BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Roli i KLSH-së në Zhvillimin e Qëndrueshëm të Vendit

Roli i KLSH-së në Zhvillimin e Qëndrueshëm të Vendit

Në vazhdën e të qenit Institucion Model dhe pararojë në promovimin e mirëmenaxhimit publik, me iniciativën dhe nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të KLSh-së, z. Bujar Leskaj, në muajin Maj 2020 do të organizohet Konferenca VII Ndërkombëtare Shkencore “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara 2030 dhe Shqipëria”, ku ashtu si konferencat e mëparshme shkencore vjetore, tashmë janë pjesë e zakonshme e veprimtarisë intensive të punës së Institucionit, me jehonë evidente edhe në komunitetin ndërkombëtar të auditimit.

Shumë vende të zhvilluara kanë bërë ndryshime të rëndësishme për sa i takon operacioneve të ndërmarra nga Institucionet Supreme të Auditimit (KLSH) duke reflektuar metodat moderne të auditimit dhe përgjegjësitë në sektorin publik. Këto ndryshime kanë zgjeruar qëllimin funksional të auditimit, veçanërisht në fokusin e tij për paraqitjen e organit të auditimit për sa i takon vlerësimit të menaxhimit, eficencës, efektivitetit dhe ekonomisë, ndryshime të cilat u bënë edhe nga KLSH, me miratimin e ligjit të ri organik, në vitin 2014, i cili aktualisht është ndër fuqitë kryesore të Institucionit.

Duke përmbushur misionin e vet, Kontrolli i Lartë i Shtetit është i pavarur nga Ekzekutivi, por jo i pavarur nga mirëqeverisja - prandaj në Standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI 12), theksohet “Auditimi i sektorit publik, i ushtruar nga SAI-t, është një faktor i rëndësishëm për të realizuar ndryshimin në jetën e qytetarëve. SAI është një komponent thelbësor në një sistem demokratik ku përgjegjshmëria, qeverisja e mirë dhe integriteti janë pjesë e domosdoshme e një demokracie të qendrueshme.”

 

Axhenda e vitit 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, e miratuar nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në v. 2015, ofron një plan të përbashkët për paqen dhe prosperitetin për njerëzimin dhe planetin, tani dhe në të ardhmen. Në themel të saj janë 17 Objektiva për Zhvillimin e Qëndrueshëm (SDG), të cilat janë një thirrje urgjente për veprim nga të gjitha vendet - e zhvilluara dhe në zhvillim - në një partneritet global. Në këto Objektiva theksohet, se eliminimi i varfërisë dhe mungesave të tjera duhet të shkojnë paralelisht me strategji që përmirësojnë shëndetin dhe arsimin, zvogëlojnë pabarazinë dhe nxisin rritjen ekonomike. Në këtë kontekst, është gjithashtu e rëndësishme të përmendim se OKB i konsideron SAI-t e pavarura si pjesë të mirëqeverisjes: institucione që japin një kontribut të paçmueshëm në arritjen e Objektivave të Programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke garantuar transparencën dhe llogaridhënien përmes auditimit.

 

Në lidhje me kërkesat e INTOSAI-t për Institucionet Supreme të Auditimit, që të jenë institucione model, KLSh për më shumë se tetë vite nën drejtimin e z. Bujar Leskaj i ka realizuar plotësisht këto kërkesa dhe tashmë pa mëdyshje është në gjendje të kontribuojë në mirëqeverisjen e një niveli të lartë. Kjo përbën një pikënisje të fortë për KLSh-në, e cila duke zhvilluar më tej operacionet dhe veprimtarinë e saj, forcon qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike dhe çfaq modelin unik për mirëqeverisjen e vendit.

Shtetit ligjor i kërkohet të tregojë një shkallë të lartë intolerance ndaj korrupsionit, shpenzimeve të tepërta, drejtimit të keq, ndotjes së ambientit dhe vonesave burokratike. Prandaj janë të nevojshme institucionet dhe sistemet, të cilat e shtyjnë atë drejt një mekanizmi të shpejtë dhe me eficiencë të lartë. Me zhvillimin e demokracisë roli i auditimit u njoh si jetik në funksionimin e Qeverisë. Është e gjithë pranuar në vendet e zhvilluara demokratike se Institucionet Supreme të Auditimit janë garantët kryesorë të mirëqeverisjes, që kërkojnë taksapaguesit.

KLSH ka kaluar tashmë nga roli tradicional i auditimit dhe raportimit legjislativit mbi pajtueshmërinë ligjore mbi të ardhurat dhe shpenzimet e qeverisë, në një sistem dinamik,  ku auditohet dhe raportohet kryesisht mbi planifikimin dhe monitorimin e buxhetit të shtetit, vlerësimin e objektivave, në zbatimin e angazhimeve në kontratat e ndryshme, vlerësimin mbi programet për ambientin,  mbi funksionimin e auditimit të brendshëm dhe ndër më të rëndësishmet si një mekanizëm efektiv për luftën kundër korrupsionit. Auditimet e performancës dhe ato financiare të shoqëruara edhe me opinione profesionale dhe objektive i kanë dhënë KLSH-së një rol më dinamik, me ndikim në qeverisjen e përgjithshme.

“Indikatori i dobishmërisë së auditimeve të realizuara, e reflektuar kjo si në vlerën e gjetjeve, numrin e rekomandimeve të lëshuara dhe masave të zbatuara nga entitetet publike të audituara, por edhe në efektin e zbulimit dhe parandalimit të shkeljeve të ligjshmërisë. Për vitin 2019 rezulton se për çdo një lek të shpenzuar për KLSH-në janë zbuluar dhe kërkuar për t’u zhdëmtuar 72.4 lekë. I analizuar për periudhën 8 vjeçare 2012-2019 rezulton se, për çdo një lek të shpenzuar për institucionin e KLSH-së është kërkuar për t’u zhdëmtuar në arkën shtetërore 82,2 lekë, ose 4 herë më shumë, nga 21.1 lekë që është kërkuar në periudhën 10 vjeçare (2002-2011).” (Raport i Kryetarit të KLSh-së z. Bujar Leskaj, në Analizën Vjetore të v. 2019, Vlorë 28, 29.02.2020)

Gjithashtu gjatë vitit 2019 nga veprimtaria audituese e KLSH-së, u vërtetuan parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet, me DËM EKONOMIK në shumën prej 27,3 miliardë lekë ose 223,8 milionë euro. Shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me keq administrimin e të ardhurave: menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike; keqadministrimin e pronës shtetërore e ndjekur nga paligjshmëritë procedurale dhe eficiencës në realizimin e prokurimeve publik, etj. Nga 140 auditimet e evaduara në v. 2019, rezultuan shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 130,5 miliardë lekë ose afërsisht 1,044.1 milionë euro, shifër kjo katastrofike për buxhetin “e raskapitur” të shtetit shqiptar.

Kështu duke matur dhe vlerësuar ndikimin e auditimeve, duke monitoruar zbatimin dhe rekomandimet, KLSh ka ndihmuar në krijimin e një përdorimi transparent dhe të përgjegjshëm të fondeve publike. Për këtë qëllim, nga njëra anë monitoron zbatimin e masave që merren nga subjektet e audituara, në bazë të gjetjeve të përfshira në raportet e auditimit dhe nga ana tjetër, kryen auditime me programe të veçanta mbi zbatimin e rekomandimeve.

Ndërsa roli tradicional i institucionit suprem të auditimit ka patur dy karakteristika kryesore:

·         Kryerja e auditimit financiar mbi te ardhurat dhe pagesat e qeverise dhe raportimi me hollësi i saktësisë aritmetike, zbatimi i rregullave dhe procedurave si dhe leverdia e transaksioneve dhe mungesat;

·         Raportimi legjislativit (ose kreut të shtetit, ku nuk ka traditë demokratike) mbi pajtueshmërinë ligjore të shpenzimeve buxhetore.

 

Bazuar në Standardet bashkëkohore të auditimit, nën drejtimin e z. Bujar Leskaj, KLSh përveçse një Institucion model është transformuar në një Institucion dinamik për të mbështetur Ekzekutivin në ushtrimin e funksioneve të mëposhtme:

·         Një sistem planifikimi, monitorimi dhe vlerësimi të ndryshimeve;

·         Një sistem paralajmërues dhe një mekanizëm efektiv për të luftuar kundër mashtrimit, korrupsionit dhe abuzimit të burimeve publike;

·         Një vlerësim të pavarur të organizatave rregullatore për të matur nivelin në të cilin ata kanë arritur objektivat në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm; 

·         Një mekanizëm të fuqishëm për t’u siguruar se të gjitha palët në kontrata të ndryshme kanë zbatuar angazhimet e tyre;

·         Një rishikim të pavarur të stabilitetit makroekonomik dhe aftësisë paguese të ekonomisë;

·         Vlerësim të programeve të qeverisë për ambientin dhe rolit të sektorit privat;  

·         Raportime pranë qeverisë mbi funksionimin e sistemeve të kontrollit dhe auditimit të brendshëm. 

Situata tejet e vështirë dhe e paprecedent në kohën tonë, që po kalon vendi dhe bashkësia ndërkombëtare të krahasueshme me “gjendjen e luftës”, në kushtet kur qeveria ka ndërmarrë një paketë masash që kanë për qëllim t’u vinë në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve, duke patur parasysh ekonominë e brishtë të vendit tonë, e bën shumë të domosdoshme  çështjen e mirëmenaxhimit të fondeve dhe burimeve publike, ku roli i Kontrollit të Lartë të Shtetit si ‘watchdog’ mbetet i pazevendsueshëm, si vlerë e shtuar në sektorin publik edhe në këto rrethana. Në përshtatje me këtë situatë për një funksionim aktiv të Institucionit,  Kryetari i KLSh-së ka nxjerrë Urdhra administrativë për zbatim nga të gjithë punonjësit: vazhdimin e punës audituese online dhe platformën e trainimeve online si dhe zgjerimit të njohurive nëpërmjet leximit, në veçanti të literaturës profesionale të fushës së auditimit.