
Foto/ RENEA aksion në Elbasan, në kërkim të Fejzullah e Florenc Çapjas

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj, kjo është koha e madhe e Shqipërisë, prisni dhe shikoni...

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit, policia jep detajet

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja sa do të shiten

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të zgjasë

Rinia shqiptare, e ardhmja pa të ardhme në periudhën e tranzicionit

Shkruar nga Gjon Neçaj 5 Korrik 2022

Shoqëria shqiptare ka shprehur vullnetin e saj të bëhet vend demokratik ashtu si vendet e tjera perëndimore por, akoma, në ditët tona, kjo dëshirë dhe nevojë nuk është realizuar duke na lënë në një faze ndërmjetëse që jemi mësuar ta quajmë tranzicion. Në Shqipëri, me të vërtetë u rrëzua rrëgjimi komunist këtu e një çerek shekulli më parë, si dhe u ndërrua fytyra e formës qeverisëse, por pak ndryshoi modeli, duke mbetur në modelin e “vjetër” në formën e të vepruarit dhe të qeverisurit. E për këtë fajtore është klasa politike shqiptare. Prandaj, krahas impenjimit me përkushtim në thellimin e reformave në vend, për të dalë nga tranzicioni vendi ynë ka nevojë për një frymë të re, për një mentalitet të ri qeverisës të personifikuar me demokracinë moderne perëndimore. Frymën e re dhe mentalitetin e ri askush nuk e përfaqëson më mirë se rinia që po shkollohet duke marrë eksperienca të drejtpërdrejta akademike dhe jetësore në demokracitë perëndimore. Ne jemi ndër vendet e pakta të demokracive perëndimore, ku rinia nuk ka asnjë lloj roli në vendimmarrje, si dhe nuk përbën forcën rinovuese të vendit, po tenton të largohet nga atdheu. Të rinjtë që kanë studiuar duke investuar mundin e tyre familjet shqiptare, me sakrifica dhe vështirësi të shumta financiare, ku janë vlerësuar vlera të larta intelektuale, me nivele të lakmueshme edhe në fushën e formimit akademik, si dhe me aftësi të jashtëzakonshme integruese në jetën e shoqërisë së vendit, nuk vlerësohen dhe përkrahen as nga shoqëria as nga organizmat shtetërore. Prandaj, kjo rini që mbart vlera përparuese, zhvillimi dhe demokratizuese, duhet jo vetëm të vlerësohet, ashtu siç e meriton nga politika dhe shteti shqiptar, por edhe të përkrahet dhe të mbështetet për t’i dhënë hapësirat e domosdoshme, ku mund të jap ndihmën e saj për të bërë të mundur daljen e vendit tonë njëherë e mirë nga tranzicioni i stërzgjatur. Të rinjtë shqiptarë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, nuk duhet ta lëmë fatin e atdheut në dorën e një klase politike të demoduar e jashtë mode, që nuk mbart asnjë vizion modern në mënyrën qeverisëse dhe në thellimin e reformave integruese. Duhet të jemi të vendosur dhe të bindur se vendi ynë meriton të jetë si vendet e tjera në Europë, duke qenë të rinjtë intelektualë ata që do ta çojnë Shqipërinë, atdheun e tyre në vizionin e shekullit të ri, me ndryshim nga paraardhësit e tyre, të një politike ndryshe, por sigurisht duke u përkrahur nga shoqëria dhe opinioni mbarëpopullor. E për mendimin tonë,për politikën shqiptare në përgjithësi,sindromi i mosrespektimit të të rinjve për t’u ingranuar domosdoshmërisht për t’i dhënë kahje pozitive ndryshimeve sociale,ekomomike dhe shoqërore shqiptarëve të munduar dhe sfilitur nga tranzicioni i stërzgjatur dhe nga postulatet shterpë të bashkimit me familjen europiane,është bajraktarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në postdiktaturë, e vazhdon ende aktualisht .Shembulli më tipik është opozita,si e sotmja edhe e djeshmja, me projektoren e shablloneve shterpe të stigmatizimit të çdo veprimi politik, shtetëror e shoqëror të mazhorancës, duke u rreshtuar në vargun e diskutimeve shterpe në parlament ndaj çdo gjëje të qeverisë, a thua atë e udhëhiqnin njerëz që s’dinë ç’është shteti e pushteti, që shëmbëlltyra e drejtimit është vjedhja e korrupsioni, që nëpër ministria drejtojnë të paaftit, etj. Mendojmë se koha e ndryshimeve të lidershipit politik, duhet të jetë në kohezion me përshtatshmërinë e ndryshimeve social-politike. Sovrani kërkon që në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm t’i kenë vëth në vesh të metat dhe gabimet e së kaluarës. Ato po u përsëritën, ndëshkimi do jetë i patjetërsueshëm.
Më të lexuarat


Pushteti merret dhe mbrohet me “grykën e pushkës”!

Keqmeneaxhim qeveritar me vetëdije në 9 vite

Një botë e madhe antifashiste e të riut Misto Mame

Koha që të bëjmë realitet Shqipërinë Etnike! Rroftë Shqiptaria!

Mosmirënjohja dhe mosvlerësimi i virtyteve me meritën dëmtojnë rëndë shoqërinë

Sabotuan demokracinë dhe tani po prekin lirinë!

Mafia shqiptare në librin e Bujar Sh. Hoxhës “Kumbarët e Shqipërisë”

Vizioni i ri që pritet nga shqipatarët

Çfarë “kryevepre” shoqërore edhe injorante (pa ditur), por sidomos arrogante!

Lum partia që të ka edhe ty pushka top, moj Adriana!
