BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Rënia e miteve dhe ekspansioni ndërmjet feve në epokën e globalizmit

Rënia e miteve dhe ekspansioni ndërmjet feve në epokën e

Koha po dëshmon se si asnjëherë më parë edhe feja është kryqëzuar në mënyrë të paevitueshme me fenomenet e globalizimit, me konkurrencën. Mendimtarët e sociologjisë klasike, si Dyrkheim, Parson, Weber, Merton etj, mendonin se për shkak të modernizmit dhe të procesit të shekullarizimit, fetë dalëngadalë do humbnin peshën dhe influencën që kishin pasur më parë. Ata parashikuan se morali fetar do zëvendësohej me moralin qytetar, si nevojë për ruajtjen e integrimit dhe solidaritetit shoqëror. Sipas sociologut Erik From, në momentin e parë që lidhjet që i japin individit siguri prishen, atëherë formohet një hendek i madh midis botës së brendshme dhe asaj të jashtme të personit, hendek i cili krijon një gjendje të padurueshme vetmie dhe pafuqie tek ai. Kjo e nxit atë të kapërcejë përmes dy rrugëve: Së pari, krijimit të marrëdhënieve spontane me botën duke shfrytëzuar punën, dashurinë dhe intelektin dhe, së dyti, heqjes dorë nga liria personale dhe kapërcimit të vetmisë duke eliminuar boshllëkun që formohet mes qenies së tij dhe botës (duke u arratisur nga liria). Pas viteve ‘90-të, liria e besimit u rikthye fuqishëm, duke zënë vendin që i takonte në jetën shqiptare. Kjo u quajt një arritje e madhe e demokracisë dhe u sanksionua më vonë edhe me Kushtetutën e re. Ceremonialet fetare në vitet e para shndërroheshin më tepër në festa mbarëpopullore, ku njerëzia pavarësisht shkallës së besimit në Zot, shfaqte një lloj gatishmërie apo zelli për të qenë të pranishëm, për të mos humbur asnjë element nga ajo që do të ndodhte, për ta marrë përshtypjen drejtpërdrejt nga burimi dhe jo në formën e një thashethemi gojë më gojë; e konsideronin më tepër një akt civilizimi të një bote të re, të munguar, ku gjithsecili kërkonte të identifikohej dhe të ishte i denjë për t’u pranuar. Por duhet thënë se ditë pas dite ky lloj masivizimi, tipari paradesk, filloi të bjerë dhe objektet e kultit që gëlonin nga zhurmat e turmave shëtitëse strehuan brenda tyre atë kontingjent besimtarësh realë, të ndërgjegjësuar, të cilët vajtjen atje dhe përpikërinë e kryerjes së riteve e ndienin si një obligim të patjetërsueshëm. Në këtë zvogëlim të numrit të frekuentuesve ndikoi përveç mungesës së trashëgimisë së një baze të shëndoshë edukimi religjioz, edhe përballja me elementët e një konkurrence të egër të ekonomisë së tregut të lirë, të reformave të thella që u aplikuan në vijimësi, që krahas problemeve të shumta sociale që krijuan e fashitën zjarrin e entuziazmit kolektiv, euforinë, ekzaltimin që e paraqiste Europën mjaft pranë, jo vetëm në pikëpamje gjeografike, por edhe na atë të mirëqenies dhe një zhvillimi të shpejtë, të gjithanshëm. Njerëzit ju kthyen halleve të së përditshmes, të lodhur, të dëshpëruar dhe me një skepticizëm në rritje. Në këtë moment u duk se kishte ndodhur një ndarje e butë, e heshtur mes drejtuesve të institucioneve fetare dhe besimtarëve. Ky hendek erdhi gjithnjë duke u thelluar edhe për faktin e përfshirjes së krerëve të lartë të kulteve në debate pronësie, akuza të ndërsjellta korrupsioni apo lidhje hera - herës me shoqata dhe qarqe të dyshimta antishqiptare. Pikërisht në këto momente, në këtë valë “shthurjeje” dhe mosbesimi të përgjithshëm, shfaqen fuqishëm organizata, shoqata, sekte kryesisht të krishtera të përtej oqeanit, të cilat “disfatën” e feve zyrtare filluan ta kthenin në një motiv domethënës dhe tregues pozitiv të përhapjes dhe triumfit të kauzës së tyre. Asimilimi, apo anëtarësimi i njerëzve në to, u bë ditë pas dite, sipas një plani tepër të studiuar deri në detaje dhe dha efekte të fuqishme. Ky aksion ishte si një kundërshti për fetë zyrtare “mashtruese” që manipulonin me fjalën e Zotit, dhe si një formë e heshtur proteste ndaj sistemit, kohës ku po jetonin, ku njeriu ndihej i braktisur dhe pa asnjë lloj mbështetjeje. Nëse tek ombrella e feve zyrtare këta grupe njerëzish ishin thjesht zbatues të devotshëm të një protokolli zyrtar, “objekti” mbi të cilët zhvillohej një punë e ngadaltë për t’u dhënë formën e dëshiruar duke ruajtur një dozë të mjaftueshme lirie si mundësi reflektimi, vetëkontrolli; si anëtarë të shoqatave, sekteve kthehen në objekte dhe subjekte të njëkohshëm, duke u vënë në shërbim të asaj që e quanin kauzën e jetës së tyre, ku liria nuk ekziston më si prirje natyrore apo koncept individual, por vetëm si masë e identifikimit të grupit.