BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Rikthim në lirinë e malit, brenda xhunglës së qytetit!

Rikthim në lirinë e malit, brenda xhunglës së qytetit!

Sigurisht që ka liri mali, banorët e tij janë vërtetë njerëz të lirisë, të sjelljes së lirë dhe pa kufizimet e qytetit! Mund të kalosh shtegun, mund ti ngjitesh sipër, ti zbresësh poshtë, ti kalosh anash dhe padyshim ti shkosh në anën tjetër pa pasur një kufizim të vetëm! Nuk duhet të mbash krahun, nuk duhet të ruash shpejtësinë, nuk të detyron askush të respektosh tabelat, sepse as që ka nevojë për to! Dhitë kullosin si lozanjare duke u ngjitur lart, kurse delet disi më poshtë e natyra ka bërë të vetën në lirinë e malit ose mrekullinë e vërtetë të mungesës së rregullave urbane! Po ashtu dhe psikika e njerëzve është e lirë nga ndrydhjet e rregullave urbane të qytetit. Shtëpitë larg njëra tjetrës si e dikurshmja e distancës "sa han plumbi pushkës" dhe ajri i pastër i bjeshkës apo dhe ujrat e kristalta të cilat freskojnë në verë dhe të mbysin po nuk ishe i përgatitur në dimër janë mrekulli lirie!

Ku e kam fjalën!? Padyshim te një sasi e madhe njerëzish që për shumë kohë jetuan në lirinë e malit, të zonës së vërtetë të bukur rurale! Por rurale të vërtetë, të ashpër dhe pse shumë e shumë të bukur! Nuk ju duhesh kaq shumë këtyre njerëzve të dinin se ku duhet kaluar në "vija të bardha" as se ku është "trotuari për këmbësorë dhe rruga për makinën"!? Nuk kanë faj, pse askush nuk e ka marrë seriozisht për të sqaruar se bukuria e lirisë së malit "vdes" në urbanitetin xhungël që kemi ndërtuar sidomos këto 30 vitet e fundit! Diktatura nuk i lejoi në mënyrë perfide dhe në mbytje të lirisë të urbanizoheshin! Sigurisht që i çoi një vatër kulture dhe një spital të vogël, një shkollë dhe një qendër fshati, të cilën "demokracia" e prishi menjëherë sa po filloi zbatimi i lirisë së vërtetë pa rregulla dhe pa asnjë detyrim për ligj dhe kujdes urban! Normalisht që filloi "martesa" ose më mirë të them "ngjizja, dashuria e egër" mes lirisë së malit dhe urbanitetit! E gjithë kjo me ligjin sa të poshtër dhe idiot 7501, por dhe me korrupsionin me tokat, me pronën me truallin! Për 25-së vite u krijuan zonat suburbane ose më qartë "fruti i dashurisë" mes lirisë së malit dhe urbanitetit të dikurshëm! Po, por me fatkeqësinë e mungesës së ligjit dhe për më tepër në zbatim të ligjit të xhunglës?! Me ashpërsinë e fitores së më të fortëve, me padrejtësinë e dhunës së familjeve me shumë djem gati për sherr! Me përdorimin e forcës ndaj qytetarëve të butë dhe që i besonin ligjit! Me padrejtësinë dhe dhunën e mbrojtjes së partisë që kishte pikërisht tek këto zona dhune, elektoratin e vet sa injorant dhe basenet e mbijetesës së liderëve kriminelë përgjatë këtyre 25 viteve ç'urbanizim dhe depërtim nga liria e malit, në xhunglën urbane të "demokracisë"?!

Tani jo vetëm këto zona suburbane, por dhe një pjesë e qendrave të qytetit kanë "rikthimin e lirisë së malit në xhunglën urbane"?! Njerëz që si në këmbë, makina dhe biçikletë, nuk duan t’ia dinë për rregulla! Nuk zbatojnë kalimet e vizave të bardha, që nuk përfillin semafor kur ka, që nuk duan t’ja dinë për ndalim qarkullimin dhe as për trotuarët! Individë që të vijnë kundër në korsi! Njerëz që ndalen me makinë, duke penguar qarkullimin si të ishin në "lirinë e malit" ku mund të bësh çfarëdolloj veprimi, sepse nuk pengon askënd dhe nuk ka asnjë kufizim! Vajza, gra, burra dhe djem që çojnë sms nga celulari në trafik! E për me tepër, duken në gusht këto fenomene! Po pra, sepse mirë sa janë ata brenda, por vijnë dhe ata nga jashtë! Po ato jashtë që kur janë në vendet ku jetojnë nga frika rrinë si pulat, por kur vijnë në Shqipëri, ju rikthehet "liria e malit" nga i cili ose vetë ata, ose prindërit e tyre kanë (janë ulur) rënë?! Shtohen dhe kosovarët dhe pak se na ngjanë dhe pak se na shikojnë e kështu "Shqipëria kthehet në një liri malit në xhungël qyteti"?! Nuk e merr vesh qeni të zotin në trafik, mungojnë rrugët për një fluks të jashtëzakonshëm makinash dhe një shtim i popullsisë prej 40% brenda një periudhe një mujore krijon "xhunglën urbane të vërtetë si imitim në liri të malit?!

Fillojnë aksidentet, fillojnë grindjet, fillojnë vrasjet dhe pa dyshim dhe hakmarrjet, sepse "rikthehet liria e malit në xhunglën" e qytetit! Po, të asaj xhungle idiote, të pa kriter urban, por vetëm me një tmerr të madh thyerje rregullash akoma më shumë se kudo!

Kjo është Shqipëria jonë në gusht! Kështu sillet ajo! Kështu sillen një pjesë e njerëzve të cilët "shijojnë lirinë e malit" duke mos e pasur kurrë më atë! Mbushin rrugët në lirinë e tyre "primordiale" dhe të origjinës krenare malore, jo vetëm në zonat suburbane, por dhe në qendra qyteti ku dalin për tu ekspozuar apo bërë xhiro". Mbushin qendra plazhi, i qelbin ato me mbeturina dhe me "sëmundjet e urbanitetit pa rregulla" dhe pastaj shajnë njëri tjetrin për "mungesën e edukatës"?!

Nuk kanë frikë asgjë! Nuk i frikëson ligji, nuk e kanë në ndërgjegje, nuk e përdorin logjikën urbane sepse "janë rikthyer në mal, por në të vërtetë janë në xhungël"! Thonë se besojnë zotin, por ai nuk "ju lypet fare" sepse e kanë për tifozllëk dhe jo besim! Pra as atë nuk kanë frikë! Policin jo e jo, sepse ai është i frikësuar për vete akoma i pa mësuar mes lirisë së malit dhe urbanitetit normal që mungon! Qeverinë aspak, sepse e dinë se ka "punë të tjera" me se të merret dhe të angazhohet!

Ky është gushti i shqiptarëve që tashmë gëzojnë lirinë e malit në xhunglën që vetë kanë ndërtuar dhe i thonë urbanitet, por që i merr të keqen pikërisht lirisë së malit! Po për nga sinqeriteti, pikërisht në liri!

/Nga Besi BEKTESHI