BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Retro retorika politike, si “shkodranizmi” i një kryeministri Kraksian!

Retro retorika politike, si “shkodranizmi” i një kryeministri

Ishte në Shirokë Rama dhe në vendin që ka meritën e zhvillimit urban, krye përveç gishtit kot atyre që dinë “Rama Ik” dhe retro retorikën tashmë “super retro” që me sa duket e di për modernizëm politik të tij. Gjithsesi... Retorika është një disiplinë e lashtë, e cila u quajt ars në latinisht dhe me τ?χνη (téchn?) në greqisht. Kuptohet si arti i bindjes me fjalë, në greqisht identifikohet me ?ητορικ? τ?χνη, "arti i të folurit në publik" dhe me kalimin e kohës retorika është ngatërruar disa herë me oratorinë. Rama ka ardhur në ditët e “mërzitjes oroatorike dhe po konfirmohet plotësisht në retorikë tipike të shekullit 20-të. Po pa dalë në 21. Përdorimi i papërgjegjshëm dhe thjesht instrumental i fjalëve është një shenjë e rëndësishme e kohërave historike negative, e pandashme nga indiferenca e shumicës ndaj jetës publike, një fenomen që e bën atë veçanërisht të hapur ndaj lajkave manipuluese, siç ka treguar historia më e keqe e shekullit XX. Pra, atëherë tradita Sofistiko-Protagoreane, na lejon të rizbulojmë një fjalë bindëse e cila, ndryshe nga ajo propagandistike, është një me sjelljen dhe veprimin e personit që e shqipton atë. Një fjalë, pra, shumë e ndryshme nga ajo që synon të provokojë, në një mënyrë oportuniste, sjellje dhe veprime të caktuara tek dëgjuesi. Është Rama ky? Veprimi edukativ mund të kuptohet si një punë që synon harmonizimin e konflikteve që mund të ndodhin në “nomos”, në shpikjen dhe zbatimin e ligjit pozitiv dhe që gjen mbështetje në gjuhë, në aftësinë retorike për të bindur në lidhje me atë që është e dobishme për jetën e përbashkët. Por a është Rama ky? Ai e di veten kështu, kur në fakt është “retro retorik” politik, tashmë demode dhe pse sigurisht e di veten më të “zgjuarin e retorikëve” folklorikë në Shqipëri. Marrinat me “Urën e Mesit” që e punoi natën se nuk e linin ditën, nuk janë as retorikë, sepse Ura e Mesit e DRKK apo është monumenteve të kulturës së shtetit dhe jo bashkisë dhe kësisoj kanë përgjegjësi levendët idiotë drejtues të monumenteve Shkodër, që Rama i ka vendosur, duke larguar qytetarët e Shkodrës “aristokratët” nga mbrojtja që mund t’i bëjnë sulmit të Shkodrës nga barbarët e partive dhe periferive. Sigurisht që Rama ka të drejtë për “antikomunizmin” rrufjan të spiunëve të sigurimit të shtetit (për fat të keq me lejen e Berishës në PD) dhe plehrave në PD tash 30-të vite, por qytetari shkodran, nuk është ky “demokrat” që pikturon Rama. Qytetari shkodran dhe komunist është më demokrat se sa demokratët që di Rama në “ca vende të tjera”. Ai dhe në komunizëm ishte “borgjez” në Zonën e Parë Operative. Antikomunizmi i qytetarit shkodran që i ka lindur babai në qytet, gjyshi në qytet, stërgjyshi në qytet, katragjyshi në qytet, stërkatragjyshi në qytet si puna ime dhe shumë në Shkodër ka në bazament urrejtje e ideve të “zonës së parë operative” që vrau dhe shpronësoi në Shkodër mijëra qytetarë me një urrejtje dhe gjakpirësi kriminele. Po dhe pse mund të ishte i majtë. Rama sot me këtë soj sorollop qeveris. Asnjëherë Rama me retorikën e tij, nuk do të mundë dot qytetin tradicional dhe pse thotë: “Mirë ti bëhet se voton lëtyrat e PD-së”. Sepse bazamenti qytetar shkodran mysliman dhe katolik, nuk do asnjëherë të votojë PS-në e sot Ramës dhe dje Nanos. Sepse e dinë se nuk kanë lidhje gjenetike me të majtën e Luigj Gurakuqit dhe Riza Danit. Sepse gjyshja e Ramës dhe familjes së mrekullueshme Kolombi (që e ka pagëzuar katolik) nuk ka pasur kohë t’i shpjegojë se çfarë është realisht Shkodra. Sa martesa dhe krushqi kanë dyert e mëdha të tyre dhe se si janë, sa aristokratë dhe borgjezë të majtë të qytetit të vetëm brenda territorit shqiptar qendër e madhe dhe pasuri Vilajeti. Stër kalcifikuar me histori të gjatë bashkëjetese. Ramës ia kanë shpjeguar Shkodrën njerëz të frustuar dhe ardhur shumë vonë në qytet. Pa asnjë lidhje farefisnore reale të familjeve që kanë bërë histori politike dhe ekonomike reale. Me krenari monopatesh idiote që kanë urryer trashëgiminë urbane të qytetit më të madh të Shqipërisë. Kanë urryer trashëgiminë po, si katolike dhe myslimane – sidomos myslimane. E ai vjen dhe thotë Benet Beci ka zemrën djathtas. Tipikisht retro retorikë. Beci e ka zemrën majtas, sepse ai ka trashëgimi familjare antifashiste, por është dhe i djathtë sepse vjen nga një origjinë ulqinake fantastike e bërë qytetare shkodrane. Nuk ka zemër djathtas se ka punuar me Sali Berishën që zemrën e ka bolshevike sepse Becët janë një trashëgimi reale patriotike. Por Rama nuk do shkodranë që nuk i bien në kushte trashëgimie qytetit për keq. Po pra si Bushatin e majtë dhe zonjën Mesi si ish e djathtë. Sepse kështu bëri dhe me një zonjë tjetër të sabotuar si nga vetë PS dhe miqtë e tij miliarderë kur ajo kandidonte për Bashkinë e Shkodrës, po pra Bazhdarin. E sabotoi si hahaha e djathtë. Thjesht e kamikazoi për kot. Retro retorika e tij rrufjane është te sulmi ndaj prodhimit të tij më të keq në Shkodër që është Voltana Ademi. Kaq shumë është retro retorik Rama sa që kishte mundësi ta merrte Shkodrën në pushtetin vendor si të gjithë Shqipërinë, por nuk deshi, sepse e para sajoi individë “no name no face” si shkodran tradicional qyteti dhe me prapavijë miliarderësh që Rama i përdor si për frikë (kur ka frikë) që ka kur futet në qytetit (dikur) dhe pse i vdes shpirti për gangsterët ekonomikë. E sigurisht Voltana përfiton dhe qëndron në pushtet në sajë të Ramës dhe një Këshilli Bashkiak demend që voton për heqjen e një kioske idiote dhe Voltana nuk e heq. Imagjinoni çfarë thotë për plehrat që nuk mblidhen në Shkodër dhe që Voltana ua jep tender miqve dhe njerëzve të PS-së dhe Rama pastaj thotë pse është – Shkodra pis. Imagjinoni se Rama nuk paska pasur asnjë fuqi të pranonte një projekt qoftë idiot të Voltanës, sa për t’i bërë qejfin dhe pastaj t’i imponohej me një projekt të vetin, për të bërë diçka në Shkodër, e cila sot është e rrënuar fare. Po po ashtu sikundër Rama thotë. Është vend jashtë ligjit, investimeve dhe brenda hakmarrjes së lojës dyfishe PD dhe PS në bashkëpunim idiot, tradhëtar mes njëri-tjetrit, në pushtetin vendor. Ku ka më turp se sa kaq. Retorika e tij është këshilla “nga engjëjt anti Shkodër”. I ka aty afër, vdes për to. Engjëj anti myslimanë dhe anti katolikë qytetarësh shkodranë. Ata urrejnë përditë qytetarin e vjetër dhe të ri shkodran, që do Shkodrën. Po t’i shtosh dhe urrejtjen e bijve të vrasësve të “zonës së parë operative” atëherë realisht Rama është më i mirë se sa “duhet” se kushedi se çfarë do të kishte bërë me Shkodrën. Megjithëse boll çfarë do bëjë më, e ka lënë (qytetin e gjyshes katolike) në dorë të “krijesës së tij Voltana” dhe Këshillit Bashkiak të Rilindjes. Çfarë do maaaa?! Tani nuk është faji as i Voltanës dhe as këshillit, por Ramës si njeriu retro retorik në “shkodranizëm” i një kryeministri antishkodran për kot fare. Rama nuk do të prekë kurrë zemrën e Shkodrës, ai mbase mund të sundojë mbi Shqipëri deri në 2030-n, por qytetarin shkodran nuk do ta prekë kurrë. Sepse ai (qyteti) nuk është “kozmopolit”, por thellësisht tradicional në parime. Dhe jo se është me PD-në, por nuk është dhe nuk do të jetë kurrë me PS-në. Sepse nuk e meriton, sepse dhe kur ka pasur socialistë të mirë, të qetë dhe të ndershëm, askush nuk i ka nxjerrë në krye. Po vetë Rama është marrë me lëtyrat e historisë përfituese nga bujaria e Shkodrës. Le t’i marrë të gjitha periferitë dhe të gjithë të fortët – Rama nuk merr dot dhe pinjollin e fundit të qytetarit shkodran. Nuk e merr, sepse nuk mjaftoi gjyshja që të jetë dhe ai i tillë. E pa pinjollin e fundit, ai mund të ketë gjithçka, por majën e Kështjellës së Shkodrës nuk do ta ketë kurrë moralisht dhe filozofikisht. Sepse po e them hapur – nuk e njeh dhe nuk e do Shkodrën. Kur të duash tipat e Spiropaleve dhe Taulantëve dhe levendëve të Rilindjes të dashurohesh me pasuritë trafikantë, nuk je shkodran. Në Shkodër familjet tradicionale aristokrate dhe borgjeze (të rëna dhe nga fiku) kanë turp të bien në burg për vjedhje, ato kanë rënë gjithmonë për politikë, kundër armikut dhe kundër pushteteve diktatoriale. Rama jo, është “kozmopoliti” i Tiranës, që provokon tashmë dhe me retorikë të vjetërsuar fjalësh kot. PD-ja e shëmtuar që ka sot Shkodra, është një pjesë e të keqes. Por po aq e keqe është dhe PS-ja e shëmtuar, zymtuar dhe pushtet korruptive e Ramës. Shkodra është viktimë e tyre dhe aleatëve të tyre. Shkodra sigurisht ka faj vetë. Po, që nuk ruajti veten në demokraci, kundër prodhimit më të ligët, më korruptivë dhe të shëmtuar që la PPSH dhe që janë këto që janë sot. Por Shkodra do të jetojë më gjatë dhe do të ripërtërihet si ka ndodhur gjithmonë me aksidente të tilla. I është turbulluar pak gjaku, por ADN-ja aty është. Rama tregon barsoletën e “kalit që të bën punën apo gomarit që të kryen punë” dhe ka parasysh veten dhe jo Lulin. Por E. Rama do një përgjigje jo retorike me barsoletën italiane me Betino Kraksin dhe gruan që ra kur doli nga supermarketi. Ajo u rrëzua dhe u vra se ishte e ngarkuar me ushqime dhe askush nuk e ndihmoi. Aty pari kaloi eskorta e kryeministrit socialist të Italisë, Kraksi dhe ai doli si xhentëlmen e ndihmoi. Guraja në moshë i thotë faleminderit dhe Kraksi i kërkon që po të ketë mundësi në votime të votojë Kraksin dhe PS-në italiane. Gruaja në moshë e rifalënderon dhe i bën të qartë kryetarit të PS-së italiane dhe kryeministrit të Italisë: Zoti Kraksi unë u rrëzova, por u dëmtova në prapanicë dhe jo në kokë. Tani Rama duhet t’i mbushë vetes mendjen, nëse sidomos qytetarët e Shkodrës (qytetarët) realisht janë rrëzuar kaq keq, sa të vrasin kokën për të votuar me shumicë Kraksin e Shqipërisë??????