Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Refuzuesi i paktit me djallin

Postuar: 22/05/2019 - 07:10

Rasti i zv/kryeministrit austriak Heinz-Christian Strache ka tronditur jo vetëm Austrinë, por të gjithë Evropën e më gjerë. Ky drejtues qeveritar “bëri pakt me djallin”, premtoi tendera publikë në këmbim të parave të një miliarderi rus për fushatën zgjedhore të partisë së tij (miliarderi do të blinte një televizion në Austri). Një sjellje e tillë ose e ngjashme nuk është e panjohur tek ne. Politikanët tanë janë të parët që shkojnë e u fërkohen vetë pronarëve të mediave. Të bindur se kush zotëron mediat, zotëron edhe opinionin publik. Edhe pse duhet pranuar, ka joshje reciproke mes tyre. Sidomos vihet re qasja mikluese e politikanëve me pronarët ndërtues të mediave tona, kryesisht televizioneve. Në këto 15 vitet e fundit, sa më shumë virtuale bëhej qeverisja, sa më shumë informacioni kanalizohej dhe shpërndahej nga rubrikat e lajmeve televizive, aq më tepër u buzëqeshnin kryeministrat dhe kryetarët e partive kryesore politike të vendit pronarëve të televizioneve. Me këtë llogjikë, i bie që njeriu kryesor sot që ka në dorë rubinetin e parasë shtetërore, që vendos kush do të marrë tenderat më të rëndësishëm publikë (sipas paranojës së gjuetarëve të paepur të tenderave), duket ta ketë fjollë me televizionet kryesore. Dhe kështu ka qenë deri vetëm pak kohë më parë. Por çfarë ndryshoi? Pse lëvizi balanca? Çfarë ndodhi që njeriu më i pushtetshëm sot, kryeministri i vendit, është njëkohësisht edhe njeriu më i anatemuar? Më i sulmuari pikërisht nga mediat gjoja të pavarura. Çfarë ka ndodhur që ky njeri nuk ua hap më celularin pronarëve mediatikë? Dhe brenda 24 orëve, kthehet në personin më të sharë, më të provokuar, më të qesëndisur? Madje shpesh herë, edhe më të urryer. Nga buron, nga vjen e gjithë kjo pakënaqësi, pezm, zhgënjim dhe urrejtje? Ka hequr me mijëra vetë nga puna? Ka vrarë njerëz? Ka urdhëruar rrahje kundërshtarësh? I ka shkatërruar jetën dikujt? Ua ka nxirë faqen në publik njerëzve të panjollë? Jo! Nuk është natyrë që të sulmojë dhe fyejë pa shkak. Arsyeja paraqitet shumë e thjeshtë. Superkrimi i tij është që nuk jep më favore në tendera. Nuk ka qenë kështu deri pak kohë më parë. Ka pas ditur të orientohej edhe ai në xhunglën tonë, duke ia bërë qejfin me lezet pronarëve mediatike. Sot nuk sillet më kështu. Çfarë ka ndodhur? Ka ndërruar mendje? Them se po. E kuptoj nga intensiteti jo i zakontë i sulmeve të gazetarëve në borderonë e pagatorëve mediatikë. Jo se nuk e sulmonin përpara. Por ama i lejonin pak kohë të merrte frymë. Duke pushuar dhe mos e sulmuar, sa jepte tenderin e rradhës. Tani e sulmojnë “non-stop”, pa pushim. Me të gjitha bateritë që mund të shpikin mendjet më të sëmura të (keq) përdorimit të fjalës dhe penës. E bëjnë krye-kriminel, krye-mafioz, kryedrogaxhi, krye-pervers dhe protagonist të çdo paudhësie në këtë vend. Ndoshta i duket parajsë ajo kohë e uruar kur jepte favore dhe shikohej me simpati nga mediat pronarëve të të cilëve u jepte tendera. Në krahasim me ferrin e sotëm. Kur të gjitha bateritë, shigjetat helmuese dhe fyerjet më zezane bien mbi të. Megjithatë, drejtuesi i sotëm i qeverisjes zgjodhi t’i hyjë detit me këmbë. Refuzoi paktin me djallin (me pronarët mediatikë). Zgjodhi paktin me qytetarin. A thua të jetë pakt fitues ky? Që kur ngjizi bashkëqeverisjen, nuk ha më dreka dhe darka me pronarët e mediave. Nuk u lëpihet, as pranon më lëpirje prej tyre. U përgjigjet mesazheve të qytetarëve të thjeshtë në mediat sociale dhe madje edhe në ëhat’s app deri në 2 të natës çdo natë. Është mënyra që ka zgjedhur për të komunikuar me votuesit. Ose më mirë të themi, kjo qeverisje e ideuar prej tij është në fushatë të përhershme zgjedhore. Në garë të ethshme çdo minutë e sekondë me bindjet e qytetarit, me opinionin e tij për (bashkë)qeverisjen. Duket sikur orë e çast synon t’i kërkojë votën, bindjen, simpatinë e tij. A vallë të jetë qasja e duhur? A është kjo përgjegjësia që kërkojmë nga nëpunësi publik? Një gjë është e sigurt. Sa më shumë e sulmojnë të gjitha të paguarit e pronarëve të mediave, aq më shumë bindemi se drejtuesi i qeverisjes së sotme është në rrugën e interesit të qytetarit. Dhe rrugë të mesme s’mund të ketë!

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:24

Edi Rama është nga të pakët politikanë që e ka shoqëruar sherri dhe urrejtja gjatë tërë karrierës së tij politike që sa futi këmbët në Ministrinë e Kulturës, vazhdoi në Bashkinë e Tiranës dhe kurba shënoi kulmin këto

Postuar: 19/06/2019 - 07:23

Ndoshta ne jemi ndër ato vende të pakta që nuk ditëm ta menaxhojmë si duhet demokracinë që e fitu

Postuar: 19/06/2019 - 07:22

Fillimisht do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen, se ideja dhe këmbëngulja e Presidentit Meta për

Postuar: 18/06/2019 - 07:23

Zakonisht dhe praktikisht, "sovran" ka lindur si term për individin mbi popullin!

Postuar: 18/06/2019 - 07:22

Jemi në fushatë për të 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë), por deri tani asnjë vërejtj

Postuar: 18/06/2019 - 07:20

Nuk është as e re dhe as e sotmja, beteja që zhvillohet sot midis “gladiatorëve” të p

Postuar: 16/06/2019 - 10:55

Dekretimi, çdekretimi dhe sërish dekretimi i datës së zgjedhjeve, çd