BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x
BREAKING NEWS

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në gjykatë PD-në, ja çfarë do ndodhë me “Foltoren” pas gjykimit të Apelit

Avokati i PD Indrit Sefa sqaron detajet se si Berisha e ka humbur në
x

Opinion / Editorial

Retro kultura e shoqërisë që refuzon të vërtetën dhe pranon sipërfaqësoren!

Retro kultura e shoqërisë që refuzon të vërtetën

E kemi vënë re të gjithë besoj aftësinë që ka politika prej tre dekadash për të mos deklaruar të vërtetën, për të mos e thënë atë, për të mos u bazuar te ajo! Është një nga veçoritë tragjike të retro kulturës sonë pothuaj kombëtare! Nuk është thjeshtë fakti i gënjeshtrës. Është më tepër fakti mbi mospranimin e të vërtetës. Shoqëria shqiptare “luan” me të drejtën dhe përdhunon të vërtetën ku në rastin më të mirë bën “sipërfaqësoren” duke refuzuar të vërtetën. Shoqëria shqiptare “të drejtën e ka më tepër se sa të lëvizshme” shumë më tepër të ndryshueshme se në botën e qytetëruar! Në qoftë se në perëndim ka qenë e drejtë dikur, të goditej me vizore” dora e një nxënësi në skolastikë për dënim, sot sigurisht ky është një akt barbar i dënueshëm. Dje ishte e drejtë, por sot nuk është sigurisht! E kështu është e drejta! Por e vërteta është se dje kanë goditur me rrigë – vizore dhe sot nuk godasin, ose se dje dikush nuk ka goditur dhe ishte kundra të drejtës së kohës dhe sot dikush godet dhe është po ashtu kundra të drejtës pikërisht sot. Kjo është e vërteta. Është evolucioni realisht Ne si shoqëri këtë gjë nuk pranojmë. Nuk e duam. Nuk pranojmë ta themi dhe mbyllim veshët për të mos e dëgjuar! Ne nuk dëgjojmë të vërtetën si të jetë e drejtë dhe si të mos jetë si për dje sot dhe nesër. Nuk e duam, që ta na thuhet në sy, as nuk e duam ta na parashtrohet si mundësi, as nuk duam të kemi kontakt me të. Shkurt pjesa më e madhe e një shoqërie e pa dalë akoma në qytetërim ka problem të madh me të vërtetën! E pastaj mendojnë se kanë të drejtë? Ose merren me të drejtën që asnjëherë nuk është e vërtetë sipas sigurisht sjelljes së shumicës së shoqërisë, që nuk flasin të drejtpërdrejtën që imponon e vërteta. Por flasin të “drejtën” që imponon sigurisht përdredhimi dhe sipërfaqësorja e momentit.

Në kohën e sotme dhe sidomos te ne, vlen shprehja e George Orëell që është: Në kohën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar. Mirëpo nuk ka revolucionar të së vërtetës në Shqipëri (sepse e vrasin politikisht dhe moralisht, bile nganjëherë dhe fizikisht) sepse e para nuk ka dëshirë askush të dëgjojë dhe e dyta bëhet menjëherë armik i shumicës. Imagjinoni kur në Shqipëri i thonë “revolucion” groteskut ganstero-korruptiv dhe vrastar të Berishës, se si e kuptojnë “aktin revolucionar” shqiptarët në shumicën dërmuese të tyre. Janë “sipërfaqësor të së drejtës” që gjithmonë e ka me vete një sundimtar dhe tiran. Po, bile e ka pronë! Thotë se “unë kam të drejtë”! Po pra dhe mohon të vërtetën! Kurse e vërteta është se ai është një tiran dhe arrogant i mohimit e refuzimit të së vërtetës! Brezi im është edukuar për mirë nga një mrekulli librash dhe imagjinate edukimi për fëmijë që quhet Gianni Rodari! Ai thotë: Në vendin e gënjeshtrës, e vërteta është një sëmundje. Ku ka vend më të famshëm se sa Shqipëria për gënjeshtrën! Jemi “mbretëria e saj”! Kemi çdo aspekt të jetës sonë një gënjeshtër. Jetojmë me të dhe e duam kaq shumë, sa që kemi marrë pushkën dhe kazmën apo dinamitin kundër të vërtetës! Jo jo, nuk është vetëm politika kështu. Ajo është prodhim i mendjes së një shoqërie dhe zgjedhje e saj! Ato që u edukuan nga Rodari me libra e tij, e morën seriozisht atë, jetojnë keq në Shqipëri, ose kanë ikur! Po nga sytë këmbët! Dikush e ka pësuar keq nga vetë shoqëria!

Mohimi i së vërtetës dhe në vend të saj përdorimi i gënjeshtrës ndërtojnë institucione dhe rend pothuaj fashistoid. Të padrejtë si pasojë se mohon të vërtetën. Po dhe pranon gënjeshtrën. Ideologu i nazizmit ose Gebels thotë kështu: Përsërite një gënjeshtër njëqind, një mijë, një milion herë dhe ajo do të bëhet e vërtetë. Çfarë kanë bërë për tridhjetë vite Sali Berisha dhe të tjerët mbas tij! Çfarë dreqin kanë bërë?! Mësuar dhe edukuar nën një regjim tjetër gënjeshtar dhe vrastar si komunizmi! Asgjë tjetër nuk kanë bërë, se sa kanë vënë në jetë mësimet nga çalamani i ndyrë i ideologjisë naziste Gebels! Ata nuk kanë përsëritur një milion herë gënjeshtrën , por kanë thënë vetëm gënjeshtra për tre dekada! E sigurisht tashmë gënjeshtrat e tyre janë “të vërtetat” tona dhe kjo shoqëri e shkretë e mjerë, dhe injorante vazhdon besimin te pikërisht gënjeshtra e madhe pothuaj fashistoide dhe e përdorur nga fashistoidë të vegjël, në me demek demokraci! Gënjeshtër për lirinë që kemi dhe nuk është, gënjeshtër për kapitalizmin që kemi dhe nuk është, gënjeshtër për shtetin ligjor që themi dhe nuk është, por dhe gënjeshtër për të drejtat e njeriut që themi se kemi ne letra dhe nuk janë në realitet. Çfarë kemi bërë? Asgjë, kemi refuzuar të vërtetën! E kjo është direkt pasoja e një shoqërie retro kulturore e shëmtuar në injorancën e saj. Po e kjo është me përjashtime të vogla pikërisht shoqëria shqiptare.