BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Rikthimi i kritikëve në PS, sfidë e reflektim për mendimin ndryshe!

Rikthimi i kritikëve në PS, sfidë e reflektim për mendimin

Socialistët në këto tri dekada kanë nxitur mendimin ndryshe, i kanë lënë hapësirë debatit dhe kritikave edhe kur ato kanë prekur majën e piramidës, liderin e partisë, kryeministrin e vendit që shumë herë mendohet si i pacenueshëm dhe i paprekshëm. Jo pak anëtarë të forumeve drejtuese të PS-së nuk kanë pyetur se çfarë do pësojnë kur kanë prekur fuqiplotët, ata që me një të rënë të lapsit të spostojnë dhe ndërpresin karrierën politike në mes, duke të flakur në rrugë të madhe në kërkim të punës si hallexhi. Bezdisja nga kritikët dhe kritizerët, është e pranishme edhe në udhëheqësit e kësaj force politike dhe ata nuk është se ndihen të kënaqur kur i vënë përball fakteve dhe provave se e kanë shkelur dhe nuk e kanë bërë detyrën në shumë fusha të jetës. Duke qënë të shtëpisë, kritikët, flasin nga brenda gardhit. Ata i dinë shumë më mirë se cilat tjegulla janë thyer. Cilët trarë janë krisur. Kush nga pajisjet është ndryshkur dhe kush duhet hedhur apo rinovuar, zëvendësuar me një të re. Nuk thonë kot se, i zoti e di ku i pikon çatia. Po edhe mes socialistëve, është evident fakti që kryesisht kritikët shfaqen pasi bien nga fiku, lënë kolltukët dhe dalin si njerëz të lirë. Sidoqoftë atyre nuk u mungon kurajo për t`i thënë Edi Ramës në sy ku e ka gabim dhe në cilën hallkë të drejtimit dhe strategjisë së zhvillimit apo politikës duhet të ndërhyjë dhe të veprojë ndryshe. Se qenia në pushtet vërtet të bën të plotfuqishëm, po kjo nuk është baras me gjykimin se je i paprekshëm, se je Mesia fuqiplotë që vetë shkruan, vetë vulos dhe gjithë të tjerët janë thjesht rekuizitë, numra, figurina sa për të mbushur sallat apo podiumet dhe ushtarë në pritje të komandës, para marsh! Është kjo arsyeja që Edi Rama reflekton kur është fjala për rishikimin e të goditurve pa të drejtë, të diferencuarve si debatues sherrxhinj, ata që i nxjerr në anë apo i flak tutje vendimmarrjes politike. Rikthimin e kritikëve në Asamblenë e fundit të PS, dorëzimi i partisë në duar të tyre të cilët përbëjnë më shumë se shtatëdhjetë për qind të të zgjedhurve në forumet e PS, flet për pranimin pa hezitim, për qëndrim autokritikë, pranim të shumë alternativave për politikë moderne dhe dhënie shansi të gjithëve për të shpalosur kontributin e tyre në vendimmarrje. Rikthimi i kritikëve në krye të organeve drejtuese të forcës politike në mazhorancë, flet për faktin se socialistët gjatë tri dekadave kanë nxjerrë mësime të vlefshme se, partia ka nevojë për të gjithë ata që e vlerësojnë dhe ata që bëjnë kritika dhe flasin pa rezerva dhe autocensurë sepse kanë bindjen se kështu partia forcohet, debati dhe dialogu jetësohet dhe demokracia e brendshme merr frymë, thellohet, zgjerohet dhe fiton dimension të ri. Kur mbajnë qëndrime refraktare dhe përjashtuese për ata të zgjedhur apo emëruar që marrin guximin e bëjnë kritika, shumë herë edhe të ashpra me fakte e prova që zbehin punën e partisë dhe drejtimin e qeverisë, duket se zemërimi i kryetarëve të partive merr përmasat e zemërimit të Zeusit sipas legjendës. Kjo mendësi bolshevike i përngjan sjelljes së Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste dhe më keq akoma. Ata sillen sikur partitë të jenë tokat e veta dhe bëjnë me to si tua dojë qejfi. Nëse duan i mbjellin. Nuk duan i lënë djerrë. Se kryetari është beu i pronës dhe gjithë të tjerët janë rajat që kanë për detyrë të shërbejnë dhe të sillen përulësisht nëse duan të ekzistojnë dhe ta gëzojnë jetën dhe privilegjet që të jep funksioni, posti, detyra. Edhe pse nuk njihen në detaje debatet e brendshme nga sa shfrynë dhe dalin në sipërfaqe, jo pak prej drejtuesve dhe funksionarëve të PS, po edhe ministra dhe drejtorë të rëndësishëm, ata që kanë në duar çelësat nga hyjnë e dalin të ardhurat që drejtojnë tatimet, zbatojnë projekte madhore milionëshe për rrugët, drejtojnë doganat, tatim-taksat. Nëse flasin jashtë kontureve dhe skemës së përcaktuar nga partia, në se dalin nga rrethi dhe hedhin vickla, e paguajnë me humbje të privilegjeve dhe përfitimeve që të jep qenia në poste kaq të larta. Nuk e dimë se cilat kanë qënë qefmbetjet dhe shkëndijat që kanë shkrepur mes Ramës e Ditmir Bushatit deri sa u largua nga posti i Ministrit të Jashtëm dhe më vonë edhe nga Drejtues politik i Qarkut Shkodër. Nuk e dimë pse u thellua zemërimi mes Arben Malajt dhe Kryeministrit në një kohë kur Arbeni ka qënë numri dy i PS për shumë vite dhe kontributor i forcimit të partisë dhe zhvillimit progresiv të financave? Ku çaluan këto marrëdhënie dhe pas miratimit të Malajt si antar i Bordit të BKSH-së? Çfarë i bëri këta të dy nga miq nt viheshin përballë si të ndesheshin dy gladiatorë në ring? Pse Arta Dade qëndroi mënjanë dhe kritikonte përditë Edi Ramën? Apo që u largua nga funksionet dhe nuk mbeti deputete e Kuvendit të Shqipërisë? Nuk i dihet pse Mimi Kodheli mbeti nga fundi i listës. Dhe Erion Braçe dha dorëheqjen vetëm një javë para shpalljes së kandidaturave për qeverinë “Rama 3” duke qenë numri dy i saj dhe vijon me botime fotosh dhe mesazhesh që janë me dy e tre kuptime? Po të gjithë këta, u ftuan në kryesi dhe u emëruan kryetarë të qarqeve për të bërë politikën e partisë dhe përçuar objektivat e qeverisë në bazë? Nëse u referohemi marrëdhënieve, Rama- Bushati: Ajo që njohëm ishin kundërshtitë e Bushatit për disa nga politikat e qeverisë dhe Edi Ramës. Goditjet e këtij të fundit ishin si nën brez. Pas tyre u duk se Bushati mori follën. I la targën PS dhe humbi privilegjet. Po koha tregoi se socialistët, jo vetëm që nuk e bënë dalje, po e thirrën në drejtim. Në kryesinë e partisë. Ky post është me vlera për çdo socialist me ambicie dhe kërkesa ndaj vetes për të gjithë ata që kanë mundësi e provojnë veten për t`i dhënë partisë dhe shoqërisë nga përvoja e tyre e shumë viteve. Po më shumë se kaq, është reflektim i kryetarit të partisë, i cili me këtë veprim tregohet, jo vetëm autokritik, po edhe me kurajo politike. Bën një hap pas, tregohet luajal dhe pendohet që ka mbajtur qëndrime refraktare ndaj bashkëpunëtorëve, të cilët, jo se i kundërvihen kryetarit dhe platformave të tij drejtuese për të dalë mbi kapriçot dhe sedrën e të qënit të parë. Tek e fundit, kjo është demokracia. Autokritika me vepra dhe jo fjalë në erë për t`u dukur modernë.

Po të rikthyerit në kryesi dhe drejtimin e qarqeve, qoftë edhe për rastet e rikthimit në qeveri nuk kufizohen në një emër të përveçëm pasi kjo nuk do ishte bindëse dhe nuk do fliste për filozofi dhe demokraci në veprim, po një manovër sa për t’u hedhur hi syve socialistëve dhe mbështetësve, faktorit brenda partisë dhe jashtë saj që aq shumë ndjeshmëri kanë për politikat që ndiqen nga liderët e partive në mazhorancë dhe opozitë. Qytetarët, kërkojnë politikëë moderne dhe jo veprime të kulisave që duan të nxjerrin gështenjat nga zjarri sa herë iu duhet të kapërcejnë vështirësitë që u dalin përballë në betejat politike, vështirësive artificiale më të shumtën e herëve që u vënë gurë nën rrota kundërshtarëve politikë. Po socialistët në Asamblenë më të fundit, ku bënë të njohur, veç forumeve drejtuese, ku mbi shtatëdhjetë për qind të emrave, janë të njohur si kritikë të Ramës, debatues dhe kundërshtues të kryetarit, flet për një politikë ndryshe dhe pranimin pa hezitim të luajalitetit dhe debatit të frytshëm, i cili është oksigjen për çdo forcë politike aq më tepër për PS-në. Po ky reflektim duhet të jetë sundues në tërë spektrin politik shqiptar. Partitë tona politike, vijnë nga një sistem me liri të cunguara. Ku gjithçka ishte brenda kornizave dhe mungonin liritë dhe të drejtat politike deri edhe ajo e fjalës. Është për këtë arsye që në PD po edhe forcat tjera politike, përjashtimi dhe largimi i kritikëve, atyre që debatojnë dhe kërkojnë ndryshimin, apo strategji ndryshe nuk i pranojnë këta individë. I përjashtojnë. I largojnë me përdhunë si të ishin lebrozë. Siç u veprua më së fundi në Këshillin Kombëtar të PD-së, ku u përjashtuan gjithë ata që guxuan t`i thonë disa të vërteta që i dinë të gjithë Lulzim Bashës. U hodhën tutje, si individë pa vlerë edhe pse me kontribute dhe poste shumë të larta. Iu pre koka Bujar Nishanit. Edhe ai mbështeti socialistët, ishte dhe u bë vegël e pushtetit?! Më parë u flak Jozefina Topalli, ish-numri dy i shtetit. Astrit Patozi apo Arben Ristani. Bashkë me ta u flakën Kadilli, Harxhi, Shehaj dhe gjithë ata që i dolën para liderit Lulzim Basha. Dhe lideri i, përjashtoi. U qetësua. Gjykon se e pastroji partinë nga drurët e shtrembër. Largoi pa mëshirë tërë kritikët. Dhe një veprim i tillë është refraktar. Mbyllje, rrudhje, humbje e vlerave të spikatura, largim i individëve që i kanë dhënë partisë gjithçka kanë mundur. Kështu PD, sot është e pastër nga kritizerët. Në të janë veç ata që binden dhe gëzojnë besimin e kryetarit. Është koha që partitë politike shqiptare të reflektojnë. Partia nuk është e një individi. Nuk ka një kokë, dy këmbë, dy duar, një mendje. Ajo është bashkim vullnetar i mijëra individëve dhe secili ka vlerën dhe mendimin e tij. Respektimi i individëve me mendim ndryshe, është demokracia në veprim, brenda vetë partisë në pozitë apo opozitë. Ata që i pengojnë, janë të vetëquajturit liderë fuqiplotë. Nuk ka rëndësi emri. Po sjellja e tyre refraktare dhe diktatoriale. Edhe pse mund të demonstrohet dhe shfaqet si veprim i butë në emër të demokracisë së kulluar!