimit të shërbimeve sociale, duhej përmirësuar shpërndarja e shërbimeve të specializuara dhe përmirësimi në shkallë të gjerë i tyre, duke siguruar përkthimin e përparësive kombëtare në nivel lokal. Duke bërë një analizë të stadit të sotëm të zhvillimit demografik, social, ekonomik, politik (procesi i decentralizimit të pushteteve, reforma elektorale) dhe e shumë proceseve të tjera, dalim në përfundimin se është koha e duhur për një ndarje të re administrative me konsensus të gjerë politik. Që të realizohet një reformë e suksesshme duhet të merret mendimi i ekspertëve më të mirë, të cilët gjenden në universitete dhe institucionet e tjera kërkimore-shkencore. Ende në vendin tonë ndihet roli autoritar dhe imponues i pushtetit qendror, ndaj është me rëndësi të veçantë decentralizimi i punëve dhe kompetencave, edhe për sa i përket organizimit administrativ të territorit. Në mënyrë që reforma të jetë e gjithëpranuar jo vetëm nga faktorët politikë, por edhe nga administratorët lokalë dhe institucionet ndërkombëtare, publiku i gjerë dhe të gjithë aktorët duhet të ndërgjegjësohen për nevojën e ndërhyrjeve përmirësuese në ligjin aktual të ndarjes territoriale, në përputhje me stadin e arritur dhe perspektivën e zhvillimit demografik dhe social-ekonomik të vendit. Është absurde të mendosh se mund të hapen negociatat dhe të fillojë procesi i anëtarësimit në BE pa decentralizmin e pushtetit vendor dhe forcim të kompetencave të të zgjedhurve vendorë. Reforma e re territoriale duhet të respektojë dispozitat e Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe, veçanërisht, duhet të garantojë pavarësinë politike, administrative dhe financiare të njësive të qeverisjes vendore. Është thelbësore që procesi i vendimmarrjes për këtë reformë të jetë transparent, përfshirës dhe konsensual. Një reformë e vërtetë administrativo-territoriale duhet të synojë fuqizimin e njësive të qeverisjes vendore, duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe rritjen e efiçencës së menaxhimit të burimeve natyrore, financiare dhe njerëzore të këtyre njësive.
Më të lexuarat


Futbolli, turizmi dhe bashkia

Idiotët e futbollit, janë shumë më “normal” se ato të partisë!

Operacioni ` Plumbi i Artë` sukses apo ngecje përballë Drejtuesve të Korrupsionit?

Populli ynë gëzon një liri të brendshme

Impresione që të rrëmbejnë

Retë nukleare po mbulojnë planetin!

Kongresi i Përmetit në historinë e Shqipërisë

Gjama e burrave në Nikaj-Mertur

Në anën e drejtë të historisë

Berisha doli kampion, por nuk do të luaj dot në Superiore
