Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Regjentët e zinj të politikës që nuk kontribuuan kurrë për demokracinë

Postuar: 18/08/2019 - 07:47

Shumëkush që do të njihet me zullumet e politikanëve tanë, gjatë qëndrimit në krye të partive dhe shtetit, nuk i vjen aspak çudi kur dëgjon se karriera e tyre është damkosur me vulën e krimit shtetëror, politik dhe ekonomik. Me të drejtë shqiptarët e ndershëm dhe aspirues të shtetit të së drejtës, u vjen turp të identifikohen të majtë apo të djathtë. Shembulli negativ i regjentëve të zinj të politikës, përbën për ta zhgënjim për shkeljen e votëbesimit dhe aspiratave, për një Shqipëri tjetër nga ajo që lamë pas. Ëndrrat e shqiptarëve u groposën nga egoizmi, ligësia, përçarja dhe çmenduria e luftës për pushtet e pasuri. E gjithë epoka e tranzicionit e propaganduar me populizëm dhe veshur me nota demokratike, u kthye në një tragjedi kombëtare, me ngjarjet e mëdha që u përshkruan nga kriza politike, ekonomike e sociale. E si për ironi të kësaj epoke, shkaktarët e kësaj gjendje aspak normale, nuk ishin perandoritë e dikurshme të Perëndimit apo Lindjes, që rrafshuan disa herë trojet tona. por politikanët tanë të përfshirë nga gjithfarë ndjenjash agresiviteti e urrejtje, pa motivime e përgjegjësi për të ndërtuar shtet e demokraci. Këta protagonistë shkaktarë të rrënimit të Shqipërisë në këto vite anarkie, janë akoma aktivë në jetën politike, ekonomike e sociale të vendit, si Ilir Meta, Sali Berisha, Lulëzim Basha e deri tek Monika Kryemadhi, pa përmendur listën e gjatë të ministrave, ish ministrave e administratorë të pushtetit qendror e lokal. Të gjithë këto figura sot janë ikona të tranzicionit barbar, që nisi me mashtrime, intriga, shkatërrime ndaj vendit, popullit, drejtësisë ekonomisë e deri tek krimet njerëzore. Sot këto figura që po marrin frymë nga mungesa e gjykimit juridik, e që janë braktisur nga shumica e shqiptarëve, kanë kurajë të bëjnë moral me retorikat bajate të tyre, duke u kapur mbas akuzave ordinere të Tahirëve, Valdrinëve, Rroshëve, Balilëve, Prengëve e kompani, kur mbi ta rëndojnë tragjeditë e krimit shtetëror, politik dhe ekonomik që nuk janë gjykuar ende. Këta regjentë të zinj të politikës shqiptare, të gatuar natyralisht me pashpirtësi dhe moralin e mashtruesit dhe besëprerit, i kanë bindur shqiptarët, që t'i besojnë propagandës populiste të një demokracie farsë. Duke spekuluar në emër të saj dhe parimeve mbi të cilat ajo funksionon, ata edhe interesat më të ulta i kanë stolisur me stereotipe si njerëz të sakrificave, kur në fakt kanë mbretëruar mbi të vertetën historike të këtyre viteve, ku vullneti i tyre ka qenë gjithnjë mbizotërues. Me aftësitë e tyre mbizotëruese, përpara turmave të ekzaltuara nga premtimet e dhëna në formë kredie, pa asnjë argument politik, shkencor dhe ekonomik, ata kanë fshehur interesat e tyre tallëse duke i dhënë rrokullimën shtetit të së drejtës. Praktika botërore e qeverisjeve autoritare, që përmbajnë të gjitha atributet autokratike duke krijuar figura "mit", unikale kanë pasur situatat social-politike, të cilat kanë favorizuar sundimin e tyre. Këto praktika gjetën zbatim edhe në shoqërinë shqiptare, në vitet e para të ndryshimeve demokratike. Kështu ndodhi me figurën e Sali Berishës, një protagonisti sharlatan, egoist e pervers, që me makinerinë propagandistike të tij jashtë e brenda vendit, e bëri veten "mit" i demokracisë kur në fakt u bë varrmihësi i saj. Me daljen e tij në politikë pa qenë i tillë, nis historia e një sundimi të ri personal, familjar e klanor mbi shqiptarët, duke vënë të gjitha institucionet në shërbim të planeve ogurzeza të tij. I konsideruar si Jagua shqiptar, për veprimtarinë e tij kriminale, ku numërohen rreth 50 krime shtetërore, politike dhe ekonomike. I gjithë pushteti i tij ka qenë dhunë, vrasje të kundërshtarëve politikë, zhdukje pa lënë gjurmë të dëshmitarëve okularë të ngjarjeve tragjike, të njëpasnjëshme, sipas parimit të tij "se krimi i dytë fsheh të parin". Duke u bërë personazhi ekstraktim, me shkatërrimin e ekonomisë, pronave me ligjin famëkeq 7501, të pasurisë ushtarake, me vënien në shfrytëzim të pasurive kombëtare nga të huajt, mbi dhe nëntokësore, me dhe pa koncesion, me dokumente bakallësh, ai shkaktoi përplasjen e madhe shtet-popull. Si bashkëpunëtor i vjetër i shërbimit sekret Jugosllav, UDB, ai furnizoi Miloshevicin me naftë e municione, duke derdhur gjak shqiptari në Kosovë. Por veprimtaria e tij anti- shtetërore gjendet edhe në thyerjen e rregullave të komunitetit ndërkombëtar, duke trafikuar për llogari të familjes së tij armë e municione, në drejtim të vendeve në konflikte luftarake, në Afrikë e Lindjen e Mesme. Kështu gjatë 13 viteve te sundimit të tij, nuk gjen asnjë akt kombëtar për t'i shërbyer çështjes sonë kombëtare, por i ofroi popullit vetëm mallkim, urrejtje, mosbindje civile, përçarje veri-jug dhe mbi të gjitha hodhi poshtë strategjinë e integrimit të Shqipërisë në BE. Po në të njëjtën rrugë ai futi edhe "butakun" e tij, pa asnjë kontribut në ndryshimet demokratike, marionetën Lulëzim Basha. Nuk mund ta besojë askush që nuk e njeh, se kryetari i PD dhe opozitës në Shqipëri, është autor i 28 krimeve shtetërore, politike dhe ekonomike. Mbajtësi i 7 pasaportave diplomatike për qëllime nga më misteriozet, e ka nisur abuzivizmin e tij si përvetësues i parave të firmave piramidale. Nga kamarier i Rinasit dhe 12 vjet sorollatje odiseje në Hollandë, për të marrë një diplomë, përfundoi në UNMIK në emisionin faktmbledhës për krimet e luftës në Kosovë, pranë të dërguarit për këtë qëllim, Jose Pablo Baraybar. Këtu fillon dhe aventurizmi i tij anti-shqiptar, kur krahas detyrave si këshilltar ligjor dhe shoqërues, ai u shërbeu edhe padronëve në Beograd. Duke u treguar i gatshëm dhe i zellshëm ndaj tyre, ai përgatiti sëbashku me Argita Berishën, dosje kundër luftëtarëve të UCK dhe i dërgoi jo vetëm në Hagë, por edhe një kopje në Beograd. Po të njëjtën gjë bëri edhe në hetimet për transplant organesh, duke akuzuar Shqipërinë se në një fshat afër Burrelit na ishte ngritur një laborator për këtë qëllim. Ja çfarë shkruan z. Jose Pablo Baraybar për Bashën: "Çfarë ka bërë ai? Ai ishte me mua dhe ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen dhe së bashku me të jemi futur në Shqipëri si inxhinier ndërtimesh, në fakt ai mblidhte të dhëna për këtë qëllim që të dëshmonte në Hagë, por kur u bë ministër i Punëve Publike i ka mohuar ato". Ky është kryetari i opozitës shqiptare Lulëzim Basha, që merrej me akuza false kundër Kosovës dhe Shqipërisë. Por në kurriz të tij rëndojnë tre krimet më të rënda, duke filluar me Rrugën e Kombit, ku përpiu jo pak por 230 milion euro, si dhe u la shqiptarëve një faturë prej 1. 5 miliard euro, nga që kjo rrugë nuk ka përfunduar edhe sot pas gjithë këtyre viteve. Ai akuzohet për aktin ani-kombëtar të shitjes disa qindra km katrorë det Greqisë, duke e firmosur këtë akt kriminal në prezencë të ish. ministres së Jashtme të shtetit fqinj Bakojanis. Megjithëse ky akt u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, nuk u dha asnjë përgjigje nga ish qeveria e atëhershme por edhe nga qeveria Rama, e cila edhe pse është në dijeni të këtyre akteve anti-kombëtare dhe krimeve njerëzore, nuk ka bërë asnjë përpjekje për ndjekjen e tyre deri dhe në Hagë. Në krye të Ministrisë së Rendit, Basha me urdhër të Sali Berishës, vret 4 qytetarë demonstrues dhe më pas japin urdhra për të fshirë serverat e Kryeministrisë për të zhdukur gjurmët. Por sikur të mos mjaftonin këto akte kriminale, protagonizmi i tij shtrihet edhe në dekonspirimin e zbulimeve të grupeve kriminale. Gjatë qëndrimit të tij si ministër i Rendit, Shqipëria u kthye në ndërmarrje bujqësore e kultivimit të kanabisit me qendër Lazaratin, ku sipas të dhënave të Gurda di Finanza, të ardhurat i kalonin 4. 6 miliard euro në vit. Veprimtaria në dëm të Shqipërisë nuk është mjaftuar me abuzimet e bashkëpunimit me serbë e turq, por ka lobuar me paratë, ruse me shumën 1 milion dollarë, po ashtu edhe në SHBA sipas të dhënave të shtypit amerikan. Në këto ujera si pjesë e katrahurës së Shqipërisë, me moton "me qetësi e dashuri" ka udhëtuar si nëndetëse edhe presidenti aktual, Ilir Meta. I dalë nga radhët e të majtës shqiptare, duke krijuar një formacion politik në rolin e patericës për rrëzim e mbajtje në këmbë qeverish, ai ka luajtur në politikën shqiptare, si një aktor i ballove me maska. Brenda maskës së tij ka qenë fshehur karriera e shfrenuar e psikolirizmit për pushtet e pasuri, por jo për t'i shërbyer Shqipërisë. Ai arriti të dalë edhe në krye të shtetit, nga naiviteti politik i Edi Ramës, duke na i lënë peshqesh në detyrën e presidentit të njollosur me turp. I bërë palë me Berishën, që e kanë lidhur të njëjtat pasione, u bë mbrojtësi fanatik i zullumeve të tij. E gjithë rruga e tij është e përshkruar nga perandoria e korrupsionit, aferave, mashtrimeve, bashkëpunimit me qarqet anti-shqiptare serbe, greke dhe ruse, ku nuk kanë munguar dhe akte që u kanë shërbyer interesave të tyre. Dëshmi më sinjifikative për figurën e tij, janë afera CEZ, dosja 978 që flet për politikanë, gazetarë e biznesmenë të përfshirë në rrjetin e pastrimit të parave të pista, por mbi të gjitha akuzat për zhdukjen e floririt të Krrabës, fshehje të sasirave të mëdha të parave të fituara në mënyrë të paligjshme, për tregtinë e votave dhe vendeve të punës, duke vënë për këtë qëllim të gjithë partinë e tij. Prandaj shqiptarët kërkojnë që Shqipëria të kthejë faqen e historisë, duke u kërkuar llogari regjentëve dhe pasuesve përpos tyre, në emër të varfërisë, të gjakderdhjes pa luftë për interesat e sundimit të tyre, në emër të fëmijëve të mbetur pa prindër, në emër të përdhosjes së dinjitetit moralit dhe goditjes së vlerave tona kombëtare, në emër të së drejtës dhe aspiratave për një Shqipëri evropiane. 

Nga Kastriot Aliaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2019 - 07:45

Ne shqiptarëve nuk na ligështon dhe demoralizon qëndrimi persistent i shpirtngushtësisë franceze, që mbylli portat e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postuar: 20/10/2019 - 07:44

Ende e mbaj mend kur këtu e një dekadë më parë, në rrjetet sociale, shtrohej pyetja dhe hidhej në

Postuar: 20/10/2019 - 07:43

“Gabim historik” u cilësua nga vetë ekzekutivi i BE dhe shumica e vendeve të BE, qënd

Postuar: 20/10/2019 - 07:41

Tani po fillojnë të bëjnë "racizëm" diplomatik, politik, krejtësisht jo normal dhe pady

Postuar: 20/10/2019 - 07:40

....Emmanueli francez, nuk ka shumë kohë që ka dalë në skenë për t'i thënë "Jo" hap

Postuar: 20/10/2019 - 07:39

Pasi derdhëm marazin e zhgënjimit nga “jo”-ja franceze për të na çelur bisedimet e an

Postuar: 19/10/2019 - 14:40

Është për t`u habitur kur në kulmin e diskutimeve për çeljen e negociatave të Shqipërisë në Këshi