
Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Të shtëna me armë zjarri në Kuçovë, ka të plagosur

Relativizojnë dhe përgjithësojnë që fajin e tyre ne ta përtypim më lehtë!

Shkruar nga Besi Bekteshi 6 Gusht 2022

Sigurisht që shoqëria civile është e dobët aty ku ajo duhet të ishte e fortë. Por ajo është mbarsur me politikën. Nuk është virgjëreshë. Përkundrazi, nuk është as për herë të parë me barrë. Pastaj dhe prandaj dhe Berisha me Metën duhet të "ishin" në shesh. Ata qytetarë të sheshit janë. Berisha biles dhe kur ndërmerrte sulm me armë në 14 shtator dhe i vinte zjarrin, por dhe kur ishte brenda dhe nga aty vriteshin me armë protestuesit! Meta edhe atëherë ishte arsyeja e protestës dhe e kam për 21 janarin. Po ai me 700 mijë dollarët! Ishte, ishte... dhe Rama, me dy "axhendat" e tij. Po që pastaj bëri aleancë me Metën dhe përveç ministrit dhe kryetarit të kuvendit - zoti Rama e bëri President. Të tre këta janë njerëzit e relativizmit dhe përgjithësimit. Rama ka relativizuar gjithshka! Kjo (parimi të thënës) ndodh edhe në botë, asgjë jashtë botës, ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka!! Dalinat e Mirat, bashkë me (mjeshtrat e kuajve Mën) relativizojnë gjithshka. E kanë jo kaq arrogante sa Rama, por gjithsesi nuk bëjnë dot ndeshe. Sa janë vrarë në Amerikë thonë!? Po mor trim ose trimneshë relativizues por në USA kur vret polici...shkundet shteti. Kur polici vret, bëhet zhurmë e madhe dhe nuk mund ti lihet vetëm politikës së ditës. Ky është problemi që nuk interpretohet e një vrasjeje si me ide apo jo e cila është pasojë e një komisari me skaf, jo komunikues dhe për më tepër akuzuar për parcela droge. Duan sipas mënyrës së Ramës të relativizojnë por faktin e kanë absolut. Njësoj si ai polici në USA që me gjurin e tij i mori jetën një individi dhe kjo bëri të shpërthejë protesta. Të gjithë marrim me mend se "nuk deshi" por të gjithë dimë se nuk ishte një civil në skaf por një polic. Relativizmi tip Rama nuk vlen. Por nuk relativizojnë vetëm. Edhe përgjithësojnë. Janë të gjithë kështu, kështu është bota etj, etj. Por nga kjo na lind e drejta dhe ne të përgjithësojmë. Po pra të bëjmë njësoj relativ dhe përgjithësues Berishën, Metën dhe Ramën. Pse mos ta përgjithësojmë!? E gjithë kjo filozofi pushteti relativizo dhe përgjithëso i shërben "stomakut tonë" i cili duhet të përtypë mirë të gjithë mbeturinat e klikës sunduese politike. I shërben "relativizmit dhe përgjithësimit" të fajit të tyre politik dhe shoqëror. Fajit të mbartur nga para 90-tës dhe atij mbas që vijon deri sot. Një faj që ka brenda imoralitet dhe amoralitet! Po po të tillë tipa që luftojnë dhe puthen apo emërojnë dhe shkarkojnë njëri tjetrin janë kundër moralit. E në këtë filozofi amorale janë të njëllojtë fajtorë. Ne thjesht duhet të përtypim më lehtë fajin e tyre me anën e "ilaçeve relativizmi dhe përgjithësim"! Kaq.
Më të lexuarat


Gënjeshtra, si ushqim i preferuar i turmave

Trimëria e fjalët e mëdha nuk janë për “armikun” politik, por për budallenjtë në turmë!

U mbars mali, e polli një mi...

Presidenti Meta e sekretar Ylli ikën pa dekoruar dhe kafshët e pyllit

Pse Berisha dhe Meta nuk morën pjesë në protestë?

“Çdo gjë ka një kufi”, thotë populli

Nga parullat në mikrofon në shtator drejt e në revolucion!

Sa më në faj të jenë, aq më shumë i japin të drejtë vetes!

Një kujtesë Kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe shtetarëve të Kosovës

Etika dhe degradimi i kulturës së të folurit
