BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x
BREAKING NEWS

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e fundit të 35-vjeçares para se të vritej nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte…

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e
x

Opinion / Editorial

Rikujtojmë cinikët e lashtë grekë me rastin e Ditës Botërore të Filozofisë

Rikujtojmë cinikët e lashtë grekë me rastin e Ditës

Bazuar në rëndësinë e kësaj disipline, UNESCO që në vitin 2002 ka shpallur të Enjten e tretë të muajt Nëntor  si Ditën Botërore të Filozofisë.  Me rastin e kësaj dite  zhvillohen aktivitete shkencore gjithashtu nuk mungojnë  artikujt në gazeta e portale dedikuar filozofisë.  Filozofia, apo ndryshe dëshira për dije, ndoshta me origjinë më të hershme në lindje, zë fill kryesisht në Greqinë e lashtë, dhe përhapët jo vetëm në shkollat e famshme si ajo e Miletit, Eleas, Akademisë së Platonit, Liceut të Aristotelit, stoike e themeluar nga Zenoni i Cizios, megarike e themeluar nga Euklidi i Megarës, epikuriane, skeptike të themeluar nga Pirroni, pjesëmarrës në ekspeditat e Aleksandërit të Madh,  por  dhe në mënyrë endacake nga filozofët cinikë, të cilët  po i rikujtojmë shkurtimisht me rastin e kësaj dite. Origjina e një filozofie të tillë, ku më shumë bën efekt shembulli me sjelljen e filozofit se fjala, është po nga shembulli sokratik i shpirtit të sakrificës, vetëmjaftueshmërisë apo autarkisë që u bënte jehonë ky filozof që “u mori filozofinë perëndive në qiell dhe u a shpërndau njerëzve në tokë”. Themeluesi i filozofisë cinike është admiruesi i Sokratit, Antisteni, i cili shpirtin e sakrificës e çon në ekstrem duke përbuzur kënaqësinë: “Preferoj në mirë të  çmendem, sesa të provoj kënaqësi” – shprehej ai. Por më i famshmi i tyre është Diogjeni nga Sinope. Shkrimet e tij nuk kanë arritur, por për të ka shumë  anekdota në literaturën filozofike.  Ai  kërkonte gjithë ditën dhe  nuk  gjente dot “njeriun e vërtetë”, madje për këtë mbante kandilin dhe ditën. Diogjeni preferonte të jetonte si qen, madje shprehte admirim ndaj atyre që e thirrnin atë qen. “Sa më shumë njoh njerëzit aq më shumë dua qenin tim” - shprehej. Ai  zgjodhi të jetonte në një fuqi dhe nuk mbante gjë tjetër me vete veçse kandilin e lartpërmendur, një shkop, një trastë dhe një tas, të cilin e hedh pasi sheh një djalë duke pirë ujë me grushta; i panevojshëm dhe tasi për të.  Ai ishte indiferent dhe  përbuzte pa ndrojtje lumturinë, rregullat, tabutë, pasurinë,  pushtetin, famën etj. I drejtohej  pa ndrojtje Aleksandrit të Madh, njeriut më të pushtetshëm të kohës, i cili e admironte deri në atë  pikë sa i thotë: po  mos të isha Aleksandri, do të doja të isha Diogjeni , ndërsa Duogjeni i përgjigjët: po mos te ish Diogjeni, përsëri do  të doja të isha Diogjeni. Kur Aleksandri i Madh i kërkon se çfarë mund të bënte për të, përgjigjja e Diogjenit ishte: largohu se me ke zënë diellin. Nuk pranonte kurrsesi të ndryshonte mënyrën e jetesës që kishte zgjedhur. Gjeja kryesore për cinikët  ishte thjeshtësia dhe  liria. Këta filozofë përbuznin nevojat e imponuara nga shoqëria, rregullat etike dhe morale të kohës. Sipas tyre vetëm fëmijët dhe kafshët janë të pa korruptuar nga nevojat artificiale të prodhuara nga jeta në shoqëri. Dhe ato do të merreshin si model jete. Ndryshe nga ç’thonin ata dhe filozofë të tjerë, në dy mijë e kusur vjet ka dominuar e kundërta; nevojat artificiale të imponuar nga jeta në shoqëri vetëm janë rritur. E tepërta është bërë e domosdoshme. Nuk jetohet për të konsumuar,  por për të shpërdoruar dhe, çuditërisht, çuditemi kur gjendemi përballë krizave si ajo aktuale energjetike. Një ditë te këndshme me filozofi!