BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Rreziku që fshihet pas kozmopolitizmit

Rreziku që fshihet pas kozmopolitizmit

Kozmopolitët shihen si mendjehapur, modernistë, me një identitet të shtrirë në kohë, që evoluon dhe nuk është peng i shtampave, i miteve dhe përcaktimeve të ngurta nacionaliste. Mund të konsiderohen edhe si ithtarë dhe pararendës të frymës liberaliste europiane apo subjekte, elementë konstituivë të globalizmit. Mëtojnë t’i ikin Atdheut të “vogël”, trashëgimisë, në emër të Atdheut të “madh”, botës pakufi. Individi, mirëqenia e tij përbën thelbin e ekzistencës, “qëllimin e mbramë” dhe në zgjedhjet që bën nuk i jep llogari askujt përveçse ndërgjegjes së vetë. Në planin teorik, qasja e tyre do ishte perfekte, por praktikisht bie ndesh me zhvillimet e sotme, apo me gjeopolitikën, ku fryma e kompromisit sabotohet sistematikisht nga protagonistë politikë dhe shtete të caktuara, të cilët nuk heqin dorë për asnjë arsye nga prirjet separatiste, dominuese dhe koloniale si të Luftës së Ftohtë. Shembulli më konkret është qëndrimi i politikës dhe ekzekutivit serb, kur pas gjithë gjenocidit në Kosovë, në mungesë të faljes për viktimat e pafajshme që shkaktoi, ka kurajon të formulojë akuzat për “krime lufte” dhe të kërkojë më forcë arrestimin e krerëve të UÇK-së. Qëndrimi serb nuk është risi, por kakofonia e krijuar në faktorin shqiptar në Ballkan, sherri i nisur se cili është i “shitur”, “tradhtar” dhe cili “patriot” të ngjall neveri. Dhe këtyre u shtohen edhe disa të ashtuquajtur analistë, që thonë se rëndësi ka shqyrtimi i fakteve, provave dhe kjo asesi nuk është e njëanshme, seleksionuese, “njollosje e luftës çlirimtare”. Kush i mbron këta apriori qenka butaforik, provincial, nacionalistë i verbër (!) Për ta nuk ka rëndësi se po flasin edhe parlamentarë, zyrtarë të lartë të politikës amerikane dhe europiane. Për ta nuk ka rëndësi fjala e avokatëve mbrojtës të të akuzuarave që po përpiqen të zhbëjnë gjyqin farsë, fantazmagorinë, thrrillerin e “Shtëpisë së Verdhë”. Njësoj sikur të flitet për disa njerëz të rëndomtë, të cilët përtej qasjes si “çlirimtarë”, paskëshin larë llogari personale, me vendime të njëanshme si një bandë mafioze! Në çdo rast, përgjegjësia është individuale dhe nuk mund të ketë faj kolektiv, arrestim të gjithë shtabit udhëheqës të luftës dhe në mënyrë demonstrative. Duket ashiqare se nëpërmjet kësaj manovre, kërkohet të hidhet baltë edhe mbi ndërhyrjen e NATO-s si e “pamotivuar”. Mos të bëjmë naivin dhe të fshihemi pas gishtit! Ky nuk është vetëm një problem midis serbëve dhe kosovarëve, apo midis shqiptarëve në tërësi dhe ortodoksëve përreth, por më së pari midis shteteve kryesore për ndarjen e zonave të influencës në këtë rajon të globit. Në këtë pikëpamje lipset të jemi të matur, të bashkuar, koherentë, të flasim me një zë dhe të mos bëjmë apologji, retorika hipotetike të të “mirit” dhe të “keqit”, ku sistematikisht e bëjmë qimen tra tek i yni, por asfare nuk na bën përshtypje trau në syrin e tjetrit!