BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Opinion / Editorial

Rinumërimi i votave dhe një letër drejtuar ish-ambasadorit të OSBE

Rinumërimi i votave dhe një letër drejtuar ish-ambasadorit

-Kjo letër edhe pas 20 vitesh është aktuale duke parë rezultatet e rinumërimit të votave të 25 prillit-

Letër e hapur, drejtuar ambasadorit të Zyres se OSBE në Tiranë, zotit Gert Ahrens

I nderuar zoti ambasador!

Shkak për t’ju drejtuar me anë të kësaj letre u bë intervista juaj, të cilën e lexova me vëmendje të botuar në të përditshmen gazetën “Albania” të datës 17 gusht. Pa e nisur ende mirë intervistën tuaj, ju nxitoheni të deklaroni: (më falni qe po detyrohem t’ju citoj) “Klima e përgjithshme e zgjedhjeve ishte mjaft pozitive. Mund të them gjithashtu se qëndrimet e politikanëve ndaj njëri tjetrit kanë qenë të mira”.

Zoti ambasador! A mendoni sinqerisht se po thoni të vërtetën? A jeni të paktën i qetë para zotit për atë çfarë deklaroni? Flisni për klimë pozitive në një kohë kur i madh e i vogël në Shqipëri e di mjaft mirë se më 24 qershor 2001 e në vazhdim nuk u zhvilluan zgjedhje parlamentare nëpërmjet votimeve të drejta, të lira dhe të ndershme, por vjedhje dhe manipulime të votës së qytetarëve, nëpërmjet shtetit, ligjit, policisë dhe shërbimeve sekrete, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gjykatës Kushtetuese, etj. Madje ky akt i turpshëm u krye hapur edhe në sy të vëzhguesve ndërkombëtare të ODHIR- it të cilët e deklaruan me korrektësi në konferencën e tyre për shtyp atë që kishin parë me sytë e tyre gjatë monitorimit.

Zoti ambasador po ju drejtohem si qytetar.

Jam i fyer dhe i poshtëruar nga një grup “drejtuesish të lartë” që kanë uzurpuar pushtetin me dhunë në mars të ’97-ës, të cilët edhe një herë organizuan më 24 qershor 2001 dhe e zbatuan edhe para jush, manipulimin masiv të vjedhjeve dhe të shpërdorimit të votës së lirë. A ju ka ndodhur ndonjëherë që t’ju vjedhin diçka? Qoftë dhe portofolin me lekë. Është e natyrshme që kushdo do të mërzitej, do të revoltohej dhe do ta mallkonte hajdutin. Por a ju ka ndodhur ndonjëherë t’ju vjedhin mendimin? Zotëri i nderuar. Ditën e zgjedhjeve i sheh se si qytetarët dalin nga shtëpitë e tyre dhe drejtohen për tek qendrat e votimit. Në ndonjë rast duke mbajtur për krahu nënën e moshuar apo babanë veteran a nacionalist. Ata vinë mbas një debati të gjatë, me ditë me javë, e në ndonjë rast edhe me muaj në shtëpitë e tyre, se për kë do të votojnë. Me lapsin ata nuk vendosin një zhgarravinë të parëndësishme në fletën e votimit, por vendosin mendimin e tyre. Por, përfundimisht çfarë u ndodhi atyre më 24 qershor? U vodhën mendimin. Për ti kthyer në hiç, në robot, në qenie pa mendim. U hoqën njerëzve të drejtën të quhen njerëz. (Edhe ata që rezultati u pëlqen janë të hutuar dhe nuk i gëzohen “fitores”). Mendimin e vjedhur të qytetarëve nëpërmjet shërbëtoreve të paguar “grupi” e ka shndërruar në monopol vetëm të një “grupi drejtuesish të lartë”. Nuk quhet kjo punë e poshtër zoti ambasador? Nuk e di a është në detyrat tuaja që të paktën të respektoni edhe të drejtat dhe liritë e individit? Gjithsesi për një diplomat aktiv që tashmë e njeh mirë situatën në këtë vend është disi e pabesueshme që të deklarohet për një klime pozitive në zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001.

Zoti ambasador po ju drejtohem edhe si artist. Mbasi kam shërbyer në profesionin e Aktorit plot 17 vite të jetës sime në teatër, televizion dhe kinema. Ndjej dhimbje kur shoh kolegët se si vuajnë në dëshpërim se ende nuk po arrijnë atë për të cilën luftuan dhe ëndërruan, (të paktën demokracinë mbasi nuk bëhet fjalë për ekonominë), kur lexoj në shtyp deklarimet e tyre, kur shoh se si përpiqen që t’i përdori “grupi” për interesat e tyre. Tani u duhet edhe atyre së bashku me mua dhe të gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi sovran të presin dy muaj që të mbarojë kllouniada zgjedhore, spektakli më i ri i kësaj fundvere të nxehtë i realizuar nga “grupi” i akuzuar për korrupsion, trafik droge e prostitucioni. Por, na duhet të presim edhe raportin përfundimtar të monitoruesve të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët sipas jush, do t’i vënë vulën nëse “grupi” i ka vjedhur mendimin votuesve apo jo. Ja si shpreheni ju ambasador në intervistë: Sugjerimet e misionit vëzhgues do të jenë si të thuash Bibla për ato që duhet të përmirësohen në të ardhmen. Kështu që qytetarët e këtij vendi duhet që të mendohen mirë për atë që mund të mendojnë mbasi ju ambasador thoni se ky raport është i detyrueshëm. “O moj Shqipni e mjera Shqipni kush te ka qite me krye n’hi”. Më fal zoti ambasador që mu kujtuan këto vargje të një poeti te madh shqiptar, por sigurisht që nuk ju takojnë ju këto vargje.

Tani po ju them edhe dy mendime si politikan zoti ambasador. Procesin zgjedhor e keni ndjekur intensivisht dhe keni marrë pjesë aktive ju dhe stafi që drejtoni në hartimin e Kodit Zgjedhor, madje në disa raste keni vendosur edhe veton nëpërmjet nëpunësve tuaj për të mos ndryshuar asgjë nga Kodi Zgjedhor edhe pse partitë e kërkonin me këmbëngulje një gjë të tille dhe, kur ju shoh të deklaroni tani në fund të zgjedhjeve se “sistemi elektoral ekzistues është i komplikuar” më bën të besoj edhe më shumë se edhe ju jeni pjesë e përgjegjësisë. Ashtu siç nuk mund t’i shmangeni përgjegjësisë edhe për mos respektimin e Kodit Zgjedhor nga ana e qeverisë shqiptare dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (nëse fatkeqësisht do të ndodhte) nëpërmjet raportit përfundimtar të përgatitur nga misioni i vëzhguesve do të përbënte një precedent vështirësisht të shërueshëm për shoqërinë shqiptare dhe do të ishte për të disatën herë radhazi legjitimiteti i proceseve të manipuluara të zgjedhjeve. Kjo do ta çonte në rrugë mjaft të vështira demokracinë në vendin tonë. Kërma nuk mbulohet me leckë se qelbet më shumë dhe era e saj i shqetëson të gjithë qofshin afër apo larg. Intervistën tuaj e mbyllni me fjalët: “ …Parlamenti është zgjedhur nga populli. Unë shpresoj se në fund rezultati i zgjedhjeve do të reflektojë atë që ka dashur populli”. Ju zoti ambasador e ngarkoni veten me shumë përgjegjësi kur merrni përsipër që të flisni në emër të popullit shqiptar. E nëse ju pëlqen që ta merrnit këtë iniciativë më lejoni t’ju jap një këshillë, që të jeni shumë i drejtë dhe i ndershëm në konkluzionin tuaj për zgjedhjet e 24 qershorit se, nëse askush këtu në Shqipëri, do të jetë zoti që do t’ju gjykoje për qëndrimet dhe veprimet tuaja ndaj këtij populli që është mësuar të besojë vargjet e poetit të madh për vendin e tij se “shkon bota sypri me kambë e shklet e një fjalë të ambël kerkush s’ja flet”. Zoti Ambasador! Unë i vlerësoj shumë ata qytetarë, të cilët punojnë sikur do të jetojnë gjithmonë dhe flasin sikur janë duke vdekë.

Me shumë respekt për ju dhe për punën tuaj.

Tiranë, 21 tetor 2001, Zef Bushati Kryetar i PDK-së