BREAKING NEWS

U pyet për padinë e Metës ndaj ministres Gjonaj, Olsian Çelaj bën reagimin e prerë/ Kryeprokurori flet edhe për operacionin e bujshëm në Lazarat, ku u arrestua edhe ish-kandidati për deputet

U pyet për padinë e Metës ndaj ministres Gjonaj, Olsian
x

Opinion / Editorial

Rigels Seliman: Femra e lindur për t’u përfaqësuar dhe dashuruar, jo për t’u urryer

Rigels Seliman: Femra e lindur për t’u përfaqësuar dhe

Jetojmë në milleniumin e ri dhe syri më sheh ende femra që ndezin qiri në terr. Në këto pirgje imazhesh të ngjallin fobi, shoh shpresë pak të ardhmen e tyre, të binjakezuar me atë që shkoi dhe vazhdon të jetë. Sakrifica dhe vetë mohimi i tyre, shihen si virtyte të fshehura dhe jo reale të Eves mëkatare që tundoi Adamin në Edenin e para historisë. Ja pra, faji njerëzor është ngjitës dhe ai ecën i lirshëm brez pas brezi, për të ardhur deri në ditët tona. Në realitetin mediokër shqiptar femra e ka pranuar komandën e izolimit, si të vetmen alternativë që ka, por gjithmonë është provuar se të mbyllurit, të nëpërkëmburit apo të pashpresët janë më kompetitive në çastin e triumfit të tyre. Sepse ky është çasti kulmor i kultivimit të “urrejtjes” që më së fundi shpërtheu dhe merr jetë. Të ndodhura si skllave të botes së tyre të pa fund në realitetin e krijuar, “arma” e vetme që kanë është ndërgjegjia dhe vullneti. Sepse ato më të virtytshmet, të talentuarat duhet të bënin të pa moralshmen, për t’u vlerësuar dhe respektuar. Ato lartësohen nga vuajtjet nga përpjekja për të qenë dikushi nga fëmijët e tyre se si thërrasin Nënë. Pra, për të ruajtur përcaktimin e femrës, ata janë gjithnjë në ndikimin së resë dhe trendit medioker “politiko-socialo-kulturor”. Kjo është vepër e tej jetëshme, rithirje e Evës të rrëne. Guximi i një grupi njerëzish para Zotit:-Bashkohu me mua, më jep dorën mikja ime besnike, sepse jeta fillon me respekt e besnikëri dhe me respekt e besnikëri mbaron. T’i tregojmë atyre se pjesmarrja e femrës në fusha të ndyshme është edhe e jona, se jeta është një kod i gdhendur tek ne, askush nuk mund t’a rrëzojë atë dhe zëri i femrës do të jehojë në qiellin e arnuar me psherëtima resh të realitetit shqiptar. Femra e lindur për t’u përfaqësuar dhe dashuruar, jo për t’u urryer.