BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x
BREAKING NEWS

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del
x

Opinion / Editorial

Replikë me z. Mateli, ja pse qyteti mitologjik me tempullin mëmë Dodonë nuk ndodhet në Dishnicë të Përmetit por në Kamnikun Neolitik

Replikë me z. Mateli, ja pse qyteti mitologjik me tempullin mëmë

“Dodona është histori, është vlerë universale në ngjizjen e krijimit të shoqërisë njerëzore, është hapësirë gjeografike ku ajo u krijua dhe ushtroi veprimtarinë e saj. Dodona ka qënë e njohur që nga koha e Luftës së Trojës si një faltore me famë të madhe dhe vazhdoi deri në shekullin e IV-V pas Krishtit, kur faltorja u kthye në qendër peshkopale dhe tempulli në kishë” thekson Prof.Dr. Alqi Naqellari në gz Telegraf dt 28 12.2020 në vlerësimin për studiuesin Kujtim Mateli. Përshëndes dhe uroj studiuesin Mateli për vullnetin dhe shërbimin që i bën historisë të kombit. Argumenti për Dodonën në Dëshnicë të Përmetit në terrenin konkret konçidon dhe në Kamnik. Unë mendoj që faltore bijë Dodonë do të ketë dhe në Dëshnicë të Përmetit e të tjera në hapësirën dodoniane. Dodona mëmë është në Kamnik me dy të veçanta në ngjizje të njerëzimit. Katër kushtet -lumë, shpat mali, 70.68 km largësi vijë ajrore në veri të Janinës, Dodona e fusha e Hellopisë në kufijtë e njëra-tjetrës janë dhe në Kamnik. Fusha e Barmashit që deri vonë bëhej moçaliste dhe gojëdhënën e përmbytur deri me çarjen e grykës janë kufi me Shkëmbin e Larmë hyjnor. Ujë që buron nga uji është Izvori i vogël brenda në lumë dhe Izvori i madh që mbulohet me ujët e lumit në raste shirash. Murishte, qeramika e gjurmë ka gjithandej fshatit.

Kalaja jonë daton 2800-2700 vjet p.e.re ose 10 herë më e lashtë se në Dëshnicë në shekullin e III p.e.re. Gjerak Karaickaj e rendit fortifikimin në Kamnik më të hershëm në Shqipëri me gurë të thyer pa lidhje e faqe anësore. F.Engels citon:”..në kohët e Nivevisë e Babilonisë deri në fund të mesjetës muret prej guri në kombet e qytetëruara ishin i vetmi mjet fortifikimi”.

Kamniku shtrihet rrëzë lumit të Langaricës, degë e Vjosës, paçka se me qaratallëk apo lajthitje e quajnë dhe përrua. Rruga romake për në Konstandinopojë kalon nëpër Langaricë. Këmzet e urës mbi Izvorin e Kamnikut janë dëshmitare. Kamniku neolitik është i rrallë në majë kodre me qytetërim të jashtëzakonshëm dhe objekte e fenomene të pa gjetura në Europë.

Ngjashmëritë mund të jenë rastësira. Uroj studiuesin për kontributin që i bën historisë dhe të pranohet Dodona bijë që nuk e vë fare në diskutim. Draftet e tij plot të dhëna shkencore do të kenë dhe për Kamnikun. Dodona bija janë orakullin Delf, më i vyeri në Tomor apo në Dëshnicë, etj do të ketë se misioni i Dodonës Pellazgjike-Ilire ish shpërndarja e besëtytnive.

Tempulli mëmë është ndërtuar nga banorët vendas arkadhë, pellazgë përtej Luftës së Trojës. Ai nis në histori në një Gurrë Mitologjike. Popullsia vendase ilire, pasardhës të pellazgëve është krijuar gjatë mijëvjeçarit të dytë dhe të parë p.e.re. Nëse do ta pranojmë Dodonën mëmë në Dëshnicë mohojmë pellazgët se në atë kohë quheshin ilirë. Ai është ndërtuar nga gratë matriakale. Periudha që argumentojnë për në Dishnicë i përket marrëdhënieve patriarkale.

Qeramikat në Kamnik janë prezente në të gjithë territorin e fshatit dhe mijra fragmente të ekspozuara apo në magazina i përkasin vetëm 200 m2 të kërkimeve arkeologjike në vitet 1968-1970. Merita e zbulimit të arkivit të lashtësisë është e banorëve të fshatit. Ata në vitin 1965. mund të mbjellin 10 rrënjë qershi dhe ta linin historinë të varrosur në tokë. Misterioze është pse u ndërprenë kërkimet dhe pse tentohet të fshihet kjo histori që nuk shkruhet në librat shkollorë.

Veglat e punës prej stralli të rrallë qelqi vullkanik provojnë jetë qysh 50.000 e 100.000 vitesh se mbi ato historianët argumentojnë gjurmët më të hershme të ekzistencës së njeriut në trojet tona. Ndërtimet e para mbi tokë provohen në Kamnik në ato 200 m2 ku u zbuluan 16 furra plot me 62 enë qeramike dhe objekte kulti që datojnë 7000-3700 vite p. Krishtit. Ato i përkasin qytetit mitologjik të perëndisë Dodonë mbasi të gjitha shprehin qartë besëtytni fetare.

Guvat e banuara brenda Shkëmbit të Larmë në majë të të cilit janë rrënojat e mekamit (faltores) provojnë që tempulli më i lashtë ka lindur në Gurrat Mitologjike. Logjika nuk e pranon që qytetërimi i jashtëzakonshëm të ketë lindur njësh me ndërtimet e para mbi tokë por nëpërmjet një procesi të gjatë mijra vjeçar transformimi që kur banonin në guva. Gjurmët pagane e kristiane gjenden në të gjithë fshatin në 10-15 km2 ku janë dhe 4 toponime kishash.

Furrat e zbuluara në Kamnik janë unikale të pa gjetura në Europë. Lisi i Mirë u ringjall por furrat nuk mund të ringjallen. Prishja e furrave nëntë mijëvjeçare është makabër. Furrat dhe Lisi do të flisnin vetë. Tre vite rresht nuk u kujtuan t’i rruanin origjinale e tu bënin një kupolë qelqi por i shkatërruan. Studiuesit kanë thurur lavde por nuk kanë bërë asgjë për Kamnikun ndaj të rinë kokëulur e të mos bëhen xhelozë për një djalë fshati që shkruan historinë e paraardhësve.

Rilindasit i kushtuan rëndësi të veçantë çështjes “akademike” të prejardhjes pellazgjike. Lidhjet e fesë me kulturën popullore shqiptare e bënë ideologji kombëtare me mitologji pagane. Samiu mendonte që populli shqiptar mund të ngrihet e të shkojë përpara njëlloj si popujt e tjerë.

Studiuesi Mateli dhe Prof. Dr. Naqellari gabojnë në kohë. Lufta e Trojës lidhet me Dodonën bija në Delf. Dëshira e mirë për tempullin mëmë të pa gjetur që është vetëm një indirekt i përplas me orakullin më të vyer të njerëzisë në Tomor. Tempulli mëmë është në majë të Shkëmbit të Larmë në Kamnik ose3-5 mijë vjet më herët se Dodonat bija në Tomor e në Dëshnicë.

Zbulimi i i qytetit të lashtë Dodonë në Kamnik i shquar për tempullin më të lashtë mbi Dhe erdhi falë trashëgimisë materiale, kulturore, shpirtërore të paraardhësve. Referimi në terrenin konkret me historianët më çoi te arkadhët jo si rrëshqitje personale por obligim i perëndisë. Trajtimi në dimensionet dhe madhështinë e saj synon që të kuptohet rrënja e besimit shpirtëror.

Pranimi i qytetit Dodonë në një nga faltoret bija hedh poshtë Herodotin për “Tempullin më i lashtë mbi Dhe”. Ai fillimisht besonte se hyjnitë e para vinin nga Egjipti, por duke kërkuar zbuloi se vinin nga barbarët (pellazgët), popullsi jo greke. Rrjedhimisht ka patur faltore dhe në Egjipt më të lashtë se Dodonat bija në Epir. Nëse do ta pranojmë Dodonën mëmë në një nga bijat e saj, qoftë edhe në Dëshnicë, tempulli më i lashtë padrejtësisht i kalon Egjiptit.

Babaj i historisë thekson se feja helene e Athinës buron nga pellazgët, nga Shenjtorja Iliro-Epirote e Dodonës dhe prej kësaj vatre tradita e shenjtërisë të Zeusit dhe ajo e mitologjisë është përhapur në drejtim të Greqisë së sotme e më gjerë (në Egjipt).. Dodona ishte qendër para henelitike, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke... Rrjedhimisht me gjithë respektin që kam krijuar për Ju Dodona mëmë nuk është në Dëshnicë por një bijë e saj.

Grekët janë popullsi e ardhur nga Azia e Vogël në shek XIV-XIII p.Kr. Italikët fise etruske të zbritura nga Danubi në Gadishullin Apenin rreth dymijë vjet p.e.re. Individë që kanë harruar të lexojnë grekët e romanët i quajnë më të lashtë se ne shqiptarët. Dodona Pellazgjike-Ilire, rrënja e prejardhjes sonë ariane shqiptare dhe e besimit shpirtëror është më e lashta mbi Dhe. Ajo ka meritë në qytetërimin greko-romak.

Qytetërimi dhe feja kanë lindur në Dodonën Pellazgjike.

“Qytetaria është një e pandarë, herë ka rënë në dorë të një kombi, herë të një tjetri, nga një herë ka qën’ e vrejtur e veniturë, por kurrë s’ka qenë e shuar fare. Të parë të kanë qenë mjeshtrit e mësonjësit’ e të pastajmët, ç’do qytetari me pastajme ka paturë qënë m’e gjerë e më e plotë nga më parë, sikundrë që qytetëri e grekëvet , ish shumë më mbarë nga qytetarit e kombeve të vjetëruarë t’Azis’e t’Egjyptisë. Qytetëri e arabëvet m’e mbarë nga greket, kështu edhe qytetari e evropianëvet është m’e mbarë nga të tëra të shkuaratë” thekson Sami Frashëri.

Tereni konkret me gjurmë e të dhëna pa fund që ka në Kamnik provojnë qytetin e lashtë mitologjik të perëndisë Dodonë i shquar për tempullin më të lashtë mbi Dhe. Mekami (rrënojat e faltores) gjurmë të manastirit te Luadhet e Qytesë dhe kisha Kamnik –Dodonë janë radhë njëra pas tjetrës. Varreza të lashta, simbole mitologjike, kristiane, islame, etj, janë pa fund në Kamnik.

Dodona Pellazgjike-Ilire është vlerë universale e njerëzimit, rrënja e besimit shpirtëror. Unë besoj në teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit, në teorinë e Darvinit, etj. Logjika e kronologjisë së ngjarjeve dhe simetrisë matematike më çoi në origjinën e besimit shpirtëror. Besoj në shkencë por dhe në Perëndi e Zot si fuqi të mbinatyrshme që na shikojnë e na rregullojnë të gjithëve.

Dodona perëndi e parë e perëndive është dhe për perënditë greke që shprehen qartë e radhë historianët e lashtë. Nëna e Madhe Dodonë është mbretëresha e shtatë trupave qiellorë. Kulti i saj është gjetur në Kamnik bashkë me terakoten që simbolizon kultin e perëndisë. Periudha që ju argumentoni për në Dëshnicë i përket kohës së Zeusit ndaj më mirëkuptoni.

Vazot kambanë që simbolizojnë dy botët janë zbuluar në Kamnik. Nëse pranojmë qytetin Dodonë në Dëshnicë të Përmetit apo në Delf e Tomor që janë Dodona bija, bie dhe detaji “Dodona është më e lashtë se gjuha, mitologjia dhe perënditë greke”. Dodona zë fill në mitologji si formë e besimit fetar të njeriut primitiv. Unë flas për një periudhë të pa eksploruar fare.

Dodona Pellazgjike-Ilire dhe tempulli mëmë Dodonë kanë ushtruar veprimtari prej matriarkatit që udhëhiqej nga gratë. Të dhënat historike e arkeologjike që kemi e ndajnë me Dodonat bija relativisht 3-5mijëvjet. Perëndia Dodonë është mbretëresha e qiejve në Matriakat e për rrjedhojë në Dëshnicë do të ketë Dodonë bijë të kohës së perëndisë Zeus.

Promovimit të Dodonës Pellazgjike-Ilire i kam mëshuar në të gjithë kuptimet historike, gjeografike, mitologjike, fetare dhe filozofike. Enciklopedia dhe shtatë kumtesat e botuara kanë ngjallur interes dhe Dodona po konceptohet e pranohet. Ngjarjet e mëdha kërkojnë lobingje të mëdha. Ju që besoni në Zot e Perëndi, Ata janë Dodona Pellazgjike-Ilire, Nëna e Madhe Dodonë.

Duke të vlerësuar për kontributin e vyer ndaj çështjes shqiptare arkadashi im (vëllai im e në origjinë arkadhët) të uroj suksese në punën studimore shkencore dhe shpresoj të më mirëkuptosh e ta kesh dëshirën të komunikojmë në adresën email [email protected] flisnin që Kamniku ka qenë qendër administrative nga mali i Bardhë në Vithkuq.

Dodona zë vendin e merituar nën ngjizje të njerëzimit, të lindjes së fesë dhe qytetërimit. Ajo është rrënja e prejardhjes pellazgjike dhe pararendësja e të gjitha ngjarjeve të lindjes, transformimit dhe zhvillimit të përmbushjes shpirtërore ndaj bëhet debat i madh ku është se të gjithë duan ta kenë të tyren. Dodona nuk cënon asnjë shenjt apo shenjtërim por del në krye të tyre me mesazhe paqeje, tolerance e afrimi me Zotin, larg konflikteve e luftrave. Faleminderit!