BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

“Rishkrimi i historisë” nuk mund t`i fshijë gjurmët e tradhtisë!

“Rishkrimi i historisë” nuk mund t`i fshijë gjurmët e

Shumë të zeza i erdhën Shqipërisë sonë të dashur pas 22 marsit të vitit 1992, kur erdhi në pushtet Partia Demokratike (?!) me kreun e saj Sali Berisha. Këto të zeza vërtet nisën me shembjen e simboleve të shenjta të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe me shkatërrimin e fabrikave, uzinave e veprave të tjera madhështore, të ngritura në gjysmën e dytë të shekullit XX me djersën dhe gjakun e popullit tonë, por vazhduan edhe në fusha të tjera. Vazhduan edhe me krime monstruoze, që po dalin në dritë të diellit tani që Departamenti i Shtetit Amerikan e shpalli “non grata”, frymëzuesin e këtyre të zezave-Sali Berishën. Qysh më ato vite unë nisa të shkruaj librin “Antikomunizëm apo antishqiptarizëm”, të cilin e botova në vitin 2004. Fill pas këtyre të zezave, në Shqipëri u dëgjua zëri i kukuvajkave antikomuniste për “rishkrimin e historisë së Shqipërisë”, sepse ajo e shkruar në vitet e socializmit qenka e politizuar. (?!) Kundër këtyre zërave, në vitin 2016, unë botova librin “Kur rishkruhet historia” me nëntitull “Del me dritë dhe robëria”. Jo rastësisht e gjeta një titull të tillë. Këtë ma imponoi shkrimi i Agron P. Meçaj, botuar në gazetën “Ndryshe” me titullin “A jemi aq shqiptarë” (?!). Se ky, si ithtar i kërkesës për “rishkrimin e historisë së Shqipërisë” (?!), duke iu referuar tekstit të historisë së Shqipërisë, të shkruar në vitet e socializmit, shtronte pyetjen marramendëse “A jemi kaq shqiptarë” (?!) sa na paraqet historia e gjysmës së dytë të shekullit XX. (?!) Po ja që këto kohët e fundit, kur Akademia jonë e Shkencave ka njoftuar nismën për hartimin e një teksti të ri të Historisë së Shqipërisë, “një histori ndryshe” (?!), siç thonë, dalin edhe të tjerë që kërkojnë jo vetëm “rishkrimin e historisë së Shqipërisë”, por edhe “korrigjimin” e saj. (?!) Midis tyre u shfaq këto ditë edhe apologjeti i flaktë i “Ballit Kombëtar” Uran Butka me shkrimin me titull “Papërgjegjshmëri historike”, botuar në gazetën “Panorama” më 27 e 28 maj. Për t`ia fshehur gjurmët e tradhtisë kësaj organizate, që u bë me turp duke bashkëpunuar, bashkë me zogistët, me pushtuesit fashistë italianë e gjermanë, si edhe për të përbaltur faqet me dritë të historisë së Shqipërisë të gjysmës së dytë të shekullit XX, Urani polemizon me historianët Paskal Milo e Pëllumb Xhufi. Duke u përpjekur për të mbrojtur kreun e kësaj organizate tradhëtare, Mithat Frashërin, Urani e nis polemikën me historianin Paskal Milo, duke shkruar se ky paska gabuar kur ka pohuar se më 1-3 maj 1944, Mit`hat Frashëri “ka takuar Napoleon Zervën, një nga përgjegjësit kryesorë të shfarosjes së popullsisë çame. Kryetari i Ballit Kombëtar është ulur në bisedime me të për të bashkëpunuar në kohën e luftës”. Se ky fakt, sipas historianit të “Ballit Kombëtar”, nuk përbën “fakt historik”. Se kjo “është një tendencë politike e tij, sipas tipologjisë së propagandës së dikurshme komuniste, që paradamkoste personalitete historike për t’i njollosur dhe asgjësuar”.

Po ja që Urani edhe pse pohon që kujtimet nuk janë një “fakt historik i mirëfilltë”, sjell, megjithatë, një kujtim tjetër, kur flet për “takime, marrëveshje dhe bashkëpunime” të PKSH “me lëvizjen komuniste greke (EAMELAS), çame”. “Harronte” se këto “takime, marrëveshje dhe bashkëpunime” zhvilloheshin midis dy forcave politike të angazhuara në luftën antifashiste të të dy popujve, kurse takimi i Mit`hat Frashërit me Napolon Zervën kishte të tjera qëllime: Ai ishte një takim që, siç thuhet tekstualisht, u zhvillua “për të bashkëpunuar në kohën e luftës”, pra, për të bashkëpunuar me ato forca që ishin për bashkëpunim me pushtuesit fashistë italianë e gjermanë. Gjithsesi, historiani i “Ballit Kombëtar”, pasi nuk e bindin dëshmitë e historianëve Paskal Milo e Pëllumb Xhufi për shumë të vërteta historike, duhet të rikujtojë pohimet lapidare që sillte Harry Fullc në informacionin që i dërgonte Uashingtonit në shtator të vitit 1944. Se, në atë informacion, duke folur për anëtarët e qeverisë kuislinge, “që i përzinin pikëpamjet e tyre me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman”, shton se: “Elementë të këtij grupi janë: bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut: Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj. Bajraktarët, dhe kapedanët myslimanë të Matit, Dibrës, Lumës: Dinet, Elezët, Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit: Markagjonajt, Krujat, Bushatët, Çobat, Harapët, elementët ballistë”. Dhe e mbyll këtë informacion me konkluzionin se shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit. (Dokumenti origjinal në arkivin e DASH: A. M. 1211/16/875.01/9-2244). Edhe përrallave ballisto-zogiste se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte një “luftë civile” ua nxjerr bojën, përveç të tjerëve, edhe Reginald Hibert në librin e tij “Fitorja e hidhur”, ku shpalos një të vërtetë të madhe, kur shkruan: “Ndërsa lufta po shkonte drejt fundit (Lufta Nacionalçlirimtare), PKSH, duke punuar nëpërmjet Lëvizjes Nacionalçlirimtare, qe në gjendje ta bënte veten të vetmen lëvizje efikase të qëndresës në Shqipëri, në një shkallë të madhe për shkak të hezitimeve të nacionalistëve”. (f. 23) Këtë të vërtetë, të cilën nuk mund ta rrëzojnë kurrë ballisto-zogistët, e shpaloste qartë edhe Herman Neuacher, oficer i lartë i Hitlerit, i deleguari qeverisë gjermane në Shqipëri, në vitin 1943. Se ai shprehet qartë: 1. “Forcat nacionaliste… (“Balli Kombëtar”)… nuk do të përbënin rrezik për ne. Për ta, kundërshtarë nr. 1, si në Jugosllavi ashtu dhe Greqi ishin komunistët”. 2. “Çetat e “Ballit Kombëtar” nuk hodhën asnjë pushkë kundër trupave tona”. 3. “Në përkrahje të forcave tona ishte Xhafer Deva dhe Ibrahim Biçaku”. (“Dita”, 14.11.2019)

 Dhe nuk besoj se do të guxojë ndonjë akademik a historian shqiptar, i ngarkuar për “rishkrimin e historisë së Shqipërisë”, që të dalë kundër pohimit lapidar të kryepriftit dhe të historianit shqiptar Fan S. Noli. Se ai fliste jo vetëm për kohën e tij, por edhe për shekujt, kur shkruante: “Ballistët ranë si shahitë të luftës fashiste dhe nuk kanë asnjë shpresë që të ringjallën si lugatë nga ndonjë luftë e afërme reaksionare. Pra mos ua varni torbën dhe u tregoni vendin dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës”. (v. 3, f. 379). Po ja që ballisto-zogistët, tani që po flitet për “rishkrimin e historisë së Shqipërisë”, po përpiqen që të nxijnë epokën më me dritë në historinë e kombit shqiptar, krahas epokës Skënderbejane, atë që lidhet me emrin e Komandantit legjendar të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe udhëheqësin e popullit shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit XX-Enver Hoxha. Gjer aty arrin Uran Butka sa t`u kujtojë shqiptarëve mendimin e zi, antihistorik, të historianes Ana Lalaj, e cila, për t`u bërë qefin ballisto-zogistëve të ditëve tona, paska shkruar: “Enveri fytyra më e zezë (?!) gjatë dhe pas luftës ka urdhëruar të vriten njerëz, jo vetëm kundërshtarë politikë, por edhe antifashistë brenda gjirit të lëvizjes NÇ”. (?!) Gjithsesi, kjo historiane do ndjehet e turpëruar kur të kujtojë se historiani i nderuar dhe kryeprifti Fan S. Noli ka shkruar: “Diell i flaktë ishte Guberna Demokratike e Enver Hoxhës, e cila, pa asnjë dyshim, është e fortë edhe brenda edhe jashtë…se, përveç veprave konstruktive, ka mundur të zbatojë reformën agrare me rrënjë dhe ta transformojë Shqipërinë nga një çiflig i bejlerëve, në një tokë të fshatarëve dhe të punëtorëve; …se, për herë të parë në histori të saj, Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë dhe di t`ua japë xhevapin gjithë kapadainjve që i bien në qafë”. (v. 3, f. 379). Dhe, nëse kjo historiane e quan “komunist” kryepriftin tonë të paharruar, siç përrallis gjithë skota e antikomunistëve shqiptarë në ditët tona, le të kujtojë se si e kanë vlerësuar Enver Hoxhën, midis shumë të tjerëve edhe dy burra shteti të nderuar të botës kapitaliste: ish-Presidenti i Francës, Sharl Dë Gol dhe ish-Presidenti i SHBA Xhorxh Bush. Se Sharl Dë Gol, i paindoktrinuar nga filozofia marksiste-leniniste, shkruante: a) “Enver Hoxha është lideri më patriot në Europë. Falë luftës, mbrojtjes dhe ndërtimit të Atdheut të tij, ai meriton respekt”. b) Askush më shumë se Enver Hoxha nuk e meriton thënien: “Lavdia shkon tek ai që nuk e kërkon atë”. Edhe ish-Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush të njëjtat konsiderata të larta shprehte për Enver Hoxhën, kur shkruante: a). “Për mua Enveri është idhull dhe kam mësuar shumë nga ai se si duhet kombi dhe atdheu. b) Ai… ishte një udhëheqës i madh, që udhëhoqi për 45 vjet dhe zgjoi një popull, duke e rreshtuar midis popujve të emancipuar dhe të zhvilluar”. Dhe pyetja shtrohet: A do të guxojë ndonjë akademik a historian shqiptar, që është ngarkuar për të “rishkruar” historinë e Shqipërisë, t`i përgënjeshtrojë pohimet e këtyre personaliteteve të shquara të botës!? A do guxojë ndonjë nga këta që kanë marrë mbi supe një barrë të rëndë e me përgjegjësi historike, të shkruajë se “Enver Hoxha kishte më shumë të këqija se të mira”, siç ka deklaruar ndonjëri këto ditë, kur po debatohet se si do të “rishkruhet historia e Shqipërisë”?! Se shtrohet pyetja: A do ta citojnë, vallë, akademikët e historianët e ngarkuar për “Rishkrimin e Historisë së Shqipërisë” poetin, dramaturgun dhe burrin e shtetit francez Lamartin, i cili i tregonte botës që “Ky komb e ky popull (shqiptar-shënimi im) nuk mund të merret nëpër këmbë … Kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, të gjithë të të njëjtës racë, të të njëjtit gjak”.