BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Rëndësia e takimit të 6 dhjetorit

Rëndësia e takimit të 6 dhjetorit

Drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor u takuan pardje në Tiranë, për një samit që synoi të sigurojë të 18 milionë qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës se Brukseli e ka seriozisht me ta. Pas një periudhe të vështirë të tre viteve të fundit, kaluar mes shumë zhgënjimesh dhe vonesash absurde ndaj integrimit, shkaktuar nga mekanizmi vendim-marrës i papërshtatshëm i Bashkimit Evropian, që kërkon votën me unanimitet (pëlqim të të gjithëve), për proceset e zgjerimit, por edhe nga rritja e ndikimit të partive populiste të djathta në BE, Brukselit i duhej të ngjallte një valë optimizmi për të ardhmen e rajonit në bllokun e pasur, përmes frikës në rritje të Bashkimit Evropian nga ndikimi rus në rajon. Dhe zgjodhi Tiranën. Drejtuesit e BE-së në Bruksel i kanë lexuar më së miri pakënaqësitë e rajonit. Kanë parë se si udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur prej kohësh zhgënjimin se bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk kanë filluar, ose janë ngecur, vite pasi atyre iu premtua anëtarësimi në BE. Kjo konsiderohet në rajon si mungesë e theksuar besimi tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e rajonit tonë e kanë të vështirë të kuptojnë dasitë e brendshme të Bashkimit Evropian. Të kuptojnë përse ngurrimi për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së është i përhapur midis shteteve anëtare, sidomos tek Hungaria, Italia e qeverisë së sotme, deri diku edhe Holanda dhe Spanja. Ndërkohë, pushtimi rus i Ukrainës i ka shtyrë të 28 shtetet anëtare të BE-së që të rimendohen mirë. Drejtuesit e tyre sot po i kushtojnë më shumë energji përmirësimit të lidhjeve dhe dërgimit të mesazheve më zemërdhënëse tek të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe nuk ka lajm më zemërdhënës se sa të jesh fizikisht i pranishëm në një takim në një nga kryeqytetet e këtyre vendeve. Proceset e pranimit të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor kanë përjetuar kohët e fundit një shtysë të re. Në Tiranë, drejtuesit e Bashkimit Evropian siguruan angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së pranimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimin të bisedimeve të anëtarësimit për secilën prej tyre, pavarësisht se në ç’fazë të integrimit ndodhen. Në Tiranë u bisedua edhe për emigracionin. Kjo temë është sidomos shqetësuese për disa nga vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian. Sipas Frontex, agjencisë së mbrojtjes së kufijve të BE-së, gjatë 10 muajve të parë të këtij viti janar-tetor 2022, ka patur mbi 120 mijë kalime të paligjshme kufitare, përgjatë të ashtuquajturës “rrugë të Ballkanit Perëndimor” për në BE. Kjo shifër përfaqëson një shtim prej 70 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vendet e BE-së morën angazhimin e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor, për një kontroll dhe mbikëqyrje më të kujdesshme prej tyre, të kufijve dhe pikave përkatëse kufitare. Në Tiranë u bisedua edhe për bashkëpunimin rajonal dhe përballimin e krizës energjitike nga pasojat e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. U konfirmua shifra prej gjysëm miliardë euro që Bashkimi Evropian jep për të gjashtë vendet, për të përballuar krizën e energjisë elektrike. Nga këto, 80 milionë euro grante(dhuratë) i jepen Shqipërisë. Të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ju ulën tarifat e bisedave ndërkombëtare Roaming me të 28 vendet e Bashkimit Evropian. BE premtoi se do të bashkëpunojë ngushtësisht me të 6 vendet për zgjidhjen e të gjitha problemeve që lidhen me krizën energjetike. Dhe kjo nuk është pak. Për Shqipërinë, vendin pritës të këtij takimi të nivelit më të lartë të drejtuesve të Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian dhe të 28 shteteve anëtare të BE-së, përfitimi ekonomik ishte akoma dhe më i madh. Investuesit kryesorë të huaj në Shqipëri janë nga vendet e Bashkimit Evropian. Prania e kryeministrave të vendeve kryesore të BE-së, nga na vjen kapitali i huaj, si i kryeministrave të Italisë, Greqisë, Austrisë, Holandës, etj., është një mesazh më i rritur sigurie për të investuar në Shqipëri. Mjediset e bukura ku miqtë u pritën në Tiranë dhe koha e mrekullueshme me diell, përmes një Evrope Perëndimore të përfshirë nga stuhitë e dëborës dhe kohës së keqe, përbëjnë një reklamë dhe sponsor jo të vogël për turizmin shqiptar për vitin 2023, që shpresojmë të jetë i mbarë, pasi kanë nisur që tani prenotimet.