BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Reminishenca të lidershipit në dëshpërim

Reminishenca të lidershipit në dëshpërim

S'po i besoja veshëve, po se po ,dhe syve .E morra për ndonjë ngatërresë adrese ,me fortesën "Bastian" të D.Buzatit, në pritje të Tartarëve, por kur vendosmëria e zërit vazhdonte ngulmimin tek "Shpata e Demokleut", atëhere thashë se presidentit të liruar, nuk i kishte bërë mirë presidenca. Që pesë vitet i kishin kaluar në pritje të" Tartarëve", duke hedhur vetëm tymuese, kjo s'ishte faji i tij, por vetë kompetencave. Ndoshta mbyllja brenda kështjellës së Presidencës ,i kishte sjellë tundimin e "Shpatës së Demokleut". Dhe s'kishte si të ndodhte ndryshe sepse ata, që e kishin vënë, për të tundur këmborën e të parit të shtetit, deshën "t'i ruanin mjekrën". "Shpata e Demokleut", që i qëndronte varur , me vendime parlamenti për shkarkim , a thua se ai ishte një gur shau , ku i shpëtoi për qime të flokut , fal asaj Venecie, (për hir të vërtetës presidenti, nuk mbante kolltukun e presidentit,por zërin e kishte lëshuar hazat rrugëve, si të ishte kryetar opozite në zgjedhjet parlamentare) se po të ishte në të pyetur të "Dionisit" ja kishte bërë tetën me kohë e me vakt, nga se ai filloi t'i dilte nga rruga e zotit. Njeriut të Presidencës i kishte ecur fati, në hipjen e kuajve të pushtetit, qysh në rininë e hershme, më tepër se nga zotësia, ishin rrethanat e luftës për pushtet që i kishin dhënë dorë, kjo në të mirë të tij ,por edhe në të keqen e "Dionisëve"(sipas filozofit romak Ciceron, Dionisi, një mbret tiran, kur Demokleu një lajkatar e komplimentonte për lumturinë e jetës së tij, ai i afroi gjithçka, që kishte mbreti ,por me shpatën e varur në një qime kali mbi kokë) që i bindeshin verbërisht realizimit të ëndrrës, më tepër nga halli se nga malli ,(i duhej për të plotësuar votat e qeverisë në Parlament) se për shpirt e dinin se ishte bukëshkalë, prandaj s'ia ndanin" Shpatën e Demokleut". Ishte ndoshta kjo një arsye më shumë, që mbasi e kishte katranosur të gjitha pushtetet ,me" Shpatën e Demokleut" mbi kokë, i ishte shtuar më tepër etja, për t'ja filluar nga fillimi, por tani duke i parë "Dionisat" në vendin e Demokleut. Ndaj dhe pa zbritur mirë kalit të presidencës, njeriu që për pesë vjet, ishte mbajtur si simbol i " paqes dhe unitetit", s'ju durua t'i përcjell qytetarëve të vet, përmes mediave, mesazhin e "Shpatës së Demokleut. Me sa dukej, nga thellësitë e shpirtit kumbonin tingujt e këngës rapsodike, "Enver Hoxha mprehu shpatën ...", të cilat i nxisnin ndërgjegjen për mësymjen ; të dalë, ku të dalë. Ishte nostalgji apo tundim shpata", kjo ha diskutim, sepse mbajtjen në brez të saj, (u kthye në retrospektivën e akteve të heronjve) dhe nxjerrja nga këllëfi, sa herë do të nxjerrë gjoksin (si do zot ligjërimet nga foltorja e Konventës së partisë) me tingëllima si sonetet e Petrarkës , me qitje të largët dhe të afërt, duke kaluar deri tek akti më sublim i vetëflijimit, për" kauzën e madhe të lirisë " sikur do të qitë dhe pushkë, në rast së do ta lypte interesi i mbrojtjes së saj . S'po merrej vesh me këtë "të nxehtë afrikan", që sjell turbulenca të motit, duke ia kaluar dhe ato të 41-it, për nga ngarkesa e "Lirisë ,"thirrje" që vendosnin ekzistencën e kombit. Liria është bërë aq e" shtrenjtë" sa po ia kalon edhe 41 –njëshin, që kurse po u gdhirë dita mirë në "Konventën e partisë" mbledhur me shpejtësinë e rrufesë, me fjalorin gjithë panagjirizëm, (gjithë “Foltorja” ishte një reminishencë e së kaluarës, a thua se misioni i saj, ishte të bënte zgjimin e vatrave të fjetura të subkoshiencës, për të tërhequr, ç’mund nga nostalgjikët, përmes retorikave patriotike) i ndërroi dhe emrin partisë, në atë të lirisë, atë qe as paraardhësi, s'e pat shkuar ndërmend, sepse ishte" mëndje hollë " nga komuniste, ia vuri e punës. U harruan 30 vitet e të qenit të shtetarit të parë (dhe në të mirat e të këqijat ishte dhe firma e tij ), çdo gjë e fshirë nga historia brenda një nate ,duke recituar poezinë e së keqes së kësaj qeverie, që "ka nxirë jetën e njerëzve" dhe tani fati i madh që kishte zbritur nga qielli "engjëlli", i cili do të shkatërronte "djajtë ". U hapën" retë e qiejt" për shqiptarët, me njeriun që pa zhveshur mirë kostumin e presidentit, rrobaqepësi i veshi kostumin e kritizerit në kërkim të lirisë së 41-it, ku oligarkët (më keq edhe se fashistët) kanë uzurpuar vendin dhe duke ndjerë barrën e përgjegjësisë, do të lëvizë gjithë gurët e fitores, deri në vdekje. (Ruaja mendjen zot kokave të hargalisura se janë gati t'i nxjerrin tymin këtij vendi , vetëm e vetëm të ngjiten në Zenitin e pushtetit). Jo më kot ndryshoi dhe emrin e partisë nga e integrimit, në atë të lirisë .Trinomi "Popull , parti Enver " tani ia ka lënë vendin "Referendum, liri, Vojo Kush”, të gjithë për kokën e "Ali Pashës". Dhe hesapet s'i ka bërë pa hanxhinj ! Nuhatjen politike e ka perfekt , me një opozitë e cila nuk di ku ka kokën ,shpata e këtij ,do të vërtitet si ajo e "Skënderbeut" dhe pastaj të gjejnë vend, ku të futen kundërshtarët politikë .Shpatën e Demokleut e kanë pak mbi kokë kundërshtarët, ( të cilët i kanë vrarë gjumin më zi se Makbethit, se popullit, me shpatën e varfërisë lidhur mbas qafe, i është nxirë jeta,) por tani që i erdhi "fati në dorë", mjeshtri i cirqeve do të kalojë Ylberin ,duke e shaluar kalin e Dionisit me shpatën e tij, pa u sjellë zvarrë, duke kërkuar lëmoshë nga triumfatori i radhës i mazhorancës parlamentare. Parllëkun e pushtetit më në fund do ta vendosë "kryeopozitari" , të cilit i është bërë gati dorëzimi i vulës ,nga lideri i mplakur i opozitës (ëndërr që ka kohë që shihet me sy hapur, nga njeriu i Presidencës, por më në fund po i buzëqesh fati). Lumë ne "të lumturit", për politikanin që mbajmë mbi shpatulla! Papritur e kujtuar më kaloi si një negativ filmi, "Tabir Saraj ", pallati, i "Nënpunësit të ëndrrave" të Kadaresë. Personazhi i Mark Alemit, interpretimi i ëndrrës ;një urë,një dem dhe një instrument, interpretmi nga Kurti dhe pastaj ushtarët e sulltanit që bëjnë gjëmën e madhe. Ndoshta ishte tringëllima e shpatës që krijoi qasjen me sulltanatin ,e lidershipit i cili edhe pse ka xhiruar më bosh demokracinë për tridhjetë vjet, do të mbajë sërish varur me ca sofizma ;lirie ,sovraniteti, referendumi. Fjalë kryqe me të cilat ndërton esera ,nëpër ekrane apo foltore. Kur e sheh ashtu, të ngrehur me shpatën, që pret pa krasitur, nëpër foltore dhe ekrane, mëndja të shkon në ndonjë "Tabir Saraj ", të ndërtuar në fantazinë e tij , ku Mark Alemët ia interpretojnë së mbrapthi bashëndrrën, që kur hamartia (ambicia e tepërt) s'përmban veten, duke shkrehur të gjitha bateritë e luftënxitjes. Këta Haxhi Qamilë matin me kutin e tyre gjithçka , duke harruar se populli nuk mund të kthehet, mish për top, me lojëra referendumesh ,mitingjesh, a thua se janë shpikësit e shekullit, këta Nastradinë që s'mendojnë për tjetër, veçse për të ruajtur dhe shtuar pasuritë e tyre, të bëra mullar, përmes ca lojë luftërash foshnjore. Shpatari i "Shpatës së Demokleut", s'ka më tjetër ëndërr për të realizuar, veçse shpata e tij të gjunjëzojë kundërshtarët politikë, duke harruar se ka vdekur koha e qamilenjve. Kaq shumë e ka tunduar "Shpata e Demokleut " në presidencë sa, s'i ndahet dhe jashtë saj ,ndaj mezi pret t'ua faturojë kundërshtarëve ,si një mallkim që i buron nga thellësitë e shpirtit, të trazuar për pushtet, pavarësisht regjistrit përgjërues për popullin ,me të gjitha notat lart e poshtë ,si të mos mjaftonin dirigjimet ogurzeza të orkestrimeve në 30 viteve jashtë shinave të demokracisë , po u dashka koha, të sillet në qerthullin e lidershipit të nevrikosur, duke dëgjuar përralla me mbretër të vdekur. Tani veçse disa jeniçerëve, s'besoj që njerëzit t'i hanë këto kokrra ulliri me sovranizma e referendume, kur bota ka shkuar ,ku e ku përpara me demokracinë ,e cila kërkon funksionimin e ngritur mbi parime që çojnë përpara shoqërinë, e jo lojës me nacionalizma kurtiane të cilat, mund t'i futen në punë një populli me korrente pavarësie nga jashtë, për ne, korrupsioni, krimi, ka qenë e mbetet një plagë që duhet shëruar, për të tjerat ,janë ndryshim axhende, që s'ngreh as një peshë në jetën e njerëzve, që kërkon ndryshimin e gjendjes së varfërisë, e jo lojëra fjalësh pa bereqet. Referendumi, kjo fjalë e madhe kontrolluese dhe qeverisëse nga njerëzit, e trumbetuar si një gjetje e re, është bërë bozë gjatë pushtetit monist, ku në emër të popullit drejtohej me dorën e hekurt. Reminishenca të së kaluarës janë të vetmet "vizione" që përcjell, " Partia e lirisë" dhe lidershipi i saj me shpatë në dorë. Fati i "Shpatës së Demokleut "varet nga presidenti i larguar me votë nga parlamenti, por shumë shpejt referendumet, do t'i venë në vend dinjitetin e humbur, e jo Parlamenti, ku delegohet pushteti në demokraci... Mëndje, mëndje kjo dynja, por më e fuqishmja, ajo e referendumeve, do të tronditë" qeverinë e korrupsionin", duke i ndjekur nga pas" Shpata e Demokleut", sipas të gjitha gjasave të lidershipit të 2 Marsit & Korrikut, por ja që na doli një 28 Korrik, ku e ku, sa më lart, i shfaqur si një ylber në sheshin e Tiranës .Ylber i shpresës dhe dritës për Shqipërinë e shqiptarët (festimi madhështor i 100 vjetorit të marrëdhënieve të shkëlqyera me SHBA dhe çeljes së negociatave me BE), të tjerat, janë reminishenca nëpër ekrane e foltore të lidershipit në dëshpërim është kohë më bosh e harxhuar e shoqërisë, marrja me monologjet e lidershipit, i provuar për eklektizmin, idesh e bindjes dhe ndërrim ngjyrimesh si një kameleon, që i shërben vetëm mbijetesës së tij. Zgjimi i ndërgjegjes të shqiptarëve, nuk do t'ja lejojë më vetes, të kalojë nga një, faj tek tjetri, duke i bërë fresk lidership, me mashtrime të radhës të një retorike farsë .