Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rishfaqja pas 25 vitesh e shkeljes së embargos ndaj ish Jugosllavisë

Postuar: 10/08/2018 - 07:27

Është më shumë se skandaloze, kur në këto ditë pushimi, gjithë llumi i politikës shqiptare po merret me problemin nëse Shqipëria e ka shkelur, apo jo embargon e OKB-së ndaj ish Jugosllavisë, në fillim të viteve ’90. Është skandaloze që ky problem del në skenë pas më shumë se 25 vitesh. Si për t’i treguar Evropës së çfarë monstrash na drejtojnë. Monstra që për interesin e tyre nxjerrin në shesh e shajnë kë të mundin, bile edhe vendin ku kanë lindur, me çfarë t’u vijë në gojë. Ridalja në skenë e problemit të shkeljes, apo jo të embargos ndaj ish Jugosllavisë, asgjë tjetër nuk ka si qëllim. Vetëm t’i tregojë botës se çfarë mender klase politike kemi në shqiptarët. Për t’i treguar botës se me këtë me nder klase politike, askund nuk mund të shkojmë pa ndërhyrjen e miqve ndërkombëtarë, siç po ndodh me reformën në Drejtësi. Tashmë, edhe pse me këtë problem po merren të gjithë, politikanë e analistë të çfarëdoshëm, asnjëri nuk po na tregon të vërtetën. Sikur ngjarjet të kishin ndodhur disa qindra vite më parë e jo vetëm 25 vjet më parë, kur të gjithë aktorët, nga më i vogli, te më i madhi janë gjallë dhe sot vetëm qeshin me budallallëqet e kësaj politike albaneze që nuk di të artikulojë një fjalë të vërtetë, po artikulon vetëm gomarllëqe.

Shkelja e embargos nisi menjëherë sapo ajo u miratua nga OKB-ja. Të paktën këtë e tregojnë tregtarët kuksianë që kanë tregtuar me mijëra litra karburant çdo ditë. Ja tregimi i njërit prej mbi 500 apo 600 tregtarëve të karburantit. Kryenim çdo ditë nga 5 apo 6 rrugë në ditë. Furnizoheshim me naftë e benzinë, afër doganës së Morinit. Ndërsa karburantin e shisnim afër Vërmicës, pra as dy kilometra larg. Kryenim disa rrugë, edhe duke dhënë nën dorë ndonjë markë doganierëve serbë të doganës së Vërmicës, me të cilët ishim miqësuar. Kishim një fitim ditor për rreth 100 mijë lekë. Një shumë e madhe, kur atëherë paga në Shqipëri ishte jo më e madhe se 3 mijë lekë në muaj. Pra, ishte një fitim i madh brenda një dite. Pale më në një muaj, apo për disa vjet. Një fitim aq i madh, që çuditërisht shumë pak u ndje në zhvillimin ekonomik të rajonit verilindor të vendit. Vetëm kush ishte më i zgjuar ngriti biznese të veta në Tiranë, apo diku tjetër, po shumica fitimin e dërgoi në firmat piramidale. Në firmat piramidale dërguan shuma të mëdha deri në 50 mijë marka, edhe doganierët serbë. Kësisoj, rajoni ishte më i varfëri, mbeti i tillë edhe sot e gjithë ditën. Edhe pse edhe sot, shumë firma private shfrytëzojnë kromin, bakrin, hekur-nikelin e këtij rajoni, pa i dhënë asnjë qindarkë rajonit.

A është shkelur embargoja? Bëjini vetë llogaritë. Rreth 600 tregtarë me serbratorë të dyfishuar të mjeteve të tyre. Një detaj që e dinin të gjithë, drejtuesit shtetërorë, doganierët në të dy anët e kufirit etj. Asnjëra palë nuk bëzante. Po secili merrte pjesën e tij në këtë lloj tregtie. Vetë tregtarët tregojnë se shumicën e karburantit ua shisnin serbëve. Se ata kishin edhe më shumë marka nëpër duar. Se ku e dërgonin gjithë atë karburant, ne nuk na duhej gjë. Ne merrnin markat për çdo rrugë dhe niseshim sërish me shpejtësi për të kryer një rrugë tjetër. Gjithë ditën punonim pa ndërprerje. Ndaj dhe fitimin e kishim të madh. Pasi çdo tregtar dërgonte në anën tjetër të kufirit të paktën çdo ditë nga një ton karburant. Pasi secili kishte serbrator të shtuar dyfish. Një detaj që e dinin të gjithë dhe asnjëri nuk bëzante. Ishin mbi 500, 600, apo më shumë tregtarë që çdo ditë lëviznin sa nga njëra anë e kufirit në tjetrën. Gjithë ky karburant që dërgohej në anën tjetër të kufirit, a përbënte shkelje të embargos? Çdo ditë dërgohej në anën tjetër të kufirit rreth 1.000 tonë karburant. Po çfarë bëhej edhe në kufirin Shqipëri – Mali i Zi, ku dërgohej edhe më shumë në ditë siç na tregonin banorët e asaj anë? Ndodh kështu, sepse ne shqiptarët e kemi për zemër t’i lavdërohemi njëri-tjetrit sa herë bëhemi bashkë. Dhe banorët e asaj ane na tregonin se ata shtrinin tubat në të dy anët e kufirit dhe shisnin karburant sa të kishin. Mes tregtarëve ishin edhe persona të punësuar në shtet, që e kishin rregulluar me shefat e tyre dhe në punë shkonin vetëm për të marrë pagën, ndërsa punonin në tregtinë e karburantit. Natyrisht, punonin edhe për shefat e tyre që i mbanin formalisht në punë.

 Nejse, çfarë bëhej në atë periudhë në Shkodër, në Tropojë, Has, apo në Dibër është problem tjetër. Çfarë treguam, ka ndodhur vetëm në doganën e Morinit. Ato të tjerat janë llogari të tjera, për të cilat mund të rrisë nivelin e gënjeshtrës, kjo me nder klasë politike që ne kemi nëpër këmbë, që ka meritë vetëm për varfërinë e madhe që na ka sjellë. Që edhe në këto ditë pushimi nxori pa asnjë arsye një problem të vjetër për t’u marrë e për të gënjyer. Vetëm se e nxjerr veten thjesht gënjeshtare. Gjithçka mund ta nxjerrë vetën, vetëm patriote jo.

Këto ditë, ish Presidenti Berisha e ka pranuar shkeljen e embargos, por duke shtuar se nafta shkonte për kosovarët. Këtë askush nuk e beson. Sepse tregtari kërkon të shesë mallin e nuk shikon se cili është blerësi, është kosovar, apo serb. As nuk do t’ia dijë nëse karburanti shkon për makinën ushtarake, apo për punë të tjera civile. Kaq gjë e dinë të gjithë, edhe politikanët, edhe pse ata nuk dinë të thonë qoftë edhe një herë të vërtetën. Në të vërtetë, në këtë anë tregtia ushtrohej nga persona që kishin përfituar viza 6 mujore serbe. Dhe secili e kontrollonte llogarinë e tij. Ndaj ndonjë fjalë që kjo tregti kontrollohej nga ndërmarrja e PD-së “Shqiponja” nuk ka asnjë bazë vërtetësie. Se çfarë ndodhte në këtë tregti, gjithçka e dinin edhe strukturat shtetërore. Vetëm ato heshtnin. Bile edhe për dyfishimin e serbratorit të mjeteve, dihej nga të gjithë, po konsiderohej një dukuri e zakonshme që u shërbente tregtarëve për të rritur fitimin.

Është e çuditshme ridalja në skenë e këtij problemi, tani pas 25 viteve. Aq më tepër kur secili përpiqet ta nxjerrë vetën sa më patriot, kur thjesht në atë kohë nuk ka bërë as detyrën, po ka parë të mbushë xhepat e tij me marka. Qoftë duke mbyllur sytë e duke lejuar zhvillimin e një tregtie masive të karburantit në një vend që ishte nën embargo e OKB - së.

Natyrisht, sot ka ardhur koha ta themi të vërtetën. Embargoja është shkelur me të dyja këmbët. Po nuk na ka nxjerrë nga varfëria. Është kjo varfëri ekstreme që sot e ka bërë gjithë rininë shqiptarë t’ia mbathë ku të mundet jashtë vendit. Sepse këtu ka humbur shpresa se me këtë me nder klasë politike mund të na vijnë ditë të bardha. Me këtë klasë politike, sot shqiptarët nuk presin ditë të bardha. Nuk presin ditë të bardha, kur shohin se kjo klasë politike di vetëm të gënjejë. Ashtu siç ndodhi këto ditë, kur ajo në mënyrën më të paturpshme rinxori në skenë problemin e vjetër, nëse kemi shkelur embargo e OKB-së, ajo jo?

Nga Ilirian DEMIRI

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2018 - 07:19

Fshati Resulaj i Komunës së Selenicës në Vlorë, prej njëzet e tetë vitesh të demokracisë borgjeze ka qëndruar në hije.

Postuar: 18/08/2018 - 07:16

PD-ja kërkon ligj për dekomunistizimin.

Postuar: 18/08/2018 - 07:14

 Sot ne shqiptarët, ende nuk kemi mundur të realizojmë asnjë prej ëndrrave tona që i nisëm m

Postuar: 18/08/2018 - 07:11

 Të na rrisin pagën as nuk i shkon mendja ndonjërit prej agallarëve që vetë ne shqiptarët e

Postuar: 17/08/2018 - 07:09

 Duket se në këtë vit të “Gjergj Kastriotit” debati për vend-origjinën e fisit l

Postuar: 17/08/2018 - 07:07

Ishte “mërzitur” shumë dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, se në 2030-ën “do mbesi

Postuar: 17/08/2018 - 07:05

 Një grupim biznesi kërkoi dje ndërhyrjen urgjente të bankës sonë qendrore, pasi dollari ame