BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Opinion / Editorial

Rëndësia madhore e Konferencës së Pezës

Rëndësia madhore e Konferencës së Pezës

(Në kuadrin e 79-vjetorit të mbajtjes së saj)

Konferenca e Pezës në çështjen kombëtare

Konferenca e Pezës e mbajtur më 16 shtator 1942 është ngjarja më madhore e LANÇ-it, për të cilën është shkruar e do të shkruhet në shekuj. Vlera e kësaj konference qëndron në rëndësinë e vendimeve për fatet e kësaj lufte. Detyra jonë është që kjo të nderohet e të përkujtohet. Konferenca e Pezës sjell edhe sot një përvojë të çmuar dhe të vlefshme për shoqërinë shqiptare. Mesazhi dhe mësim i madh i Konferencës së Pezës qëndron gjithmonë aktual që është dialogu, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve e forcave politike. Këto pavarësisht nga bindjet, alternativat e orientimet e ideologjike, gjithmonë i bashkon një çështje e madhe e përbashkët, çështja kombëtare, përparimi dhe bashkimi i kombit. Konferenca e Pezës gjithmonë përbën një objekt me rëndësi studimi e hulumtimi për historinë. Në vitet e demokracisë ku mendimi i lirë pluralist, ka përparësi, opinioni publik ka lexuar shkrime me vlerësime të ndryshme për Konferencën e Pezës dhe protagonistët e saj. Koha kërkon që kësaj ngjarje të madhe historike dhe aktorëve që e iniciuan, t’u bëhet vlerësimi i duhur. Rëndësia e Konferencës së Pezës qëndron në rolin që luajti në ecurinë e procesit të luftës. Vendimi për thirrjen e Konferencës, kur situata ishte e rëndë, e vështirë, e mbushur me rreziqe të mëdha, për ekzistencën si popull e si komb. Shoqëria shqiptare gjendej në udhëkryq, ndaj kërkohej reflektim i thellë, shpejt, mobilizim e angazhim i përgjithshëm, i forcave patriotike në vend, për të marrë në dorë fatet e atdheut që vuante nga pushtimi fashist. Shpëtimi dhe çlirimi i vendit do të vinte nga populli, që priste të organizohej e të mobilizohej për luftë. Konceptimi i situatës, ndjenja e përgjegjësisë, preokupimi për zgjidhjen e problemeve të popullit shqiptar, bënë që pas një pune përgatitore, të arrihej marrëveshja midis forcave dhe rrymave të ndryshme që ekzistonin në vend, në thirrjen e Konferencës së Parë Kombëtare Nacionalçlirimtare. Një mbledhje e tillë nuk ishte e lehtë, por preokupacioni e angazhimi i forcave pjesëmarrëse ishte në kohën dhe momentin historik që kalonte vendi. Në procesin e përgatitjes së mbledhjes u kapërcyen hezitimet, ngurrimet e dyshimet për njëri-tjetrin. U arrit që në tryezën e bisedimeve të ulen njerëz me bindje, me prirje e me orientime të ndryshme ideologjike, për hir të interesave kombëtare. Konferenca siguroi një përfaqësim të gjerë, duke i dhënë të drejtën legjitime për të vepruar me përgjegjësi të lartë përpara historisë, për fatet e popullit që ishte ngritur në luftë për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.

Organizimi i luftës së armatosur

Në shtypin e demokracisë shpesh është diskutuar se kush ishte iniciatore dhe organizatore e Konferencës, ishte kjo fryt i preokupimit, i punës dhe i aktivizimit të disa njerëzve të veçantë, me autoritet, me njohje e lidhje të gjëra në rrethet nacionaliste; apo ishte produkt i një mendimi të përpunuar mirë nga një forcë politike e organizuar e serioze që kishte dhe vizion për gjendjen në vend e për rrugët e zgjidhjes. Dihet se e vetmja forcë politike e organizuar në vend në atë kohë ishte Partia Komuniste. Ajo mori përsipër dhe i takon dhe merita e organizimit të Konferencës dhe dokumenteve të saj. Në atë kohë Partia Komuniste kishte shpallur hapur qëndrimin ndaj pushtuesit dhe marrë masat e para në organizimin e luftës së armatosur. Për organizimin e luftës kundër pushtuesit nuk ishin të interesuar vetëm komunistët. Shqetësim dhe gatishmëri kishin patriotë dhe atdhetarë të ndershëm, të orientimeve dhe besimeve të ndryshme nga mbarë vendi. Kjo përputhje interesash jetike, ky preokupim i përbashkët i forcave atdhetare, krijoi premisat e duhura për kontakt e dialog midis tyre, produkt i të cilave ishte edhe vendimi për thirrjen e Konferencës së Parë Nacionalçlirimtare. Ka pasur dhe ka edhe sot mendime se Konferenca e Pezës ishte makinacion i Partisë Komuniste. Por Partia Komuniste nuk ishte si Partia Fashiste në shërbim të okupatorit. Kjo parti ishte dhe mbeti deri në fund për luftë të armatosur e vendosur për të luftuar nazifashizmin dhe çlirimin e vendit. Në Pezë kjo forcë kërkoi bashkimin e të gjitha forcave politike të vendit, komuniste e antikomuniste, zogiste e antizogiste, për të rifituar me luftën e armatosur pavarësinë e atdheut dhe për pjesëmarrje të Shqipërisë në koalicionin e madh antifashist. Në Konferencë me vullnetin e tyre dhe jo se i detyroi kush shkuan dhe nacionalistë. Vetëdija patriotike, ndjenja e përgjegjësisë për fatet e vendit ishte motivi që i nxiti dhe i shtyu ata drejt Pezës. Nacionalistët patriotë pjesëmarrës në Konferencë, ishin dy herë më shumë se komunistët. Për nga pjesëmarrja, Konferenca ishte Kuvend i vërtetë pluralist, ku morën pjesë nacionalistë të të gjithë spektrit politik, të të gjitha rrymave kryesore të vendit. Kështu rrymat u përfaqësuan me krerët e tyre: komunistët me E. Hoxhën, Y. Dishnicën, M. Gjinishin, K. Tashkon, N. Spirun etj. dhe zogistët me A. Kupin e M. Bajraktarin. Gjysma e pjesëmarrësve përfaqësonin rrymat e tjera nacionaliste, të lidhur ose jo deri në atë kohë me komunistët dhe me luftën çlirimtare, si M. Peza, M. Xhani, H. Lleshi, Q. Harito, D. Çela, H. Begeja, S. Muço, R. Jarani, A. Cami, M. Juniku, K. Qafmolla, S. Jegeni. Në Konferencë u përfaqësua dhe gruaja shqiptare me N. Xhuglini etj. Nga kjo pjesëmarrje e gjerë e pluraliste, Konferenca kishte legjitimitetin e plotë për të vendosur për çështje që lidheshin me të ardhmen e vendit.

Vendimet dhe detyrat e Konferencës së Pezës

Vendimi kryesor i Konferencës ishte bashkimi i gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësitë shoqërore, nga dallimet fetare, nga origjina krahinore dhe nga bindjet politike, në një organizatë të përbashkët me emrin “Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar”. Fronti u ngarkua me këto detyra të rëndësishme: të ngrinte popullin shqiptar në luftë kundër okupatorit për të rifituar pavarësinë e atdheut, të udhëhiqte këshillat nacionalçlirimtare që do të formoheshin si organe lufte në zonat e pushtuara dhe si organe pushteti në zonat e çliruara dhe të rreshtonte Shqipërinë dhe luftën e saj në koalicionin anglo-sovjeto-amerikan. Nga shikimi i procesverbalit të Konferencës si dokumenti bazë, del se aty u hodhën për diskutim probleme të shumta. Por, dy ishin problemet e mëdha, në të cilat u ndal gjerësisht Konferenca: bashkim dhe luftë, ose bashkim për luftë. Për nevojën e bashkimit e të organizimit të popullit në luftë, nuk pati kundërshtime parimore. Për këto qysh në fillim u arrit konsensusi e mirëkuptimi i duhur, që siguroi dhe suksesin e punimeve të Konferencës. Delegatët të gjithë u shprehen për bashkim. Në diskutimet e lira u sqarua çështja se si do të bëhej bashkimi. Bashkimi do të arrihej në luftë kundër pushtuesit dhe se do të bëhej pa dallim klase, krahine, feje e ideje. Fronti i përbashkët kishte një qëllim të vetëm: të luftonte pushtuesin e huaj, për çlirimin e vendit dhe për ndërtimin e një shoqërie të re, të lirë e demokratike. Fronti kishte për detyrë të përgatiste popullin për kryengritjen e përgjithshme të armatosur, e cila do të niste e zhvillohej nga njësitet guerile e më pas me çeta. Nga kjo luftë do të dilte Shtabi i Përgjithshëm dhe do të krijohej Ushtria e rregullt Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar.

Çështja e regjimit politik

Në Konferencë u trajtua dhe çështja e regjimit politik. Të gjithë delegatët u shprehen se regjimi i ri në Shqipëri duhet të ishte regjim demokratik. Në Konferencë u ngrit dhe çështja e Zogut, ku u konkludua që kjo çështje duhet t’i lihej në dorë popullit për të vendosur sipas dëshirës dhe vullnetit të tij. Abaz Kupi, që përfaqësonte në Konferencë zogistët, deklaroi se “unë kërkoj Shqipërinë njëherë e jo Zogun. Në qoftë se populli e do, do ta vendosë”. Në përfundim u arrit marrëveshja se karakteri demokratik i regjimit, që kërkohej nga të gjithë delegatët, të shprehej në fjalët në luftë për “Shqipërinë e lirë, të pandashme, indipendente e demokratike”. Ndërsa për formën e regjimit, këtë e vendoste populli pas luftës. Qeverisja e vendit gjatë luftës do të kryhej nëpërmjet këshillave nacionalçlirimtare, të cilat do të shërbenin njëkohësisht si organe të pushtetit të ri dhe si organe të bashkimit, të organizimit e të mobilizimit të popullit në luftë.

Konferenca diskutoi dhe çështjen e Kosovës, ku delegatët njëzëri u shprehën për zgjidhen në bazë të vetëvendosjes së lirë, si e parashikonte Karta e Atlantikut dhe të drejtën e vetëvendosjes kosovarët dhe shqiptarët e viseve të tjera do ta fitonin duke u hedhur në luftë kundër fashizmit. Lëvizja Nacionalçlirimtare e Shqipërisë nuk do të kursente ndihmën e saj, që në Kosovë të organizoheshin për luftë dhe të krijonin këshillat e tyre nacionalçlirimtare. Vendimet e Konferencës, patën jehonë në zhvillimet politike në vend. Kështu u rritën me shpejtësi radhët e Frontit Nacionalçlirimtar me patriotë nga i gjithë vend. U shtuan e u zgjeruan njësitë partizane me luftëtarë të rinj nga të gjitha krahinat. Zhvillimet pozitive patën ndikim dhe në arenën ndërkombëtare. Pas Konferencës së Pezës, në dhjetor 1942, Fuqitë e Mëdha Aleate (SHBA, BS dhe Anglia) njohën zyrtarisht luftën e popullit shqiptar dhe Shqipërinë si pjesëtare të Koalicionit Antifashist Botëror.

Përvojë mësimesh

Konferenca si ngjarja më e madhe e LANÇ-it sjell një përvojë mësimesh me vlerë në ditët tona. Te kjo ngjarje çdo shqiptar e çdo forcë politike gjen mësime për të kontribuar në zgjidhjen e halleve e të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohet sot. Peza dhe e gjithë Shqipëria bën thirrje për të respektuar bindjet dhe përkatësitë politike, shoqërore e fetare, duke u ngritur mbi pasionet dhe interesat e vogla, siç u ngritën burra e gra të mençur 79 vjet më parë, për të zgjidhur së bashku hallet e problemet që ka sot vendi. Shqipërisë i duhet sot më shumë se kurrë mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe bashkëqeverisja. Për interesat kombëtare duhet të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet, grindjet dhe mëritë, çdo gjë që bie ndesh dhe dëmton luftën dhe përpjekjet për stabilitet e zhvillim. Ky mesazh vjen nga Konferenca historike e Pezës. Këtë duhet ta ndiejë si nevojë e si detyrë çdo shqiptar, çdo patriot e çdo forcë patriotike, pavarësisht nga pozicioni dhe orientimi ideologjik që ka. Shqipëria është e të gjithëve dhe të gjithë kanë përgjegjësinë dhe obligimin për ndërtimin dhe përparimin e saj.