BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Regjimeve në “demokraci”, as dekoratën as punën

Regjimeve në “demokraci”, as dekoratën as punën

vërtetë të madhe, sepse shpallin ose të tregojnë nga se të ruhesh prej tyre. Fashizmi kishte racën, sundimin e ideologjisë fashiste, kurse komunizmi luftën e klasës dhe ideologjinë e përmbledhur të diktaturës së proletariatit. Kurse regjimet në demokraci janë maskarenjtë e gënjeshtrës së madhe, atij mashtrimi që tenton të thyejë lirinë, të deformojë demokracinë deri në mosbesim të plotë nga qytetarët. Në fakt tregojnë se demokracia nuk ka ardhur, por vetëm është shpallur. Ky fenomen është prodhim klikash dhe lidershipi politik, jo vetëm i korruptuar, por dhe anti lirisë dhe demokracisë. Janë njerëzit e post diktaturës dhe sidomos ato që ju “falën në fillim perëndimorëve” si burra të mirë, të përkorë dhe “anglishtfolës”, të cilët kanë bërë jo vetëm krime politike dhe ekonomike, por kanë ndërtuar dhe sisteme të parasë së përdorur për keq, të grupeve që varen nga përdorimi i financave të klikave korruptive. Në Shqipëri, ky regjim ka vite që ka ndërtuar autokracinë financiare dhe moralisht të turpshme të vjedhjes së shoqërisë dhe ekonomisë së tyre. Kjo shoqëri e pësoi prej tyre në vitin 1997 dhe sërish i solli në pushtet, duke i kujtuar “burra të mirë” dhe duke kuptuar se dhe socialistët po të një- jtin idiotizëm financiar dhe politik pothuaj ndoqën. Ka vite që tashmë oligarkia e pushtetit financiar dhe politik është bashkë dhe kishin deri tani dhe pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë me vete. Për këtë fenomen nuk ka as majtas dhe as djathtas në Nga Besi BEKTESHI Sigurisht që ka njerëz të famshëm, të cilët nuk preferojnë dekorata të regjimeve apo modeleve të tyre të aplikuara, kur është shpallur dhe praktikuar demokracia. Raporti që ka individi i famshëm me shoqërinë ky është, ose duhet të jetë në të vërtetë. Shoqëria duhet të presionohet jo vetëm nga korrupsioni dhe nga pushteti politik dhe i parasë apo ai financiar, por dhe nga lidershipi elitar normal i pampleksur me ata më lart. Presioni i pushteteve korruptivë dhe mafies financiare sidomos në zonën Shqipëri Kosovë, është ndërtuar prej vitesh te ne dhe prej më se dhjetë vitesh atje, dhe kjo është një fatkeqësi e madhe kombëtare. Ky pushtet, si dikur ai i diktaturës ka dëshirën që të konkurojë me “shëmbëlltyrën” e njerëzve të famshëm, që nuk kanë lidhje me korrupsionin dhe financat e turpshme. Ai dekoron si dikur pikërisht diktatura! Ai i merr dhe i lartëson dhe pse është regjim. Regjimet diktaturë dhe Enver Hoxha praktikisht, shumë individë të dikurshëm të patriotizmit, gjuhësisë, moralit kombëtar, figurës së stërmadhe të njohur në botë, apo dhe modelit disi të dyshimtë, por që ju leverdiste - i dekoronin dhe ju jepnin “besimin” e tyre. Bie fjala, Enver Hoxha e nderonte Migjenin, edhe pse ai ishte një rebel, i cili sigurisht do të vritej nga po Enveri, po të kishte jetë dhe të priste vitin 1945! Po ashtu kishte shume dëshirë për Luigj Gurakuqin, por patjetër patriotë të lartë të tjerë dhe për faktin se nuk ishin gjallë! Shumë të tjerë i denigronte dhe pse ishin patriotë, sepse sërish i shërbenin për të krijuar frikën e persekutimit në shoqërinë shqiptare. Kështu janë regjimet komuniste dhe fashiste! Por kanë një të Shqipëri. Ka vetëm një rregull – financat dhe modeli i tyre në dëm të demokracisë dhe lirisë së njerëzve për të jetuar mirë, pikërisht në demokraci! Të huajt, miqtë politikë tashmë, e kanë kuptuar se ky është momenti për të ndryshuar, duke ju larguar pushtetin e drejtësisë horrave të krimit ekonomik dhe politik në Shqipëri. Tashmë ky pushtet do të kontrollohet nga ndërkombëtarët. Hoqën disi sovranitetin popullit – por ky i fundit ju kishte dhënë pushet gjithmonë horrave dhe demokracia nuk ka funksionuar një ditë të vetme e lirë dhe e dashur me shoqërinë, në saj të këtyre horrave. Tani ka ardhur dita që individët e ndjeshëm, të pjesës intelektuale dhe të patriotizmit shqiptar të mos pranojnë më as bashkëpunimin me regjimet në demokraci, as dekoratat, por sidomos të mos pranojnë punën prej tyre. Regjimet në medemek demokracinë tonë të “vrasin” me bukën e gojës. Ai lek që merret nga puna zyrtare e regjimit – auto qorron, auto shurdhon dhe pastaj të bën pjesë të shërbimit pervers, i cili i mban në pushtet klika maskarenjsh të pasuruar padrejtësisht dhe me mendjen vetëm të tenderët dhe përfitimet arrogante kudo në çdo dikaster dhe sidomos në dëm të ekonomisë kombëtare. Regjimeve që fshihen mbas demokracisë e cila në fakt nuk është– nuk i duhet pranuar as dekorata dhe as puna në shtetin e tyre. Me dekoratën dhe punën që të japin në shtet, në të vërtetë kërkojnë të shërbesh pa folur dhe me kokën ulur ndaj tyre. Në të vërtetë - sot forcat e reja duhet të kërkojnë një tjetër model përballjeje. Sidomos rina që u mësua të futet në punë nga partia. Ajo rini që mësoi veset e një regjimi që ka 27 vite i instaluar dhe që është bisht i shëmtuar i PPSH-së, që të jepte punë me partishmëri. Sot, akoma më keq të japin punë me korrupsion dhe me qëllimin për të vjedhur. Transformojnë shpirtin e të rinjve dhe largojnë apo dënojnë me “bukën e gojës” njerëz që nuk firmosin apo nuk pranojnë t’i bëjnë keq shtetit në tyre duke pranuar vjedhjen dhe korrupsionin. Nuk i bëjnë keq vetëm shtetit, por dhe vetë shoqërisë. Ky model i bën keq tregtarit normal që kërkon të jetë taksapagues, i bën keq mësuesit dhe profesorit të të universitetit sepse e detyron të luajë me dy porta paturpësisht. I bën keq mjekut, sepse e ka mësuar të jetë i turpëruar me lojën punë shteti dhe privati. I bën keq policit, keq prokurorit, keq gjykatësit, keq biznesmenit që njeh ligjin dhe zbaton atë. Sepse është regjim dhe pse në demokraci kërkon të bëjë ideologji të veten – paranë dhe përfitimin e pa drejtë! Dikur diktatura kërkonte padrejtësisht përfitimin politik në ideologjinë e tyre, kurse sot regjimi kërkon përfitimin ekonomik! Po - është dhe më i poshtër si model nga regjimi i kriminelëve që kërkon pushte absolut politik. Sot kërkojnë pushtetin absolut politik dhe ekonomik. Pra janë akoma më të këqinj! Asnjë nder prej tyre nuk duhet pranuar, biles as punë dhe as benefice?!/Nga Besi BEKTESHI