BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ristrukturimet e Institucioneve Publike, një faturë jo vetëm me kosto financiare…

Ristrukturimet e Institucioneve Publike, një faturë jo vetëm me

Proverbi i vjetër “Njerëzit janë pasuria më e çmuar” rezultoi i gabuar! Të paktën për pjesën më të madhe të Titullarëve të Administratës shqiptare që vetëm me një term fare të thjeshtë, një term modern të njohur me emrin “Ristrukturim”, shpesh këtë “pasuri”, pra punonjësit e tyre, i shndërrojnë në kosto… Kosto në buxhetin e shtetit nga ana financiare, në sistemin e drejtësisë nga zvarritjet nëpër dyert e gjykatave, në mirëfunksionimin e punës nga largimet e mijërave specialistëve, kosto në kohën që vendimi i një çasti “largim nga puna” përkthehet në vite pritje për rikthim sërisht… Dhe jo vetëm kaq por dhe kosto në rehabilitimin emocional me statusin e ri si të papunë, që tashmë e gëzojnë mijëra ish-nënpunës të administratës publike. Ristrukturimi i Institucioneve lindi si një model i ri organizimi dhe qeverisje në kuadër të plotësimit të kritereve të vendosura nga Bashkimi Europian për integrimin dhe rritjen e kapaciteteve në administratën publike. Por çfarë fshihet në anën tjetër të medaljes është pyetja që shpeshherë i drejtojmë vetes dhe njëri tjetrit, si qytetar jo pak skeptikë dhe me të drejtë. Kontrolli i Lartë i Shtetit, si Institucioni më i lartë auditues për Institucionet Publike ngre shqetësimin se si mund të ndërtohet një shërbim civil modern, i aftë për t’i shërbyer qytetarëve dhe ekonomisë nëse do të vazhdojmë të përballemi gjithmonë me ndryshime kaq të shpeshta të strukturave dhe punonjësve. Raportet audituese flasin për problematika me risk të lartë në mirëfunksionimin e Institucioneve pasi ajo që nis si ndryshim organike dhe që duhet të ketë për qëllim alokimin e gjithë punonjësve për t’i përshtatur me organikën e re përfundon me shkarkimin e qindra-mijëra punonjësve. Paradoksi vijon me punësimin e punonjësve me kontratë të përkohshme, si një nevojë imediate për plotësimin e nevojave të punës, në një kohë që këto vakanca dhe mangësi janë shkaktuar pikërisht nga vendimmarrja e largimit të specialistëve me statusin e nënpunësve civil. Mekanizmat e justifikimit të këtyre shkarkimeve janë të larmishme, duke nisur nga ndryshimi i përshkrimit të detyrave, ndryshimi i kritereve apo kualifikimit që kërkon pozicioni i punës deri te ndryshimi i emërtimit të sektorit, drejtorisë apo departamentit, por që në thelb asgjë s’ka ndryshuar në funksionet e tyre. A është dhënë ndonjëherë shpjegim publik për arsyet përse ndodhin këto Ristrukturime? A është marr ndonjëherë masë kundrejt titullarëve që marrin këto vendime, kostoja e të cilave rëndon në buxhetin e shtetit?

Sjellim në vëmendje se në masë të konsiderueshme ish-punonjësit e shërbimit civil që janë larguar nga puna me justifikimin e suprimimit të vendit të punës nga ristrukturimi kanë fituar me vendim gjykate të formës së prerë për rikthim në punë dhe pavarësisht kësaj, ripunësimi i tyre zgjat me vite listë-pritje, duke e rënduar edhe më tej dëmin e shkaktuar në buxhetin e shtetit. Nga ana tjetër konstatohet se kuadri jonë ligjor përjashton disa institucione apo pozicione nga ligji i shërbimit civil, duke trajtuar në këtë mënyrë një kategori të caktuar punonjësish brenda administratës me kod pune dhe kjo jo vetëm në personelin mbështetës, duke e bërë dhe më të lehtë largimin dhe zëvendësimin e tyre të herëpashershëm me punonjës të rinj. Me një llogaritje të thjeshtë dhe lehtësisht të kuptueshme, nga buxheti i shtetit paguhen 2 punonjës për të njëjtin vend pune, ish-punonjësi i larguar dhe punonjësi i punësuar rishtaz në vendin e tij. KLSH në raportin e përcjellë në Kuvend për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2017 ka konstatuar se vendimet gjyqësore të formës së prerë nuk raportohen dhe nuk deklarohen si shpenzim në kundërshtim me nenin 61 të Ligjit Nr.9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, duke krijuar në këtë mënyrë kushte për akumulimin e kamatë-vonesave si pasojë e vonesave në shlyerjen e tyre, nënvlerësimin e shpenzimeve të vitit dhe deficitit të vitit buxhetor, pagesën e tarifave përmbarimore si pasojë e mosekzekutimit vullnetar të vendimeve dhe thyerje të radhës së shlyerjeve së tyre. Efekti i pagesave të kryera nga Buxheti i Shtetit për vitin 2017 për largim të padrejtë nga puna nëpërmjet llogarive të shpenzimeve operative vlerësohet në rreth 2 miliardë lekë, prej të cilave vlera prej 208 milionë lekë rezulton pagesë për ish-punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. KLSH në raportet audituese përveç efekteve financiare që padyshim janë në vlera të konsiderueshme, përcjell dhe një shqetësim tjetër jo të vogël për nga rëndësia. Ristrukturimet e shpeshta kanë krijuar vakum, fshirje të gjurmëve institucionale dhe praktikave administrative duke shkaktuar probleme domethënëse në funksionimin e Institucioneve. Padyshim këto ndryshime kanë dhe një anë tjetër negative në marëdhëniet me donatorët apo ndërkombëtarët të cilët investojnë dhe shpenzojnë miliona euro në vit për trajnimet e punonjësve dhe bashkëpunimin me institucionet tona publike, investime këto që nuk përkthehen në zhvillim dhe qëndrueshmëri të mëtejshme. Padiskutim që gjithë kjo situatë kaotike reflektohet në cilësinë e shërbimeve publike, në cilësinë e hartimit dhe zbatimit të politikave, në besueshmërinë ndaj organeve publike dhe qeverisjes, në zhvillimin ekonomik të individëve në veçanti dhe të vendit në përgjithësi. Pavarësisht thirrjeve Europiane dhe rekomandimeve të vazhdueshme të KLSH për ndërtimin e një shërbimi civil modern, historia e viteve të fundit na ka treguar se jemi ende pas dhe kemi ende shumë për të bërë. Kemi ende për të kuptuar se detyra e shtetit nuk është të dominojë … Detyra e shtetit është të shërbejë!

Nga Eriola Hoxha*

Audituese pranë Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit në KLSH