BREAKING NEWS

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të
x
BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x

Opinion / Editorial

Rënia ekonomike për shkak të pandemisë,rrënon ekonominë globale

Rënia ekonomike për shkak të pandemisë,rrënon

Sipas përllogaritjeve , demi ekonomik i pandemisë është mbi  triliona dollarë,pa llogaritur papunësinë dhe rënien ekonomike. Rënia e prodhimit dhe e konsumit është më e rëndë se në depresionin e viteve 1929-1933.Në vlerë absolute dëmi ekonomik është arërsisht sa dëmi që shkaktoi lufta e dytë botërore. Shkenca po ecën shumë ngadalë jo vetëm për vaksinën kundër pandemisë, por më keq akoma në gjetjen e një protokoll të saktë mjekimi. Në të gjitha aspektet bota u gjend e papregaditur dhe e përgjumur. Fatkeqësisht kështu po vijon dhe pothuajse pas një viti bashkjetesë me virusin. Politika përpiqet të fitojë pikë mbi kundershtarët me jetët e njerëzve të humbura dhe me rrënimin e ekonomisë e stepur nga nacionalizmat dhe filozofitë ekstreme. Edhe pse sektor të veçantë të ekonomisë si transporti , turizmi, kultura, industria e rendë , etje po rrezikojnë të falimentojnë, biznesmen të veçantë në këtë rënie drastike kanë shtuar pasuritë e tyre për më shumë se 400 miliardë dollarë . Ky është paradoksi i shpërndarjes aspak njerëzore të fitimit në favor të më të dëmtuarve. Asnjë nuk flet për këtë çakordim të rishpërndarjes pëermes rritjes së tatimit e shpërndarjes së tij për të ulur numërin e të uriturve të shfrytëzuar barbarisht nga kolonizimi i ri nga të fortët e planetit.Supër të pasurit apo Perendia ka mpirë gjykimin e lidershipit e shkencëtarve të njerzimit ? A e dinë këta se për sporte njerëzimi harxhon më tepër se për mjeksinë, se një futbollist shitet 100 milionë euro e paguhet më shumë se 1450 mjekë që shpëtojnë jetë njerëzish, më shumë se 1500 mësues që edukojnë njerëz, më shumë se 1500-2000 inxhinjerë, ekonomistë etj. ? Pandemia po vën në dyshim dhe renditjen e shteteve të fuqishëme sa i takon ekonomisë, shkencës, inteligjencës, përkushtimin ndaj më të dobtëve, pra humanizmin e shumë të tjera. Edhe në këtë aspekt bota do jetë shumë më ndryshe se ç,ka qënë. Rritja rajonale në Ballkanin Perëndimor parashikohet të jetë në mes të 3 dhe 5.6 për qind, sipas publikimit të fundit të  të Bankës Botërore , i cili shqyrton skenarin bazë dhe skenarin më pesimist në ballafaqimin me pasigurinë e lartë që solli pandemia. Skenari bazë supozon se shpërthimi i pandemisë në Evropë do të fillojë të ngadalësohet mjaft shpejt, ashtu që masat frenuese do të mund të hiqen deri në fund të qershorit dhe rimëkëmbja graduale mund të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2020. Skenari më pesimist supozon se shpërthimi do të zgjatet dhe masat frenuese do të mund të hiqen vetëm në fund të gushtit, me rimëkëmbje të aktivitetit ekonomik vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2020.Prodhimi, i cili është i orientuar drejt eksportit, gjithsesi është goditur fort, pasi vetë treguesit për këtë periudhë tregojnë një nivel rënie të paktën deri në gjysmën e volumit krahasuar me muajt respektivë në 2019. Rënia e prodhimit, që filloi në mars 2020 është e ngjashme dhe efekt zinxhir i të njëjtit fenomen, që po përjetojnë edhe vendet e tjera evropiane. Kjo pasqyron një rënie të kërkesës së jashtme, si dhe ndërprerje të zinxhirit të furnizimit, të cilat nuk përcaktohen nga politika e vetë kontrollit të vendit.Së bashku, këta faktorë dhe rënia relativisht e madhe e punësimit javët e fundit sugjerojnë se strategjia e kontrollit të brendshëm mund të ndikojë pjesërisht në frenimin e uljes së PBB-së, por që nuk kjo nuk ka ndikim të fortë në rezultatin e vitit 2020. Shumica e parashikimeve nga FMN, BB, etj. kanë publikuar të dhëna, që tregojnë se ekonomia shqiptare do të përballet me një recesion të rëndë këtë vit.