Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rosinanti i “Don Kishotit” të pandershëm shqiptar!

Postuar: 21/08/2018 - 07:21

Ka kohë që PD, por jo ajo e gjitha, vetëm një pjesë e vogël e lidershipit, apo më mirë një pjesë akoma më e vogël, e pjesës së vogël si lidership në PD, duan të ndërtojnë kalin e madh të tyre të betejës, ose shprehur ndryshe “dekomunistizimin”!? Po, ka vite mbasi humbën betejën që nga 2013-ta dhe vazhduan të krijojnë kushtet që të humbin dhe në 2015 dhe 2017-ën! Marrëzitë që mundohen të zëvendësojnë ligjet në “demokracinë pa ligje” që ata vetë kanë krijuar si parti dhe lidership, kanë emrin “dekriminalizim” dhe sot sërish përgatiten për “dekomunistizim”!? “Dekriminalizimi” i tyre në fakt, ka të bëjë me gjykatat dhe prokuroritë fatale që lidershipi demokrat ka ngritur dhe që ka përkrahur për të rrëzuar drejtësinë në Shqipëri! Nuk do të kishte kurrë nevojë për “marrëzinë dekriminalizim” në qoftë se drejtësia me prokurori dhe gjykata, do të kishte qenë në pozitën për të bërë drejtësi! Por Sali Berisha dhe më pas tij Lulzim Basha dhe pa asnjë mëdyshje dhe socialistët mbas tyre si vijues së “veprës”, sistemin e drejtësisë nuk e kishin për të bërë drejtësi dhe zbatuar ligj! Përkundrazi!? Po të kishte drejtësi, “dekriminalizimi” nuk do të duhej dhe as që duhet, sepse i bie ndesh ligjeve të zbatuara! Po të zbatoheshin ligjet as që do të mund të futej qoftë dhe një kriminel në politikë, në Kuvend dhe qeveri, por në saj të drejtësisë të kapur dhe mashtruese dhe aspak të ndershme që PD dhe lidershipi i saj kanë ngritur ka ndodhur (futja kriminelëve) dhe kjo qelbësirë politike në Shqipëri! Tani rifilluan dhe një herë “dekomunistizimin” si kalin e betejës së ardhshme! Në fakt nuk është një “kalë beteje politike”? Në të vërtetë është një “donkishotizëm”, por shumë shumë jo i ndershëm! Po pra, krejt i pandershëm! Këtë e them për të respektuar sigurisht personazhin e famshëm të Servantesit! “Dekomunistizimi” i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është një “Rosinant” akoma më i drobitur, akoma më i lodhur dhe akoma më fatkeq sesa “Rosinanti” i famshëm i Don Kishotit të Mançës! “Dekomunistizimi” është një “Rosinant” që ka sipër një Don Kishot jo të ndershëm! Sali Berisha dhe Sanço Pança i tij ose Basha, nuk ka ndershmërinë e atij te romani i madh i Servantesit! “Rosinanti” i sotëm i lidershipit demokratik është një kalë beteje jashtë koncepteve dhe në fajësinë e plotë të njerëzve të pandershëm politikisht dhe moralisht, që kanë ndërmend ta përdorin! Kanë marrë pushtetin, e tillë juntë politike, dhe kanë pasur numrat në vitin 1992, por nuk bënë “dekomunistizim”!? Nuk dënuan qoftë dhe një ish-sigurims dhe anëtarë byroje që kanë qenë fajtorë të lartë dhe masakrues të popullit të tyre duke kapërcyer ashpër dhe ligjet e kohës! Ju dhanë vende politike dhe të rëndësishme zyrtare jo vetëm ish-komunistëve, por rrjepacakëve aspak idealistë të fundit të sistemit komunist në Shqipëri! Ngritën bërthamën e lidershipit politik në PD, që në fillimet e saj me njerëz me teserë partie të PPSH-së dikur dhe të lidhur ngushtë në shërbim të regjimit! Njerëz që i janë lëpirë dhe kanë darkuar me familjarë të kryekriminelit Enver! Po si vetë Sali Berisha! Nuk kanë lënë spiun të Sigurimit të Shtetit, agjitator politik të ashpër në atë kohë pa i ngritur në pushtete, për t’i mbajtur për “ko..esh’ kur të vinte dita për të mos folur, apo për të vepruar si i thoshte lideri i madh Berisha! Këta që sot duan të bëjnë ligjin e “Dekomunistizimit” apo “Rosinantin” e Don Kishotit më të pandershëm në botë, ju dhanë shpërblime, tokat dhe paratë njerëzve spiunë të regjimit, duke lënë mijëra të persekutuar pa asgjë! Nuk lanë pa dekoruar si spiunë dhe fashistë për të bërë lidhjen organike të racës më të ndyrë politikisht që ka prodhuar pandershmëria morale dhe politike e këtij vendi të mjerë! E ndanë dhe copëtuan tokën me 7501 duke premiuar ish-komunistë dhe renegatë të tyre, por dhe tradhtarë të vendit të bashkuar me nazistët dhe fashistët, lejuan të korruptuarit dhe gangsterët të bëjnë lejet e tokës dhe pronës duke lënë mbas dore të persekutuarit dhe shpronësuarit e vërtetë shqiptarë nga Enver Hoxha dhe klika e tij kriminale! Nuk lanë fëmijë komunisti dhe rrumpallëk hajnash të rënë në burg në atë kohë dhe të shpallur “antikomunistë atje” pa shpërblyer! Po po, me prona dhe tokë në bregdet dhe vende të qendrave të qytetit! Nuk lanë lidhje të kaluar me nomenklaturën komuniste pa sajuar për biznese dhe tenderim apo dhe me ngritje në pushtet, sepse kështu i shërbehej më mirë lidershipit të korruptuar dhe famëkeq të PD-së!? Në këtë farsë dhe këtë model lidershipi i PD-së nuk u ngacmua dhe nuk u ndal politikisht nga PS-ja! Jo aspak, se e dinin se vjen dita dhe i kishin të gatshëm kur të merrnin pushtetin pikërisht për t’i vendosur në shërbimin e qeverisjes së tyre?! Tani këto të marrosur duan të mbajnë “Rosinantin” e dekomunistizimit absurd, duke dënuar filma, aktorë, piktura dhe romane e poezi të kohës së diktaturës?! Po ku ka më “Rosinantë” sesa kjo lloj "yndyre" shoqërore dhe politike e pa ndrequr dhe arrogante, në fajin e saj pikërisht në Shqipëri! Janë “vajhalli” dhe pa asnjë fjalë, një pengesë serioze jo për demokracinë vetëm, por dhe për lirinë në përgjithësi! Ato janë shërbëtorë të denjë të qeverisjes së sotme! Nuk e mban më shumë në pushtet Ramën dhe të tijtë sesa “Rosinanti” që SB-ja dhe LB-ja, kanë si zakon ta prezantojnë herë mbas here! Janë të pa skrupuj dhe pa asnjë moral! Nuk janë si Dion Kishoti dhe Sanço Pança, të ndershëm në marrëzinë e tyre, janë të pandershëm, arrogantë dhe të korruptuar! Ato janë problem i madh i demokracisë, sepse kanë larguar nga ajo alternativën politike, modelin e referimit dhe shpresën në popull! “Dekomunistizimi” i tyre është farsa e vjetër e dalë boje dhe shumë e qelbur, sa që i vjen era mijëra e mijëra km larg! Po sigurisht dhe këtë erë e dëgjon dhe perëndimi tashmë mbas 27-të vitesh, kur komunizmi ra (nuk qëndronte dot më në këmbë) si institucion dhe regjim, për tu ngritur si njerëz dhe moral i shprishur kryesisht te PD! Kjo erë vjen dhe tani me “Rosinantin” e “Dekomunistizimit” të PD-së!

Nga Besi BEKTESHI 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 07:12

Edhe pse çështja e përkatësisë fetare të një Heroi Kombëtar, në fund të fundit, nuk ka aq rëndësi, në këtë vit jubilar të Gjergj Kastriotit, kjo çështje ka qenë ndër më të debatuarat në mesin e studiuesve dhe të histo

Postuar: 15/11/2018 - 07:11

Është e sigurtë se diktaturat krijojnë siguri dhe rend publik!

Postuar: 15/11/2018 - 07:09

Teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si punojmë dhe mendojmë në shumë drejtime përfshirë dhe audit

Postuar: 14/11/2018 - 12:25

Prishja e shtepive te banoreve te Unazes se Madhe eshte antikushtetuese, jo thjesht e paligjeshme

Postuar: 14/11/2018 - 07:06

 Protestat e opozitës tonë ngjajnë shumë me informacionet që jepeshin përditë në seksio

Postuar: 14/11/2018 - 07:05

 Shteti, duket se është e kundërta e asaj që thotë kënga për të dashurën.

Postuar: 14/11/2018 - 07:03

 Më thanë se edhe tre njerëz të kulturës, intelektualizmit kishin aplikuar për llotarinë ame