
“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën dhe ngre alarmin për atë që pritet të ndodhë pas 24 korrikut: Hetimet kanë ardhur në dorën e...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do bëjë Ilir Meta

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive


“E megjithatë asnjë njeri tjetër nuk ishte më modest se Ajnshtajni në posedimin e fuqisë së dijes, e më i sigurtë se kjo fuqi është fatale”.
Duajt Aisenhower
Njerëz zgjohuni…! Një “Meteor Nuklear”, i paparë, është “nisur” ta godasë planetin…! Është i fshehtë, dinak, tinzar, jashtëzakonisht shkatërrues dhe mizor, vepër e “Djallit”, sundimtarit të flakëve përvëluese të Ferrit! Shtëpia e jonë e përbashkët në prag të...!!!
Për fat të keq, ky fenomen, që i ngjan një vullkani në shpërthim, ekziston! Bota prej dekadash ndodhet jashtë kontrollit! Retë nukleare po mbulojnë planetin…!
Testi i gjashtë bërthamor i bombës me Hidrogjen H, i Koresë së Veriut, me urdhër të udhëheqësit suprem Kim Xhong-U, u krye me sukses. Forca e saj shkatërruese llogaritet 1000 herë më e fuqishme se dy bombat atomike amerikane të hedhura mbi qytetet Japoneze, Hiroshima e Nagasaki, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, të cilat iu morën jetën mizorisht qindra e mijëra njerëzve të pafajshëm.
Ndodhemi si para një “tërmetit të frikshëm”, ku dita agon e qetë, e bukur, plot Diell e shkëlqim. Udhëtojmë pa ditur se ku shkojmë?! Një urdhër i gatuar dhe i pjekur me urrejtje, tërbim, sharje e zemërim mund të shkaktojë një zjarr të përmasave globale…!
Amerikë, në zemrën e në shpirtin tënd ndodhet e sotmja dhe e ardhmja e popujve të Botës. Ju jeni shteti më i fuqishëm. Megjithatë kujdes, armët bërthamore nuk njohin superfuqi…! Ato janë me mijëra herë më të rrezikshme e të pamëshirshme se mjaft sëmundje të pashërueshme, të cilat vrasin me miliona njerëz në vit. Angazhimi i forcave dhe i mjeteve ushtarake, jo kurdoherë jep rezultatet e kërkuara….! Përkundrazi….! Asnjëherë nuk është vonë për bisedime, qoftë edhe midis armiqve të egër, të betuar dhe të çmendur ndaj njeri-tjetrit.
Presidenti Trump: ”Një sulm i mundshëm ushtarak nuk mund të përjashtohet…” Më parë masat diplomatike dhe sanksionet ekonomike të Këshillit të Sigurimit të O.K.B për izolimin e plotë të Koresë së Veriut…!”
Por ajo është e armatosur me bombën me hidrogjen, e cila mund të shuajë një qytet të tërë, fjala vjen të një superfuqie, prej disa miliona banorësh…! Kundërpërgjigja, një sulm frontal i përmasave të pa parashikuara ….! Pasojat….Një popull, një komb e një shtet i shkatërruar …! Jo vetëm kaq…! Ekstremet nuk njohin kufi…!
Zotërinj të nderuar, kujdes sidomos me plagët e vjetra të luftës.…! Shërimi i tyre është i gjatë dhe i vështirë. Bllokada ekonomike nuk është zgjidhja më e mirë. Ajo shton në ekstrem varfërinë, urinë, skamjen, mjerimin, urrejtjen, shuarjen e jetëve deri edhe pa lindur, dhe afron më shpejt përplasjen, luftën. Bomba me Hidrogjen e Koresë së Veriut është një rrezik i madh. Koha nuk prêt! Po disa mijëra bomba atomike e me hidrogjen të superfuqive, anëtarë ose jo të Këshillit të Sigurimit, a nuk janë edhe ato një rrezik i madh, Fatalitet dhe Shpatë e Demokleut mbi kokë të Njerëzimit? Ky armatim kolosal, këto armë të shkatërrimit masiv, mund të zhdukin shumëfish herë jetën e të gjitha gjallesave të planetit tonë.
Nëse më lejohet, e konsideroj të nevojshme të kujtoj në retrospektivë, një “fragment” të artikullit tim: “Të fshehtat e padukshme të Apokalipsit”, botuar në gazetën Telegraf të datës 29 Shkurt 2012:
“Pas Luftës së Ftohtë, u duk sikur shpëtuam nga katastrofa e një konfrontimi bërthamor. Por, sipas “Reuters”, Presidenti amerikan Barak Obama u tha delegacioneve të 47 vendeve në Samitin Bërthamor në Uashington se, “është koha për veprime të përqëndruara globale për të frenuar humbjen e materialeve nukleare…”
Rreziku më i madh, posedimi i armëve strategjike nga shumë shtete, të cilët, edhe njëri prej tyre, mund ta hedhin njerëzimin nën kthetrat mizore të një zjarri supërgjigand atomik.
“Superfuqitë janë të mbrojtura e të siguruara nga armët e tyre bërthamore?!”
Paradoksale dhe fatale! Beteja nukleare nuk do të kursejë askënd, as edhe vetë ata!
Po fëmijët, nipërit e stërnipërit e tyre, ku do ti çojnë? Mos vallë në planetin Mars?!
Të gjithë, në një mënyrë apo një tjetër, mos herët, vonë, do të jenë pré e saj.
Fundi, ç’iu duhet jeta disave, në një “oazë”nëntokësore, tej mase të vogël, në mes të një shkretëtire të pafund të djegur shkrumb e hi, kur të gjithë të tjerët, qindra miliona njerëz, të jenë larguar mizorisht nga kjo botë?!
O Zot ruaje jetën mbi Tokë.
Në gjithë Universin s’ ka vend më të mirë se kjo Botë….”
(shkruar 30 Tetor 2010)
Më të lexuarat


Kompensim për kompanitë e ndërtimit, Bujar Leskaj: U shërben vetëm oligarkëve dhe rrit rrezikun për korrupsion

Një tabor deputetësh shoqërues të një kolegu para drejtësisë është padrejtësi ndaj qytetarit të thjeshtë!

Qarku i mbyllur i deputetëve tanë!

Pagesat pa para letër

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

Mashtrimi dhe gënjeshtra, "armët" e protestës së dëshpërimit

Ekuinoksi i shterpësisë epokaliptike të "liderit historik"

Rinia shqiptare, e ardhmja pa të ardhme në periudhën e tranzicionit

Urimet e (pa) thëna për 4 korrikun e një artisti Kryeministër!

Një certifikatë për politikanët
