BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Opinion / Editorial

Rektori Luan Përzhita: Projektvendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike e çon atë drejt shkrirjes, ligji i ASH nuk ia lejon atyre të marrin institutet

Rektori Luan Përzhita: Projektvendimi i qeverisë për

Projektvendimi i qeverisë që çon drejt shkrirjes Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe kalimi i aseteve të këtij institucioni nën Akademinë e Shkencave është kundërshtuar nga studiuesit. Sipas tyre shuhen institutet kërkimore, ndërpritet karriera e afro 100 studiuesve, etj. Prof. dr. Luan Përzhita rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike thotë ndër të tjera se është një mashtrim kur thuhet që Akademia e Shkencave do të marrë institutet. Sipas prof. dr. Përzhitës ligji nuk e lejon. “Projektvendimi sjell shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Ne dhe në konferencën për shtyp sqaruam se çfarë do të ndodhë. Në aktet e përgatitura për t’u firmosur nga kryeministri është shkrija e instituteve të kërkimeve albanologjike dhe atashimi i atyre thuhet aty si njësi kërkimore shkencore. Akademia e Shkencave nuk ka institute, por ka njësi dhe këto njësi maksimalisht mund të kenë 5-6 persona. Kreu i Akademisë së Shkencave thotë se asnjë nuk do të mbetet pa punë. Por ligji i Akademisë së Shkencave nuk e ka tagrin për të marrë institutet. Nuk ia ka dhënë qeveria atyre këtë. Është një mashtrim kur thuhet që do marrim institutet kur ligji nuk ia lejon atyre që ti marrin”, thotë rektori Përzhita. Në reagimin e tij prof. dr. Luan Përzhita rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike shprehet dhe për punën që është bërë ndër vite nga studiuesit. Por tashmë sipas tij po bllokohet gjithçka, që ka të bëjë me albanologjinë në vendin tonë. “Shkrihen institutet. Bashkë me institutet shkrihet dhe aktiviteti kërkimor shkencor i instituteve. Shkrihen marrëveshjet kombëtare si dhe ato ndërkombëtare, botimet, etj, pra shkrihet gjithçka. Bllokohet gjithçka që ka të bëjë me albanologjinë. Atëherë si shkon albanologjia te Akademia e Shkencave?” thotë Përzhita. 

Senati kundër mbylljes së ASA-s

Rektori Luan Përzhita: Projektvendimi i qeverisë për

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike u mblodh për të diskutuar raportin përfundimtar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Mbi kontrollin e pajtueshmërisë së veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi” i datës 25.5.2023, i cili rekomandon mbylljen e veprimtarisë së këtij institucioni si institucion i arsimit të lartë të llojit “Akademi”. Në lidhje me projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për Mbylljen e Veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Riorganizimin e Njësive kryesore të saj”, Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike doli me një deklaratë për shtyp ku sqarohet se projektvendimi  shkakton mbylljen e ASA-s, shkelet ligji, etj. “1-Shkelet ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, duke krijuar precedentin e rrezikshëm të mbylljes së pabazuar të një Institucioni Publik të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor dhe për më tepër sot, të së vetmes Akademi Albanologjike. Konkretisht ASA nuk është njoftuar për këtë Projektvendim, dhe së dyti, sipas Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, është Senati i ASA-s, i vetmi  institucion që duhet të shprehet për fatin juridik të ASA-s. Deklarojmë se Senati vijimisht si dhe sot, është shprehur dhe shprehet kundër mbylljes së ASA-s. 2- Mbyllja e ASA-s shkakton pushimin e mbi 45 marrëveshjeve ndërkombëtare, ku ky institucion është palë si IAL, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka tagër t’i mbartë. 3-Shuhen institutet duke i shndërruar ato në njësi kërkimore, që sipas nenit 19 të ligjit për Akademinë e Shkencave, janë ose njësi dyvjeçare ose afatgjata, pra me kohë të kufizuar. 4-Vendosjen nën kontroll të dijes akademike në lëmejt e albanologjisë, pasiqë struktura organizative e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH), është krejtësisht e centralizuar në duar të Kryesisë së Akademisë së Shkencave”, thuhet në deklaratë. Po sipas senatit të ASA-s, projektvendimi ndërpret karrierën e afro 100 studiuesve, studimet doktorale, etj. “5-Ndërpret karrierën e afro 100 studiuesve, pasiqë Ligji për Akademinë e Shkencave, nr. 53, 2019 nuk parashikon në asnjë klauzolë as procedurën e punësimit në Akademinë e Shkencave, e jo më vijimin e karrierës akademike. 6-Ndërpret studimet doktorale të studentëve pranë ASA-s. 7-Referimi te neni 19, është i pabazë kur bëhet me propozim nga MAS, pasi ky nen nuk parashikon të merret si referencë ligjore nga një institucion jashtë Akademisë së Shkencave”, thuhet në deklaratë. Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike për sa më sipër, konstaton se ky projektvendim shkel rëndë Ligjin nr. 80, për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, si dhe vetë Ligjin për Akademinë e Shkencave, nr. 53, 2019. “Shkel parimet e lirisë akademike, shkakton një akt të rëndë antikombëtar duke shuar Akademinë e Studimeve Albanologjike e bashkë me to dhe institutet pjesë përbërëse të saj”, thuhet nga senati i ASA-s.

Projektvendimi i qeverisë për ASA-n

Rektori Luan Përzhita: Projektvendimi i qeverisë për

Këshilli i Ministrave ka formuluar projektvendimin për mbylljen e ASA-s, duke i kaluar asetet e këtij institucioni nën Akademinë e Shkencave. Sipas projektvendimit, që pritet të firmoset nga kryeministri Edi Rama, të gjithë institutet në varësi të Akademisë së Studimeve Albanologjike do të shkrihen dhe do t’i bashkëngjiten Akademisë së Shkencave, e cila merr po ashtu të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Akademia e Studimeve Albanologjike  thuhet në projektvendim të marrë masa që të vijojë ushtrimin e veprimtarisë së saj deri në transferimin e plotë të njësive përbërëse pranë Akademisë së Shkencave, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

P R O J E K T V E N D I M

Nr.______, datë _________

PËR

MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË AKADEMISË SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË SAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “l”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr. 80, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe nenit 19 të ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave,

Vendosi:

1. Mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe transferimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të saj tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

 2. Njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brenda datës 31 Dhjetor 2023.

3. Të gjitha asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme në administrim të Akademisë së Studimeve Albanologjike, kalojnë në administrim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, e cila ka detyrimin t’i ruajë dhe t’i mirëmbajë pasuritë në administrim dhe nuk mund të ndryshojë apo tjetërsojë destinacionin e tyre.

4. Akademia e Studimeve Albanologjike ka këto detyrime:

a) Të marrë të gjitha masat për transferimin e studimeve për doktorantët e padiplomuar në ciklin e tretë të studimeve, për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, që plotësojnë kriteret ligjore për transferimin e studimeve, në institucione të tjera të arsimit të lartë, vendase apo të huaja, që ofrojnë programe studimi në fusha të njëjta apo të ngjashme.

b)Të përgatitë dosjen për çdo doktorant, që plotëson kriteret ligjore për transferimin e studimeve, me dokumentacionin e nevojshëm dhe t’ia vendosë në dispozicion doktorantëve, pa detyrim financiar shtesë nga ana e tyre, brenda datës 31 Gusht 2023.

c)Të përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dosjet e doktorantëve që nuk do të tërhiqen nga doktorantët përkatës, brenda datës 8 Shtator 2023.

d)Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilit ka zhvilluar veprimtarinë e saj akademike dhe kërkimore-shkencore, në strukturat përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi për arkivat.

e)Të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim.

5. Akademia e Studimeve Albanologjike të marrë masa që të vijojë ushtrimin e veprimtarisë së saj deri në transferimin e plotë të njësive përbërëse pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, për zbatimin e këtij vendimi.