BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

Rezilët e nekrofilisë që po i bëjnë atentat demokracisë

Rezilët e nekrofilisë që po i bëjnë atentat

Analizat e ngjarjeve të fundit që po flasin qartë dhe kuptueshëm, na shpien tek atentatorët e demokracisë, binomi i nekrofilëve Sali Berisha dhe presidenti aktual Ilir Meta. Të mbërthyer nga kriza moralo-politike, diskriminimi dhe diskreditimi para shoqërisë shqiptare, si dy zjarrvënësit e zgjedhjeve të përgjithshme që lakmojnë me çdo kusht pushtetin, janë kthyer në simbole të destabilitetit. Të vënë në krye të turmave, me gjithfarë ndjenjash shqetësimi, agresiviteti e urrejtje, pa frikë mund të konsiderohen bartës të destruktivitetit, që buron nga brenda qenies së tyre. Këto figura të prirur për shkatërrim, janë vetë djalli brenda shoqërisë sonë si dhe brenda formacioneve të tyre politike, janë vula e Kainit pa kurrfarë dinjiteti moral e njerëzor. Qëndrimet e tyre në këtë fushatë të tensionuar nga vetë ata, që fshihen pas çdo ngjarje tragjike janë shprehje e destruktivitetit irracional të shkatërrimit në emër të shkatërrimit. Ky tipar përbën karakterin instiktiv, që është shfaqje e natyrës së tyre duke vepruar në emër të funksionit siç po vepron Meta, ndërsa Saliu në emër të pasionit vetëm për shkatërrim. Të futur në psikologjinë e njerëzve nekrofilë, të shembujve më negativë në historinë e njerëzimit si Hitleri, Stalini, Enveri, Pol Poti, Pinoçeti e deri tek Asadi, Maduro etj, nuk kanë asnjë ndryshim nga karakteri dhe filozofia e tyre me profilin e ngjashmërisë së diktatorëve. E njëjta gjë po ndodh edhe me këta nekrofilë, që përbëjnë kërcënim real për shoqërinë dhe demokracinë tonë të brishtë. Saliu megjithëse e quan veten të dorëhequr nga politika, ai ndihet akoma ashtu si më parë në krye të shtetit dhe partisë, që bashkimi me Ilir Metën, i ka bërë të rrezikshëm, më agresiv dhe nxitës të thirrjeve destruktive për dhunë. Ata mendojnë se pandëshkueshmëria u ka dhënë më shumë kurajo dhe influencë. Prandaj paraqiten të fuqishëm, në krye të protestave masive, por edhe në këtë fushatë që nuk ndryshoi aspak nga karakteri agresiv i tyre. Asnjë nga diktatorët që njeh historia nuk ishte gjeni, nuk ishin të mbinatyrshëm, por kanë shfrytëzuar situatat social-politike të kohës, kanë marrë mbështetjen e njerëzve që u premtuan qiejt, që me naivitetin e tyre i nxitën për të krijuar profilet e tyre të liderëve mitikë, që u dhanë mundësitë për t'u ngritur në lartësitë e sundimtarëve. Këtë profil krijoj dhe demonstroj gjatë gjithë kohës së qëndrimit si president dhe kryetar qeverie edhe Sali Berisha, i cili po tenton që të rikthehet përsëri në krye të PD, jo vetëm më një histori të pasuksesshme, por edhe me një barrë krimesh të pandëshkuara që rëndojnë në kurriz të tij për faj të drejtësisë. Për sjelljet qëndrimet dhe veprimet e tij në rolet e një figure groteske negative, si shkatërrues i vlerave të demokracisë duke sunduar si bajraktar, po pret t'i vijë ora e historisë, për të ushtruar zanatin e tij të nekrofilit. Por fajtorë të mbetjes së tij si gur në qafë të shqiptarëve, janë edhe Fatos Nano, Ilir Meta e deri tek Edi Rama që gjatë ushtrimit të detyrave të tyre si kryetar qeverish, nuk e nxitën drejtësinë për t'i dhënë përgjigjen që meritonte, si strumbullari i të gjithë trazirave në Shqipëri. Po në të njëjtat pozita qëndron edhe presidenti aktual, që ka braktisur detyrën dhe është vënë në kurdisje dhe organizimin e ngjarjeve si ajo e Rinasit, ka shpërfillur aleatët strategjikë SHBA e BE, duke i quajtur ngatërrestar në drejtimin e punëve të shtetit. Ai nuk përfill as strukturat e policisë me të cilat përplaset sa herë që i zbulohen planet e tij të mbrapshta, duke i dalë në krah shokut të armëve Saliut. Të dështuar gjatë ushtrimit të detyrave si Saliu në të gjitha funksionet, ashtu edhe Iliri me pragmatizmin e tij pa lavdi, janë kthyer në protagonistë kobzinj. Me përvojën e tyre në politikë dhe në drejtimin e shtetit si gjarpërinj, pa treguar asnjëherë këmbët dhe bashkëpunimin me struktura e shërbimeve të huaja në dëm të Shqipërisë. Të kthyer në "regjisorë" intrigash e improvizues të situatave ireale, inspirues të turmave për të marrë pushtetin me dhunë, siç po pretendojnë dhe kërcënojnë me revolucion të modelit Leninist. Por Lenini kërkonte vetëm një tribunë për të folur para bolshevikëve kundër sundimit të menshevikëve. Po Saliu me Ilirin? Këta shfrytëzojnë artilerinë e rëndë të mediave, TV Klan, Neës-24 dhe Ora Neës, ku drejtuesit e emisioneve OPINION nuk ngurojnë t'i thërrasin dhe t'u bëjnë temena, për idetë dhe synimet e tyre për rrëzimin e qeverisë dhe marrjen e pushtetit edhe pa votën e sovranit. Kjo artileri e rëndë mediatike në Shqipëri, nuk i ka dënuar kurrë herezitë e tyre edhe pse e dinë mirë se këto figura i kanë marrë erzin shoqërisë shqiptare me bëmat e tyre. Këto media e dinë mirë që Saliu në emisionet e tyre, nuk flet kurrë për të vërtetat dhe ngjarjet që lidhen me figurën e tij, por i delegon ato tek të tjerët duke i larguar nga vetvetja. Këto media e dinë mirë se që të dy këta rezilë, gjatë gjithë kohës së qëndrimit në pushtet, janë karakterizuar nga egoizmi, cinizmi, hipokrizia dhe mashtrimi. Saliu në rolin e kamxhikut ndërsa Iliri me hipokrizi, kanë luajtur bixhoz me jetën e shqiptarëve, sepse para syve të tyre Shqipëria u vra, u plaçkit, u shit, u rrënua, u shkatërrua, iu shitën det e tokë Greqisë me miratimin e tyre. u ngrit fabrika e vdekjes në Gërdec, u vranë 4 qytetarë më 21 Janar, janë protektorët dhe përfituesit nga afera e turpshme CEZ, ku asnjë nuk ka dhënë llogari para drejtësisë. E për të gjitha këto Saliut i shkojnë për shtat më shumë se kushdo fjalët e filozofit spanjoll të lashtësisë Lucio Anneo Seneca, "Ty që shpirti të është bërë i pashërueshëm dhe jeta një varg krimesh". Ty që nuk kërkon arsyet që nuk i mungojnë njeriut të keq. Ty që e keqja të përligj çdo të keqe që bën. Ty që ke gëlltitur aq shumë padrejtësi, sa që ato kanë hedhur rrënjë në barkun tënd dhe nuk mund të shkulen përpos bashkë me to. A do të ndiesh pendesë ndonjëherë përpara shqiptarëve? Si do t'u bëjnë këmbët të shkoni në Kuvendin e përfaqësuesve të sovranit, kur i kini marrë nëpër këmbë ata këto 30 vjet? Sa të përgjegjshëm do të jeni ju në atë Parlament, kur SHBA u kanë vënë vulën non grata familjarisht? Meqenëse Iliri u tha atyre të shkojnë e të monitorojnë zgjedhjet në Korenë e Veriut, atëherë atyre u jepet e drejta të thonë, që të shkoni e të kërkoni atje azil, pas shkarkimit nga detyra e presidentit. Që të dy për të mos pësuar fatin e Kserksit, i cili i mundur, i shpartalluar, duke parë kudo shkatërrimin e pasurisë së tij, mundi të shpëtonte vetë duke u futur midis kufomave të ushtarëve të vrarë. Prandaj herët a vonë që të gjithë japin llogari për ato që bëjnë. Ndërsa për drejtësinë shembulli më i mirë është ai i Koresë së Jugut, që për afera korruptive ndëshkoi ish-kryeministrin në moshën 79-vjeçare me 19 vjet heqje lirie. Për t'u ndier të përgjegjshëm para historisë, bëni mirë të lexoni edhe një herë vargjet brilante të shkrimtarit tonë të madh Dritëro Agolli, i cili shkruante: "Atje tek lisi me vrimë, tutje në murranë, do kalojnë të gjithë, argatë e sovranë".