BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Ritvani ose vetëgjyqësia si mbret i shqiptarëve

Ritvani ose vetëgjyqësia si mbret i shqiptarëve

Për shqiptarët, vetgjyqësia është shumë e hershme. Ajo e ka zanafillën në shekuj, kur sundonte kanuni, po që nuk u ndal edhe në këtë shekullin e fundit edhe pse në sistemin socialist funksiononte ligji i dënimit me vdekje. Për gjak janë vrarë mijëra shqiptarë të fajshëm e të pafajshëm. Njëri për një fyerje. Tjetri se e pa shtrembër qytetarin në tavolinën përballë. Dikush për një fjalë goje. Të tjerët për një vijë uji. Për shkelje të traditës e zakonit. Se prishi lekët e pensionit. U deh me një gotë raki. I dha të ftohtë supën e darkës. Nuk i hapi derën urgjent. E vargu i shkaqeve të rëndomta që janë shënuar me gjakderdhje vijon në një zinxhir të pafund arsyesh e sebepesh që janë të rëndomta e pa asnjë peshë. Dhe në tërësinë e ngjarjeve me humbje jete nga jugu në veri për gjakmarrje a për nder siç cilësohen shumë herë, për xhelozi apo për prishje pazaresh droge e mijëra detaje që pa hiç gjë kanë çuar në ngritjen e armës edhe brenda shtëpisë.

Në këto vite janë regjistruar shumë ngjarje pikante. Kryengjarje. Me rrezatim dhimbjeje kombëtare. Kështu, vetëm për një kohë të shkurtër janë regjistruar vrasje brutale, si ajo në Rrugën “Don Bosko”, ku një i ri vrau ish të dashurën se i la dashurnë në mes dhe nuk e përfilli partnerin. Ose vrasja e prindërve në Dibër nga i sapokthyeri nga Londra, i cili pasi vrau, u shtir si i sëmurë psikik, edhe pse ishte si kokrra e mollës. Po ngjarjet e dhimbshme të kronikës së zezë janë të panumërta dhe nisin të shfaqen sistematikisht e në mënyrë të përditshme. Sapo hapim sytë, lajmet me titra dhe kryetituj gazetash ne shqiptarët marrim dozën e helmit të ditës. Mësojmë për vrasjen e të dashurës. Të gruas. Të babait. Të foshnjes. Fëmijës dhe në raste specifike edhe të djegies së kufomave pas vrasjeve, një shëmbëlltyrë e dënimit të mafies. Janë me dhjetra rastet që dëgjohen përditë dhe kjo është bërë fatkeqësisht një rutinë e ditës. Dhe helmin e dhimbjen për këto ngjarje të rënda e marrim si ajri që thithim ose me kafen e mëngjesit, duke e nisur ditën e re me peshën e dhimbjes për jetët e humbura. Shoqëria jonë fatkeqësisht sikur bashkëjeton pa u shqetësuar me vrasjet e përditshme dhe kjo po fiton të drejtën e qytetarisë, dhe po bëhet si e zakonshme. Fatkeqësisht vrasësit shtohen. Po kështu edhe numri i viktimave.

Së fundmi kanë nisur edhe vrasjet me pagesë. Janë formësuar vrasësit e specializuar për të hequr kokën kujto që bëhet pengesë apo vihet në shenjestër. Janë vrasës që shkollohen në shkollat e krimit dhe për një vrasje, sipas peshës së viktimës dhe rrezikshmërisë për kryerjen e vrasjes, vrastarët marrin pagesat që sipas shtypit variojnë nga 1000 deri në 20 e 100 mijë euro. Dhe skuadrat e vrasësve, zanatçinj pushkatarë, këta djem të djajve të pangopur me urrejtje lëvizin me porosi si të ishin “007-ta” për të likujduar njerëz të veçantë sipas urdhërit të atij që ka hak për të marrë.

Po kryevrasja që tronditi tërë shoqërinë shqiptare ishte ajo e Selenicës. Ku 24 vjeçari, Ridvani i tmerrshëm, vetëm se ishte fyer për vjedhjen e pulave u bë vrasës i tetë personave, nga të cilët dy gra dhe dy fëmijë. I vrau më lehtë se sa të ishin pula dhe jo njerëz. Qenie njerëzore. Dhe ky vrasës gjakftohtë e kreu këtë akt me një nga pushkët që ka qenë vite më parë në armaturën e ushtrisë dhe shërbente vetëm për një qëllim, për të mbrojtur atdheun, Shqipërinë, kufijtë e vendit tonë. Arma në duart e një krimineli ka fuqi të mijëfishtë, pasi ato përdoren pa as më të voglën brejtjeje ndërgjegje. Vetëm për një ofendim. Një cënim sedre. Dhe ku i pagëzuari “Jovabn Bregu”, ky Ritvani apo Ivani i tmerrshëm sipas emrit të personazhit karizmatik nga gjyshi i tij, arriti të bëjë gjëmën. Numri i të vrarëve e kalon ku e ku një ditë lufte të vitit 1943. Se edhe në ato vite, ku përball ishin ushtria partizane dhe pushtuesit nuk vriteshin kaq njerëz brenda ditës që tek e fundit ishte luftë dhe lufta prodhon viktima. Në një fshat të vogël në Selenicën e varfër u krye një masakër e vërtetë. U bë një betejë pa sens, u vranë qytetarë që i përkisnin dy familjeve. Të gjithë të një gjaku. Një trung. Në çdo rrethanë tjetër këta familjarë duhet të ishin bashkë. Të vëllazëruar. Të ndihmonin për të mbajtur në këmbë jetën e secilit. Dhe as që mund të perceptohet që të këputen në mes jetët e njerëzve të një gjaku nga një i ri që i ka marrë koka erë dhe që e mendon veten si “Jack Nori” apo Rambo, sipas personazheve të filmave horror. Askush nuk e priste që një i ri, djali i një fisi të ngrinte pushkë ndaj të tijve dhe t’i shponte me plumba si të qëllonte mbi kukulla apo mbi tabela qitjeje në një poligon ushtarak. Askush nuk e priste deklarojnë fshatarët në Selenicë. Nuk e priste policia. Bashkia. Kryepleqësia. Fisi. Familja. Edhe pse ai jetonte atje mes tyre dhe ishte rritur para syve të tyre. Po nëse i hedh një sy postimeve të tij në Facebook e kupton fare qartë se ky individ nuk ishte aq i paqtë dhe se kishte probleme me karakterin. Fotografimet me qenin ujk, me armë dhe shprehjet e tij për t’u hakmarrë në rast se dikush e akuzonte, tregojnë qartë se ishte një i ri që nuk duhej neglizhuar. Është e kollajtë të flitet për individ të tillë pas ngjarjeve të rënda.

Po fjalët ndaj tyre tanimë janë si pushkët pas dasme, se ai ndërkohë e ka kryer krimin e tetëfishtë. U krijoi shqiptarëve një tronditje të thellë psikike dhe i vuri në mendime të gjithë. Nuk është vetëm tmerri që përjetojnë. Është mendimi se janë të shumtë Ritvan Zykajt që qëndrojnë me syrin në shenjestër dhe gishtin në këmbëz, të gatshëm për ta shkrepur armën pa asnjë vrarje ndërgjegje dhe dhimbsurie. Vetëm Vlora sipas gazetares investigative ka më shumë se 1600 Ritvanë që mund të bëjnë hatanë vetëm për një ofezë edhe ta parëndësishme. Po sa të tillë ka nga veriu në jug?! Sa të tillë lindin e rriten nga ata që nuk e kanë për gjë, bile e quajnë lojë të të heqin kokën e të vrasin në ditën për diell nëpër shtigje për pazare droge e prishje ujdish. Apo më keq akoma, për një grumbull gurësh që e pretendojnë katër-pesë fise dhe që nuk përtojnë të nisin një betejë të gjatë që shoqërohet me viktima seriale? Të dhunshmit në shoqërinë tonë nuk janë të paktë. Shembujt i mësojmë përditë. I gjejmë nëpër tituj kronikash të zeza.

Në lajmet urgjente që shpërndahen në sekondë si të jepeshin sihariqe si vritemi mes njëri- tjetrin. Po pse ndodh kështu? Dhe a është vetëm një fenomen shqiptar? Një analizë edhe e përciptë, tregon se nuk është pa shkak. Dhe se fenomeni i vrasjes nuk është me origjinë nga vendi i shqiponjave. Po këtu tek ne, edhe vrasjet janë të rëndomta pa sens pa shkak të përligjur. Dhe ajo që i ka trimëruar shumë prej vrasësve shqiptarë është mundësia që ata kanë pasur për të siguruar një armë. Dhe këtë “dhuratë” e kemi peshqesh nga 1997-ta, ku depot e armatimit u bënë pre e grabitjes dhe armët u shpërndanë në çdo shtëpi si të ishin karamele për të qerasur. Dhe këto armë, për të mos u dorëzuar, u varrosën në kthina e poshtë dyshemeve për t’u rrëmbyer sapo dikujt i shkrepet për t’i përdorur kundër fisit, gruas, bashkëjetueses, vajzës apo djalit, mikut apo atij që deri dje ishte njeriu që ndaje lumturinë e tavolinën e bukës. Arma i trimëroi edhe frikacakët. I burrëroi dhe u dha kurajo. I bëri më agresivë. Dhe nga tradita e zgjidhjes me fjalë apo me një bisedë të një konflikti në vend të parë doli arma, e cila u bë instrumenti vdekjeprurës mes qytetarëve të Shqipërisë. Përdorimi i vrasjeve dhe fatkeqësive për politikë dhe si strategji për të luftuar kundërshtarët nuk ka asnjë vlerë. Sa më shumë të përdoret si alibi në luftën politike aq më shumë i shtron rrugën krimit dhe i shton guximin vrasësve. Po nëse arma është guximi i të marrëve dhe një nga mundësitë që i jepet keqbërësve të bëjnë vrasje makabre, vetëgjyqësia është kthyer në mbretin e zgjidhjes së shqetësimeve dhe problemeve të qytetarëve tanë të veçantë. Të gjithë e shikojmë përditë se si marrin guximin kriminelët dhe vrasësit ordinerë për të zgjidhur shqetësimet e tyre, jo përmes rrugëve ligjore, po nëpërmjet vetëgjyqësisë. Dhe Ritvanët e Vanët, Pjetrat e Bardhët, vetëgjyqësinë e kanë kthyer në mbret të pakurorëzuar këtu tek ne fatkeqësisht. Vetëgjyqësia shprehet shumëformëshe. Edhe pa u vendosur përfundimi i një gjykimi, të afërm, individë e qytetarë nxitojnë të deklarojnë para ekraneve televizive se janë gati të marrin hak. Dikush thotë se nuk ka nevojë për ligjin. Të tjerë se do hakmerren dhe do bëjnë vetëgjyqësi nëse shteti nuk vepron. Dhe pse ekstrem në qëndrime ka një të vërtetë. Ka një shkak. Kur gjykatat japin gjykime të padrejta në këto rast, vetgjyqësia ngre krye dhe zë prit krimi e krimineli për të vënë nderin në vend. Po a ka dritë që ndriçon dhe a ka ilaç që shëron këtë makabritet që po trondit shoqërinë tonë? A mund të justifikohet ajo që po ndodh në Shqipëri në emër të vetëgjyqësisë? Kush do ta ndalë këtë ferr? A është e mundur që policia të shërojë të gjitha plagët dhe të izolojë të gjitha rastet kur mungon informacioni dhe shihet realiteti i dhimbshëm që ndodh para syve tanë? Shoqëria nuk mund të bëjë indiferentin.

Familjet nuk mund të fshehin prirjet kriminale të njerëzve që jetojnë me ta. Ata duhet ti denoncojnë. Në lagje nuk mund të shtyhet duke bërë indiferentin dhe sikur nuk dëgjojnë e nuk shikojnë përtej pragut. Nëse heshtet, askush nuk mbetet jashtë këtyre ngjarjeve, të cilat shëtisin si re të zeza dhe mbjellin fatkeqësi. Dhe në jo pak raste, krimi nuk kursen edhe të pafajshmit, duke mos përjashtuar edhe fëmijët. Dhe për të zbehur vetëgjyqësinë, për ta eliminuar atë, krahas dënimeve shembullore pse edhe jo publike, ndryshimet dhe forcimet e dënimeve në Kodin Penal, tolerancë zero ndaj cilido që kryen krim ose ka prirje dhe shfaq simptoma se mund të hyjë në rrugën e krimit për të mos luajtur me vitet e burgut me zbutje e lehtësira që shoqërohen me akte vrastare. Dhe jo të pakta kanë qenë rastet kur përsëritësit, pasi vrasin, dalin në rrugë për të rivrarë.

Ndaj ndal, gjyqtarëve që amnistojnë vrasës! Ndal tolerancës së shoqërisë me moskallzim të krimit dhe evidentimit të individëve me prirje kriminale! Ligji dhe institucionet janë përgjegjësit numër një për të ndalur krimin dhe kriminelët. Po në kushtet që jetojmë, ku mungesa e edukimit, shkollimit, edukatës qytetare e familjare duhet ta llogarisim veten të gjithë në krah të institucioneve për të penguar aktet vrastare të atyre që nuk e kanë për gjë të bëjnë vetëgjyqësi ashtu sikundër të luftojmë ndaj të gjithë Ridvanëve kudo që ti takojmë. Dhe kjo është dashuri për jetën. Mbështetje të së mirës. Është ndershmëri dhe mbrojtje e jetëve njerëzore nga ata që duan të bëjnë vetëgjyqësi. Dhe Ridvanët vrasës nuk janë vetëm një individ. Rreth tyre ka shumë të tjerë./Nga Bardhyl BEJKO