Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reforma zgjedhore me "guerilas KQZ-je" dhe diktatorship kryetari partie është mashtrim!

Postuar: 08/09/2019 - 07:41

Po bëhet një si "fushatë" paralajmëruese si nga faktorë të brendshëm dhe ata të jashtëm, që duan një si "lloj marrëveshje" mes palëve, e cila duhet të fillojë me reformën zgjedhore në Shqipëri! Nuk është pa sens dhe në fakt prej aty duhet të fillojë dhe biseda mes palëve në politikë edhe pse njerëzit sot, nuk besojnë më te ky establishment si të jetë djathtas dhe majtas, sepse në fakt, ky lloj establishementi nuk ka kurrfarë orientimi politik majtas dhe djathtas dhe absolutisht nuk ka bosht filozofik mbrojtës shoqëror dhe ndërtues shteti ligjor! Për më tepër, ky establishment post komunist është pothuaj i gjithi i inkriminuar dhe korruptuar kaq shumë, sa nuk mund të ketë dot "besimin e pjesës më të madhe të njerzve"! Nuk përbëjnë dot shumicë të tillë lidershipe mbi partitë që kanë tre dekada që dhunojnë lirinë dhe shpërdorojnë atë, por dhe përdhunojnë demokracinë e ligjin! Por në qoftë se për "reformën në drejtësi" nuk është se u pyetën kaq shumë dhe nuk ishte një diskurs kaq shumë mes palëve, ose akoma më mirë u detyruan të çojnë dorën si "Çeçua" 140 veta, e mes tyre disa dhjetëra të inkriminuar- për reformën zgjedhore e cila është komplekse dhe e rëndësishme për demokracinë, sigurisht duhet biseda mes tyre! Reformën zgjedhore e kanë bërë jo pis, por në mënyrë tregjike keq, si Sali Berisha dhe Edi Rama! Ose më mirë të them partitë respektive, si kodin dhe mënyrat bastarde të devijimit të votës dhe përcaktimit të fituesit, por dhe konceptit mbi mënyrën e votimit e formës së tij si mazhoritar, apo proporcional etj etj! Kanë arsyetuar si të fitojnë dhe jo si të zbatojnë demokracinë e votës! Unë nuk besoj se sërish këta njerëz apo tarikati i tyre bëjnë kod tjetër apo reformë zgjedhore tjetër, më të "bukur dhe më të mirë"! Ne të gjithë kuptojmë se zgjedhjet shkatërrohen nga dy arsye madhore, përveç disa dhjetëra të tjera që reforma zgjedhjore duhet të ndreqë në Shqipëri! E para është forma, mënyra, përmbajtja dhe logjika guerrilase, partizane dhe perverse e komisionerëve, numëruesve apo njerëzve që administrojnë votën, që nga QV dhe KQZ-të deri në Komisionin Qendror Zgjedhor! Sigurisht nuk dua të anatemoj dhe shaj punën e mrekullueshme të disa mijëra komisionerëve të shkretë, që kanë qëndruar dhe pa ushqim në kushte të përbindshme fizike dhe stresi politik e moral, por sigurisht nuk respektoj disa qindra të tjerë që janë futur aty nga partia, nga kryetarët dhe nga sejmenët për të bërë marrëzi ligjore, arrogancë numëruese dhe kundër respektuese të kodit zgjedhor dhe për të përfituar pastaj punësime të rëndësishme nga lidershipi dhe partia! Një pjesë e drejtorëve dhe të punësuarve të administratave të PD dhe PS dhe po ashtu LSI-së, dalin nga tavolinat kur këta farë "heronjsh bëjnë ditën natë për partinë dhe liderin"! Të tillë "partizanë dhe guerrilas" (respekt për ata të luftës) janë baza ku devijohet vota, trasnformohet ajo, që prishet ligjit dhe degradohet procesi zgjedhor! Por këta pastaj marrin doganat, drejtoritë, inspektoriatet dhe vendet e puunës, ku ka tendera dhe mundësi përfitimi financiar e material! Ata janë mësuar të vjedhin, devijojnë dhe transformojnë votën dhe po kështu bëjnë dhe me paratë e shtetit! Të tillë njerëz duhet të largohen me ligjin e ri dhe reformën e re, që duhet bërë për zgjedhjet! Ato janë krijimi i partive në Shqipëri, për të bërë pastaj dhe "gallatën" që thotë kështu: ti vodhe, unë nuk humba, por humbe ti, por ti fitove se vodhe, sepse unë të ruajta dhe të pashë kur vodhe dhe se unë jam i ndershëm dhe ti jo! Dakord, duke nxjerrë gjithmonë zgjedhje që nuk pranohen dhe zgjedhje ku asnjëherë nuk ka fitues dhe humbës! Të tillë guerrilas duhen zëvendësuar me njerëz normalë dhe në zbatim të ligjit, por dhe që e kanë frikë atë kur dikush ju thotë ta shkelin se kështu thotë - partia! Me njerëz që mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale! Që nuk dalin nga xhepat e horrave të votave dhe sejmenëve të tyre në rrethe! Që nuk mund të komunikojnë me partinë dhe horrin sipër saj, kudo në Shqipëri! Por dhe që kanë në ndihmë makineritë elektronike! Kurse tjetra është më shumë në dorë të partisë dhe padyshim gjësë më të keqe që kemi ose - partitokracia shqiptare! Mirë listat e hapura apo ato të deklaruarat shumë më përpara se sa sot! Po tjetra që ka të bëjë me demokracinë e brendshme shqiptare është largimi i ekskluzivitetit me ligj jo vetëm partiak, por dhe politik moral e etik, të kryetarit të partisë mbi përzgjedhjen dhe caktimin e deputetëve dhe kryetarëve të partisë, si kandidat për të zgjedhur dhe votuar nga njerëzit! Ky është moment politik sigurisht dhe jo kaq shumë në kod, por mund të rregullohet qartë dhe mirë, hapja e kodit zgjedhor dhe reforma duhet ta bëjë barazinë e kandidaturave përballë votës së njerzve dhe jo renditjes së kryetarit të partisë! Votuesit duhet të përcaktojnë renditjen preferenciale të njeriut të partisë dhe jo diktatorship-i ose kryetari i partisë! Përndryshe nuk konsiderohet zgjedhje demokratike, por votim detyrues, sipas ideve absolute dhe tirane të kryetarit të partisë! Sepse, po nuk ishte e lirë dhe e hapur renditja përballë popullit nuk ka nevojë që të kryehet as votim! Mjafton të vendosë kryetari dhe - kaq! Reforma zgjedhore me "guerrilas partie" dhe diktatorship kryetari partie është një mashtrim! Këtë gjë kanë bërë dikur SB-ja dhe ER-ja dhe jemi në ditët më të "bukura" sot, kurse përveç disa qindra elementëve që reforma zgjedhore ka nevojë, këto të dyja janë vendimtare! Në të vërtetë këto të dyja nuk i lejon dhe bota demokratike dhe me sa duket përveç kësaj, është dhe edukata ligjore e cila nuk është një "mikroçip" i vendosur te ne, shoqëria jonë dhe normalisht politika e këtij establishmenti te ne!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 07:17

(17 nëntor 1944-17 nëntor 2019: 75-vjetori i çlirimit të Tiranës)

Postuar: 19/11/2019 - 07:15

Shoqëria jonë ka një mangësi të jashtëzakonshme në trashëgiminë e saj të sotme, të ardhur deri më

Postuar: 19/11/2019 - 07:13

Tani që u shua, ndoshta për një periudhë të caktuar kohe, mundësia e hapjes së negociatave me BE,

Postuar: 17/11/2019 - 19:17

Dita e sotme si një ditë përkujtimore për çlirimin e kryeqytetit nga

Postuar: 17/11/2019 - 07:47

“Nga të gjitha fatkeqësitë që mund ta gjejnë një Komb, asgjë nuk është më tragjike dhe me k

Postuar: 17/11/2019 - 07:45

Për mendimin tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindroma e mosrespektimit të të rinjve

Postuar: 17/11/2019 - 07:44

Jam një nga tre milionë shqiptarët që jetoj në Shqipëri.