
Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin për gjyqin ndaj Fatmir Mediut

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para gjykatëses Kotelly, sot ish-agjenti i FBI paraqitet në gjykatën e Uashingtonit, rendohen pozitat e kryeministrit shqiptar

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane


Një vend rritet si ekonomi dhe në shërbimet turistike, nëse ka një aeroport të zhvilluar dhe me emër në botë. Ekonomistet llogarisin se zhvillimi i një aeroporti ndërkombëtar modern mund të rrisë prodhimin kombëtar të një vendi me 0.8-1.5 përqind në vit. Kjo i ka ndodhur Stambollit dhe qarkut të tij, me inagurimin e aeroportit të ri gjigand ndërkombëtar të tij vitin e kaluar. Rinasi, aeroporti ynë kryesor ndërkombëtar, vjet priti e përcolli 5.2 milionë pasagjerë, ose 27 përqind më shumë se viti normal 2019. Në aeroport sapo ka përfunduar projekti për zgjerimin e kapaciteteve, si dhe transformimi në tërësi i të gjithë hapësirës, sipas standardeve të njëjta me infrastrukturat aeroportuale në vende të zhvilluara të botës. Investimi krijon lehtësira të mëdha për pasagjerët, që kanë harruar tashmë rradhët e gjata të përpara vitit 2019. Me investimet e realizuara deri tani, Aeroporti i Rinasit është reformuar tërësisht për të pritur rreth 10 milionë pasagjerë. Sot Rinasi ka linja direkte për 66 destinacione, nga 31 linja që kishte përpara pandemisë. Ai është i vetmi aeroport ndërkombëtar në botë, me një rritje vëllimi të trafikut ajror me mbi 100 përqind, që nga koha e përpara pandemisë së Covid-19. Nëse turizmi ynë sot ka pronotime në mënyrë të organizuar(me fluturime çarter) mbi 35 përqind nga pronotimet e verës 2022, kjo i kushtohet në një pjesë të madhe të 66 destinacioneve(qyteteve) të fluturimit që nisen nga Rinasi. Asnjë kompani e madhe ndërkombëtare e fluturimeve me kosto të ulet nuk do të vinte në Rinas, nëse ai nuk do të kishte ndryshuar pronar. Ndryshimi i pronarit ishte një vendim i guximshëm i qeverisë dhe i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, që i hapi rrugë ardhjes së kompanisë së parë të madhe të fluturimeve me kosto të ulët në botë në vitin 2019 dhe i dha fund absurditetit të koncesionit, që e kishte lënë Rinasin aeroportin ndërkombëtar më të shtrenjtë në Evropë. Me ardhjen e një kompanie të madhe botërore me kosto të ulet katër vite më parë, numri i destinacioneve të fluturimit nga Rinasi u rrit me tre herë. Edhe turizmi i organizuar me fluturime çarter, u rrit në këto dy vitet e fundit me shifra dyshifrore. Pardje në Rinas erdhi kompania e dytë, ndër më të mëdhatë në botë, për fluturimet me kosto të ulët. Erdhi për të qendruar dhe për t’i shtuar edhe 17 destinacione të reja fluturimeve nga Rinasi, ose 200 fluturime në javë dhe rreth 2 milionë pasagjerë në vit. Dy kompani ndër më të mëdhatë në botë për fluturime me kosto të ulët, do të thotë konkurrencë të mirëfilltë në Rinas dhe ulje të mëtejshme çmimesh për qytetarët. Kompania e dytë që erdhi pardje në Rinas, për të qëndruar përgjithnjë këtu, përfaqëson markën, shenjën që i vendoset një vendi, kur ky vend kthehet në destinacion turistik global. Kështu është kthyer vendi ynë. Nëse përmes Rinasit, deri pesë vite më parë udhëtonin vetëm 7 përqind e shqiptarëve të Shqipërisë, për shkak të çmimeve të shtrenjta, sot Rinasin e përdorin katër në shtatë shqiptarë të vendit, ose mbi 50 përqind e tyre. 5.2 milionë pasagjerë te ardhur dhe që kanë ikur nga Rinasi në vitin e kaluar, përfaqëson një shifër të paimagjinueshme deri vetëm pak vite më parë. Ai ishte objektivi i vitit 2027, në planet e biznesit të kompanisë që e menaxhon dhe që mendon se për këtë vit mund të arrijmë edhe në 7 milionë pasagjerë që vijnë e ikin nga Rinasi ynë. Me këto ritme, objektivi i vitit 2030 për 10 milionë pasagjerë mund të bëhet i arritshëm ndoshta që në vitin 2025! Shumë shpejt futja në veprim e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do t’i japë oksigjen të plotë turizmit në jug, ndërkohë që aeroporti i Kukësit me 40 mijë pasagjerët e tij të sotëm po zgjerohet shpejt. Rinasi po projektohet shpejt dhe me të gjitha parametrat dhe standardet e duhura ndërkombëtare, si porta e pazëvendësueshme e ardhjes dhe e daljes së shqiptarëve dhe turistëve të huaj nga vendi ynë, për sot dhe për të ardhmen afatmesme e afatgjatë. Atë e ushqejnë parreshtur 2.71 milionë emigrantë shqiptarë në Evropë dhe SHBA, por edhe mbi 3.7 milionë vizitorë të huaj(shumica turistë) jo shqiptarë.
Më të lexuarat


Frederik Stamati: Piano e Tefta Tashko Koços objekt i një rëndësie të veçantë, por kërkohet financim për të përfunduar punimet restauruese

Somnabulismi i somnabullve

Shkolla cvajgiane

Gazment Bardhi me kompetenca madhore, dikton bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore

Nazmi Rushiti dha jetën nga torturat fashiste

Hemorragjia e rinisë sonë drejt Perëndimit vazhdon – deri kur?

Apologjia kundrejt faljes

Lindita Nikolla, si vazhdimi i linjës Zhukri, Celibashi…Rama!

Lindita Nikolla, oksigjeni i fundit për Sali Berishën

Lindita Nikolla, vegël e “Trekëndëshit të Bermudës” kundër PD si forcë politike euro-atlantike
