
E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Reforma territoriale duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo partive

Shkruar nga Ramazan Sherja 23 Qershor 2022

Këto ditë ka nisur punën Komisioni për Reformën territoriale dhe zgjedhore. Është pozitiv fakti se kjo Reformë, ndryshe nga reforma që u hartua në vitin 2015, po bëhet në bashkëpunim me përfaqësuesit e opozitës dhe ka premise që të jetë në shërbim të interesave të të gjithë komuniteteve. Duhet thënë se reforma e hartuar para tetë vjetëve, nuk pati pritshmërinë e duhur. Bashki të tilla të mëdha, si kjo e Tiranës, me afro 1 milon banorë dhe me shtrirje nga Kërraba në kufi me Elbasanin, deri në Ndroq, që ndan me fshatrat e bashkisë së Durrësit, është vështirë të administrohet efektivisht. Po kështu bashkitë Fier Durrës dhe Elbasan, që kanë një numër të madh banorësh dhe një shtrirje të gjerë gjeografike, kanë patur mangësi në menaxhimin e problemeve dhe nuk iu kanë përgjigjur sa e si duhet kërkesave të banorëve të tyre. Organizimi në njësi kaq të mëdha, ka bërë që të mbeten larg vëmendjes fshatrat e largëta. Është kjo arsyeja që ndonëse fshatrat e qendrave të njësive administrative kanë një zhvillim të dukshëm, në infrastrukturë, ajo e fshatrave të thella ka mbetur po aty ku ishte, në mos është përkeqësuar. Tani që reforma është në duart e partive, duhet bërë përpjekja maksimale, që ajo t’u shërbejë sa më efektivisht e në mënyrë të barabartë të gjithë banorëve, si në qytet dhe fshat, pa bërë diferencime në investime. Në regjimin e Sali Berishës, u bë vërtet një Reformë territorial, gjoja demokratike, u hartuan ligje me frymë perëndimore, siç ishte ai “Për vetëqeverisjen vendore” që përgjithësisht ishte i mirë, por që nuk u zbatua konkretisht si duhet, duke mos u shpëtuar ndikimeve partiake. Mazhoranca e drejtuar nga Sali Berisha, më shumë realizoi reforma elektorale, që të siguronte më lehtë fitoren, se sa territorial që të ishin efektive dhe në dobi të gjithë komunitetit. Pasi regjimi i Berishës, që nisi revanshin që në fillimet e tij, humbi shumicën e komunave, përdori një dredhi territoriale që u parapriu zgjedhjeve të përgjithshme, duke krijuar zona elektorale me grupe të mëdha komunash socialiste, të cilat nuk kishin asnjë arsye bashkimi, e duke copëtuar zona elektorale që ishin bastione të PD, me qëllim që të fitonte shumicën e deputetëve në parlament. Kështu komuna e Funarit, me shtrirje deri kufi me Tiranën, u bashkua me Shushicën, që shtrihej matanë Shkumbinit, deri në kufi me Gramshin, e që nuk i lidhte asgjë, as si territor dhe as në marrëdhënie sociale e zakonore. E kështu, duke shfrytëzuar pushtetin qendror, u përdorën të gjitha format që të bllokoheshin investime në bashkitë dhe komunat socialiste. Madje, vetë kryetari i PD i asaj kohe, e shprehu hapur: “asnjë investim në komunat që kanë fituar komunistët!” Pra edhe pse në krye të komunave socialiste, u zgjodhën njerëzit më të ndershëm, më të arsimuar dhe të përkushtuar, kreu i pëdëistëve i quante ata “komunistë”! Qeveria Berishiste nuk pyeste për rregulla e ligje. Kështu në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore” thuhej se kryetari i komunës dhe bashkisë, shkarkohet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozim të Këshillit të Ministrave, për shkelje të rënda të Kushtetutës, apo shkelje të tjera flagrante. Por qeveritarët berishistë të pangopur me pushtet, me shkelje të syrit të Saliut, i cili përqendroi në duart e tij gjithë pushtetet, filloi t’i shkarkojë disa kryetarë komunash socialistë, duke dërguar në vend të tyre, të deleguar nga qeveria qendrore, të paaftë, pëdëistë fanatikë të qeverisë. Ky dhunim i ligjit bëhej, jo vetëm për të treguar se gjoja “socialistët nuk ishin të aftë të qeverisnin” , por edhe “për të pastruar fushën” nga kryetarët në bastionet socialiste,që PD të fitonte “rehat” zgjedhjet e 26 majit që po afroheshin. Kështu u bë batërdia në disa bashki e komuna. Pasuria e ish kooperativave u përqendrua në një dorë të një grupi pëdëistësh që kishin mbështetjen e qeverisë qendrore. Kryetarëve të komunave socialiste iu hoqën të gjitha kompetencat dhe atyre u mbeti vetëm të paguanin administratën që kishin nën kontroll, dhe atë shpesh nëpërmjet një presioni të papërballueshëm nga qendra. Ndodhnin probleme të rendit në komunë, por polici nuk i përfillte fare drejtuesit e saj, sepse nuk kishte asnjë lloj varësie prej tyre. Nuk bëhej mësim në shkolla, e mësuesit livadhisnin, sepse ata emëroheshin nga “drejtoria e tyre” që ishte krejt pëdëiste. Mjekët e infermierët braktisën shërbimin në qendrat shëndetësore, por komunat nuk kishin asnjë të drejtë kontrolli mbi ta , vetëm konstatonin mangësitë me relacione. Duhet thënë se, edhe pse është bërë rotacioni i mazhorancave, dhe janë hartuar ligje përgjithësisht të mira, pushteti vendor nuk e ka gjetur akoma plotësisht veten për të qenë ai që duhet të jetë. Dikur funksiononin komitetet ekzekutive , analogji e bashkive të e sotme, por ama kishin më shumë kompetenca, pavarësisht se ishin nën diktatin e politikës së partisë dhe centralizimit demokratik. Çdo rrethi i planifikohej buxheti i duhur në përputhje me numrin e popullsisë dhe sipërfaqen territoriale që mbulonte, dhe askush nuk mund të luante me fondet. S’kishte atëhere tenderë korruptivë dhe zhvatje mafioze të buxhetit. Çdo komitet ekzekutiv kishte seksionet e tij dhe në përputhje me funksionet e tyre, bënte dhe planifikimin e fondeve për zhvillimin e infrastrukturës. Nuk kishte kaq shumë drejtori të përgjithshme e agjenci zhvillimi në qendër e në rajone si sot, të cilat në shumicën e rasteve gllabërojnë fondet e pushtetit lokal. E çfarë kanë ndryshuar dhe çfarë cilësie në punë kanë sjellë gjithë këta instanca, me administrata të fryra që funksionojnë sot, të cilat më shumë e shpërndajnë përgjegjësinë se sa rrisin eficencën e funksionimit. E përse duhen p.sh. krahas drejtorisë në dikaster, edhe një Drejtori e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, një Drejtori Rajonale, një Zyrë Arsimore Vendore, dhe një tjetër që ndjek problemet e arsimit në bashki. Nëse të bie një hall, interesuari këta nuk ia arrin t’i shkelë dot me këmbë, e jo më ta zgjedhës atë. Nëse një mësuesi nga fshati Korrë, mbi 30 km larg Elbasanit, nëse nuk ia zgjedh shqetësimin ZVA e kësaj bashkie,i duhet të shkojë deri në DRAP ,Korçë, për të zgjidhur hallin e tij, Po kështu drejtori mbi drejtori funksionojnë edhe në sektorin e shëndetësisë, bujqësisë, transportit etj. Prandaj kam mendimin që këta të përqendrohen në një drejtori të vetme , që të funksionojë me kompetenca të plota, në varësi të bashkisë. Edhe tani këto copëzash drejtoreshë, apo zyra vendore, mundohen të zgjidhin problemet e të hiqen të pavarura, por dorëzohen shpejt, sa herë ua tërheqin litarin nga lart. Po kështu duhet parë me kujdes se ç’do të bëhet edhe me Këshillat e Qarqeve, të cilët deri tani nuk kanë asnjë kompetencë. Prandaj, ndërkohë që lufta partiake nuk është më aq e ashpër, duhet bërë një reformë territoriale jetëgjatë, që t’i shërbejë rritjes së efiçencës ekonomike vetëqeverisjes së pushtetit vendor, që ai të vihet sa më mirë në shërbimit të qytetarit. Për këtë duhen jo vetëm mendimi i deputetëve , anëtarë të komisionit, por të tërhiqet edhe eksperienca e specialistëve të bazës, si dhe e grupeve të interesit. Madje për këtë Reformë mund të bëhet edhe një Referendum mbarëkombëtar.
Më të lexuarat


Serbia e Vuçiçit e Daçiçit po don me e kthye Luginën e Preshevës në një “Sanxhak të Dytë”

23 qershori, Dita e të dëbuarve dhe zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva

Sado “pëllumba” të lëshojë Papa nga Vatikani, liria nuk mund të vijë pa luftuar

Ëndrrat dhe pengesat që “Sadrazami” të marrë “vulën” e humbur!

Makina inteligjente nuk mund të imitojë “policët inteligjentë”!

Politikanët ta heqin unin, se unë e bëj atë di vetë

Ballkani “kurth”, “kënetë” që do të gëlltisë këdo apo “fuçi baruti”?

Balta mbi Kardhiq-Delvinë

Zgjedhje apo përzgjedhje e kryetarëve të PS në Bashki?!

Profeti i rremë i demokracisë shqiptare Berisha kërkon revansh
