BREAKING NEWS

Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin për gjyqin ndaj Fatmir Mediut

Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt
x
BREAKING NEWS

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën
x
BREAKING NEWS

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para gjykatëses Kotelly, sot ish-agjenti i FBI paraqitet në gjykatën e Uashingtonit, rendohen pozitat e kryeministrit shqiptar

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët
x
BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x

Opinion / Editorial

Rinia dhe pensionistët në periudhën e tranzicionit shqiptar

Rinia dhe pensionistët në periudhën e tranzicionit shqiptar

Flitet e diskutohet nga politikanë në prag fushatash elektorale për rininë, duke i dhënë vlerësime dhe kreativitet tej mase, po sapo marrin pushtetin, akoma pa u boshatisur banderolat dhe parullat, fjalët i merr era. Të rinjtë e papunë me diploma e mastera në xhep enden sa më një zyrë në një tjetër në qendër dhe në bazë për të kërkuar punë, por më kot. Simpatizantët e partive politike, mediokër dhe sharlatanë, njerëz të paarsimuar dhe pa personalitet, zënë vendet e tyre në zyrat e shtetit. Të rinjtë që kalojnë ditët bordurave, pa dyshim që një ditë do rrezikojnë veten dhe shoqërinë. Nuk ka më të keqe se papunësia. Po kështu edhe mediat, disa prej të cilave kombëtare, diskutojnë për legalizimin e mariuanës, hashashit e drogave të tjera. Kemi dëgjuar deri tani kulminacione ekstreme të veprimeve nga më banalet të kryera, deri te veprimi i ditëve të fundit të djalit me nënën e tij në gjendje të dehur, e të tjera e të tjera. Shoqëria shqiptare dhe politikbërësit nuk janë të përgatitur për të stigmatizuar deri në lejimin lirisht të substancave vdekjeprurëse, duke helmatisur jo vetëm rininë tonë, por edhe shoqërinë në përgjithësi. Pra ma thotë mendja se ne jemi të sëmurë mendërisht kur ndërmarrim nisma të tilla. I kemi përcjellur me vëmendje veprimet e politikanëve tanë në parlament, kryesisht të opozitës, deklaratat por edhe shkrimet mediale të analistëve, duket se diçka që është në rregull dhe rrugë të mbarë, trysnohet, ç’vlerësohet, e këto haluçacione të këtyre gojëve të liga, thjeshtë, janë të pashpjegueshme. Fatmirësisht zhvillimet politike dhe social-ekonomike nuk varen nga këta shpirtvegjël, se Shqipëria nuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta pseudopolitikanë. Andaj jemi ne, shoqëria shqiptare, e sëmurë? Kjo pa dyshim. Kjo bile as që vlen të përmendet. E tash, duhet të gjejmë ilaçin si të shërohemi nga kjo sëmundje, e sovrani beson të mazhoranca qeverisëse. Në Shqipërinë e sotme po rritet një brezi i ri pa të ardhme,vetëm me synimin për t’u larguar nga vendi i vet, pa mundësi punësimi. Duket e zhvlerësuar edhe një diplomë që e mbajnë në xhep pa asnjë vlerë. Tani duhet cekur se si reagon mosha e 20 vjeçarëve të lindur pas viteve nëntëdhjetë. Sot rininë shkollore, studentore, fshatare, qytetare dhe të papunët i sheh në kishë dhe në xhami duke u rrëfyer e duke u falur, por në antitezë me këtë, shumica dërmuese e vjedhjeve, grabitjeve me dhunë ndodhin nga të rinjtë e kësaj moshe. Atëherë vetvetiu lind pyetja: a janë besimtarë të devotshëm, biles këta të rinj të rritur dhe edukuar me frymën e re të lirisë dhe demokracisë në shoqëri pluraliste, dale nga një sistem diktatorial dhe specifik? Sigurisht se e thëna dhe e bëra janë krejt ndryshe tek ky brez i ri shqiptarësh. Sigurisht duhet përgjithësuar se shumica përqafojnë një rini shqiptare për ta pasur zili edhe çdo vend europian, por ne gjithsesi luftojnë anët negative të problemeve. E veçanta që duhet të cekim është se edhe ky brez, i lidhur dhe rritur krejt ndryshe nga baballarët e tyre, nuk ndjek dhe zbaton në praktikë atë linjë edukimi të prindërve të tyre, të besimit, nëpërmjet betimit dhe besës së dhënë.