BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Respektoni gjakun e shokëve dhe shoqeve tona për çlirimin e Tiranës!

Respektoni gjakun e shokëve dhe shoqeve tona për çlirimin e

(17 nëntor 1944-17 nëntor 2019: 75-vjetori i çlirimit të Tiranës)

Historiografia shqiptare (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botim i vitit 1985, fq. 640-641) na jep informacionin se në betejat për çlirimin e Tiranës kanë marrë pjesë këto formacione ushtarake partizane: Divizioni i I Sulmues (DIS) me përbërje Br. I, IV dhe XXIII S; ndërkohë Br.II, XX, XV dhe VII S do të bashkëvepronin me DIS. Morën detyra të vepronin në drejtime të tjera të rëndësishme Br. X, XI, XII dhe XXIV S.) Çuditërisht nga pakujdesia apo harresa nuk përmendet fare pjesëmarrja e Br. VIII S e cila veproi në rajonin jugperëndimor: Kombinat-Yzberisht-Selitë-Sauk-Pallati i Brigadave deri në qendër të Tiranës dhe nga efektivi i saj dhanë jetën 18 partizanë e partizane, disa të tjerë u plagosën. Sipas zakonit dashakeq për të mohuar rolin e komandantit të DIS, Mehmet Shehut, autorët me keqdashje shprehimisht pohojnë: “Humbjet e armikut do të ishin më të mëdha, siç e pohojnë edhe vetë dokumentet e tij, po të mos u kishte lënë shteg të hapur gjermanëve, në shpinë të forcave partizane, armiku i Partisë dhe i popullit, Mehmet Shehu, i cili në kundërshtim me urdhërin e Komandës së Përgjithshme, nuk e bëri të plotë rrethimin e Tiranës”. Por njëherësh nuk përmenden komandanti i Br. I dhe të IV S në përbërje të DIS, përkatësisht Muhamet Prodani dhe Nexhip Vinçani, njësi që mbajtën peshën kryesore për çlirimin e Tiranës; të cilët në të ardhmen do të kontribuojnë çmueshëm në organizimin dhe fuqizimin e ushtrisë shqiptare deri në vitin 1974. Konkluzionin mund ta nxjerrë vetë çdo lexues.

Ne partizanët e Br. VIII S dhe veteranë të LANÇ-it, (Naxhi Zhupa dhe Zenel Koshaj) pjesëmarrës në luftimet për çlirimin e Tiranës, për lexuesin e nderuar po shprehemi më poshtë. I jemi mirënjohës kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i cili në 75 vjetorin e krijimit të Br. VIII S, më 25 prill 2019 në përshëndetjen e tij, përpos të tjerash shprehet: “...Asgjë nuk është më frymëzuese sesa Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare, që qëndron si një margaritar në gjerdanin e stolive të popullit shqiptar”. Gjithashtu nga kujtimet që ruajmë, për të cilat jemi shprehur edhe me botime të veçanta, paraprakisht po i sjellim lexuesit dy-tre pasazhe të shkurtra, për të vijuar me disa mendime të tjera edhe pse jemi “këshilluar” të mbyllim buzët dhe të ulim kokën, me të cilën nuk pajtohemi.

“...Më 11 nëntor 1944, pra 18 ditë para çlirimit të vendit, jo më shumë se 10 m larg, u vra partizani Shyqyri Vela nga fshati Buz-Golemaj i Tepelenës... Marie Brisku e Metush Sadikaj u plagosën më 14 dhjetor 1944 për çlirimin e Momçes në Mal të Zi”. (Naxhi Zhupa)

“...Nga shpërthimi i një predhe të artilerisë gjermane, në sytë e mi dhanë frymën e fundit partizanët Arshi Manaj e Tefik Ruqo, ndërsa i plagosur rëndë mbeti Mustafa Demiri. I varrosëm siç e meritonin trimat”. (Naxhi Zhupa) “... Femrat shqiptare patën mençurinë e duhur dhe guximin e rrallë për të marrë një vendim kaq thelbësor: shkëputjen nga mjedisi familjar e shoqëror dhe pozicionimin në një ambjent jo vetëm militar, por sidomos luftarak, në të cilin në çdo çast kohor jeta dhe vdekja ishin pranë njëra-tjetrës”. (Naxhi Zhupa)

Jemi në ditët kur 75 vjet më parë, nëntor 1944, luftohej pa asnjë kompromis për çlirimin e Tiranës, kryeqytetit të vendit. Por fatkeqësisht në vend që të përkujtohen me respekt e mirënjohje ata dhe ato, që sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, në moshën më të re, që kushdo dëshiron ta jetojë e gëzojë, por edhe të tjerët që kanë të pashëruara ende plagët apo të pambyllura ato, bëhet zhurmë absolutisht e pajustifikuar për portretet e tyre të vendosura në bulevardin që mban emrin e tyre, si simbol të sakrificave dhe gjakut të tyre të derdhur me bindjen se kontribuojnë në çlirimin e vendit dhe për vendosjen e një sistemi demokratik, në të cilin secili të jetojë në të drejtën e tij, me djersën e ballit dhe në pronën e tij. Edhe tashmë pas 75 vitesh, ne që jemi gjallë, por që për ligjësinë e përgjithshme jemi të vdekshëm, besojmë dhe pohojmë, se shokët e shoqet tona të llogoreve në luftë kundër pushtuesve të huaj dhe shërbëtorëve të tyre vendas, luftuan veç për liri e vatan, për barazi e prosperitet, siç edhe thotë një nga këngët partizane dhe aspak për ofiqe dhe kolltukë qeveritarë, për të cilat dhe pas të cilave, janë ngjitur e qepur aq kokëfortësisht disa nga politikanët dhe shtetarët e 2-3 dekadave të shkuara, por edhe të ditëve të sotme. Ideali i lirisë të vendit dhe popullit na frymëzoi, me atë sakrifikuam jo pak për qeniet njerëzore, në emër të atij ideali të lartë, 18 nga bashkëshokët dhe bashkëshoqet tona dhanë pikërisht jetën për çlirimin e Tiranës dhe në territorin e Tiranës. Ju drejtohemi ju, o ligjvënës, ligjzbatues, ju studiues me arsye e logjikë njerëzore, se sa për qytetarët e thjeshtë jemi të një mendjeje me ta, a mund të vihet në diskutim ideali i pastër atdhetar e qytetar i shokëve tanë dhe i shumë të tjerëve, të cilët nuk kishin se çfarë tjetër mund të dhuronin më shumë me ndërgjegje e vullnet, përveç jetës së tyre të re, për çlirimin e Tiranës, për lirinë e familjeve të tyre dhe të krejt popullit shqiptar në të pastajmen, por edhe për këto ditë që jetojmë ne pasardhësit e tyre?!! Po si mund të vihet në diskutim jeta e tyre në se mund të jenë dëshmorë apo fli të Atdheut dhe popullit apo kriminelë të tyre?! Po a mund “të bëhet ujë” gjaku i tyre i pastër? Ishin shumica 18-25-vjeçarë dhe nuk mund të mendonin se pushteti do të uzurpohej nga pak duar; se me gjakun e tyre do të abuzohej për të përfituar ofiqe, pasuri dhe merita të pamerituara nga një grusht i pakët! Ata nuk mund të mendonin se edhe në shekullin e XXI, kur bota aspiron për drejtësi dhe prosperitet botëror, në një cep të saj, në Shqipëri, do të gjenden politikanë të paskrupullt që luftojnë me çdo mjet, duke abuzuar paturpësisht edhe me gjakun e tyre, për të zënë një karrige pushtetare, për të grabitur pronën private dhe publike, për të bjerrë personalitetin e shqiptarëve të ndershëm në llumin e fëlliqësirave, për të akuzuar njëri-tjetrin si shkaktarë të gjendjes sfilitëse të popullit në përgjithësi, kur ata vetë janë mëse përgjegjës të drejtpërdrejtë. Politikanë tanë të sotëm, disa, janë nga ata që të vjedhin kur nuk ke, që të rrjepin edhe lëkurën; që të kërkojnë shpirtin e shtatë (sikur populli të jetë mace, për të cilat populli artikulon se ka 7 shpirtra); që të vrasin natën dhe të qajnë ditën; që të ngulin thikën dhe të vendosin buqeta lulesh; që derdhin më me mjeshtëri se krokodili lot; që fëmijët e tyre i shkollojnë jashtë vendit ndërkohë që bashkëshokët e tyre nuk kanë banesë, për rrjedhojë edhe tavolinë pune, disa edhe bukë thatë për të mbushur barkun; etj. etj. Ligjvënësit, pushtetarët, organizmat e ndryshme shtetërore apo shoqërore, por edhe çdo shtetas shqiptar, duhet të ketë domosdoshmërisht detyrimin ligjor, por edhe atë moral, që të njohë, të jetë mirënjohës dhe të respektojë sakrificat e luftëtarëve për çlirimin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë; si dhe të përulet me respekt para fotografisë së tyre dhe simboleve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Nga efektivi i Brigadës VIII S, pjesëmarrëse në luftimet për çlirimin e Tiranës, dhanë jetën 18 luftëtarë e luftëtare. Nëse ndonjë personalitet shtetëror, ndonjë politikan i kujtdo force politike qoftë, ndonjë historian, studiu0es apo drejtues i ndonjë shoqate apo autoriteti civil a shtetëror, ndonjë individ a kushdo qoftë tjetër, do të ketë pretendime për sjelljet dhe qëndrimet jo korrekte dhe konkrete ndaj shokëve e shoqeve tona partizane, që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës, ne do të ndihemi moralisht deri edhe fajtorë për ata. Po ç’mund të themi ne për partizanen Sose Musa Hysi (Memishaj), e cila vetëm 18 ditë para çlirimit të vendit dha jetën e saj në luftimet për çlirimin e Tiranës te kazermat “Ali Rizai”?! Ç’mund të themi për Zenel Qazim Zekën, Ali Xhemal Zhupën, Shyqyri Dere Velaj, Demir Idris Dhrimo, Bido Mehmet Serjani, të cilët edhe pse nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, dhanë jetën më 11 nëntor 1944 për çlirimin e Tiranës? Një ditë më pas, pikërisht në zonën e Tiranës së Re, ndërruan jetë nga plumbat e pushtuesve Pandeli Nikolla Dolla, Rakip Mete Aliraj dhe Nazif Ramadan Shyti. Ishin nga e gjithë Shqipëria, por luftonin për çlirimin e Tiranës. Më 13 nëntor vritet për lirinë e popullit shqiptar Sadik Veis Kamberi në zonën e Tiranës së Re dhe Xhafer Mersin Banaj, pikërisht tek Shallvaret. Vetëm një ditë më pas, në Bërzhitë humbasin jetën Enver Hysen Qamo dhe Ismail Mustafa Shtëmbari, ndërkohë që Agim Sheme Merkaj bie heroikisht te rruga e Kavajës. Më datën 15 nëntor, vetëm 14 ditë përpara Ditës së madhe të Çlirimit të krejt vendit, dhanë jetën për çlirimin e Tiranës Sabri Saliko Serani në Mullet, Pasho Adem Velaj te Ura e Farkës dhe Male Banaj tek rruga e Kavajës. Secili prej tyre meriton jo vetëm një fotografi të madhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe një lapidar të përjetshëm pikërisht në vendin ku dhanë frymën e fundit në emër të lirisë së atdheut. Ideali i tyre ishte i shenjtë, ndërsa amaneti i tyre është jo vetëm i shenjtë, por edhe i shtrenjtë. Dhjetra të tjerë u plagosën pikërisht në përballje me pushtuesin, ndërsa qindra sakrifikuan shumë nga vetja dhe familjet e tyre me bindshmëri, me vullnet dhe me shpresën dhe ëndrrën e bukur se liria po trokiste në çdo portë shqiptare dhe se ditë më të mira do të vinin! A nuk është kjo një ëndërr e bukur? A nuk duhet që edhe fëmijët tanë të flenë dhe zgjohen me ëndrra të tilla të bukura: me idenë se jetojnë në qetësi e paqe, në një vend të lirë ku mësohet dhe dëfrehet secili sipas ëndrrës së vet? Pushtetarë, politikanë, njerëz të ndershëm: Mos t’ua prishim fëmijëve, nipave e mbesave tona këtë ëndërr të bukur duke baltosur ata që na dhanë lirinë; duke hedhur shigjeta helmuese mbi atë që mban emrin shkolla e tyre; duke mos përzierë gjakun e tyre të pastër me gjakun e shprishur të ndonjë politikani, pushtetari, historiani, nëpunësi administrate, pseudoshkencëtari, punonjësi të ndonjë shoqate me çdo emër intrigues që mund të quhen, për të cilët fëmijët nuk kanë asnjë përgjegjësi!!! Le t’i lëmë të rënët për liri, atdhe, prosperitet dhe përparim në shenjtninë e tyre! Ata janë pjesë e artë e krenarisë kombëtare! Ata janë nderi i nderit të popullit shqiptar!!! Më mirë të vendosim aty ku dhanë frymën e fundit nga një lule në respekt të tyre! Më mirë t’u përulemi me dhembshuri sepse veprën dhe aktin e tyre nuk mund ta bëjë kushdo!!! Lavdia e tyre le të jetë e përjetshme!!! Naxhi Zhupa, ish-partizan i Brig. 8 S, veteran dhe invalid i LANÇ-it. Zenel Koshaj, ish-partizan i Brig. 8 S, veteran i LANÇ-it.

Nga Safet N. Ramolli